Duke shfletuar kalendarin e 13 nėntorit,
Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Nikollėn I Papė





Papa Nikolla I, qė e drejtoi Kishėn katolike universale nga 24 prilli i vitit 858 deri mė 13 nėntor 867, lindi nė Romė nė 20 vjetėt e para tė shekullit IX. Ėshtė e sigurtė se u shugurua subdiakon nga Papa Sergji II, i cili papnoi nga viti 844 deri nė vitin 847. Ishte njeri me kulturė tė gjithanshme, me personalitet tė jashtzakonshėm, me fe tė gjallė. Prandaj u mirėprit si nga autoritetet shekullare, ashtu edhe nga Kisha e nga populli romak. Gjatė Papnisė sė tij iu desh tė ndeshej si me mbretėrit, ashtu edhe me metropolitėt e autoritetet politike e kishtare tė Kostantinopojės pėr afirmimin e parisė papnore dhe pėr pranimin e epėrsisė sė Kishės nė ēėshtjet fetare, posaēėrisht nė zgjedhjen e ipeshkvijve. Papa Nikolla I, qė mendonte se njerėzit e Kishės nuk duhet tė merrnin pjesė nė qeverisjen e punėve tė kėsaj bote, vdiq mė 13 nėntor 867 e u varros nė tremen e Bazilikės sė Shėn Pjetrit nė Vatikan, para portave tė saj.