Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    15 Nentor: Shen Alberti i Madh

    Kalendari Kishtar i 15 nėntorit, pėrkujton Shėn Albertin e Madh




    Shėn Alberti, filozof e teolog, studiues i palodhur nė kėrkim tė pikave tė takimit ndėrmjet shkencės e fesė, domenikan, doktor i skolastikės, dha mėsim ndėr katedrat mė tė shquara tė kohės e, nė universitetin e Kėlnit, themeluar prej tij, pati nxėnės Shėn Tomėn e Akuinit. Lindi rreth vitit 1200 nė Lauingen tė Bavarisė.

    Njeri fisnik nė trup e nė shpirt, ishte i paracaktuar tė ndiqte karrierėn ushtarake e politike, duke ecur kėshtu nė rrugėn e traditės familjare. Por ai dėshironte mė shumė tė rrinte gjithė ditėn mbi libra, sesa tė rrokte armėt e tė ushtrohej nė artin e luftės. Dėshira pėr studim iu thellua edhe mė shumė, kur familja u transferua nė Itali sė bashku me mbretin Federiku II. Ndėrsa frekuentonte universitetin e Padovės, ku thellohej nė shkencat natyrore, u njoh me tė Lumin Jordanin e Saksonisė, epror i dytė i pėrgjithshėm i Domenikanėve, menjėherė pas Shėn Dedės, qė kishte shkuar nė Padovė pėr t’u predikuar studentėve universitarė. Vendosi ta ndiqte, sė bashku me nėntė studentė tė tjerė, pasi mori nga duart e tij zhgunin domenikan. Vijoi studimin e u bė njė nga njerėzit mė tė ditur tė kohės, njohės i tė gjitha degėve tė kulturės deri nė atė shkallė, sa tė quhej Doktor universal e tė meritonte titullin ‘i Madh’ qė mė tė gjallė. U zgjodh provincial i Domenikanėve nė Gjermani e mė pas, ipeshkėv i Regensburgut, mision nga i cili u largua pėr t’iu rikushtuar mėsimdhėnies e predikimit. Qe ndėrmjetės e lajmėtar i paqes ndėrmjet popujve e, nė Koncilin e Lionit, dha kontributin e dijes sė tij pėr bashkimin e Kishės greke me atė latine. Ndonėse nė moshė tė shkuar, ngjitej me shkathtėsi djaloshare nė katedėr, por njė ditė, ashtu si e kishte paralajmėruar Virgjėra Mari, pėr tė cilėn kishte devocion tė posaēėm, kujtesa e tij papritmas u shua. Atėherė hoqi dorė nga dija e tokės e nisi tė shikonte vetėm drejt qiellit, pėr ku u nis mė 15 nėntor 1280. Trupi i tij pushon nė paqe nė kishėn famullitare tė Shėn Andreut nė Kėln. U shpall i Lum nga Papa Gregori XV nė vitin 1622; Shenjt e Doktor i Kishės nga Piu XI, nė vitin 1931; Pajtor i studiuesve tė shkencave natyrore nga Piu XII, mė 16 dhjetor 1941.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Nga komenti mbi “ungjillin e Lukės” i shėn Albertit tė madh, ipeshkėv
    (22,19; Opera omnia, Paris 1890-1899, 23, 672-674)


    Bari dhe mėsues pėr ndėrtimin e trupit tė Krishtit
    “Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim” (Lk 22,19).




    Kėtu duhet theksuar dy gjėra. E para ėshtė urdhri pėr tė pėrdorur kėtė sakrament, kur thotė: “Bėjeni kėtė”. E dyta ėshtė se ai ėshtė pėrkujtimi i Zotit qė shkon nė vdekje pėr ne. Thotė pra: “Bėjeni kėtė” dhe vėrtet, nuk mund tė na urdhėronte asgjė mė tė dobishme, asgjė mė tė ėmbėl, asgjė mė shpėtimprurėse, asgjė mė tė dashur,asgjė mė tė ngjashme me jetėn e amshuar.

    Para se gjithash Eukaristia ėshtė e dobishme pėr faljen e mėkateve pėr ata qė janė shpirtėrisht tė vdekur, shumė e dobishme mė pas pėr rritjen e hirit pėr atė qė ėshtė i gjallė. Shpėtimtari i shpirtrave tanė na mėson pėr atė qė ėshtė e dobishme pėr tė fituar shenjtėrimin tonė.

    Tasti, shenjtėrimi i saj qėndron nė flinė e saj, meqė nė flinė sakramentare i dhurohet Atit pėr ne na dhurohet neve nė bashkim. “Pėr ta unė e kushtoj vetveten” (Gjn 17,19). Krishti qė, nėpėrmjet Shpirtit Shenjt i dhuroi vetveten tė panjollė Hyjit, do ta pastrojė ndėrgjegjen tonė nga veprat e vdekshme, pėr t`i shėrbyer Hyjit tė gjallė (Krh. Heb 9,14). Ne nuk mund tė bėjmė asgjė mė tė ėmbėl.

    A thua ēfarė mund tė ishte mė e ėmbėl se sa sakramenti qė mban nė vete tė gjitha ėmbėlsinė hyjnore? „Nga qielli ia ka dėrguar popullit tėnd bukėn e bėrė gati, qė kishte nė vete ēdo ėmbėlsirė tė aftė tė kėnaqė secilėn shije. Shujta qė ti u dhurove dėshmonte dashurinė tėnde ndaj fėmijėve tė tu, sepse, duke iu pėrshtatur shijes sė atij qė e hante, shndėrrohej nė ushqim qė secili e dėshironte“ (Urt 16,20-21). Nuk mund tė urdhėrohej asgjė mė shpėtimpruese. Ky sakrament ėshtė fryti i drurit tė jetės. Nėse ndokush e pranon atė me devotshmėri dhe fe tė sinqertė, nuk do ta shijojė vdekjen e amshuar. „Kush e fiton atė e fiton pemėn e jetės, i lumi ai qė mund ta mbajė atė” (Fu 3,18); “Ai qė ha mua do tė jetojė pėr amshim” (Gjn 6,57) Nuk mund tė na urdhėrohej asgjė mė e dashur. Vėrtet ky ėshtė sakramenti qė krijon dashuri dhe bashkim. Ėshtė shenjė e dashurisė mė tė madhe tė japėsh veten tėnde pėr ushqim. „Po a nuk mė thoshin njerėzit e ēadrės sime: Kė me mish ai deri tash s`e ka ngopur?” (Jb 31,31); gati sikur tė kishte thėnė: aq shumė i kam dashur ata dhe ata mė kanė dashur mua, saqė unė doja tė isha brenda tyre dhe ata tė mė pranonin nė veten e tyre, nė mėnyrė qė tė bashkuar me mua, tė bėheshin gjymtyrėt e mia. Dhe vėrtet, nuk mund tė bashkoheshin mė me thellėsi dhe mė natyrshėm me mua., as unė me ta.

    Dhe sė fundi asgjė nuk mund tė na urdhėrohej mė e natyrshme pėr jetėn e amshuar. Vėrtet jeta e amshuar ekziston dhe zgjatė sepse Zoti u dhurohet me gjithė gėzimin e tij shenjtėrve qė jetojnė nė gjendjen e tė lumturve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •