
Postuar më parë nga
ILyrium
Ja tani un ta spjegoj se qfar beri Islami.
Pasi gjysma shqipris ishin katolik (gje qe pershtateshin me Italianet) dhe do ishte me leht per Italianet ta pushtoj ket gjysm, dhe gjysma tjeter ortodoks (gje qe pershtateshin me Greket dhe Serbet) dhe prap per ta do ishte me e leht ta poshtojn, ateher erdh turku dhe futi Islamin ne mes te Shqipris, (gje qe nuk pershtatet me asnje nga kundershtaret tanë Italia Serbia dhe Greqia), dhe kjo ishte nje shkak qe shqiptaret shpetuan nga nje pushtim i till per te mos i thene asimilim.
ILyrium nuk do te doja qe komunikimi jone te banalizohej ne kete forme. Une do te te kerkoj ndjese per cdo gje qe ty ndoshta mund te te dukej ofenduese ne biseden tone. Po te them sinqerisht se nuk do te me pelqente qe komunikimi jone te katandiste ne ofendime banale. Tani po vazhdoj te te kthej pergjigjet e mija;Qe te thuash se Turku erdhi per te miren tone nuk do te ta pranonte njeri, do te ishte thejsht naivitet qe te pretendosh kete gje e para. E dyta qe do te them eshte se edhe vendet si greqia dhe serbia ishin pjese e nje perandorie qe quhej bizant te cilat u pushtuan njelloj nga turqit si edhe trojet tona. Dhe me duket pak e cuditshem qe te thuash se turqise ju dogj xhani per te na shpetuar nga asimilimi dhe erdhi na PUSHTOI PER TE NA NDIHMUAR. Sa per patriotet qe permend a mund teme thuash se kunder kujt luftuan ata per tu cliruar. Perse ata i benin thirje popullit qe te shpetonte na i "Semuri i Bosforit". Ke te drejte qe i identifikon ata si myslimane, por mos haro se po i identifikon vetem per shkakte emrit qe ata mbajne dhe per shkat te asaj qe ata bene, sepse per ate qe ata bene jane antimyslimanet eme te medhenj, sepse u ngriten kunder idese se ngritjese se kalifatit te madh.
Nuk eshte e vertet ajo qe thua se Muslimanet shqiptar e identifikojn veten si turk , kete per her te par po e ndegjoj prej teje, perndryshe po ti perkujtoj kalimthi patriotet shqiptar musliman : Ismail Qemali, Isa Boletini , Bajram Curri etc etc. Shqiptaret musliman flasin me krenari per te mirat qe la turku ne ket vend posaqerisht Islamin, bile ta dish shqiptaret musliman kan qen ata qe e kan mbajt shqiptarin ( ti permenda ca me lart).
"Shqiptaret musliman flasin me krenari per te mirat qe la turku ne ket vend", me duket se je ne kontradiket kur thua kete gje sepse po ta perseris se edhe ata patriote qe ti citove me lart luftuan kunder turqise dhe asaj qe ajo la ne keto troje. Nuk te duket pak e cuditshme qe na duhej te na vinte nje populli "Eger" nga shkretetira dhe te na clironte nga asimilimi qe do te na vinte nag aata qe ne kishimim shume shekuj qe i kishim komshinj, qofte edhe greket ne kete rast. (Nuk dua te me keqkuptosh dhe te me quash ndoshta filogrek apo filoserb), thjesht po te them se ajo qe islami la ne kete vend ishte vetem ngulja ne mendjet e Shqiptareve te idese "DUMBABISTE" dhe asgje me shume se kaq.
Ti bere nje dallim ketu dhe sme erdhi mirë, sipas teje me fenë qe kemi ne (islamin) nuk mund te avancohemi, dhe kjo nenkupton te thuhet se ne duhet te kthehemi ne fenë e krishtere siq ishin te paret tanë, apo me mir te kthemi ne fenë pagane siq ishin iliret, ndoshta do te shkojm drejt perendimit dhe do te perparojm shum , kete e thua ti ..?.
ILyrium ajo qe une thashe eshte mendimi im. Nuk jam antipatik ndaj asnje personi qofte ky edhe mysliman, por ndaj ideologjise islame jam shume i ashper dhe nuk shoh asgje te mire ne te ky eshte kendveshtrimi im. Po te bej edhe nje sqarim qe te mos me thuash qe un ekundershtoj veten kur them se jam i ashper ndaj islamit si ideologji dhe jo ndaj atyre qe praktikojne kete fe. Une perpiqem te bej nje dallim midis ideologjise dhe personit qe perqafon ate ideologji. Ajo qe une them eshte se pozicioni gjeografik qe ka shqiperia eshte nje fatkeqesi per nje praktikant te islamit, sepse nuk e lejon te orientohet drejt, per shkak te frymes liberale qe europa transmeton. Mos te et vije keq per kete qe do te te them se europa fatkeqesisht ka krijuar nje sistem tjeter vlerash nga ai qe islami predikon.
Islami ka ardh per te gjith Boten jo vetem per Arabet dhe Turqit, dhe çdo kush ne këtë fe futet me deshiren e tij, nuk ka dhunë ne fe , kjo eshte rreptesisht e ndaluar ne fenë Islame, deshta te them qe çdo kush eshte i pranuar ne kete fee, prandaj larg keqkuptimev.
Te gjitha fete monoteiste ne bote predikojne kete gje, qe kane erdhur per te gjithe boten, por jane vlerat qe ato transmetojne qe e bejne nje fe te pranueshme per disa dhe te papranueshme per disa te tjere. Sa per ate qe me thua se nuk ka dhune ne islam nuk me duket se ndajme te njejtin mendim. Ti me thua se cdokush eshte i pranuar ne kete fe, po ata qe duan te dalin nga kjo fe a jane te lejuar?
kete ta sqarova me lart, se nga cili asimilim na shpetoi.
Une mund te them se e vetmja gje nga e cila otomani dhe islami nuk na ndihmuan ishte i ashtuquajturi asimilim qe ti permend me lart, sepse ishin ata qe na asimiluan dhe na detyruan te nderonim fe dhe te beheshim nje me pushtuesin tone qe shkretetira na i beri dhurate.
ahh po.. keta lavderojn vepren qe ja la Perandoria Bizantine apo me mire te themi Greket e flliqur.
Per ate qe "Perandoria Bizantine" la ne trojet qe ajo i kishte te sajt do te te jepja nje keshille miqesore qe te informoheshe me shume per ate periudhe, dhe mos u gabo kur ngateron "Greket e flliqur" me Perandorine Bizantine. Ja une po te ngre nje pyetje qe dua te me prgjigjesh sa here jemi pushtuar nga Greket dhe per sa kohe dhe sa here jemi pushtuar nga Turqit dhe per sa kohe? Dhe per te vazhduar me tej logjiken pse Skenderbeu i luftoi Turqit, nqs ata po o sillnin te mira trojeve tona?
Nje gje kije parasysh: Turkun nuk e ke armik , ti duhet te luftosh kunder armiqve qe i ke te dera dhe vazhdimisht te kercnojn, shiko Greqin dhe Serbet (mbase disa i bashkon feja me keta) kunder tyre duhet te flasesh kunder tyre duhet te luftosh e jo kunder Turqis, sepse Turqia ka ikur por Greket dhe Serbet nuk dot ikin kurr, ketu do ti kesh pergjithmon...
Kupto Realitetin dhe ec me kohen... sepse Turqia eshte larguar gati nje shekull...
Ajo qe une kam parasysh eshte qe per mua nuk ka armiq, por po perpiqem te bej thjesht nje analize mbi te mirat qe na la Turqia dhe asgje me shume. Ajo qe me shqeteson me shume eshte fryma qe ti ofron dhe jo greku dhe serbi. Po kujtoj dicka qe populli yne e ka the shume bukur; "Ruaju krimbit te vogel qe geryen trarin sepse me zhurmen e tij mesohesh dhe nuk te ben me pershtypje". Une per vete perpiqemti ruhem ketij lloj "KRIMBI" qe na duket se na kenaq por sben gje tjeter vecse na rezon shtepine. Edhe dicka te fundit duek ta ofruar si pyetje: Nqs edhe ne do te beheshim pjese e Europes se bashkuar ku kufijte do te ishin thjesht dicka formale si do te ndiheshe ti duek pasur parasysh qe grekun dhe serbin do ti kesh dhe do ti kishe si pjese organike e Europes ku edhe ne perpiqemi qe te aderojme?
Te pershendes
Krijoni Kontakt