Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Aq më keq…

    AQ MË KEQ…


    Unë nuk kam më qiell timin,
    Atë që kisha ma vodhën,
    Ma zhdukën!
    Aq më keq që nuk e di se kush,
    Nuk e di kundër kujt ta nis luftën!


    Unë nuk kam më kohë-timen,
    Atë që kisha ma morën,
    Të gjithën!
    Aq më keq që nuk e di se kush,
    Nuk e di kundër kujt ta nis ditën!


    Unë nuk kam më çaste që qesh,
    Ato që kisha m’i vranë,
    Që foshnja!
    Aq më keq që nuk e di si t’i gjej,
    Ata lindkan kur vdekërka bota!

    11 nëntor,2006

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    "aq me keq", poezi shume e bukur, urime
    aq me mire qe u kemi ju, poeteve e na kenaqni me vargjet qe shkruani
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2006
    Postime
    14
    Z Skender dhe une nga Korca jam dhe kam lexuar disa libra
    te zoterise tende dhe te djalit tend. Mund te me thuash se pse
    ne librat tuaj ka me shume fryme pesimizmi....?????

  4. #4
    Ndjehu pak me optimist ne keto kohe, sepse krokodilat Europiane(qe na e kane kafshuar trupin pameshire) sillen sot si gjarpera uji,
    Sot ne e kemi qiellin tone, por nuk kemi sy te kthjellet te shijojne rrezatimin e diellit.

    Rezart

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Lereni poetin te shkruaj mor aman.Te shkruaj per trishtimin,cmendurine ,per qefin,e per cfare te doje ai te shkruaj.Qe kur keshtu i kerkohet llogari nje krijuesi se pse ai shkruan me fryme pesimiste?Mos ka gje rregulla?
    Mos kerkoni cdo gje ne metrat tuaja.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Një Fajtor Pa Faj

    Dita e tij nis nëpër shtylla,
    Duke parë fotot e njerëzve
    të vdekur!
    Fikson adresa,lagje, vila ,
    (kostumin e zi ,gjithnjë
    e mban veshur!)


    Ai vdekjet i quan të bukura,
    Se brenda tyre
    janë edhe drekat(!)
    Në gotën që i japin,
    si nëpër ujra,
    I hedh edhe i mbyt brengat!



    Nuk di pse s’e urrej dot këtë njeri,
    Që vdes për drekat
    që vdekja sjell!
    Që ndjehet i pikëlluar
    çuditërisht,
    Kur asnjë foto
    nëpër shtylla nuk del !

    23 tetor 2006

  7. #7
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    urime shum vargje te bukura
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Ard
    Lereni poetin te shkruaj mor aman.Te shkruaj per trishtimin,cmendurine ,per qefin,e per cfare te doje ai te shkruaj.Qe kur keshtu i kerkohet llogari nje krijuesi se pse ai shkruan me fryme pesimiste?Mos ka gje rregulla?
    Mos kerkoni cdo gje ne metrat tuaja.
    Me keqkuptuat, une nuk e pata per lirine poetike apo llojin poetik te poetit, une shkruaj vete poezi, thjeshte bera nje verejtje rreth grades te larte te pesimizmit,
    i cili percillet ne mase te gjere ne fushen e letersise te sotme,

    pak optimizem lypa, megjithate me falni per keshillen,

    suksese,

    rezart

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-11-2006
    Postime
    6
    Ognuno sta solo sul cuor della terra
    trafitto da un raggio di sole:
    ed è subito sera.

    Seicili eshte i vetem ne zemer te tokes
    i goditur nga nje rreze drite
    e bie menjehere mbremja...

    Salvatore Quasimodo

    Besoj se pergjigje me te mire per te pare boten si nje glob i mbushur apo i zbrazet nga drita nuk ka. gjithcka tjeter eshte pa peshe pastaj.

  10. #10
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    shume vargje te bukura lol

    baobab_23 cfare do te thote "baobab"? nje orchester quhet keshtu, "orchestra baobab". nje kamerunez me ka pas thene, afersisht se as ai dinte, qe eshte nje lloj peme. qendron? di gje ti?
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •