LULET E VERËS - NAIM FRASHËRI
Që në fillim po nisem me fjalët e Shkllovskit që thotë gjuha poetike ndikon që njeriu t`i njoh dhe t`i shikojë gjërat në mënyrë të re. Sharl Bodler pohon se me magjinë e fjalës krijohet parajsa artistike. Një gjë të tillë pra një parajsë artistike ka arritur ta krijojë edhe poeti ynë i madh Naim Frashëri.
Libri për të cilin do të flas unë , është libri më i çmuar i tij nga aspekti i vlerës artistike. Posa fillon të mësosh letërsinë shqipe , do të ndeshësh me punën e Naimit ,me poezitë e tij , që përgjithësisht janë të rëndësishme për popullin shqiptarë.
Në vëllimin poetik “ LULET E VERËS “ përveç motiveve kryesore siç janë: motive patriotik,subjektiv , motiv mbi natyrën , motiv mbi vdekjen ,motiv social dhe erotik , gjejmë edhe poezi që shprehin pikëpamje filozofike të tij (Naimit)që ngrihen mbi idetë Bektashiane, të tilla janë: “ Perendia “, “ Abas Aliu”,” Besojmë” “Ditë e zezë” .
Motivi Patriotik - të këtij motive janë poezitë : ” “ PËRSE” , “SHPREH, “GJUHA JONË”, “ KORÇA” etj.
Te poezia “ PËR SE” Naimi shpreh gjendjen e vështirë të popullit që tani po mbretëronte, qysh në vargjet e para parashtrohet pyetja llahtar e tij (pyetje me frikë të madhe tmerr dhe ankth ) Gjer kur në errësirë? Është një pyetje retorike që përmes kësaj pyetje , ai na jep gjendjen e robërisë që vazhdon të mbretërojë. Më poshtë shprehet një optimizëm i thellë i poetit,se dita e bardhë për të cilën shpresonte gjithnjë , do të vij shpejt, atë ditë të mirë ai e pret nga perendimi nga ato vende të cilat , kishin lulëzuar qysh më herët siç shprehet me vargjet:
Jak` o dit` e uruar!
Që lind nga perëndon,
At ; an` e ke ndritur
E ne pse na harron .
Te poezia “ SHPREH” na shfaqet një otimizëm edhe më i thellë që beson në perëndinë se s`do të jetë kështu Shqipëria, ai për shkak të optimizmi ndosha pak edhe të tepruar ,që shquhet për vrullin e tij krijues që e bënë atë të jetë optimist, thotë për mes vargjeve se lum kush të rroj ,më vonë e të shoh Shqipërinë të ndrishme, sepse errësira shkoj .
GJUHA JONË- është një tjetër vjershë , po ashtu me motive patriotike, por këtë radhë me dashuri ndaj gjuhës ,ai këtë poezi e ndanë në tabllo, në të parën ai flet për të kaluarën e lavdishme të popullit , për trimat e asaj kohe që i dhanë emër Shqipërisë duke ruajur edhe gjuhën njëkohësisht. Në tabllon tjetër ai këndon për kohën ku Gjuha shtrohet si çëshje me vete jo vetëm për kultivimin e saj por edhe për ngritjen e kombit përmes saj, ai përmes vargjeve të para të kësaj poezie sikur donë të jap një parollë që përmes saj t`i bashkoj Shqiptarët drej një qëllimi të vetëm , siç janë vargjet:
Vëllezër Shqiptarë!
Të prkim urtësinë ,
Të zëm` udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë
Naimi ishte kënduesi më i mirë ndër të gjithë krijuesit shqiptarë për gjuhën , të cilën ai e identifikon madje edhe me perëndinë me qëllim që të tregojë se ajo është e shenjt. Njerëzit vdesin e ndërrohen ndërsa gjuha mbetet dhe vazhdon kultivimi i saj nëpër breza.
Në strofën e katërt duket se është fjala për kohën e Skënderbeut që thotë se sa ishte trimëria, kishte emër Shqipëria sa s`kisht ndonjë vend tjetër.
KORÇA –kjo poezi i kushtohet hapjes së shkollës së parë në trojet shqiptare që ishte hapur pikërisht në Korçë,në të cilën poezi qysh në fillim shprhë një gjendje të gëzueshme për faktin se kishte filluar të realizohej ëndërra e tij ,kjo ditë për të e dëbonte jetën e zezë, madje në këtë rast ai shpresonte se ky do të jetë vetëm fillimi dhe e ngritë Korçën për mes një epiteti ,duke dëshiruar që edhe shoqet që i ka lënë pas ,( në këtë rast qytetet tjera shqiptare) ta ndjekin shembullin e saj.
Përmes një strofe ai mundohet t`i përfundoj pretendimet e të huajve që mundoheshin t `i asimilonin shqiptarët pra t`i shkrinin në popujt e tyre:
S`jemi Grekër as Bullgarë
As gjë tjetër nuk jemi
Jemi vetëm Shqiptarë
Një kët` emër nder` e kemi
Nga këto poezi me motive patriotike , e cila ishte edhe kryetema e tij, shohim se ai është shqipërikrijues në aspektin poetik, shohim se ky i këndon një Shqipëire ideale e jo asaj çfarë është në realitet. Poezitë e tij përgjithësisht janë lirike, dhe janë të hapura , të cila e bartin mesazhin tek të tjerët e nuk e mbanë atë të mbyllur.
MOTIVI SUBJEKTIV- ketij motivi i përkasin poezitë “ Koh` e shkuar”,
“Fyelli”etj. Në poezinë “ koh` e shkuar” ,paraqitet gjendja personale e poetit ,që pas një gjendje jo të mirë, tërhiqet nga rrjedhat e jetës dhe jeton në vetmi, në strofat në vijim ai jep botën e tij duke e krahasuar me zogun që hesht, e që çdo gjë rreth tij ka ndryshuar ,është shkretuar
Si zogu kur bje e fryn
Dheu mbushet me dëbor
Nën` streh i mjeri hyn
Rri i varfër e i gjorë
Gjithashtu edhe në këtë poezi kemi pyetje retorike në të cilën ai shpreh një pikëllim ndaj kohës së shkuar dhe sikur i lutet zotit që të harrohet sa më shpejt koha që shkoj, siç janë tri vargjet e fundit të kësaj poezie :
Zot` i madh e i vërtetë!
Po pse të na mbetet në sy,
Kjo kohë e shkuar e shkretë?
Fyelli - ëstë po ashtu një lirikë subjektive një dhëmbjë për atëdhenë , e shqetëson gjendja larg tij dhe larg të afërmëve , jo vetëm ajo fizike por edhe ajo shpirtërore, është një vazhdimësi e atyre poetve që mallkuan mërgimin ndarjen nga të tjerë, madje keëtu na paraqitet edhe gjendja e tij jo e mirë shëndetësore , përmes fyellit ai tregon mërgimet e shkreta .Poezia për shumë krijues ka qenë dhe ëshë kënga dhe vaji, jeta e tyre, e në të vërtetë shihet se te Naimi është pikërisht ashtu. Njerëzit e dëgjojnë zërin e fyellit që në fakt kjo simbolizon dhëmbjen e tij. Me këtë ne kuptojm se ata që mbetën vetë në mërgim gjejn prehje dhe fyelli u bëhet shok.
MOTIVI EROTIK- Këtu kemi poezitë e ciklit “BUKURIA “ janë gjithsejt 16 poezi ,të gjitha e kanë objektin e përbashkët të frymëzimit, gruan të cilën e dashuron dhe e ngrit në shkallën e simbolit, aq e bukur që i dukej atij vajza , sa që thoshte se me të nuk mund të krahasohet asnjë femër mbi rruzullin tokësor ajo ëshë krijim nga drita e gjithësisë , Në fytyrë tënde gjeta bukurinë si ai që gjeti në malt Perëndinë, megjithaë vërehet fragmentariteti i këtyre poezive mes tyre, këtu ai i këndon femrës dhe ndjenjës së dashurisë përgjithësisht , kemi elemente të shumta të përshkrimit të asaj që i kushtohe poezia që kryesisht janë përshkrime me mjete të tradiës popullore . Ishte një dashuri aq e madhe sa që ai është në gjendje të gjunjëzohet para saj. Janë disa vargje që qarkullojn aq shumë në popull madje këto vargje kanë hyrë edhe në këngë: Do të shkrihem të venitem , si kandili kur s`ka vaj, balt` e pluhur do të bëhem të më shkelnjë këmbë e saj .Me këto vargje ne kuptojm një anë tjetër të Naimit si poet dhe si njeri : Naimin e dashuruar.
Dashuria për të cilën vuajti aq shumë siq shihet nga vargjet , nuk u realizua, sepse vasha për të cilën vuante, ishte mospërfillëse ndaj ndjenjave të tij, këtë gjë që unë po e themë , poeti e jepë përmes një antiteze të fuqishme, Dielli zënë me rezë, vera në qelqe të zezë, shpirti brenda nën qivure, zoti i madh nën katër mure!
Për këtë dashuri të pasëndërtuar poeti vuan një kohë të gjatë ,që këtë cikël në fund e përmbyll me dëshprimin e thellë që ia mbushë zemrën në vitet e pleqërisë.
Tek kjo poezi gjejmë shumëkuptimësinë e saj: shkrirjen në një poezi të ndjenjave të tij të fuqishme ndaj së dashurës,himnizimin e bukurisë dhe ngritjen e saj në një nivel të parimit jetësor, dhëmbjen për kalimin e kohës.
Në librin “Lulet e Verës “ gjejmë shumë pjesë nga biografia e poetit këtë e ndeshim edhe në Motivin e vdekjes , pikërisht në poezinë Një lul` e vishkurë, a një vashëz e vdekur, e cila poezi i kushtohet vdekje së bijës së tij Narqezës. Gjatë kësaj poezie ai shpreh njëkohësish edhe dhëmbjen për mikun e tij të idealit Hoxh Tahsinin,është kjo një poezi elegjiake me dhëmbje ndaj njerëzvë të vdekur e në veçanti për vajzën.
Poezitë që shprehin pikëpamjet filozofike , të tilla janë :” Perëndija” , Abas- Aliu” “ Besojmë” ejt. Këtu shpreh pikëpamjet e tij filozofike për mos vdekjën e shpirtit dhe për praninë e perëndsënë në çdo gjë siç shihet në vargje në vijim :
Ç` sheh , është zot` i vërtetë ,
Ç`dëgjon , është zër` i tija,
Gjithë ç`ka e s`ka në jetë,
Është vetë perëndija
(....)
Qeshë dielli , ishnja hënë
U bësh uj` e balt` e erë,
Yll e zok e dash kam qenë
Pa dhe njeri shumë herë.
(Perëndija)
Aftësia e Naimit qëndron në faktin se ai përmes shumë pak vargjeve shprehë një mendim të tërë , që përmes këtyre dy srofave shpreh botëkuptimin e tij filozofik dhe fetar.
Kryesisht vargjet e tij janë janë katrena apo katërshe , më së shumti kemi rima të kryqëzuara pra, ABAB, Çdo fjalë brenda strofe ka rëndsi të veçant apo më mirë të themi se fjalët janë të peshuara mirë , ky krijim mund të themi se paraqet një shkallë të lart të të shprehurit artistik
Në përgjithësi ky poet i shquar paraqet misionin më të lumtur më të fuqizuar për shqipërinë, që dotë thotë ai paraqet një shqipëri ideale e jo aso çfarë në realitet ishte.
Autor : Lavdim Klinaku
Krijoni Kontakt