LASGUSH PORADECI


EKSKURSIONI TEOLOGJIK I SOKRATIT

Poemën në fjalë do ta quaja një tragjedi të vogël,subjekti i saj kryesor është kërkimi i të vërtetës nga Filozofi i parë i Greqisë Antike ,dhe helmimi i tij nga frika e zbulimit të së vërtetës. Shihet se për poetin Sokrati ishte një figurë e adhuruar që madje edhe tenton të identifikohet me të mirëpo ky do të ishte më i ashpër, Në krahasim me të ,ky jo vetëm që do të përdore fjalët por edhe shpatën.

Është një poemë e përqendruar rreth asaj teme , pa digresione fare, në strofat e para na jepet se ai ishte i pari filozofë i Greqisë Antike,pastaj shohim një lloj lavdërimi të madh për filozofin në fjalë, duke përmendur shumë gjëra që vijnë nga ai , përcaktimi i moralit ,drejtësisë ,i ligjshmërisë etj.
Drejtësinë e tij e shohim në vargjet në vijim duke u marrur me fetarët e rrejshëm , të cilët e shfrytëzonin popullin e pashkolluar që në emër të fesë jetonin me punën e tyre.
Titulli i kësaj poeme quhet kështu ngase pikërisht vizita dhe bashkëbisedimi me kryepriftin dhe kryegjyqtarin ishte dominante në të. Kemi pra një dialogë të theksuar përbrenda poemës dhe ky lloj dialogimi shkon çdo herë e më tepër në keqësimin e raporteve të kryepriftit dhe kryegjyqtarit me Sokratin . Sokrati i pamposhtur në idetë e tij , nuk u bindet fjalëve të tyre që të heshtë dhe të shërbejë ashtu siç shërbenin ata.
Pas insistimit të Sokratit për të zbuluar të vërtetën shohim se edhe e bënë atë ,ja se si shprehet kryeprift në një nga strofat:
Unë nuk besoj aspak në zeus
As në tempull as në zot
Po qëndroj për sy e faqe
Mërzitë vetën kot më kot
................................................
E mërzitë që besimtarët ,
Të besojnë se besoj
Kështu popullin e verbër
Unë e rrej dhe e mashtroj


Ndërsa kryegjyqtari pasi që zbulohet thotë:
E mashtroj ,që me mashtrim
Populli të më besoj
Fronin si kryegjyqtar
Besërisht të ma forcoj

D.m.th .që atë e bënin vetëm sa për të qëndruar në poste të larta, dhe më pas ai përmes një vargu thotë se kështu bënë çdo perandorë,gjersa populli të na tund dhe shkund. E shfrytëzonin këtë ngase populli ishte i pashkolluar, dhe Sokrati mësoi apo konstatoi se në çfarë mënyre ata i adhurojnë fenë dhe perëndinë.

Kryeprifti dhe kryegjyqtari,shprehen të jenë ateistë siç e cekëm edhe më lartë , po ata shkonin në mashtrim të popullit ja se ç`thonë vargjet në vijim; Nuk ka zeus as nuk ka zot , ferr lugat të imagjinuar, po ka popull të paditur,popull që ende s`është zgjuar,
Ndërsa Sokrati kërcënohet më denim me vdekje në rast të përhapjes së idesë së tij dhe zgjimit të masave popullore, Ndërsa qëndrimi i padjallëzuar i tyre pra i masave popullore ishte në anën e kryepriftit dhe kryegjyqtarit. Sokrati edhe pas kërcënimit prapë vazhdonte me atë avazin e vjetër duke i mohuar perënditë shtetërore. Më në fund shohim edhe të denojnë Sokratin e pamposhtur në idetë e tij me pirjen e xehrit, madje këtë e bënë që gjoja populli po e kërkonte . Ai de jure vdes , mirëpo mbetet i gjallë në histori.

Poema është e ndërtuar në katrena , shtatërrokësh e herë herë shoqërohej edhe me tetërrokshin , rima që e ka përdorur poeti është ajo që quhet ABCB po shumë herë mund të themi se kemi edhe rimë të brendshme:

Kape zotëritë e fenë
Për t`i tundur, për t`i shkundur

Poema është një tekst krejtësisht alegorik ,që e bënë poeti për shoqëritë totalitare dhe përfaqësuesit e tyre , mirëpo për poetin nuk do të mjaftonin fjalët po do ta vënte në përdorim edhe shpatën që nuk e bëri Sokrati ,Ja sa për ilustrim ,po e japim një strofë të poetit që është si një lloj vajtimi pas vdekjes përkatësisht ngjalljes në histori:

Jo se vjen dhe prap vjen
Vjen pareshtur ditë e natë,
Vjen duke ndriçuar botën
Jo me fjalë po me shpatë.

Figurë tjetër të fuqishme e kemi kontrastin :ilustrim ; Kanë barkë e s`hanë dot, tjetër; Kanë gojë e s`flasin ,është fjala këtu për grekët e mençur që po gabonin në fe.

Prof. Sabri Hamiti në kritiken e tij për këtë poemë shprehet: Se Heroi moral i Lasgushit ,pra Sokrati niset në kërkim të së vërtetës në shoqërinë njerëzore, në këtë kërkim ai do ta shembë idhulltarinë e rrejshmepër të krijuar hapsiren e lirisë.





Autor : Lavdim Klinaku