Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Berisha përuron përfundimin e punimeve të rrugës Palasë-Dhërmi

    Berisha peruron perfundimin e punimeve Palase-Dhermi: Do rikonstruktojme rrugen deri ne Sarande

    TIRANE (28 Tetor)-Kryeministri Berisha i shoqeruar dhe prej deputeteve te Vlores eshte gjendur mengjesin e sotem ne Palase te VLores per te peruruar mbarimin e nje pjese te punimeve te aksit rrugor Palase-Dhermi. Punimet ne kete aks rrugor jane me nje vlere rreth 4.5 mil euro per 6 km dhe me nje gjeresi 8 metra rruge 3 kilometra prej te cilave kane perfunduar diten e sotme dhe 3 km te tjera qe mberrine deri ne Dhermi do te mbarojne pas pak ditesh.

    Pas ceremonise se perurimit Berisha e ka hapur me falenderimin per firmen TRIS qe po kryen punimet ne kete aks rrugor dhe me pas ka vijuar me premtimin se "qellimi i qeverise eshte qe ta coje aksin rrugor deri ne Sarande. Berisha eshte shprehur se se shpejti do te hartohet dhe nje tjeter projekt per rruget e brendeshme te qyteteve dhe fshatrave turistike qe lidhin Vloren me Saranden, projekt i cili do te kete nje vLere prej 300 milion lekesh. Ne fjalen e qe ka mbajtur Berisha eshte ndalur vetem te projektet per aksin rrugor Palas-Sarande. Me pas kryeministri eshte nisur drejt Himares ku ka kryer nje takim me banore te ketij vendi.

    (Balkanweb)
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryeministri përuroi përfundimet e punimeve në rrugën Fushë Arrëz-Qafë Mali


    Berisha: Rruga lehtëson udhëtimin për Shqipërinë dhe Kosovën


    Kryeministri Sali Berisha ka prerë shiritin e një investimi të qeverisë shqiptare, me një vlerë prej 400 milion lekësh, në përfundim të punimeve të rikonstruksionit të aksit rrugor FushëArrëz-Qafë Mali. "Ne po e presim shiritin e inaugurimit në një mot të ftohtë dhe në kushte të vështira, por tapeti i bardhë është i shkëlqyer", iu drejtua kryeministri Berisha banorëve të Fushë Arrëzit, të pranishëm në këtë ceremoni. Kreu i qeverisë tha se "rruga lehtëson shumë jo vetëm udhëtimin e banorëve të Kukësit, por edhe udhëtimin e qindra e mijëra qytetarëve kosovarë, të cilët kanë kaluar pushimet në Shqipëri ose vijnë në mënyrë të pandërprerë për ta vizituar, apo për çështje pune në Shqipëri". Duke vazhduar fjalën e tij, kryeministri theksoi se "ky është një nga investimet më të rëndësishme që qeveria ka bërë dhe së shpejti do të kemi dhe inaugurime të tjera të rëndësishme. Dy javë më parë inauguruam minierën e granitit, ndërsa sot do të inaugurojmë dhe fabrikën e këpucëve në Pukë. Kjo do të thotë se shpresat për zhvillimin ekonomik janë reale". Kryeministri falenderoi gjithashtu tre firmat ndërtuese, që brenda tre muajve bënë të mundur rikonstruksionin cilësor të këtij aksi rrugor, me një fond prej afro 4 milion Euro. Pas përurimit të rrugës Fushë Arrëz-Qafë-Mali, kryeministri Berisha, i shoqëruar nga ministri Lulzim Basha, dhe deputeti i zonës, Rexhep Uka, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fabrikës së këpucëve në qytetin e Pukës, si dhe zhvilloi një takim me banorë të këtij qyteti.











    Rindërtim të një pallati të djegur në Pukë


    Gjatë vizitës në Pukë, kryeministri u interesua nga afër edhe për gjendjen e një pallati të dëmtuar nga djegia disa kohë më parë në këtë qytet dhe u premtoi banorëve të tij se qeveria ka vendosur që Enti i Banesave ta rindërtojë këtë pallat. "Qeveria ka marrë vendimin dhe janë përcaktuar të gjitha fondet dhe shpresojmë që të nisë puna shumë shpejt për rindërtimin e pallatit. Ministri i Punëve Publike i ka marrë të gjitha masat që Enti i Banesave ta kryejë këtë detyrë në një kohë sa më të shkurtër dhe të realizojë strehimin sërish të familjarëve në këtë pallat, sipas premtimit", siguroi banorët kryeministri.



    rd

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zoti qazim.. si inxhinier e arkitekt qe je .. cmendim ke per kto rruget dhe veprat e artit.. ne to..?

    per dite vriten kembesoro-katundaret ne rruget tona nga mungesa e kalim mbikalimeve ne zonat rurale..



    ----------

    rd


    "Kalimash-Rrëshen, Levan-Telepenë apo Fier-Vlorë, nuk ekzistonin në hartën e investimeve të socialistëve"


    Basha: 2007, dyfishim të investimeve në rrjetin kombëtar rrugor


    Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, dje gjatë diskutimit në parim të projektbuxhetit të vitit 2007, në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se në fushën e investimeve ky buxhet paraqet konsolidimin e asaj që u fillua me buxhetin e vitit 2006. Kreu i Ministrisë së Transporteve, duke u ndaluar më konktretisht në pasqyrimin e investimeve prioritare në akset kombëtare rrugore, që do të kryhen me fondet e buxhetit tha se: "Buxheti i vitit 2007, parashikon një dyfishim, pra një rritje prej 100% të investimeve në transportin rrugor të rrjetit kombëtar, si duke përfshirë këtu investimet në ujësjellës dhe kanalizime, investimet në rrugë turistike si dhe në transportin detar dhe ajror. Ky dyfishim vjen, pas një rritje galopante të investimeve në sektorin e investimeve publike, si rezultat i buxhetit suplementar, ku është e rëndësishme të kujtohet, se gjatë diskutimeve të buxhetit të vitit 2006, përfaqësuesit e opozitës shprehën mosbesim se ky buxhet do të rritej në 6 - mujorin e dytë të vitit, për shkak të mungesës së perfomancës së qeverisë", tha Basha. Më pas ministri i Transporteve, Basha, duke u ndaluar në investimet e kryera gjatë vitit 2006 tha se: "Kur, kjo rritje ndodhi dhe sektori i transportit nga 45 milion dollarë, që mori në janar të viti 2006, përfitoi një shumë prej afro 110 milion dollarë me buxhetin suplementar, në mungesë të çdo argumenti tjetër përfaqësuesit e opozitës argumentuan se niveli i ulët i investimeve, nuk do të lejonte disbursimin me efektivitet të këtyre fondeve. Sot, ne mund të raportojmë se shuma totale e destinuar për investime në transport prej afro 150 milion dollarësh, është afër realizimit të investimit të plotë", theksoi Basha. Sipas tij, e gjithë skema e investimeve e shpërndara nga Jugu në Veri, për gjatë gjithë akseve nacionale janë realizuar me sukses të plotë. "Për opozitën mbetet problematik fakti, që, ndërsa sot ne mund të diskutojmë për nisjen e projekteve kombëtare: të tilla si rruga Durrës-Morinë, Fier-Vlorë, Lushnjë-Fier, Korçë-Qafë-Plloçë, Shkodër-Hani i Hotit, rruga Trasballkanike, Unaza e Shkodrës, rruga paralel të Vorës si dhe një mirëmbajtje e trefishura në krahasim me vitin 2005, shtrohet pyetja. Pse nuk u kryen këto investime në vitet paraardhëse? A mos vallë këto para shkuan në sektorin e arsimit, pensioneve etj? Përgjigja është e thjeshtë, në të gjithë këto sektorë nuk ka patur asnjë rritje, ku qeveria e mëparshme qoftë në vitin 2005, 2004 apo 2003, më përparë nuk dispononte një shumë të tillë për investimet, pasi kjo shumë nuk mblidhej dhe kështu nuk kishte si të destinohej. Se pse nuk mblidhej kjo shumë, janë një numër faktorësh, disa prej të cilave nuk mund të ndodhen sot në Parlament, disa prej tyre janë pjesëtarë të komunitetit informal të ekonomisë, disa mund të jenë para drejtësisë apo dhe në kërkim", vijoi Basha. Më pas, ministri i Transporteve, Basha, theksoi se: "Fakti është që një shumë prej 500 milion dollarë e vjelur ekstra në vitin 2006 nga kjo qeveri, figuron të jetë afërsisht një e treta e asaj që BB i referohet në vazhdimësi si fatura prej 1.4 miliard dollarë e rryshfetit që i rëndon ekonomisë shqiptare prej evazionit dhe korrupsionit të trafiqeve dhe kontrabandës. Pra, një e treta e kësaj shume që në vazhdimësi është zhdukur në bashkëpunim të ish-pushtetarëve dhe faktorëve të veçantë të shoqërisë sot në kërkim, tashmë gjendet në kasën e shtetit dhe po destinohet për projekte publike", u shpreh Basha. Sipas tij, projektet madhore në infrastrukturë të qeverisë, reflektojnë prioritete të qarta kombëtare, të bazuara mbi një plan strategjik me konsulencë ndërkombëtare. "Hartimi i tyre ka filluar që në vitin 2000, por kanë munguar paratë dhe vullneti, që këto projekte të fillonin të zbatoheshin. Në mënyrë të veçantë dua të theksoj rrugën Durrës-Kukës-Morinë, e cila ka një histori të hidhur përsa i përket ish-mazhorancës, sot vihet në diskutim karakteri strategjik i kësaj rruge dhe fakti që brenda një viti qeveria filloi punimet gjatë gjithë aksit dhe ka siguruar përfundimin e tyre", theksoi Basha. Ministri i Transporteve, duke u ndaluar në ndërtimin e rrjetit rrugor kombëtar që mundësohet nga buxheti 2007, tha se: "Aksi Kalimash-Morinë me një vlerë prej 50 milion dollarë financohet në vitin 2006 dhe 2007, krejtësisht me burimet e shtetit. Aksi Kalimash-Rrëshen për të cilin ish-mazhoranca nuk u përkujdes as të startonte projektin fillestar, financohet në masën 50% nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër që do të sigurohet, si rezultat i dhënies nga FMN, të akordit për një kredi, e cila është 3-herë më e madhe se çdo kredi që është marrë ndonjëherë nga qeveria socialiste. Rruga Levan-Telepenë është një tjetër projekt prioritar i qeverisë, ajo që ne nuk pranojmë është që sekuenca e prioriteteve të vendoset në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me atë që u tha këtu. Aksi Fier- Vlorë, tenderi i të cilët u mbyll në 15 tetor, për asnjë moment në 8 vitet e fundit nuk ishte në grafikun e qeverisë socialiste, për të siguruar financimin e saj", përfundoi Basha.

    Dorina Azo


    --

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  3. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35
  4. Kryeqyteti, Tirana në kaos me trafikun rrugor
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-12-2006, 11:20
  5. Si u vranë 4300 shqiptarë më 1945
    Nga ~Geri~ në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •