Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Mikrofoni i Artë 2006 - Fiton Greta Koçi

    Ndonese nen shi, mijera spektatore ndoqen mbreme ne sheshin Nene Tereza ne Tirane, naten finale te festivalit Mikrofoni i arte i cili kurorezoi si fitues Greta Koçin me kengen "Thuaj djalit".

    Pas tradites se fituar ne 4 vitet e kaluara, edicioni i peste i ketij evenimenti ishte serish nje gjetje e re, ne emrat e krijuesve, rrymat muzikore dhe ne teresi ne 20 kenget qe konkurruan ne garen finale.

    Klajdi Musabelliu celi festivalin me nje kenge, se ciles i kishte thurrur dhe tekstin “Me do a me genjen”.

    E pas tij Evans Rama me zerin , shoqerueset dhe performancen e tij ndezi publikun, kryesisht me moshe te re qe mbushte sheshin para Universitetit.

    Festivali i kenges moderne shqiptare solli kete vit kenge regaton, hip hop, alternative.

    Pas radio Shout te zhvilluar gjate veres ne vales e radios Kombetare +2 qe e eshte dhe organizatore e ketij evenimenti, 20 kenget e perzgjedhura nder 100 te paraqitura dolen ne finalen e Mikrofonit te arte.

    Olti, qe kishte provuar dhe me 2 vjet me pare drejtimin e festivalit pati ne krah si bashkeprezantuese Aiden, nje vajze te bukur te ekraneve qe vinte per here te pare ne kete skene si drejtuese.

    Ne edicionin e peste te festivalit Mikrofoni i arte ishin te ftuar grupi rumun Morandi dhe kengetarja e suksesshme shqiptare Besa, te cilet te shoqeruar nga grupet e tyre orkestrale kenduan LIVE per publikun.

    Festivali Mikrofoni i arte 2006 ndau 9 cmime per kenget me te mira.

    Ai mundesua me mbeshtetjen financiare te shume sponsoreve dhe u transmetua drejperdrejt ne Vision plus.


    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48

    Mikrofoni i Arte 2006 - Fiton Greta Koçi

    Greta Koçi fiton çmimin e madh te festivalit


    09:21 08/10/06



    Greta Koçi është fituese e çmimit të madh “Mikorfoni i Artë”.

    Festivali i Këngës Moderne Shqiptare kurorëzoi dje në mesnatë më të renë këngëtare në edicionin e pestë të tij.

    Greta Koçi ia arriti me këngën “Hajde thuaji djalit” kompozim i Genti Lakos me tekst të Gjegj Jorgaqit.

    Koçi u shpall fituese në prani të përfaqësueses së ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që atribuon këtë çmim.

    Nata finale, një spektakël i hapur në Sheshin Nënë Tereza një transmetim i drejtpërdrejtë nga televizioni Vizion +, zgjati rreth tre orë megjithë tundimet e motit të keq me shi.

    “Mikrofoni i Artë” del kështu jashtë skenës së Pallatit të Kongreseve duke iu drejtuar një publiku rinor me rrymat në modë sot në muzikën shqiptare.

    Finalen e këtij edicioni e mbërritën 18 këngët e përzgjedhura nga dëgjuesit e Radios “+2” ku janë transmetuar për disa muaj.

    Parada e konkurrimit e drejtuar nga Olti Curri dhe Aida Bajraktari u ndërpre me dy intermexo po muzikore nga grupi rumun “Morandi” dhe Besa të ftuarit për të përshëndetur festivalin për rreth një orë.

    Çmimet të tjera që u dhanë në këtë edicion të Mikrofonit të Artë janë:

    “Radio Hit +2” – Xhibani dhe “Crazy Girls me këngën “Të dua”

    Çmimi i Diskografisë Kastro Zizo dhe Rozana Radi me këngën “Meni mosi”

    Çmimi e Performancës Kozeta dhe Mister Elvis me këngën “Yes or No”

    Çmimi i internetit Edita Sopiani me këngën “Me mua nuk ka lojë”

    Orkestrimi më i mirë Gjergj Leka për “Një puthje si në ëndërr” kënduar nga Evis Mula

    Teksti më i mirë Agim Doçi për “Një puthje si në ëndërr”

    Çmimi Tendencë për Gerta Hetës me këngën “Kërkomë”

    A.P

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO GENTI LAKO. Eshte me verte i madh. Edhe kete vit arriti te mare prape vendin e pare. Vazhdo keshtu sepse je njish laco

  4. #4
    i/e larguar Maska e bacchus
    Anëtarësuar
    06-10-2006
    Vendndodhja
    mes vreshtave
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga megiru
    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO GENTI LAKO. Eshte me verte i madh. Edhe kete vit arriti te mare prape vendin e pare. Vazhdo keshtu sepse je njish laco
    Bravo me te vertete

    Ne fakt, Lakoja eshte me profesionisti ndermjet kompozitoreve pjesemarres keshtu qe e meriton dyfish cmimin .....edhe pse s'eshte lac

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    e pashe dhe une ke vizioni dhe mu duk shume mire
    skisha pare ndonjehere koncert te tille ne tirane
    me erdhi keq qe nuk e pash nga sheshi se mendova se do binte shi por edhe ne tv me duk shume mire

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    ja dhe disa foto shume te mira te mikrofonit te arte nga radio plus 2 www.plus2radio.com.al
    http://www.plus2radio.com.al/index.php?faqe=edicioni5

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    sapo i pashe fotot. Greta kishte dale si llokum. Mendoj qe eshte e ardhmja e muyikes shqiptare. Ka ze shume te mire dhe me duket shume e kopletuar artistikisht. Sdq meritat per kete gje i ka Genti Lako pasi vetem me kete kenge Greta arriti te nxjerre ne pah ate qe eshte me verte. Bravo Greta dhe Bravo Genti.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    gerta ka disa kenge te bukra su be e famshme me kete te fundit

    Nje gje skuptova me ate qe e paska kompletuar ky genti lako
    Mos ata te dy...
    Na thuj ndonje thashethem megiru

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    sa per fotot me yll ka dale zajmina dhe kozeta
    ta heqin trurin fare
    kurse greta me duket e shendosh dhe e veshur tmeresisht keq

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    e po shikoni me te fundit nga Mr. klajdi Musabelliu ne gazeten shqip

    "Mikrofoni i Artë" më vodhi çmimin

    Këngëtari Klajdi Musabelliu denoncon në emisionin "Fiks Fare" stafin e "Mikrofonit të Artë"


    "Mikrofoni i Artë" më vodhi çmimin e parë. Kjo është akuza që ka ngritur dje, këngëtari Klajdi Musabelliu në emisionin "Fiks Fare". "Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh se nëpër konkurset e këngës, në formë spektaklesh publike, ka dhe blerje votash (nëse ka juri), vlerësim ‘me porosi‘ të shefit, por që të bëhej kaq hapur dhe në mënyrë kaq flagrante e të pacipë, në një nga spektaklet më të ndjekura, si ‘Mikrofoni i Artë‘, është me të vërtetë SKANDAL", thotë Musabelliu,teksa ngre supet përballë fakteve flagrante, sikurse
    pretendon ai. Këngëtari Musabelliu denoncoi stafin e spektaklit
    "Mikrofoni i Artë", të cilët, sipas tij, "në sitin ku votohej zyrtarisht nga dëgjuesit e ‘Plus 2 Radio‘ për çmimin ‘Kënga më e votuar në Internet" http://www.plus2radio.com.al/index.php?faqe=edicioni5),
    kam marrë vota më shumë se konkurrentja e dytë, Edita Sopiani". Ditën e koncertit, Klajdi Musabelliu merrte urimet nga miqtë dhe të afërmit e tij, pasi po kryesonte në votimin e publikut në internet. "Të gjithë, përpara festivalit, më thoshin se kisha më shumë vota se të tjerët. U interesova dhe pyeta Bora Kokëdhimën, rolin e së cilës nuk e mora vesh asnjëherë në atë eveniment. Ditën e festivalit, ajo më tha se kishte fituar Edita Sopjani", tregon Musabelliu. Sipas saj, votimi ishte mbyllur në orën pesë, ndërkohë që diçka e tillë nuk ishte lajmëruar më parë dhe nuk u ishte bërë e ditur, as këngëtarëve konkurrentë dhe as publikut që vazhdonte të votonte. "Vajta në internet. Pashë që isha i pari. Nuk e kuptova, se përse Bora Kokëdhima më tha se çmimin e kishte fituar Edita Sopjani, me 36 vota më shumë sesa unë", vijon më tej Musabelliu. Të njëjtën gjë bëri edhe stafi i "Fiks Fare". Hapi në internet faqen zyrtare të Festivalit "Mikrofoni i Artë": http://www.plus2radio.com.al/index.p...e=edicioni5.Po të klikosh mbi emrat e këngëtarëve, vëren se Edita Sopjani, fituesja e çmimit të internetit, ka fituar 22 për qind të votave, 1433 vota, ndërsa Klajdi Musabelliu, 23 për qind, me 1501 vota.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  2. Mikrofoni I Arte 2006
    Nga megiru në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 10:44
  3. Mikrofoni i Artë
    Nga dodoni në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •