Pershendetje te gjitheve.

Ne fakt po shkruaj per t'iu kerkuar, neqoftese keni informacion, per kete shkrimtar, Arben Kondo. Pak kohe ne dore me kaloi neper duar nje liber i tij "Return to Chameria". Ishte ne anglisht dhe duke hamendesuar qe ishte perkthim nuk ishte aspak i kenaqshem si i tille (gabime ortografike ne rastin me te mire, dhe disa gjera njecik me te renda neqoftese shkoje me tej). Gjithsesi tematika me terhoqi dhe disa tipare te shkrimit gjithashtu.

Megjithate, desha te kerkoj opinione te tjera, mundesisht te dikujt qe ka njohuri me te gjera si te vepres dhe te autorit, dhe sigurisht ndonje sugjerim per vepra te tjera qe mund te ishin interesante per te lexuar.