Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22

    Ndoka, kryetar i ri i PDK me 6 deputetė

    Kongresi i Jashtezakonshem i demokristianeve realizon stafeten e postit te kryetarit nga Nikolle Lesi, te ish-reformatori Nard Ndoka. Bashke me ta edhe kater deputete te tjere

    Zgjidhet zyrtarisht kryetari i ri i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, duke dhene sinjalet e para per krijimin e nje grupi me 6 deputete ne Parlament. Gjate Kongresit te Jashtezakonshem te kesaj partie, delegatet kane votuar dje pro Ndokes, i cili ishte edhe kandidatura e vetme per postin e kryetarit te PDK-se. Nderkohe, ne salle ishin te pranishem edhe deputete te tjere reformatore, si Frrok Gjini apo Jak Ndoka, te cileve u eshte lakuar emri per mundesine e kalimit te tyre ne PDK. I pranishem ne Kongresin e stafetes Lesi-Ndoka ishte edhe deputeti i Aleances Demokratike, Pashk Ujka.

    Gjate fjales se tij, Ndoka ka shprehur rezerva te medha per menyren sesi Partia Demokratike po e drejton koalicionin, njekohesisht ka kerkuar qe PDK-se t'i jepet vendi qe meriton. "Qeveria e sotme, pa argumente serioze, beri nje zgjidhje te sforcuar, duke menjanuar demokristianet antikomuniste e perendimore, duke i zevendesuar ata me disa politikane dhe parti qe vijne nga koha e komunizmit dhe izolimit", ka nenvizuar ish-nenkryetari reformator. Me tej, Ndoka eshte shprehur se PDK-ja po merr parasysh edhe mundesine e kandidimit te vetem ne zgjedhjet e ardhshme lokale, nese kerkesat e tyre nuk mbeshteten nga mazhoranca qeverisese. "PDK deklaron se ne cdo rast do te jete e gatshme te konkurroje me kandidate te saj ne te gjitha bashkite dhe komunat e Shqiperise", theksoi Ndoka, kryetari i sapozgjedhur i kesaj partie.

    Sipas tij, PDK-ja do te vazhdoje te jete pjese e mazhorances dhe grupit parlamentar me reformatoret, ashtu si dhe do te jete e hapur te prese brenda vetes edhe deputete te tjere, qofte nga mazhoranca apo opozita. Pervec kesaj, Ndoka ka argumentuar se qeveria aktuale ka nevoje per levizje plotesuese dhe riformatuese, ne menyre qe te mos lejoje kurrsesi kthimin ne pushtet te opozites. Ndoka nuk ka harruar te ironizoje deklaratat e ndryshme te ardhura ne drejtim te tij, si rezultat i largimit nga PDR-ja, duke e justifikuar levizjen konform bindjeve politike qe ai perqafon. "As me pare dhe as tani nuk i kam kerkuar askujt poste, jam distancuar nga PD-ja, kur fryma ime perendimore u sulmua ashper dhe u perjashtua nga lidershipi i saj, u distancova nga PDR-ja kur ndodhi e njejta gje", konstatoi Nard Ndoka. Ai ka premtuar se nen drejtimin e tij, PDK-ja do te behet forca e trete politike ne vend.

    Korrieri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Lesi: Ika per te shpetuar koken e Berishes.

    E Diele, 04 Qershor 2006

    Ish-kryetari demokristian, Nikolle Lesi, ka shpjeguar gjate Kongresit te Jashtezakonshem arsyet e doreheqjes se tij nga drejtimi i PDK-se. Lesi e ka argumentuar doreheqjen si nje leshim qe i ben qeverise se Berishes. Sipas tij, situata e krijuar si rezultat i mosrespektimit te marreveshjes me PDK-ne nga ana e Berishes, do te sillte nje perplasje, qe do te demtonte te dyja palet. "Une ika nga drejtimi, pasi nese do te qendroja, atehere perplasja me Berishen do te ishte fatale per te dy. Kete radhe nuk do zbatohej formula e kudonjohur se nga perplasja e dy kokave, njera koke thyhet. Kete radhe do thyheshin dy kokat", ka nenvizuar Lesi.

    Nderkohe, botuesi i njohur nuk ka lene pa bere sulmet e radhes ndaj PAA-se dhe PBDNJ-se, te cilat sipas tij, gezojne vendin e demokristianeve ne qeveri. "Une ika, sepse kulla e kryeministrit nuk eshte ngrire sic ka thene Berisha per mua, eshte kallkanosur prej nente muajsh dhe po luan letra bixhozi me Xhuvelin dhe Dulen", ka thene ai. Sipas Lesit, duhen ritme te tjera qeverisjeje, ne te kundert nuk do mbahen premtimet e tre korrikut. "Ne demokristianet kerkojme ritme te tjera te qeverisjes, ne menyre qe Berisha te mbaje premtimet e tre korrikut. Ende nuk kane filluar investimet e premtuara, ndaj ka nevoje per nje ze ndryshe brenda koalicionit qeverises, dhe jo vetem per ministra qe perkulen dhe thone vetem "amin" para kryeministrit", ka theksuar ai.

    Nderkohe, nepermjet zedhenesit te saj, Gazmend Oketa, Partia Demokratike ka hedhur poshte mundesine e rishikimit te marreveshjes per bashkeqeverisje, ndersa ka cilesuar te parakohshem diskutimit per zgjedhjet vendore.


    Deputetet prane PDK

    Deputetet qe priten t'i bashkohen PDK-se, pas levizjeve me te fundit qe kjo force politike ka bere, jane jo vetem nga PDR-ja, por edhe nga partite e tjera. Ne kete menyre, drejtues te kesaj partie deklarojne qe po zhvillohen bisedime me deputete si te mazhorances dhe te opozites. Nderkohe, pervec kalimit te Nard Ndokes nga PDR-ja, tek PDK-ja, si kryetari i kesaj te fundit, pritet te largohen edhe dy deputete te tjere po nga PDR-ja. Frrok Gjini dhe Jak Ndoka, jane deputetet te cilet pritet t'i bashkohen PDK-se, ndoshta ne shtator kur te behet dhe rikonfigurimi i deputeteve brenda grupeve parlamentare. Deputeti i Aleances Demokratike, Pashk Ujka, vleresohet gjithashtu prane demokristianeve, te cilet mund te mberrijne ne 6 deputete, bashke me demokristianin Ndue Shpani.

    Pashk Ujka, ne nje pronocim per "Korrieri"-n, eshte shprehur se ka pasur diskutime, por akoma nuk ka vendosur nese do kaloje te PDK. "Me eshte bere oferta, akoma nuk e kam vendosur nese do kaloj tek forca demokristiane. Po pres te diskutoj me kryetarin Neritan Ceka, dhe me pas do marr nje vendim", shprehet Ujka. Ndersa ish-kryetari Lesi ka deklaruar se se shpejti keta 6 deputete do te behen 10, ndoshta me shume. Ndersa kryetari i sapozgjedhur Ndoka nenvizon se nje pike e rendesishme e programit te tij eshte thithja brenda PDK-se, e te gjithe atyre qe ne vite jane larguar nga kjo parti. Grupi reformator ne kete menyre mbetet me 2 deputete, konkretisht kryetarin e PDR-se, Genc Pollon, dhe nenkryetarin e saj, Tritan Shehun.

    Deputetet

    Nard NDOKA
    Nikoll LESI
    Ndue SHPANI
    Frrok GJINI
    Jak NDOKA
    Pashk UJKA

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryetari i ri: PDR, jo parti fetare

    E Diele, 04 Qershor 2006

    Nard Ndoka deklaroi dje, se PDK-ja nuk eshte parti fetare. "Partia Demokristiane nuk eshte parti fetare, por nje parti kombetare qe pranon dhe perfaqeson interesat e te gjithe atyre qytetareve, te cilet pavaresisht besimit fetar dhe perkatesise krahinore, besojne tek forca e tradites, tek familja, tek dialogu, tek besimi ne Zot, tek iniciativa e lire dhe tek perkatesia evropiane e Shqiperise", ka nenvizuar Ndoka.

    Pikat

    1 - PDK ne thelbin e saj eshte nje force politike antikomuniste, demokratike dhe perendimore.

    2 - PDK perkrah dhe mbeshtet bashkepunimin intensiv me PD dhe te gjitha forcat e tjera politike te djathta dhe te qendres.

    3 - PDK do te vazhdoje ta mbeshtese qeverine, do vazhdojne te jete pjese aktive e mazhorances parlamentare.

    4 - Koalicioni duhet te merret pa humbur kohe me pergatitjen e nje platforme te perbashket te partive per zgjedhjet e ardhshme lokale. Per zhvillim ekonomik, zhdukjen e varferise, hapjen e vendeve te reja te punes, forcim te institucioneve dhe afrim me te madh me Evropen e Bashkuar.

    5 - Mazhoranca duhet te njohe, te respektoje dhe te bashkepunoje me te gjitha institucionet kushtetuese, qe nga Presidenti i Republikes, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, Kontrolli i Larte i Shtetit dhe deri tek Avokati i Popullit.

    6 - Ndjekja e nje politike hapjeje dhe reformimi te vazhdueshem te PDK-se.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    "Une ika, sepse kulla e kryeministrit nuk eshte ngrire sic ka thene Berisha per mua, eshte kallkanosur prej nente muajsh dhe po luan letra bixhozi me Xhuvelin dhe Dulen"
    Nikolle Lesi, askushi qe u be dikushi fale fondeve te dyshimta qe financuan gazeten Koha Jone, "ben dorezimet" si ne politike edhe ne gazete. Partine ia dorezoi "me urdher nga lart" Ndokes, kurse gazeten e ka nxjerre ne shitje pasi eshte kthyer ne nje "pacaure-gazete". Pra Lesi kthehet ne identitet, kthimi ne te qenit askushi, por nje askush qe u pasurua duke pergojuar ata qe jane dikushi ne Shqiperi.

    Nuk besoj se do te derdhi njeri lot per largimin e Lesit.

    "As me pare dhe as tani nuk i kam kerkuar askujt poste, jam distancuar nga PD-ja, kur fryma ime perendimore u sulmua ashper dhe u perjashtua nga lidershipi i saj, u distancova nga PDR-ja kur ndodhi e njejta gje", konstatoi Nard Ndoka. Ai ka premtuar se nen drejtimin e tij, PDK-ja do te behet forca e trete politike ne vend.
    Interesant eshte "evolucioni politik" i neo-politikaneve shqiptare ne grupin e te cileve hyn edhe Ndoka. Dorezimi i PDK-se, nje parti qe eshte bishti i koalicionit qeverises se djathte, ne duart e Ndokes, eshte mbase shpresa e fundit e atyre qe investojne per "organizimin politik te katolikeve shqiptare". A do te kene me shume sukses me Ndoken? Pyetja qe lind natyrshem eshte: cilat jane sukseset e Ndokes ne politiken shqiptare ne keto 2 dekadat e fundit? Sukseset e tija jane te ngjashme me te Lesit, ashtu si Lesi, ai u be dikushi duke pergojuar ata dikushat ne Shqiperi, si atehere qe ishte ne PD, si atehere qe u largua nga PD per tu futur ne PDR, si sot qe e gjen veten deputet me votat e demokrateve.

    Si do ta presi kryeministri lajmin e rokades? Besoj se do ti uroje Lesit "Na vafsh shendoshe" dhe Ndokes, "E mbarofsh me sukses mandatin e deputetit!". Kuptohet, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Shqiperi, demokristianeve do tu duhet ta nxjerrin vete buken e gojes ne politiken shqiptare, do tu duhet ti fitojne mandatet me "forcat e veta".

    Nard Ndoka deklaroi dje, se PDK-ja nuk eshte parti fetare. "Partia Demokristiane nuk eshte parti fetare, por nje parti kombetare qe pranon dhe perfaqeson interesat e te gjithe atyre qytetareve, te cilet pavaresisht besimit fetar dhe perkatesise krahinore, besojne tek forca e tradites, tek familja, tek dialogu, tek besimi ne Zot, tek iniciativa e lire dhe tek perkatesia evropiane e Shqiperise", ka nenvizuar Ndoka.
    Pranon te te jap edhe une nje keshille politike? Ata qe nuk pranojne te dukshmen jane "oksimoron". Keshtu qe nuk ka asgje te keqe qe te thuash qe PDK eshte nje parti fetare qe i ka vene per qellim vetes te perfaqesoje interesat e komunitetit katolik. Kur te fillosh ta besh kete, do te jesh me i sinqerte me veten dhe me elektoratin dhe njerezit, si ata ne rruge edhe ata ne pushtet do te marrin me seriozisht se sa te kane marre deri me sot.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-06-2006 mė 23:32

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Kreu i PDR-sė, Pollo: Ikja e tre deputetėve nuk e cenon PDR-nė

    “Ndoka, si Haxhi Qamili, s’mund tė hyjė nė qeveri”

    Aristir Lumezi
    Largimi i Nard Ndokės nga PDR-ja komentohet nga Pollo si njė veprim karrierist.

    Pas zgjedhjes sė Ndokės nė krye tė demokristianėve ka ardhur edhe reagimi i kreut tė PDR-sė, i cili e ka konsideruar Ndokėn dhe dy deputetėt e tjerė tė PDR-sė bacil korruptiv. Nė aktivin e PDR-sė, Pollo theksoi se ikja e Ndokės dhe dy deputetėve tė tjerė nuk e cenojnė ekzistencėn e partisė qė ai drejton, qė tashmė ka mbetur nė Kuvend vetėm me dy deputetė. Ai doli kundėr idesė qė nė kėtė qeveri duhet tė pėrfaqėsohen tė larguarit nga ana e PDR-sė, qė pėrfaqėsojnė njė parti tjetėr politike. “Unė mendoj se nuk mund tė futen nė qeveri numra jo legjitimė dhe pa pėrfaqėsim. Tė tillė numra vetėm rifusin bacilin korruptiv, qė me mjaft mundim po luftohet e po ndjen mposhtjen”, tha Pollo nė kėtė aktiv.
    Kėshilltarėve reformatorė nė bashki dhe komuna Pollo u kėrkoi ndjesė pėr zgjedhjen si deputet tė disa prej tė larguarve tashmė drejt PDK-sė. Ai ironizoi edhe kėtė lėvizje tė Ndokės me atė tė Haxhi Qamilit. “PDR nė qeveri dhe nė koalicion dallohet me punėt dhe rezultatet e saj, me qėndrimet, fjalėt dhe gjestet e saj. Kėshtu e pėrcaktojmė edhe vendin e nuancėn tonė nė ansamblin e maxhorancės. Ne e dimė qė kemi pasur njė rrugė tė vėshtirė dhe nuk kemi iluzionin qė rruga nė tė ardhmen do tė jetė e lehtė, e dimė qė do tė pėrballemi me vėshtirėsi tė ndryshme. Njė ndėr to ėshtė edhe njė fenomen tjetėr, me tė cilin politika shqiptare e fillimshekullit XXI duhet tė pėrballet: haxhiqamilizmi parlamentar. Duhet t’u kėrkojmė ndjesė zgjedhėsve, nėse ne si PDR pa dashje kemi sjellė nė Kuvend ndonjė kokėrr jo “du babėn” si 100 vjet mė parė, por “du postin” pėr sot”, theksoi Pollo. Edhe pse ndodhet pėrpara njė situate tė tillė, jo mjaft shumė tė pėlqyeshme, Pollo tha se largimet nuk kėrcėnojnė ekzistencėn e partisė qė ai drejton.
    Nė takimin me kėshilltarėt e PDR-sė, i zhvilluar nė ambientet e “Hotel Tirana” ėshtė vėnė re dhe mungesa e dy deputetėve tė tjerė tė PDR-sė, Jak Ndokaj dhe Frrok Gjini. Mosprania e tyre ka zyrtarizuar nė njė farė mėnyre edhe largimin e tyre nga kjo parti. PDR-ja ėshtė tashmė njė parti qė do tė mbetet nė histori pėr mėnyrėn e krijimit tė saj si grup parlamentar dhe pėr mėnyrėn e largimit tė deputetėve tė saj. Partia Demokrate e Re u krijua nė vitin 1999. Njė grup deputetėsh tė PD-sė, tė kryesuar nga Pollo, Ndoka, Shehi u larguan nga kjo parti duke krijuar njė grup mė vete parlamentar. Pas disa vitesh ekzistence nė Kuvend, nė zgjedhjet e fundit parlamentare, nga PDR u larguan gjithsej katėr deputetė. I pari qė u largua ishte Ferdinand Xhaferri. Mė pas Nard Ndoka, Jak Ndokaj dhe Frrok Gjini bėnė largimin e tyre. Deputetė tė kėsaj partie, si rezultat i fluksit tė kėtyre lėvizjeve, kanė mbetur Genc Pollo dhe Tritan Shehu. Nuk dihet nėse pas pėrfundimit tė kėtij sesioni parlamentar Pollo do tė preferojė tė jetė nė njė grup parlamentar me PDK-nė, parti, e cila i mori tre deputetė.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    PDS, 80 anetare largohen drejt PDK-se

    E Merkure, 23 Gusht 2006

    Demokristianet "rrembejne" Demokracine Sociale te Milos. Rreth 80 anetare te PDS-se, te deges se Tiranes kane deklaruar dje bashkimin e tyre me Partine Demokristiane te Nard Ndokes. "Perballe nje situate te tille, 80 anetare te PDS ne kryeqytet me vullnet te lire do te bashkohen me PDK, pasi gjykojme se kjo eshte nje force politike me nje filozofi te qarte", deklaroi kryetari i Partise Demokracia Sociale, dega Tirane, Enver Leka. Duke konfirmuar kete lajm, Lika argumentoi edhe shkaqet qe cuan ne kete vendim. Ai ka akuzuar ish-kryetarin e tij, Paskal Milo, se ka tjetersuar vlerat e kesaj partie, sikunder ka shkelur te gjitha parimet mbi te cilat u formua dhe u ngriten strukturat e PDS-se.

    Ndersa kreu Demokristian Ndoka, ka deklaruar se shume shpejt forces qe ai drejton do ti bashkohen edhe deputete te Parlamentit. "Ne te ardhmen ne radhet e PDK-se do te kete prurje te tjera", tha ai. "Ne jemi nje parti e hapur per cdo shqiptar, pavaresisht bindjeve te majta apo te djathta", konstatoi Ndoka. Ndersa ne deklaraten e tyre ish-anetaret e PDS-se, nenvizojne, "ne me qellim ose jo nuk u pergatitem seriozisht per t'u bere pjese e qeverisjes, duke i erresuar apo fshehur vlerat e PDS-se, duke i reduktuar keto pergjegjesi ne duart e nje njeriu te vetem ate te kryetarit te PDS-se". Anetaret e larguar nga PDS-ja, kane qene te angazhuar ne strukturat te ndryshme qe nga kryetari dege i PDS-se, sekretar i pergjithshem, sekretar organizativ, anetare kryesie, kryetar dege dhe anetare te Keshillit drejtues.

    Nderkohe qe nje numer jo i vogel anetaresh te rinj i jane shtuar PDK-se nga radhet e PDR-se. Kryetari i demokristianeve ka deklaruar se shume shpejt kjo do te jete forca e trete politike ne vend, duke argumentuar gjithashtu se PDR-ja, e ka humbur filozofine per te cilen u krijua ashtu si dhe PR-ja, e cila me miratimin e ligjit te pronave ka humbur arsyen per te cilen u formua si parti, si rezultat i kesaj ato duhet te shkrihen duke u bashkuar me PD-ne, apo me PDR-ne. Sipas tij, PDR-ja, eshte perfaqesuese e denje dhe alternative me e mire i disa grupeve sociale ne nevoje te braktisura nga Partia Socialiste.

    E.P






    Milo mbledh urgjent keshillin drejtues.

    E Merkure, 23 Gusht 2006

    Kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo mbledh sot, jashte radhe Keshillin Drejtues te PDS-se dhe menjehere pas kesaj do te jape nje konference per shtyp. Reagimi i Milos, ka ardhur menjehere pas largimit te 80 anetareve te partise se tij, drejt Partise Demokristiane. I pyetur nga gazeta, Milo ka preferuar te mos flase mbi kete fakt duke deklaruar se rreth kesaj ceshtje do te prononcohet me tej. Mbi 80 anetare te PDS-se, u larguan dje, nga kjo parti dhe deklaruan bashkimin e tyre me Partine Demokristiane te Ndokes, duke leshuar akuza drejt ish-kryetarit te tyre Milo. Sipas tyre, ai e ka humbur qellimin fillestar te krijimit te partise se tij.

    Korrieri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Mustafaj prezanton Anton Gurakuqin si numrin dy tė diplomacisė

    E Marte, 15 Gusht 2006

    Gurakuqi, pėrfaqėsuesi demokristian si numri dy i diplomacisė shqiptare, nga dje ka marrė zyrtarisht detyrėn. Ministri i Punėve tė Jashtme Besnik Mustafaj, prezantoi zėvendėsministrin e ri tė Punėve tė Jashtme, Anton Gurakuqin nė ambientet e kėsaj ministria, duke plotėsuar nė kėtė mėnyrė dhe vendin bosh tė lėnė nga largimi pa u ndjerė i paraardhėsit tė tij, Ēeliku. Ministri Mustafaj duke vlerėsuar punėn e bėrė nga ish-zėvendėsministri Florent Ēeliku, i cili caktohet me njė detyre tjetėr tė rėndėsishme, mendohet nė Varshavė, shtoi se emėrimi i zėvendėsministrit tė ri ėshtė pjesė e zbatimit tė formulės sė koalicionit qeverisės. Duke i dhėnė fund “agjėrimit” njėvjeēar tė demokristianėve, tė cilėt kanė qėndruar nė koalicionin qeverisės thjeshtė nė mėnyrė virtuale dhe pa qėnė pjesė integrale e tij. Anton Gurakuqi, i propozuar nga Partia Demokristiane, me profesion mjek, rrjedh nga njė familje e shquar e qytetit tė Shkodrės. Eshtė nipi i tė parit shef diplomacie shqiptare, tė ndriturit Luigj Gurakuqi. Ai ėshtė prej disa vitesh aktivist i PDK-sė dhe kryetar i degės sė kėsaj partie nė Shkodėr. Gjatė prezantimit tė tij nė postin e zėvendėsministrit tė jashtėm, shefi i diplomacisė shqiptare Mustafaj shprehu besimin e tij se Gurakuqi do tė dijė tė kryejė me sukses detyrat e caktuara duke qenė njė bashkėpunėtor i vyer nė krye tė diplomacisė shqiptare. S.P

    Korrieri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si hallv e ftoht ky Ndoka..

    kur i masin apo i vleresojne gjerat jo nga principet por nga pjesmarrja ne Taven qeverritare.. aha..hiqi vize ktyre tipave..

    ka njerez qe e votojne dhe perkrahin berishen pa e menduar kurre se do marrin ndoj gjys rroge ne shtetin berishian.. por thjesht se besojne se Ai ja do te miren vendit.. e kaq..
    interesaxhijte nje dite e dredhin.. e shkojne tek stani qe i mbledh tere kopuket e te gjitha kohrave.. tek PS-ja.. dhe sirtaret e saja..
    edhe ndoka nje dite aty do veje..
    Te kapardisesh se ke kaq deputet.. do te thote te besh karshillek..te kercenosh.. tja mbash varur varrene atij qe e beri Ndoken deputet.. pra tja dredhesh Berishes..

    votoni per nardnoken sikur votoni per mueeeee.. u tha Saliu katunarve te zones ku kandidoj Ndoka.. dhe ata votuan "contralistin" ndok.. e tash ky kopuk rri e ben numra ose hjedh vickla..her pas here..

    burrat nuk bejne keshtu..

    me jep ndoj rrog a post a kulete ..te te jem me ty..

    iik more halabak..

    pse noken e quaj "contralist"..sepse sa here e kapin kamerat televizive ai shihet me celular ne vesh..

    e cben ky celularoist..kaq dėndur me te..
    patjater marifetlliqe.. kopill-llyqe.. matrapazllyqe..
    shkurt do jet nje hilanjos ...

    dhe kam bindje se jo shum larg gjith kta kopuke qe kan shef ndoken nje dit do behen caushe te edvinit.. sikurse metobrahoistet Majkoistet korabo -kocoistet ..ngjeloistet ..ballo karaburun- ermenoistet.. cek cup gjinushistet e sorrollop..

    vetem sinjalin presin..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-08-2006 mė 01:26

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Ndoka: Doshi i PS kalon te PDK
    E Marte, 05 Shtator 2006
    Zgjerohet mazhoranca me deputete nga opozita, duke iu afruar numrit limit prej 84 deputetesh. Kryetari demokristian ka njoftuar se deputeti socialist, qe nga dje eshte pjese e grupit parlamentar te tij, duke formuar grupin me 7 deputete. Priten levizje te tjera nga deputetet e opozites ne drejtim te mazhorances

    Zgjerohet mazhoranca e djathte edhe me nje deputet te marre tashme nga e majta. Deputeti socialist, Tom Doshi, deri me dje anetar i grupit parlamentar te PS-se, ka kaluar ne radhet e Partise Demokristiane. Kete e ka bere te ditur dje ne nje prononcim per gazeten, kryetari i PDK-se, Nard Ndoka. Per te, tashme grupi i tij parlamentar eshte drejt nje zgjerimi te paralajmeruar kohe me pare. “Qe nga dje, deputeti socialist Tom Doshi eshte nje deputet demokristian. Pritet qe ardhja e tij tek grupi yne parlamentar do te pasohet dhe nga deputete te tjere”, ka deklaruar mbreme ne nje prononcim per mediat, kryetari i demokristianeve Nard Ndoka. Nje levizje e tille e deputetit socialist drejt mazhorances parlamentare, eshte bere pikerisht ne momentin kur do te riformatohen grupet parlamentare. Pasi jane ndare formularet per te gjithe deputetet per t’u plotesuar dhe per te vendosur se ne cilin grup parlamentar do te bejne pjese, qe nga dje, duket se Doshi ka vendosur te behet perfundimisht demokristian, duke shtuar radhet e anetareve te ketij grupi dhe duke formuar ne kete menyre, edhe nje grup me vete parlamentar. Ne kete menyre, Ndoka deri ne keto momente ka mundur ta zgjeroje grupin parlamentar te PDK-se nga 2 deputete qe ishin nje muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ne 7 deputete. Por nga ana tjeter, me kalimin e deputetit socialist Doshi ne radhet e demokristianeve, eshte shtuar dhe mazhoranca e djathte ne teresi. Duke arritur ne kete menyre ne 82 deputete, vetem dy deputete larg kufirit limit prej 84 deputetesh, qe i duhen per te arritur numrin e nevojshem te votave per te zgjedhur Presidentin e Republikes dhe per te shmangur krizen presidenciale qe mund te sjellin zgjedhje te parakohshme, ashtu sikurse ka paralajmeruar opozita e bashkuar. Duke pasur parasysh faktin se Ndoka ka paralajmeruar se do te kete levizje te deputeteve te tjere te opozites ne drejtim te PDK-se, pas aleancistit Pashk Ujka dhe socialistit Tom Doshi, paralajmerohet se mazhoranca do te arrije ne 84 deputete, shumice e domosdoshme per zgjedhjen e Presidentit. Duke rrezikuar keshtu, qe te hedhe ne ere strategjine e opozites per provokimin e zgjedhjeve te parakohshme pas krizes presidenciale.

    Zgjerimi i grupit parlamentar te PDK-se ka nisur fillimisht me levizjen e kryetarit aktual te saj, Ndoka, nga grupi parlamentar te PDR-se se Pollos. Levizja e tij e ngriti ne tre numrin e deputeteve demokristiane, ku benin pjese Lesi dhe Shpani. Por levizja e Ndokes, qe me vone u zgjodh nga kongresi kryetar i demokristianeve, u shoqerua dhe me levizjen e deputeteve te tjere te PDR-se, perkatesisht Frrok Gjini dhe Jak Ndoka, dhe duke e lene PDR-ne vetem me dy deputete, Pollon dhe Shehun. Nderkohe qe me vone levizi ne drejtim te PDK-se dhe deputeti i opozites, aleancisti Pashk Ujka. Te cilet se bashku me Doshin bejne shtate deputete.

    Deputetet e PDK

    Nard Ndoka

    Nikolle Lesi

    Ndue Shpani

    Frrok Gjini

    Jak Ndoka

    Tom Doshi



    Korrieri
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    doshi i ps-se ne grup te ndokes ..do te thote se ndoka do jet ne krah te edvinit ne fazen e re te parlamentit..

    ka ndonje jurist ketu.. te bej nje pyetje..

    kur nje deputet votohet nga simpatizantet e x partie dhe pastaj ne kuvend ben punen e y partie.. a ka te drejte votuesi te kerkoje ri votim.. urgjent..
    Psh Ngjela eshte votuar nga demokratet ne Tirane por ka 1 vit qe punon per edvinin..
    edhe ndoka asaj udhe eshte nisur..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •