Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Francisco Goya

    Francisco Jose de Goya y Lucientes eshte nje nga artistet e shekullit 18, qe me veprat e tij pasqyroi ndodhite e Spanjes se kohes se tij si dhe influencoi piktoret e kohes se tij dhe atyre me pas. Per tekniken e tij ne pikture, per satiren ne skica dhe besimin e tij qe vizioni i artistit eshte me i rendesishem se sa tradita, Goya shume here eshte quajtur “i pari i mordenisteve”. Portretizimi qe i ka bere kohes se tij shenon fillimin e realizmit ne shekullin e 19-te .
    Goya ka lindur ne Zaragoza ne 1746. U zgjodh anetar ne Akademine Mbreterore te San Fernandos ne 1780, u emerua piktor i mbretit ne 1789 dhe piktor i pare i oborrit mbreteror te Spanjes ne 1799. Nje semundje e rende beri te humbte degjimin. Kjo gje e fokusoi akoma me shume ne fantazite dhe krijime te imagjinates se tij si edhe e shtyu ne nje kendveshtrim me satirik per realitetin.
    Pas nje perpjekje te deshtuar te levizjes per nje qeverisje me liberale ne Spanje, Goya u detyrua vullnetarisht te linte vendin. Ai u vendos ne France ku edhe punoi deri sa vdiq ne 1828.

    Pervec punimeve te porositura, Goya publikoi ne 1799 nje seri prej 80 skicash, te njohura me emrin Los Caprichos te cilat paraqesin ne forme satirike opinionet e Goyes per realitetin ne Spanje si psh per institucionin e marteses, per ndalimin e divorcit nga kisha (ne France sapo ishte lejuar divorci), per tradhetine, prostitucionin, duelet, injorancen e fisnikeve, kishen, veset..etj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Kapriēo # 43: “El sueńo de la razon produce monstrous”Gjumi i arsyes krijon monstra. Ketu mendohet qe autori ka paraqitur vetveten dhe Spanjen e shekullit 18-te. Kukuvajkat dhe lakuriqte e nates perfaqsojne veprimet e genjeshterta dhe te ulta qe autori kerkon t’i ndaloje. Macia e eger simboli i vizionit dhe vigjilences, mgjs eshte duke pushuar, perseri eshte e gatshme per te reaguar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Kapriēo 64: "Buen Viagge"Udhetim te mbare. Ketu simbolizohet vesi, i cili fluturon me krahe te hapura ne mbreterine e injorances. Secili nga keta mban tjetrin lart.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Kapriēo 52: “”Lo que puede un sastre!” – ēfare mund te arrij nje rrobaqepes i zoti. Supersticioni e ben turmen injorante te adhuroj edhe nje trung peme te veshur me rroben fetare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160

  6. #6
    Kapriēo # 40 - De que mal morera? - Nga se do te vdesi?
    Pergjigja per diēituren do ishte - nga mjeku!. Ne skice paraqitet nje doktor i qete, i menduar dhe serioz, por nje emer tradicional qe thirreshin doktoret ne ate kohe ishte matasanos~"vrases i shendetit".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Kapriēo # 59 - Y aśn no se van - Dhe perseri nuk largohen
    Njerezit te zhytur ne veset e keqia, e shohin qe guri (kurthi) eshte duke rene mbi ta, por perseri nuk ndrojne dot.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    TORCH A M@S.UE Maska e live fast
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    ferr
    Postime
    80
    mos e ke lexuar gje romanin"rruga e mundimshme drejt njohjes"nuk me kujtohet autori po me duket se ka qene nje gjerman,aty kishte shume dhe nga pikturat e tij qe vazhdimisht godisnin kishen dhe inkuizicionin.
    liber i madh

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Autori i romanit "Rruga e mundimshme drejt njohjes" eshte Lion Foightvanger, i cili njekohesisht eshte edhe autor i romanit "Cifutja e Toledos". Eshte nje shkrimtar i madh qe leviz me gjenialitet ne pikat nevralgjike te historise dhe te figurave te shquara. Kur lexon "rruga e mundimshme drejt njohjes" te duket sikur eshte vete Goja qe ka shkruar per jeten e tij. I tere romani te duket sikur eshte ndertuar me ndricimin ne qender te telajos, dhe penelata virtuoze.

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt nė CA, SHBA
    Nga Nickmaster nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 13-09-2016, 22:42
  2. Krishterimi nder shqiptare
    Nga Anton nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2008, 13:52
  3. Kino-ditari - Filma tė rinj nė 2007 !
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 05-01-2008, 09:11
  4. Listat zyrtare (23 lojtare) te ''Germany 2006 ''!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 11:09
  5. Jorge Luis Borges
    Nga katana nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 22:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •