Pėrkujtojmė Atė Zef Valentinin S. J. nė 27 vjetorin e vdekjes
Atė Zef Valentini lindi nė Padovė mė 1 korrik 1900. U diplomua pėr filozofi nė vitin 1924 dhe mė pas pėr teologji nė vitin 1928. Ishte vetėm 20 vjeē, kur shkoi pėr herė tė parė nė Shqipėri si misionar jezuit. Ndėrmjet viteve 1922-1932 ishte mėsues nė Kolegjen e mirėnjohur Saveriane tė Shkodrės, prandaj vepra e tij e parė, shkruar shqip e italisht, titullohet Kolegja Saveriane ndėr 50 vjetėt e para 1877/“78-1927/“28.
Mė pas Atė Valentini shkroi biografinė e Garcia Moreno-s dhe nisi njė sėrė pėrkthimesh tė autorėve tė njohur botėrorė nė gjuhėn shqipe. Paralelisht u muar me studime historike dhe letrare. Nga viti 1932 deri mė 1943 drejtoi revistat e jezuitėve Lajmtari i Zemrės sė Krishtit dhe LEKA.
Nė fund tė vitit 1943 At Zef Valentini u largua nga Shqipėria pėr nė Itali, ku drejtoi revistėn Letture dhe nisi tė botojė shumė tekste mbi Shqipėrinė. Nė vitin 1955 ishte nė krye tė Katedrės sė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Palermos, ku themeloi dhe drejtoi Qendrėn ndėrkombėtare tė studimeve shqiptare. Vdiq nė Palermo mė 16 nėntor 1979.
Pėr kontributin e madh qė dha si njeri kulture e si bari shpirtrash nė Shqipėri, e kujtojmė sot me nderim tė thellė, duke cituar fjalėt qė tha pėr tė Papa Pali VI mė 25 prill 1968, me rastin e festimit tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut nė Romė: Shqiptarė! Duajeni Atė Zef Valentinin, se ai ju do me zemėr. Ēmojeni, se ai punon pa pushim pėr ti bėrė tė njohura para botės vlerat tuaja shpirtėrore dhe artistike. Ai ėshtė juaji, sepse i ka dhuruar ēėshtjes suaj mendjen e zemrėn e vet.
Disa nga veprat e Atė Zef Valentinit:
Kolegja Saveriane ndėr 50 vjetėt e para 1877/“78-1927/“28;
Biografi e Garcia Moreno-s;
Polieucte e Kornejt (pėrkthim);
Sauli i Alfieri-t (pėrkthim)
Studim mbi hakmarrjen historike tė shqiptarėve (Bashkautor me Fulvio Cordinjanon);
Kronologji mbi historinė e Shqipėrisė nga viti 313 e deri nė shekullin XIII;
E drejta e komunitetit nė traditėn juridike shqiptare (1956);
Ligji i maleve shqiptare 1880-1932 (1969);
E drejta juridike shqiptare;
Akte shqiptaro-veneciane tė shekujve XIV-XV;
Revista Letture (themeluar prej tij nė vitin 1946-n nė Itali);
Shkodra dhe poeti i saj (ese pėr Ernest Koliqin);
Fishta (studim pėr Gjergj Fishtėn), nė tė cilin jezuiti Valentini e quan franēeskanin Atė Fishta: Homeri shqiptar, poet i madh kombėtar e njė nga poetėt epikė mė tė mėdhenjtė nė botė.
Kujtojmė se vetėm nė revistėn e njohur tė Ernest Koliqit Shźjzat, botoi mbi njėqind artikuj e studime, qė japin ndihmesėn e vet nė tė gjitha fushat e kulturės.
Atė Zef Valentini nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen mė mirė se njė shqiptar dhe bėri pėr kulturėn e vėrtetė shqiptare, atė qė pak shqiptarė e kanė bėrė.
Krijoni Kontakt