Arkidioqeza Metropolitane Tirane-Durres



Pak histori



Arkidioqeza Tirane-Durres ekziston qysh nga shekulli XIII dhe pėrpara ishte njohur si Metropoli i EPIRUS NOVUS, qė ka qenė njė nga emrat tė Durrėsit. Durrėsi si qytet ilirik ėshtė themeluar qė nė shekullin IV para Krishtit. Njihej me dy emra tjetėr, DYRRACHIUM dhe EPIDAMNUS. Mė gjatė flet vepra e Daniel Farlatit, “ILIRICUM SACRUM” (Iliria e Shenjte), botuar nė latinisht nė Venedikt nė vitin 1917. Libri pėrbėhet nga tetė volume tė medha me mė shumė se 500 faqe secili. Volumi i shtatė rreshton historinė kishtare kryesisht nga Dalmacia deri nė kufi me Greqinė. Ky volum ėshtė i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Durrėsi, si dioqezė Metropoli, nė shekuj tė parė tė krishterimit, d.m.th. rreth shekullit III e pas kishte 20 dioqeza sufragane, mbi tė cilat flet gjerė e gjatė Farlati.

Ipeshkvi i parė i kėsaj dioqeze rezulton qė nė vitin 95 mė emėr Shėn Cezari, martir, njė nga 72 nxėnėsit e Jezu Krishtit, ēuar nga vetė Shėn Pali qė nė Letrėn e tij drejtuar Romakeve 15, 19 thotė se ka predikuar Ungjillin e Jezu Krishtit deri nė Iliri, qyteti mė i rėndėsishėm qė nė kohet e para ishte Durrėsi.

Nė vitin 1640 tregohet se kryeipeshkvi i Durrėsit, qė kishte rezidencėn e tij nė Shna Prende tė Kurbinit, nė personin e Rafael K’Ambrosias, pėr lehtėsi komunikacioni, e vendosi seline e tij nė Delbnisht, po tė Kurbinit, deri nė vitin 1937, kur Mons. Vinēens Prendushi e rivendosi nė Durrės.

Kryedioqeza e Durresit ka patur nė mėnyrė tė pandėrprerė barinjtė e vet deri mė Imzot Vinēens Prendushin qė vdiq nė burgun e Durrėsit mė 1949, mė pas ndoqen Vikarėt Dioqezanė Mons. Pjetėr Dema, Don Luigj Gashi e Don Zef Bici dhe i fundit Don Ndoc Sahatēia i dioqezes sė Lezhės. Nė fillim tė vitit 1967 tė gjitha kishat e Shqipėrisė u mbyllen, shumė u prishen e tė tjera u pėrdoren pėr perdorime profane. Sigurisht tė gjitha pronat e kishės janė sekuestruar nga shteti.

Mė 25 prill 1993 kur Papa Gjon Pali II vizitoi Shqiperinė, shuguroi edhe 4 Ipeshkvij, mes tė cilėve Mons. Rrok Mirdita u emerua Arqipeshkėv Durrės–Tiranė. Mė 26 janar 2002 u bė Kushtimi i Kishės Katedrale tė Shėn Palit nė Tiranė nga Kardinal Angelo Sodano si perfaqėsues i Papės. Atė ditė Arkidioqeza jone Durrės-Tiranė ka marrė prej Papės Gjon Pali II titullin Metropolitane dhe emri e saj ndryshonte nė “Arkidioqeza Metropolitane Tirana-Durrės”. Mons. Rrok Mirdita ka marrė palliumin si Metropolit nga Papa Benedikti XVI mė 29 qershor 2005 nė Romė.