Parathėnie
Pas Koncilit tė dytė tė Vatikanit (1962-1965) filloi tė flitet shumė pėr ripėrtėritjen shpirtėrore nė Kishė, qė edhe ishte dėshira e Kishės mbarė. P. R. Cantalamessa thotė: Kisha duhet tė frymojė nė dy parė mushkėri: sakramentet dhe hierarkia nė njėrėn anė, e dhuratat nė tjetrėn (shiko librin: Shpirti Shenjt nė jetėn e Jezu Krishtit).
Fjala e Zotit ėshtė: Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: kush nuk lind pėrsėri prej sė larti, nuk mund ta shohė Mbretėrinė e Hyjit (Gjn 3, 3).
Nė pėrtėritjen shpirtėrore ka ndihmuar shumė edhe ky libėr qė ke nė dorė, pasiqė ka pėrjetuar 37 botime nė 1.900.000 ekzemplarė. Nė pėrtėritjet e ndryshme shpirtėrore shumė njerėzve u ka ndihmuar qė ta thellojnė fenė dhe ta ngjallin jetėn e vet shpirtėrore.
Libri mund tė shėrbejė si doracak i ripėrtėritjes shpirtėrore gjatė shtatė javėve, si individėve ashtu edhe grupeve, me kusht qė nė atė kohė tė bėhet rrėfimi jetėsor. Ėshtė treguar shumė e frytshme qė gjatė javės pėrsonat tė takohen me udhėheqėsin e ripėrtėritjes shpirtėrore, tė bisedojnė me tė pėr 4 pėrvojat dhe vėshtirėsitė nė tė cilat hasin gjatė kalimit prej jetės natyrore nė ate mbinatyrore, dhe ashtu sė bashku t'i drejtohen Jezusit nė lutje. Shėn Pali na nxit nė ndėrrimin e tillė tė jetės nė Letrėn drejtuar Efesianėve 4, 17-32.
Duke iu falėnderuar Provanisė Hyjnore, bashkpuntorėve tė bibliotekės «Burimi i Jetės» si dhe Vėllezėrve Franēeskanė, tė cilėt janė kyēur nė kėtė projekt, libėrthi do tė mund tė porositet nė shenjtėroret e Shėn Antonit nė Gjakovė dhe nė Laē.
Ky libėr ka qenė bekim i madh pėr mua, si edhe pėr shumė tė tjerė qė kanė patur rastin ta kenė nė dorė: na ka sjellur gėzimin dhe paqen nė Shpirtin Shenjt. Tė njėjtėn gjė tė uroj edhe ty. Atėherė ate qė vetė e ke pranuar, ndaje me tė tjerėt dhe do tė shumohet e mira nė jetėn tėnde, ashtu si na mėson mėsuesi ynė Jezusi.
M. Svjetlana Rezo, FDC
teologe e dipl.
Krijoni Kontakt