Një revistë e re që ka filluar të botohet në Rusi "Gruaja në Timon", ka si qëllim t'u japë femrave që ngasin makinën pak krenari. Pronësia e një makine është kthyer në një simbol të statusit në Rusinë postkomuniste.
Edhe në vendet e Ballkanit numri i femrave që i japin makinës është shtuar. Megjithatë ende ekziston një lloj paragjykimi se femrat nuk janë aq të afta në timon sa meshkujt.
Por në shumë vende statistikat flasin ndryshe - meshkujt janë më të predispozuar që të bëjnë aksidente në rrugë. Po ju çfarë mendoni? A jeni ndeshur ndonjëherë me ndonjë paragjykim kur keni qenë në timon?
BBC Albanian
Krijoni Kontakt