Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Berisha: "Të mos preken kufijtë e Kosovës"

    Kryeministri shqiptar Berisha thirrje Grupit te Kontaktit: Te mos preken kufijte ne Ballkan, perfshi edhe ato te Kosoves


    Data e Publikimit: 14/11/2006

    Zvarritja e mëtejshme e statusit përfundimtar të Kosovës, ndërlikon në një stad tepër delikat situatën, stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Keshtu ka deklaruar sot kryeministri shqiptar Sali Berisha gjate nje konference per shtyp teksa ka komentuar vendimin me te fundit te kryenegociatorit Ahtisari, per shtyrjen e propozimit per statusin e ardhshem te Kosoves pas zgjedhjeve te janarit ne Serbi. " Beogradi, me referendumin për kushtetutën dha në mënyrë të qartë përgjigjen e tij përfundimtare për problemin e Kosovës dhe të statusit të saj final. Çdo mendim se do të mund të ketë një përgjigje tjetër është thjesht një iluzion tejet i rrezikshëm. Kosova e pavaruar, e lirë dhe demokratike, është kushti për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe me gjerë”, ka thene Berisha, duke I bere thirrje keshtu Grupit të Kontaktit dhe vendeve anëtare të BE, të qëndrojne me vendosmëri, në respektimin e plote të kufijve aktualë ndërkombëtare të Ballkanit përfshi këtu, kufijtë e Kosovës. “Çdo përpjekje, si ajo e “republikës autonome të Mitrovicës”, do të inkurajojë aventurierë dhe demonë të të gjitha nacionalizmave ballkanike, për të krijuar një seri monstrash të tilla që do të kthejnë Ballkanin drejt kohërave me të errëta të tij.

    “U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbështesin, si deri më sot, udhëheqjen e tyre politike, grupin negociator, që me vendosmëri ka mbrojtur interesat kombetare europiane të qytetarëve të Kosovës. Sikundër, ju bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, grupit negociator që të qëndrojnë të bashkuar në projektin e pandryshueshëm të popullit të tyre, për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe europiane"

  2. #2
    tironce aop #shqiperia Maska e chicita_bonita
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    77
    a i lumsha un sales se di ca bo ai
    hi alekso

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Sali Berisha eshte i pari politikan ne shqiperi qe reagon me tone te ashpra ndaj shtyerjes se zgjidhjes se statusit perfundimtar te kosoves, duke bere me dije grupit te kontaktit, vendeve pjesmarrese te bashkimit evropian etj se cdo shtyrje e metejshme do jete me pasoja per ballkanin. Pra Sali Berisha meriton te jete kryeminister i gjithe shqiptareve sepse reagon kur duhet reaguar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Eshte per te ardhur keq per gjendjen qe kena arrit ne shqiptaret, na gufon zemra me aktin me normal si psh ky rasti temes ktu me lart : nje kryminister shqiptar flet haptasi per perkrahjen e shqiptareve per vetvendosje ne trojet e tyre!!!!
    Nuk e kane fajin serbt as greket.
    Poet Bajroni anglez pershkruante i habitur se sa njerez te bukur dhe me tradita ishim ne shqiptaret, sepse na dinin barbare me brire kto te BE.
    Nuk ka ndryshu shum megjithse kane kaluar 2 shekuj, kryeministri Shqiptar flet per ate qe eshte gjeja me normale ne bote per nje shqiptar dhe ne na gufon damari nacionalizmit, sepse jemi Shqiptare.
    u chisha tsoft - gjithmone mermeriste gjyshi (r.i.p) sa here qe ju kujtonin hesapet e kosoves.
    Money Makes Man act Funny

  5. #5

    Nga i erdhi idea Berishes se ndarja qenka iminente?

    PRISHTINE (15 Nentor) Procesi i bisedimeve ka perfunduar, Kosova nuk do te ndahet dhe as Ballkani nuk do te destabilizohet. Ka qene ky komenti qe Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka bere pas deklarates se kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili dje i ka bere thirrje Grupit te Kontaktit te mos preke kufijte e Ballkanit perfshi ketu edhe Kosoven, ne te kundert rajoni do te destabilizohej.

    Presidenti Sejdiu, duke shpjeguar thelbin e deklarates se Berishes, ka deklaruar se nuk ka rrezik per ndarje te Kosoves, por sipas tij ajo cka ka dashur te thote kryeministri shqiptar, ka qene me teper nje thirrje qe te mos guxohet te mendohet per rinegociime apo dicka tjeter. "Une e degjova deklaraten e zotit Berisha dhe ajo eshte pjese e shqetesimit normal qe mund ta kete edhe ai, sikunder edhe çdo vend fqinj dhe mik i Kosoves. Mendoj se eshte nje lloj verejtje, ne rastin nese dikush do mund te kishte ndonje ide te rinegociimeve dhe diçka tjeter qe nuk eshte ne favorin e pergjithshem te askujt dhe as te bashkesise nderkombetare, ne radhe te pare te Kosoves. Por per ne procesi i bisedimeve ka perfunduar", shpjegoi tha Sejdiu.

    Edhe shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker ka bere sot komente lidhur me deklaraten ne fjale. Ai ka thene pas takimit me presidentin Sejdiu se eshte e vertete qe nese Kosova ndahet atehere Ballkani do te destabilizohet. I pyetur se nese eshte duke u pergatitur ndarja e veriut te Kosoves dhe shpallja e republikes se Mitrovices, ai ka thene se nuk eshte ne dijeni te ketyre levizjeve, por sipas tij, as nderkombetaret nuk do ta lejonin kete gje.

    D

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2006
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga [A-SHKODRANI]
    Kryeministri shqiptar Berisha thirrje Grupit te Kontaktit: Te mos preken kufijte ne Ballkan, perfshi edhe ato te Kosoves


    Data e Publikimit: 14/11/2006

    Zvarritja e mëtejshme e statusit përfundimtar të Kosovës, ndërlikon në një stad tepër delikat situatën, stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Keshtu ka deklaruar sot kryeministri shqiptar Sali Berisha gjate nje konference per shtyp teksa ka komentuar vendimin me te fundit te kryenegociatorit Ahtisari, per shtyrjen e propozimit per statusin e ardhshem te Kosoves pas zgjedhjeve te janarit ne Serbi. " Beogradi, me referendumin për kushtetutën dha në mënyrë të qartë përgjigjen e tij përfundimtare për problemin e Kosovës dhe të statusit të saj final. Çdo mendim se do të mund të ketë një përgjigje tjetër është thjesht një iluzion tejet i rrezikshëm. Kosova e pavaruar, e lirë dhe demokratike, është kushti për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe me gjerë”, ka thene Berisha, duke I bere thirrje keshtu Grupit të Kontaktit dhe vendeve anëtare të BE, të qëndrojne me vendosmëri, në respektimin e plote të kufijve aktualë ndërkombëtare të Ballkanit përfshi këtu, kufijtë e Kosovës. “Çdo përpjekje, si ajo e “republikës autonome të Mitrovicës”, do të inkurajojë aventurierë dhe demonë të të gjitha nacionalizmave ballkanike, për të krijuar një seri monstrash të tilla që do të kthejnë Ballkanin drejt kohërave me të errëta të tij.

    “U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbështesin, si deri më sot, udhëheqjen e tyre politike, grupin negociator, që me vendosmëri ka mbrojtur interesat kombetare europiane të qytetarëve të Kosovës. Sikundër, ju bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, grupit negociator që të qëndrojnë të bashkuar në projektin e pandryshueshëm të popullit të tyre, për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe europiane"
    Top tu baft pushka o SALI BERISHA, lum TROPOJA qe tka qit,ka pak burra kjo shqipni si ti.
    Evropa dhe mar bota duhet ta dine se ka ike ajo koha qe trojet e shqipnis ndaheshin si copa mishi per tua dhane qenve te fuqive te medha te asaj kohe.Prandaj qoje zanin o Sali dragoni se tan shqiptart i kie mas veti deri sa tket gjak ne damart e kti populli,nai kan lan kai pushke gjusht e baballart e per tja ruejt nderin e lavdin kti trolli jena gati me i shkrep ne qdo kohe.
    Ta ndjesha zanin e mire o SKENDERBE i dyte.

  7. #7
    Besa. aq sa po me pvesin mua, aq asht tuj e pvete kush Salihin per qat pune, edhe te tjera, xhanem.

    Tash mbasi e ndriti me pun te homoqenve grek, e nuk i ndihet zani aspak per çamet, kur ban aleanca me grekofila e mendjen e ka n'dushk, tash na i vjen zani e na ngrefet per pune te statusit te Kosoves, ne nji koh kur edhe fmijt ne djep e kan marre vesh se Kosoves do ti jepet pavarsia, e nuk ka me u da.

    Thojini mor atij nji here ta ngreje zanin per Camerine, per Maqedonine Perendimore, e per Kosoven Lindore, a po vetem me u ngref si gjeli maje plehut e me leh si qeni n'han?

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Sala perserit fjalet atyre qe nuk e duan kombin shqiptar te bashum

    MOS TE KETE NDARJE TE KOSOVES do te thote mos kete kurre rend dhe qetesi ne Kosove ,do te thote mos kete kurre shtet shqiptar ne Kosove

    MOS KETE NDARJE KUFIJSH NE BALLKAN do te thote mos bashkim te kombit shqiptar dhe moszgjidhje te problemeve etnike ne rajon, por te vazhdohet me teorite e shteteve shumetnik , bashkimvellazerim e etj teorira utopike pacifiste qe i ka demasku koha

    TI JEPET SA ME SHPEJT STATUSI KOSOVES do te thote mos ti lejoje kohe popullit shqiptar te Kosoves te krijoje istitucionet e veta ,(polici, ushtri,etj) te mos marre ne duart e veta pasurite e kosoves, te mos beje privatizimet (shperndarjen e tokes)

    Dihet qe ne ish Jugosllavi popullata shqiptare nuk eshte e ndare ne kufij (po eshte e shperndare) ne kufij kane qene ndare KRAHINA jo te pastra etnike me qellimin e vetem asimilimin

    QOSJA ka qene dhe eshte SHIKIMIN E KUFIJVE TE BALLKANIT dhe SHPERNGULJEN E POPULLATAVE (aty ku eshte e mundur) dhe ndarjen njehere e pergjithmone nga fara sllave (e cila ka nje menyre jetese krejtesisht ndryshe nga shqiptaret)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 18:30
  2. Ç'do me thënë: "të dua"?
    Nga besjon në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 09:18
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Kufijte e Kishes
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 15:25
  5. Negociatat per kufijte e Shqiperise (1913-1923)
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 05:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •