-
Petro Marko
" PETRO MARKO DHE FSHATI MĖ I BUKUR NĖ BOTĖ"
Petro Marko ka lindur nė Dhėrmi nė 1913. Fėmijėria e tij ka kaluar nė fshatin e tij tė lindjes pėr tė cilin ai thotė se "Dėrmiu ėshtė fshati mė i bukur nė botė". I edukuar nga familje e njohur dhe patriotike himariotase, Petroja mė pas do tė ndiqte studimet nė Shkollėn Tregėtare tė Vlorės. Pasi mbaroi shkollėn nė vitet 30-tė atė e caktojnė mėsues tė gjuhės shqipe nė zonėn e Dropullit. Pikėrisht nė ato vite Petroja filloi tė shfaqte talent nė fushėn e dorėshkrimeve dhe tė gazetarisė. Nė atė kohė Petroja kujtonte me respekt Branko Merxhanin nga i cili u lidh nė fushėn e botimeve. "Ora" do tė ishte gazeta e parė ku Petro Marko 25 vjec do tė fillonte tė shkruante shkrimet e para tė cilat sulmonin regjimin e Zogut pėr prapambetje shoqėrore kulturore dhe ekonomike nė tė cilėn ndodhej vėndi. Mė pas me gazetėn tjetėr "ABC" Petro Marko do tė shtonte talentin e tij nė firmimin intelektual sidomoson kundėr frymės sė re qė sapo kishte sunduar nė Europė, atė tė fashizmit. Pėr disa shkrime tė botuara ai u burgos disa herė nėn censurėn e fortė tė regjimit tė Zogut. Petro u shkėput herėt nga Himara dhe kontaktet me familjen e tij i mbante pėr sė largu. Atė kohė ishte vendosur nė Tiranė dhe rreth viteve 1934 -35 ai pėrfitoi njė bursė pėr tė ndjekur studimet nė Paris ku vecanėrisht ministri i atėhershėm i Arsimit tė Mbretėrisė sė Zogut Hill Mosi, e ka ndihmuar duke parė penėn e fortė tė Petros pėr tė vazhduar studimet jashtė shtetit. Petro Marko do tė detyrohej tė ndėrpriste studimet kur filloi lufta nė Spanjė. Nė atė kohė ai u bashkua me patriotė dhe revolucionarė sic thoshte ai nė atė kohė qė "Tė gjithė ishin komunistė tė vendosur" pėr tė luftuar ndaj fashizmit. Pikėrisht nė vitin 1936 Petro Marko sė bashku me shumė shqiptarė tė tjerė regjistrohet nė Brigadat e forcave vullnetare tė Spanjės. Atje vec luftėtarėve tė tė gjitha vėndeve ai njohu dhe tė famshmin Ernest Heminguej pėr tė cilin ai thoshte se ishte njė kolos i pėrmasave tė mėdha. Ngjarjet e Spanjės Petro do ti hidhte nė letėr dhe do ti botonte nė kohėn e Diktaturės sė Hoxhės por me njė natyrė krejt tė vecantė, atė tė censurės, tė ndalimit tė veprave dhe vargjeve dhe tė diktuara prej propagandės komuniste e asaj kohe. Pushtimi I Italisė fashiste e gjeti Petron nė mėrgim nė Francė I cili ishte kthyer pas luftės sė Spanjės. Nė Shqipėri vjen menjėherė dhe takohet me patriotė dhe komunistė pėrfshi Nako Spiron, Sejfulla Malėshovėn, Skėnder Luarasin, Mehmet Shehun, Koci Xoxen etj dhe mer pjesė nė rezistencėn guerilje kunder fashizmit. Nė vitin 1941 kur vepronte nė Tiranė arestohet dhe cohet nė Burgjet e Ustikas nė Itali nga ku lirohet pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Pas clirimit Petro Marko do tė themelonte gazetėn "Bashkimi" por nė vitin 1947 ai do tė arestohej sė bashku me grupin e Koci Xoxes si agjent I anglo amerikanėve. Pasi ka qendruar rreth dy vjet nė burgjet e komunisteve te Hoxhės, Petroja do tė fillonte jetėn ndryshe nga ckishte dashur dhe ckishte luftuar pėr vėndin e tij, nėn sundimit e gjatė tė dinastisė sė Hoxhės, kohė pėr tė cilėn ai vetė fliste se "ta dinte se Shqipėria do tė kishte pėrfunduar nėn diktaturė, do tė kishte qėndruar diku nė perėndim dhe prej andej ndoshta do ti shėrbente mė mirė vėndit dhe kombit tė tij, se sa nėn kėrcėnimin e kulisave tė diktaturės komuniste nė Shqipėri. Martuar me Safon piktoren bukuroshe, Petro do tė edukonte dhe dy fėmijėt e tij Jamarbėrin dhe Arianitėn, nėn frymėn bashkohore tė artit dhe tė kulturės qytetare. Por pikėrisht kėtu fillojnė dhe aventurat e jetės sė tij. Shkrimtari I cili mė pas do tė bėhej profesionist I vėrtetė, me publikimet dhe reportazhet e tij si nė shtyp dhe nė botime do tė gėzonte shpejt respektin e shumė shqiptarėve dhe patriotėve jo vetėm nė vėnd por dhe jashtė saj. Botimet e Petro Markos filluan tė pėrktheheshin nė gjuhė tė ndryshme tė botės. Vepra te tilla si "Hasta La Vista", "Qyteti I fundit" "Ara ne Mal" "Njė emėr nė katėr rrugė" "Shpella e Piratėve" etj do tė mbushnin libraritė shqiptare dhe europiane madje dhe deri nė Japoni dhe Amerikė. Me daljen e botimeve tė Petro Markos letėrsia shqiptare hyri nė frymėn e letėrsisė moderne, origjinaliteti I tė cilės i kaloi dhe kufijtė imagjinarė. Pikėrisht ishte Dhėrmiu pėr tė cilin ai thoshte se ishte fshati mė I bukur nė Botė, vėndi ku Petro do tė fillonte tė lidhte gjithė krijimtarinė e tij artistike dhe letrare. Dhėrmiu dhe Himara do tė mbeteshin tė paharuara nė kujtesėn e Petros pėr tė cilin ai thoshte se "Nė atė vėnd dhe gurėt dhe retė flasin bashkė, ndėrsa nuk mund ta pėrshkruante dot me fjalė pėrplasjen e dallgėve dhe zhurmėn e tyre me shkėmbinjtė mbrėmjeve buzė detit" Pėr gjatė gjithė karierės sė tij letrare deri sa Petro Markon e larguan nga Lidhja e Shkrimtarėve, Dhėrmiu dhe njerėzit e tij tė thjeshtė do tė pėrbėnin thelbin e personazheve tė shkrimeve dhe veprave tė tij, ku shpesh emra dhe karaktere tė legjendave tė brigjeve tė Himarės, do tė tėrhiqnin me interes botėn e fėmijėve dhe tė rinisė shqiptare. Personazhet e librave me heronjė, piratė dhe kapedanė, do tė shndėroheshin nė filma, ndėrsa me botimet e romanėve modernė tė letėrsisė sonė ai do tė fitonte dhe tituj tė lartė si nė vitin 1959 cmimin e Republikės. Pas persekutimit tė tij moral dhe profesionist Petroja nuk hoqi dorė nga veprat dhe shkrimet. Ai shkruante thjesht nė njė shtėpi pėr tė cilėn nuk e ndėroi deri nė vdekje pėrballė Hotel Arbėrisė, nė njė dhomė ku vetėm dėgjohej goditja e makinės sė shkrimit dhe ndihej era e thellė e duhanit qė ai pinte deri natėn vonė. Nė shtėpinė e tij kanė hyrė me qindra patriotė dhe bashkėfshatarė si nga Himara dhe vėndė te tjera tė Shqipėrisė, probleme halle pse jo dhe talente pėr tė mėsuar mė pas artin e Petros. Ndėrkaq persekutimin e tij ai do ta ndjente akoma mė shumė kur Madu sic I flasin shkurtė djalit tė Petros, do ta futnin nė burg pėr propagandė antikmuniste. Nė vitet e rėzimit tė diktaturės Petroja do tė kishte nė duar dorėshkrimet mė tė bukura tė jetės sė tij, por ai dha shpirt nė 24 Dhjetor tė 1991. Pak kohė mė parė ai kishte themeluar Partinė Republikane pėr tė cilėn ai thoshte se duhet tė bėhet vėrtetė republikane me koncepte moderne dhe jo komuniste. Amaneti qė kishte lėnė nė familje ishte jo shumė I cuditshėmt pėr njerėzit qė kanė lindur nė Bregun e Detit Jon. Ai dėshironte tė varrosej nė Dhėrmi. Autori i kėtyre radhėve ka jetuar tri vitet e fundit tė jetės sė Petro Markos, bashkė me tė momente trishtimi dhe gėzimi, qė nga fillimi i botimeve tė Petros dhe deri nė vdekjen qė s`ju nda pėr asnjė cast nga pas, pikėrisht nė atė dhomė tė vogėl ku Petroja i shtrirė nė shtrat priste dhe pėrcillte me mijėra miq dhe dashamirės sė tij, sikur dėshironte tė cmallej dhe vetėm tė cmallej me ta. Por ja njė natė dimri, ndėrsa televizioni shqiptar njoftoi pėr shuarjen e njė prej kolosėve tė letėrsisė shqiptare Petro Markon, tė nesėrmen trupi i tij do tė udhėtonte dhe do tė varrosej pranė gurėve tė Dhėrmiut, tek vari i tė parėve tė tij, dhe pse Llogorai atė ditė mbuluar me borė dhe akull do ta lejonte arkivolin dhe miqtė qė e shoqėronin, pa asnjė pengesė. Petro Marko prehet sot nė "Fshatin mė tė bukur nė Botė", Dhėrmi, mes ullinjve dhe portokalleve por dhe aromės sė jodit tė Jonit. Sot pas kaq vjetėsh Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Rexhep Meidani i ka akorduar pas vdekjes titullin e lartė "Mjeshtėri i Madh i Punės" Petro Markos, pėr meritat e tij tė larta nė shėrbim tė kombit, atdheut, artit dhe letėrsisė. Me veprėn e Petro Markos, Teatri i Qytetit tė Vlorės mori emrin e tij.
Nga Stavri Marko
E solla kete shkrim te Stavri Markos per te nderuar kujtimin e shkrimtarit dhe patriotit Petro Marko, por edhe per te bere nje pyetje : Si eshte e mundur qe nipi i ketij atdhetari te madh Shqiptar qe vetem nga emrat qe u ka vene femijeve te tij tregohet se sa e donte Shqiperine, si eshte e mundur qe nipi i tij Stavri te jete nje nga zedhenesit me aktive te propagandes greke ne Himare dhe ne Shqiperi?
-
-
Abuzime dhe skandale
Petro MARKO,
Mė parė, kur ngjante ndonjė vjedhje ose zėnie midis kryeplakut dhe mėsonjėsit, ose midis hoxhės dhe xhandarit, bota bėrtiste: "Obobo! Ngjau njė hata..." Thonin kėshtu se mungonin fjalėt shkencore. Ishte shumė i varfėr fjalori. Ndėrsa sot, kur vjedh ndonjė mehmur, nuk thonė "vodhi", por "abuzoi". Dhe kur nxjerr nė parlament ndonjė deputet koburen, nuk thonė "ia bėri fora", por "bėri skandal". Kėto dhe tė tjera janė fjalė qė u importuan pa doganė, mbasi na mungonin dhe nuk mund tė shpreheshin kollaj veprimet tona. Prandaj sot kudo dėgjon: abuzime, skandale, skandale mbi skandale. Veē shumė herė nė popull, ku nuk dihet mirė etimologjia e kėtyre fjalėve tė shkurta, bėhen gabime trashanike, aq sa nė vend tė "skandaleve" pėrdoren "abuzimet".
Duhet, pra, njė dallim. Marrim pak raste. Kur njė kryeplak, tagrambledhės, ose nėpunės, bėn shaka me tė hollat e arkės dhe qesh duke i vėnė kėto nė xhepin e mėngjėrt, atėherė mos thoni se "vodhi". Jo! Se sot s'vjedh kollaj, por "abuzoi". Kur njė kryetar komune taksat e celebrimeve harron t'i regjistrojė, bėn abuzime. Dhe kur njė koleg i tij thotė: "Kam tetė muaj pa marrė rrogė. Po shyqyr Zotit lere qė s'kam asnjė dhjetėsh borxh, por kam dėrguar nė shtėpi brenda njė viti afro njėmijė franga. Kam bėrė tri palė rroba. Kam bėrė kėtė, kam bėrė atė. E po tė marr edhe rrogat, do tė ngreh edhe njė palė shtėpi mu mbi njė bregore". E dėgjuat? Ē'ka bėrė ky? Abuzime apo skandale? Kuptonie vetė. Kur dėgjoni qė njė deputet brenda shumė vjetėve s'ka folur asnjė fjalė nė parlament, ky s'ka bėrė as abuzime nė detyrė, as skandale nė fjalor. Vetėm s'ka abuzuar gjumin. Por kur njė tjetėr ka ngritur njėmijė herė dorėn duke thirrur vetėm "Po!", atėherė ky ka abuzuar, se pėr tė s'ka lindur akoma fjala : Jo!"
Kur dėgjoni qė njė... shpėrdoron mbi tabelat, pasaportat, dhe nuk hidhet nė gjyq, atėherė ky s'ka bėrė asnjė abuzim.
Po kur dėgjoni se disa, si mehmurė biēimi, si nė kohėrat e vjetra, mbledhin natėn nėpėr dhoma vajza tė bukura dhe tė varfėra, me qėllim qė t'i mėsojnė me ushtrime fjalėt "abuzime" dhe "skandale", kėto s'janė gjė tjetėr veēse skandale mbi skandale. Dhe kur t'i kėndojnė kėto rreshta, ata qė u ha koka do tė bėrtasin me zemėrim: "Kėto maskarallėke tė gazetarėve janė me tė vėrtet skandale" .
Botuar nė vitin 1936
-
-
Hallet e ditės
Petro MARKO,
Misėr, misėr e jo tjatėr gjė! Dhe kėtė do ta kemi s'afėrmi pa tė holla! Qeveria do tė na shpėtojė nga uria? Do tė shpėrndajė nė tė vobektit e Shqipėrisė misėr badjava... Shumė bukur! Njė ndihmė qė jepet nė kohė zie. E pastaj? Pastaj ka Perėndia! Nuk do tė humbasim! Le tė hamė njėherė ca kulaēe misri, le tė mbahemi njė javė ose dy, tre javė, ose njė muaj me misėr pa para, e pastaj? Pastaj ka Perėndia, nuk do tė humbasim...
Kėshtu mbaroi problemi i madh i bukės sė popullit. Kėshtu zgjidhet ēėshtja mė kryesore e jetėsės sė pėrditėshme, e nevojės mė themelore. Shpėrnda nja dhjetė mijė okė misėr, e pastaj tė gjitha u mbaruan... Ēdo gjė vazhdon si mė parė. Jo mor zotni! Kėshtu puna vete mė keq mė duket. Se ėshtė mė mirė qė tė mos ushqehemi me ėndėrra e me pallavra. Duam punė qė tė rrojmė, duam pėrkrahje e duam drejtėsi e mbrojtje nga kusarėt e ditės qė na rrjepin pėrditė e na lanė tė vdesim, na lanė tė mjeruar, se ata kurrė nuk ngopen, kurrė nuk mėshirojnė. Kėnaqen duke na parė me rrobat e shtėpisė nė krahė, tė vemi nė dyqan e tė na japin pak misėr ose miell pėr pak ditė. Ata kėnaqen kur na shohin qė vdesim pėr bukė, qė ngordhim nga sėmundjet dhe qė jemi mbytur nė borxhe. E kėnaqen mė tepėr kur qeveria i bėn sehir ata qė na rrjepin dhe s'na na jep dorė neve, qė njė nga njė biem pėrdhe, tė vrarė prej urisė e tė lidhur prej fajdexhinjve, prej tregtarėve kusarė, prej bejlerėve tė pashpirt. Vetėm fjalė. Vetėm premtime, e asgjė tjetėr. Kėshtu shpirti na ēohet, ėndėrrat na shtohen, e barku na mbahet bosh, dhe jeta gjithnjė e mė tepėr po shtrenjtohet.
Jeta po shtrenjtohet e para s'gjenden. Ku janė paratė? Ku tė gjejmė ne 80 e 90 e 100 lekė qė tė marrim njė kuintal misėr sa tė shkojmė njė javė? Ku do tė gjenden tre lekėt pėr njė kilo kripė e 4 e 5 lekėt pėr njė kilo vajguri? Si jetohet pa ngrėnė, pa misėr, pa kripė e pa nevojat mė tė para tė jetės? Ato gjenden me shumicė, ato kalben nėpėr depot e mėdha tė barkoshave rrjepacakė, kalben e hidhen pastaj nė det, qė vetėm fukaraj, vetėm i urituri tė mos ketė. Ai tė shtrėngohet, tė shesė shtėpinė, tė shesė arėn e bagėtinė e teshat, t'i shpjerė te kusarėt e popullit, qė t'iu kėnaqė atyre shpirtin, qė t'i pasurojė ata mė tepėr me fitime djallėzore, kriminele e tė poshtėrta. Dhe ai tė vdesė e pastaj tė mos gjendet njeri ta varrosė. Kripa tė tretet e tė pėrjetėsohet nė depot e Vlorės e fshatari tė hajė lakrat pa kripė. Vajguri tė jetė burim qė po na mbyt, e ne tė rrojmė nė terr.
E pėrse vallė tė gjitha kėto? Mor zot, edhe nė kohėrat e para gjendeshin kusarė. Tė zinin rrugės nė ndonjė pusi, tė ēvishnin, tė rripnin, tė merrnin nganjėherė edhe shpirtin. Ishin hajdutė mali e kusarė tė natės e qeveritė i ndiqnin. Po sot? Tjatri tė rrjep e tė bėn tė vdesėsh pėr bukė, tė shet helm nė vend tė plaēkės qė i blen, e asnjeri s'e trazon. Pėrkundrazi, tė gjithė e nderojnė, u bėjnė njėmijė temenara dhe qeveria i ka nė listėn e tė ndershmėve dhe tė patriotėve tė kulluar! Nė vend qė shteti sovran t'i ndjekė e t'ua mbledhė frerin kėtyre shushunjave qė pijnė pa u ngopur gjakun e popullit, i bėn sehir e nganjėherė i ndihmon. Pėrse tani, qė thika ka arritur nė kockė, u lejua tė importohet misėr pa doganė? Vallė s'kemi dhe s'kishim
aq misėr sa tė hanim ne pėr tėrė vitin? Apo na iku. . .? Mirė, misri do tė vijė. Dhe kėtė kush do ta shesė? Prapė shushunjat, morrat e pangopur tė shoqėrisė, tregtarėt. Pėrse ēmimet e misrit, vajit, kripės, vajgurit... tė hypin pa masė e pa asnjė kontroll? Tjatėr ēmim ka kollomboqi nė Shkodėr, tjatėr kripa nė Korēė e tjatėr vajguri nė Elbasan! Pėrse tė mos caktohet njė ēmim, pėrse tė mos kontrollohet shitja e ēmimi i sendeve tė para qė nevojiten pėr jetėn e katundarit tė kėputur e tė qytetarit tė mjeruar? Sot jeta e tyre ėshtė bėrė shumė e shtrenjtė, dhe sa po shkon mė tepėr shtrenjtohet dhe hypen kundra tyre si njė dallgė qė mbyt pa mėshirė njerėzit e lėnė nė mėshirėn e fatit. Me pėrjashtim tė tė pasurve dhe tė bejlerėve e tregtarėve, dhe sidomos mehmurėve, sot jeta ėshtė katandisur e tmerrshme dhe tragjike pėr familjen shqiptare. Shumica e pothua gjithė popullit shqiptar nuk ushqehet, nuk ha, i mungon buka e gojės, aq sa shumė herė arrin qė uria tė krijojė vrasje, vjedhje e vetėvrasje. Dhe me kėtė gjėndje tragjike tė mospasjes tė holla fare, ėshtė afėr mendjes qė nuk dihet se ku do tė pėrfundojė kjo gjendje. Sėmundje, vereme, ethe e fryngjyzė e uri e mjerime, tė gjitha kėto gėrmojnė themelet e pemės shqiptare e pastaj nxjerrin nė mejdan racėn tonė me "kreshnikė" tė fortė.
Zotėrinjtė qė kanė timonin e shtetit nė dorė, qė kanė Fatin e popullit nėpėr gishtėrinjtė e tyre, deri kur do tė rrijnė indiferentė pa mos parė e, pa i pėrkrahur ata tė pashpirtė qė pėrlitojnė nga injoranca e nga frika e katundarit tė uritur dhe nga mjerimi i qytetarit tė robėruar? Deri kur do tė vazhdojė kjo gjendje e hypjes sė ēmimeve e sidomos nė sendet e para tė jetės sė turmės sė madhe tė mjeruar? A nuk i dėgjojnė vallė psherėtimat e popullit dhe a nuk i ndjejnė levizjet e dėshpėruara tė barqeve tė kryengritura e tė zbrazura? Qeveria e sotme duhet ta hedhė vėshtrimin mirė tek populli, tė kujdeset pėr jetėn e tij tė pėrditėshme, duke i unjur ēmimet e sendeve tė para dhe duke e shpėtuar nga thonjtė e barkoshave tė pashpirtė, nga shushunjat e pangopura qė kanė besuar vetėm paranė dhe i kanė shitur shpirtin shejtanit!
Ky ėshtė shpėtimi: tė hyjė nė mes e tė caktojė herė mbas here e simbas kohės ēmimet e bukės, kripės, vajgurit e tė gjithė sendeve mė kryesore qė nevojiten pėr jetėn e pėrditėshme tė punėtorit, tė katundarit e tė qytetarit tė varfėr. Se sot kushtet e jetės jane bėrė shumė tė zorshme, kurse ēmimet kanė filluar tė hypin, sidomos sot qė s' gjenden fare tė holla, jeta bėhet mė tragjike dhe familja
shqiptare s'e ndal mė zbritjen e tmerrshme qė ka marrė pėr nga bjerja e nga rrėnimi i saj jetik. Pret shpėtim!
Botuar nė 1 mars 1936
-
-
Si do tė priten deputetėt
Petro marko
Mė falni dhe mos e merrni pėr ters, mor jahu, se deputetėt tanė s'priten kollaj. Fjalėn e kam kėtu, se qysh tani bėhen pregatitje tė mėdha kudo pėr tė pritur "baballarėt" triumfonjės, se e plotėsuam mirė detyrėn e tyre.
- Nga t'ia mbajmė? - i thosh pardje njė deputet sivėllait tė afėrm. - Them t'u bėj njė telegram qė tė dalin dhe tė mė presin, se unė e di qė ushqejnjė simpati tė madhe nė popullin bujar tė qytetit tim.
- Po, po, e kam marrė vesh. Unė mendoj se ku do ta shkoj verėn, se qė tė vete nė fshat nuk guxoj, vallahi tė them. Dikush mė shkroi se janė bėrė gati tė mė presin me saze e gėrneta. Unė s'vete se e di qė do tė mė futin nė valle ... unė mezi lėviz e jo tė kėrcej. Dhe u mbetet hatri kur s'kėrcen me ta. Atėherė thonė: "Ky s'pranon" dhe hajde nė vjeshtė t'u marrėsh ndonjė votė. Meazallah se s'u bėn qejfin, tė lanė fare ... Prandaj do tė preferoj tė shkoj jashtė dhe tė mos piqem fare me asnjė. Se dije, qė tė ēmohesh shumė, mos para eja nė kontakt me ta, se tė njohin. Se mė duket na dolli kripa mė, mor katran.
- Kam marrė vesh", shtoi njė tjetėr, - qė kudo bėhen pritje tė mėdha. Gjithė atdheu ėshtė nė lėvizje.
- Mor mirė thua ti, - ia priti tjetri, - unė kam kohė qė lloisem se ē'kėmbė do tė hedhim tė fundit atė ditė tė zezė qė do tė dalim pėrgjithmonė nga kjo vatra jonė e shenjtė. E vras mendjen, mor jahu ...
- Jo, mor tė vraftė. Pėr kėtė lloisesh ti? Po tė hedhėsh tė djathtėn, atėherė, mot ishallah, do tė jesh i partisė sė djathtė, e po tė hedhėsh tė mėngjėrėn, do tė jesh i sė mėngjėrės.
- Ē'janė kėto qė mė thua. Kalama jam unė, apo rezervist qė do tė mė bėsh mua talim! Unė them qė po tė hedhėsh kėmbėn e djathtė do tė tė presin mirė mileti. E po tė hedhėsh tė mėngjėrėn do tė tė nxjerrin avaze. Kėtė e kam kėnduar nė "Kujtimet e Nastradinit".
Ndėrsa nė Tiranė bėhen kėto bisedime, ndėr katunde dhe qytete pregatisin pritje tė mėdha. Ndėr disa vende thonė se do tė bėjmė "arco di trionfo" nga do tė kalojnė baballarėt e kombit, tė cilėt, nė zgjedhjet e ardhshme do tė emėrohen jo gjyshėrit, por stėrgjyshėrit e kombit.
Botuar mė 1936
-
-
Njėra anė
Petro MARKO,
Qė thoni ju, jeta ka dy faqe: E para, kur s’ke mendje nė kokė, ti thua se je i urtė, dijetar, filozof, Njeri. Kur s’ke miq ti bėrtet hera-herės sikur tėrė botėn e njeh ose, fundi i fundit, s’tė hyn nė punė njohja me tė tjerėt. Kur s’ke shtėpi, ti kujton se ke pallate. Kur s’ke bukė, ti nuk ēan kokėn. Kur s’ke punė, nuk bėhesh merak. Kur tė tjerėt qajnė, ti qesh me ta. Kur tė ze ndonjė hall, ti thua: “Gjysma e mijės pesėqind”.
Kur sheh tė tjerė tė shqetėsohen, ti gėrhet.
Kur vdes ndonjė fatkeq, ti thua “Shpėtoi!”
Kur sheh pėrpara ndonjė tė mjerė, ti s’e ve re.
Orė e ēast ti qesh. Kėndon. Ngulesh ku tė duash. Flet lirisht. Ēdo derė e gjen tė hapur. Nuk truhesh, se kujton se shkel gjithmonė nė dhogė tė shėndoshė. Ecėn pėrpara krenar dhe nuk vėzhgon rreth e rrotull. Je i lumtur. Je optimist.
E zeza tė duket e bardhė.
Nata tė duket ditė.
Nuk njeh mjerim.
Nuk ēan kokėn pėr asgjė. Shikon punėn tėnde, vatrėn tėnde, xhepin tėnd. Je nikoqir. Kurrė s’t ka zėnė e
keqja. Kurrė s’tė ka trokitur nė derė dėshpėrimi.
Gjumi tė ze pėrnjėheresh. Dhėmbėt ditė e natė tė
zbardhullojnė.
Prandaj thua nganjėherė me habi:
“Janė disa tė marrė qė qahen kot nga jeta. E humbasin torruan kot. Nuk pėrballojnė dot rrahjet e zakonėshme tė kohės.
Bėhen tė mjerė. Mėrziten. Dėshpėrohen... Budallallėk! Ja si qendroj unė! I patundur, i palakuar. Jam i gjallė. Jam vepronjės. Punė e madhe! Unė do ta shpėtoj botėn? Unė do t’i ndaloj fatkeqėsitė? Unė do t’i thyej prangat e fatit? E pamundur! E shkruara, e thėna le tė bėhet. Unė s’guxoj ta ndaloj. S’kam gjė nė dorė. Prandaj shikoj punėn time. Qesh. Kėndoj. Pa lumi le ta marrė...”
Ke tė drejtė, o burrė i botės, tė bėrtasėsh kėshtu. Je i lumtur. Je optimist. Sheh njėrėn anė tė jetės. Me tutje s’di se ē’bėhet. Nuk ēan kokėn tė shikosh tej vetes. Ti kujton se tėrė bota tė pėrngjan.
Kujton se ti je qėnia, ti je gjallėria, ti je jeta!
Dhe e beson me gjithė mend!
Ke tė drejtė. Se dhe po tė pėrpiqet ndokush qė tė tė tregojė, qoftė dhe me pahir, anėn tjetėr tė jetės, ti s’ke fuqi ta shikosh, s’ke sy e faqe. Tė ka rrėmbyer vala e hovshme e optimizmit dhe tė vėrtit atje poshtė, nga s’ke mundėsi tė shikosh se lėmi i madh i jetės shkelet prej lloj-lloj gjurmėsh.
Ti vetėm shurdhohesh prej rrjedhjes sė burimit tė
lumturisė.
Rron nė njėrėn anė tė jetės.
-Po ana tjetėr?
Botuar mė 1937
-
-
Kush ėshtė poet?
Petro MARKO,
Po tė vihet proza dhe poezia nė njė peshė pa tjatėr ana e vjershėsisė do tė ulet shum' e rėnduar ndėrsa ana tjatėr e prozės do tė ngrihet e paktė dhe tepėr e lehtė. Dhe po t'a vėzhgojmė mir' e mirė brumin dhe krejtė mbledhjen e gjithė kėngave tė botuara deri sot nė gjuhėn t'onė do tė themi se simbas rrethanave, nuk jemi dhe shumė keq, nuk duhet tė ankohemi por nė tė vėrtetėn duhet tė vajtojmė se jemi nė gradėn e fundit tė varfėrisė letrare, aq sa akoma siē duket nuk kemi hedhur njė gurė tė qindrueshėm themelit pėr ngrehjen e ndėrtesės sė Fjalės sė Bukur. Me gjithė dukjen e shumė tė Rinjve punėtorė, edhe jemi n'erė se s'kemi ku tė kapemi duke patur vėshtirmin tonė n'orizonte tė ndryshme pa i kthyer syt me dhimbje e me zjarr tokės sė magjishme shqiptare dhe fisit kėngėtar t'Arbėnis. Prandaj dhe poetėt e Rinj qė kanė mbirė si kėrpudha, dalin nė shesh me freskim, fillojnė tė shprehen nė vargje t'errta, romantike, nga njėherė surrealiste, e prapė era e varfėr e letėrsis zvenit e i humbet se s'kanė drejtim, s'kanė ku tė shohin; sytė e tyre i mbajnė larg vendeve tė panjohura, pėr neve ndėrsa rreth tyre ndodhet Jeta poetike e virgjėrt e racės shqiptare. Mirė po kėtė nuk e shohin, nuk e ndjejnė, nuk kanė dhimbje pėr 'tė...prandaj nuk janė dhe poet!
Po kush ėshtė poet? Kush nga kėta tė pakėt pamundur t'a shpėtojė poezin nga paraqitja e sajė e vdekur e gjuhės dhe e romanticizmit? Cili e ka provuar artin e pa mbrumur tė tij nė gjuhėn e thjeshtė tė turmės sė madhe duke kėrkuar thema dhe ideale nė Jetėn e pa cenuar, tė virgjėrt tė saj- d.m. thėnė, nė kulturėn krahinore e malsore qė ėshtė.
Bota e Kėngės Popullore? Ende s'ėshtė ngjallur kėnga e vėrtetė Shqiptare. S'ka trumbetuar edhe vargu i idealevet tė reja tė kėtij fisi. Poezija e jonė gjendet nė spargėnjtė e sajė, se buēimi i hovshėm i strofės lirike s'ka lindur; stėrhollimi i vargjeve epike, teatrale dhe pastaj novela kritika e tjera radha prozaike qė t'i jepen me njė fanatizmė fetare ides sė Fjalės dhe qė tė pasqyrojnė fillimin e hypjes sė Artit letrar pėr nė lartėsimin e tij duke kaluar nėpėr qėndrime tė ndryshme artistike dhe qė tė pagėzojė rilindjen - ose mė mirė Lindjen - e kėngės sė Re Shqiptare, akoma s'ka ndritur. S'ka lindur akoma vargu lirik qė tė pėrhapet qysh prej ndjenjės sė hollė e deri nė epopen historike dhe tė fateve tė kėsaj race, nga dhimbja vetjake e deri nė shqetėsimet shekullore tė Njeriut, ai varg i ushqyer prej flakės sė natyrės shqiptare, sė shkuarės historike, kohės sė tanishme dhe i bindur ndaj ligjėve kėngėtore tė perėndimit, akoma s'ka lindur. Nuk ėshtė shprehur fryma e pasur shqiptare, s'ėsht ngjallur lirizmi me gjithė vlerat morale, mendore e shpirtėnore.
Njė art poetik me gjuhė, varg, rithmė, gjasrame, muzikė, plastikė, armoni, pėrmbajtje, idhe poetike e tė tjera qė bėjnė mjeshtrin e Fjalės sė Bukur nuk lindi qė tė ngjallė idealet era tė kėsaj turme duke mosqėnė vetėm njė kėngė me ligje por simbol, zbulim, krijim, dhe metamorfozė dehėse e botės sė pėrjashtėme nė njė zhgjėndėr mendore e frymėzore. Kėngėtori i pasur me fantazi tė pjekur, me njė rithmoplastikė dhe gjuho-plastikė lakonjėse, prodhonjėse, tė njomė, plot shpirt e derdhje e rrjedhje, plastik' e muzikė, me njė gjuhė qė tė bėhet burrimi dhe shėmbėlla e letėrsis sė re shqipėtarė, s'ka dalė.
S'ka dalur shkrimtari qė tė udhėheq turmėn e tanishme dhe gjeneratėn e ardhme. Prandaj sot jemi nė lėkundjet dhe shqetėsimet shpirtėrore tė pa thėna. Jemi nė njė nisje pa drejtim e pa cak. Dhe kėtė na e pasqyron pėr mbi tė gjitha gjėndja vajtonjėse letėrsis s'onė. Le tė ecim edhe neve pėr mbi njė rrugė qė do tė na shpjer nė fushėn e idealeve, duke patur pėr pikė nisje Jetėn e virgjėrt tė kėtij fisi, dėshirat, ėndėrrat dhe idealet e kėsaj race, se atėherė - nėpėr qėndrimet e ndryshme tė fjalės - mund tė dalė e tė lind kėngėtori i vėrtetė shqiptar.
Botuar mė 1936
-
-
Nga t'ia mbajmė?
Petro MARKO,
Nga t'ia mbajmė? Kudo dyert janė tė mbyllura! Vetėm njė ėshtė shtegu... Kėshtu pėshpėrit ēdo i ri, ēdo njeri qė don tė jetojė. Dhe me tė drejtė. Nga t'ia mbajnė gjithė ata qė fuqitė e tyre mendore e trupore mbeten gjithmonė tė virgjėrta, siē mbetet kurdoherė i virgjėrt vendi ynė nga pikpamja industriale-agrare e pėrgjithėsisht prodhonjėse! T'i derdhemi qė tė gjithė kėrmės sė arkės sė shtetit! Qė tė gjithė t'i vėrsulemi kolltukut? Tė bėhet ēdo njeri qė di shkrim e kėndim nėpunės? Me pak fjalė, deri kur do tė vazhdojmė rrugėn qė na shpie drejt rrėnimit tė plotė jetik? Nuk sheh njė tė ri, njė tė moēėm, katundar a qytetar, qė tė mos i jetė ngulur nė shpirt e nė zemėr ideali i kolltukut, dėshira e zjarrtė pėr nėpunėsi! Domethėnė vetėm atė shteg shohim pėr tė rrojtur mirė e pėr tė kėnaqur tė gjitha dėshirat tona. Kėtė e bėjmė se aq na e pret mendja, tė tillė lindėm, atė rrugė na treguan edhe gjurmat e rrojtjes nė kurrizin e popullit, e po e vazhdojmė si trashėgim. S'ka prind, s'ka njeri qė nuk pėrpiqet tė gjejė ndonjė kolltuk. Kėshtu rron mirė pėr vete e kėshtu do tė na ndihmojė edhe neve!
S'ka shqiptar qė nuk e mendon kėtė. Dhe ka tė drejtė se, e pėrsėrisim, qė vetėm ai shteg ka mbetur i hapėt. Shtigjet e tjera, pėrveē mėrgimit, qė u mbyll edhe ai, nuk janė hapur fare dhe siē duket kurrė s'kanė pėr tu hapur, se jemi mėsuar tė rrojmė si shushunjat nė kurrizin e
popullit, jemi mėsuar ta shkojmė jetėn tė pėrulur tek njėri e tek tjetri, tė shesim ē'ka kemi e nuk kemi, tė bėhemi skllevėrit e tė fuqishmėve, tė bėhemi servila, deri sa tė marrim njė nėpunėsi. E pastaj? Pastaj t'i shtrohemi ēdo pėruljeje e ēdo mėnxyre, dredhie, nė daē spiunazhit, nė daē shpifjeve e tė tjera poshtėrsive, vetėm e vetėm pėr ta mbajtur atė tė shkretė nėpunėsi, atė kolltuk tė qetė qė na verbon e na bėn tė humbasim ēdo ndjenjė e mbi tė gjitha tė humbasim karakterin tonė. Dhe kėshtu ne shpėtuam.
Ne shpėtuam! Do tė rrojmė mirė, do tė mundohemi tė ngrehim pallate dhe salltanete si patronėt tanė e mė sė fundi do tė arrijmė tė bėhemi armiqtė e popullit. Se kėshtu ėshtė. Sot tė jesh nėpunės, domethėnė tė rrosh nė kurrizin e atyreve qė u mungon kafshata e gojės. Sa mė tepėr nėpunėsa tė jenė, aq mė tepėr gjak i pihet popullit shqiptar, njė milion e kusur njerėz, tė urtė, tė bindur, virgjėr nga ēdo rrymė e parim shoqėror, tė varfėr e tė kėputur, qė janė mėsuar tė ulen ēdo detyreje shtetėrore, qė janė mėsuar t'i lėnė tė drejtat e tyre nė mėshirėn e nėpunėsit qė prej mė tė madhit e deri mė tė voglit, qė janė mėsuar tė heshtin e tė rrojnė si skllevėr nė njė copė tokė tė madhe e shumė tė pasur sipėr njė dheu llegjendar", sot pra, siē duket, nuk dėshirojnė tė vdesin pėr bukė, por nisen tė lėvizin, nisen tė kėrkojnė mėnyra jetese, rrugė e shtigje pėr tė rrojtur, se e panė qė kolltuqet janė krijuar vetėm pėr njė klasė njerėzish qė duan tė trashėgojnė brez pas brezit mehmurjetin!
Njė milion njerėz, sipėr njė toke tė virgjėrt e tė pasur, sot lėkunden e tronditen prej urisė. Rrofshin vetėm pak mijrat e nėpunėsave qė punojnė ditė e natė duke mbushur togje kartėrash me ligje e dekret-ligje, me urdhėra e me qarkore pėr ta shpėtuar kėtė popull!
Njė milion njerėz nė njė horizont tepėr tė ngushtė nevojash jetese, sot tronditen prej urisė. Gjynah! Tepėr
mėkatė se ky popull nuk ėshtė ai i njė qyteti tė jashtėm qė rregullohet vetėm prej njė kryetari bashkie! Ėshtė populli shqiptar mė i kollajshėm pėr t'u qeverisur, se ka arėn, ka shtėpinė, ka vendin, ka kasollen ku tė punojė e tė rrojė. Ka dėshirėn e mirė edhe ai pėr tė jetuar. Po ēfarė nuk ka? Nuk ka asnjė drejtim, nuk ka asnjė shteg, asnjė mbrojtje e udhėheqje pėr punė. Ka vetėm detyrėn e taksave, ka vetėm detyrėn qė tė jetė i bindur dhe vuvėr. Nėpunėsi atė i tregon, atė i jep si shėmbėll, e po t'i shmanget asaj rruge, futet edhe nė burg. Dhe kur takon tė mbahet ndonjė konferencė prej ndonjė tė mėnēuri, ai u flet prapė shokėve tė tij se trupi i kalbur i popullit nuk do tė dėgjojė mė pallavra. Do bukė, do punė. Ēdo fjalė tjetėr,ēdo urdhėr, premtim e ndryshim gėnjeshtar ėshtė hiē! Ka punė? Ka mėnyra si tė ēelen prapė punėt e tė nisė prapė jeta?
Dhe kush do ta japė kėtė punė? Cili do t'i ēelė ndonjė shteg jetese kėtij populli qė bėhet vetėm prej njė milion frymėsh tė pastėrta e trupash tė sėmura? Domosdo nėpunėsave nuk ua thotė asnjė ligjė kėto nene, prandaj edhe ata bėjnė detyrėn e tyre: kolltuqe, pallate e salltanete. Kėshtu bėjnė edhe tė pasurit e bejlerėt. Dhe kapitalistėt e pakėt e fajdexhinjt, tė hollat e tyre i kanė burgosur, tė shumtat e tė tjerat i kanė shpėrndarė nėpėr skeletet e tė mjeruarve, qė t'u thėthijnė edhe atė gjakun e pakėt qė u ka mbetur.
Po si do vejė halli? Ku do tė dalim? A duhet shumė mendje qė ta parashikojė njeriu se ku do tė arrijmė? Jo! Kemi zėnė tė zbresim shkallėt qė na shpien nga rrėnimi i plotė ekonomik e shoqėror. Dhe kur do t'i mbarojmė shkallėt qė me shpejtėsi rrokullisemi mbi to, atėherė kemi pėr tė dalur nė fushėn e tmerrshme tė bjerjes, tė shkatėrrimit e tė kryengritjeve tė ndryshme tė shpirtit e tė barkut. Dhe do tė jetė tepėr vonė pėr shpėtimin, se atėherė
gjaku do tė lėvizė, do tė turbullohet, e mbas derdhjes qė do tė bėjė do tė lypset kohė e pastaj tė nisim prapė t'u ngjitemi shkallave pėr tė arritur nė nivelin e merituar, sipas punės e mundimit. Pra, qė tė mos vijė ajo orė tragjike e mbėrritje sonė nė atė lėmė shkatėrrimtar, duhet ndalur hovi dhe kamxhiku i urisė, i papunėsisė dhe i zisė qė na rreh pa mėshirė dhe qė na ka vėnė pėrpara, duke na rrokėllisur pėr nė greminėn fatale. Duhet tė ndalemi.
Dhe nuk ėshtė shumė zor!. Por dhe as shumė kollaj. Se sot ata qė kanė paratė nė dorė, ata qė kanė tokėn nė dorė dhe gjithė mjetet e tjerė tė prodhimit pėr pėrmbushjen e nevojave tė shoqėrisė sė sotme, janė njerėz qė duan vetėm tė spekullojnė, tė pijnė gjak. Tė rrjepin dhe tė sundojnė. Mungon puna. Punėn e ka tė virgjėr populli, qė pret inisiativa, pret Bankėn Bujqėsore, pret Reformėn agrare, tė plotė, pret qė tė krijohen shoqėri private prej njerėzish e kapitalesh tė ndershme, pret tė hapen shtigje tė ra, horizonte tė lira pėr jetesė, pret tė caktohet simbas kohės ēmimi i shtrenjtė i sendeve tė para tė jetės sė pėrditėshme tė katundarit, bujkut tė varfėr e tė rrėnuar kryekėput e tė qytetarit tė robėruar prej kapitalistėve fajdexhinj e tė pashpirtė, pret punė e vetėm punė, se puna do ta shpėtojė popullin qo don tė rrojė dhe qė duhet medoemos tė jetojė.
Botuar nė vitin 1936
-
-
Lahuta e Mizerjes
Petro MARKO,
Nėse Patėr Fishta kėndoi Lahutėn e Malėsisė, ku ngre trimėrinė dhe traditat e burrėrisė sė malsorit, akoma nuk ka dalė ndonjė poet qė tė shrkuajė Lahutėn e Mizerjes sė kėsaj popullate tė lėnė nė primitivitetin e saj prapanik.
Nė njė maqinė tė madhe dhe tė zbuluar kthehen nga Puka pėr nė Shkodėr shumė veteranė tė ushtrisė sonė tė kaluar nga mosha. Ata e lanė pushkėn dhe tani kthhen pėr nė vendet e tyre. Ka aty gjirokastritė e korēarė, dibranė dhe elbasanas. Dhe flasin pėr Mirėditėn dhe Dukagjinin, pėr Malsinė e Madhe dhe pėr Tropojėn, sikur tė flisnin pėr vende tė largėta dhe tė harruara nga jeta. “Ēuditem se si mund tė rrojnė me ato kondita dhe me ato zakone qė kanė. Aman o Zot! Si vishen, si mbathen, si flenė, si hanė, si banojnė nė kėto vende”, thosh njė fshatar nga Myzeqeja i cili si partizan kishte shėtitur tetė muaj nė malėsitė e veriut. “Qė tė jetosh aty duhet tė tė ketė mallkuar njeri”, pėrfundoi myzeqari, qė pėr ne ėshtėnjeriu mė i varfėr dhe mė i shtypur i Shqipėrisė.
Kjo do tė thotė se mė tepėr se 150 mijė njerėz qė bėjnė jetėn e zezė patriarkale janė mė tė mjerė se bujqit e shtypur tė Myzeqesė dhe tė Vurgut. Aty shumė rrallė shkeli kėmba e invazorit. Aty shumė rrallė depėrtoi ndonjėherė ndonjė rreze drite, qė humbi nė kasollet e errėta tė njė popullate qė ėshtė pėrpjekur kudoherė pėr tė mbajtur lart flamurin e zakonit tė valavitur nga murlani i Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe tė mbajė shpirtin gjallė me ndonjė copė buke mizerje ose me njė grusht gėshtenja. Varfėri, varfėri, mizerje, injorancė dhe ēifteli, qė mbi majat e maleve dhe nė grykat e egėra ligjėron me nota monotone vajtimin e maleve.
Po tė udhėtojė njeriu nga Kopliku nė Bajzė, Hot, Vorr i Papės, Gropėzė, Tamarė, Predelec, Selcė, Vermosh, Theth, Lumi i Shalės, Kodra e Shėn Gjergjit, Shosh, Nikaj, Mertur e Dushman dhe tė jete i veshur si tėrė njerėzit qė shėtisin nė Shkodėr ose nė Tirane, popullata e kėtyre malėsive do ta shikojė si njeri tė huaj, si ndonjė turist qė shkon aty pėr kuriozitet. Aty ēdo fshat bėn njė jetė qė i ngjan asaj tė fshatit tjatėr. Nė tėrė kėto vende nuk gjen asnjė libėr, asnjė broshurė, se pothuajse njėqind pėr qind janė analfabetė. Nė Kastrat, njė i ri 26-vjeēar mė thotė: “Babai im i pagoi mėsuesit njėzet korona sermi qė tė mos mė pranonte nė shkollė!”
Malsorėt e kėtyre vendeve jetojnė nė varfėrinė mė tė pabesuar. Bukėn e gojės e bėjnė vetė dhe tokėn e punojnė me metodat mė primitive. Aty vetėm misėr mbillet. 25 pėr qind e popullatės sivjet kanė bėrė misėr pėr tre muaj. Aty e kanė pėr turp tė kenė mbulesė. Atij qė guxon tė bėjė njė mbulesė, mblidhet tėrė fshati dhe ia djeg. Lėkura e deles dhe e dashit pėrdoret pėr veshje dhe kurrė nuk e ndėrrojnė kėmishėn, nėse e kanė, veēse atėherė kur bėhet copė-copė.
Jam mysafir nė tė parin e fshatit, nė njė kasolle tė errėt qė simbolizon vulėn e patriarkalizmės. Nė darkė kuvendojmė nė errėsirė dhe nganjėherė i zoti i shtėpisė ndez njė copė pishe pėr tė parė fytyrėn time. Fjalė tė pakta dhe tė matura, si dhe nevoja tė pakta qė me zor plotėsohen. Aty errėsira dhe heshtja herė-herė trembet nga ndonjė e lehur qeni ose nga notat monotone tė ndonjė ēiftelie.
Malsori thotė se ka qenė kudoherė me shtatė krajlat dhe me atė qė sundonte kalanė e Shkodrės. Nderi ėshtė mbi tė gjitha. Besa dhe mikpritja janė dy nga karakteristikat e ēmuara tė traditave tė malsorėve.
“Shkodranet nuk janė tė mirė, se kur zbresim nė qytet ata nuk na kthejnė sytė, ata tallen dhe na pėrbuzin. Po kur vijnė kėtu ne i presim me ēka mundemi.” Kėshtu mė thosh njė malsor i urtė, i cili mė numėronte bajraqet e njė kohe qė perėndoi.
Dhe nė tė vėrtetė ajo kohė perėndoi pėrgjithnjė. E ē’kishin bėrė regjimet e kaluara pėr tė dhe pėr kėtė popullatė? Hiēgjė. Veēse qė kanė shtuar mė shumė varfėrinė dhe injorancėn dhe u kanė dhėnė njė nxitje mė tė madhe gjaqeve dhe pėrēarjeve. Shkolla hiē! Rrugė hiē! Asnjė interesim pėr popullin. Njė interesim vetėm pėr kapidanin ose pėr bajraktarin, qė kėta t’u shėrbenin klikave shtypėse. Xhandarėt, kryeplaku, hoxha ose pruti, nėpunėsi ose inspektori bėnin ē’u thosh bajraktari ose kapidani, dhe kėta pėr popullin ishin Perėndia. Kėta pėr popullin ishin frika. Taksa mbi taksa, shtypje mbi shtypje detyronin njė pjesė tė kėsaj popullate tė dėgjonte qorrazi “autoritetin” qė u imponohej me forcė. Njė ishte qėllimi i autoritetit qeveritar nė ato vende: tė pėrēante, tė shtonte farėn e terrorit. Dhe nė kėto kushte si mund tė shpėtonte malsia nga zinxhirėt e fortė tė patriarkalizmės? Nėse ndonjė pėrparimtar kėrkonte tė ndizte njė ēikė dritė nė kasollet e errėta, ishin vetė autoritetet qė shtynin tė tjerėt ta poshtėronin kėtė pėrparimtar. Edhe ata qė vinin nė ushtri, kur kthehesin prapė aty ku kishin lindur, ē’tė binin nga edukata e ushtrisė, pėrveē mėsimit pėr tė qenė mė tė disiplinuar pėr t’iu nėnshtruar shtypjes?
Ndodha nė Pukė kur niseshin rekrutet pėr nė ushtrinė kombėtare. Njė pėrgjegjės i mblodhi dhe u tha midis tė tjerave: “Ju nuk po shkoni mė nė ato ushtri qė ju bėnin tė ktheheshit mė nė errėsirė dhe mė nė konfuzion sesa ishit: Ju po shkoni nė njė shkollė. Atje do tė mėsoni shumė gjėra qė do tė jenė tė vlefshme pėr veten tuaj dhe pėr kėtė vend kaq tė mjerė. Kur tė ktheheni ju do tė jeni nė pararojėn e ndriēimit tė vėllezėrve tuaj. Ju do tė jini ata qė do tė ndihmoni shumė tė lėvizė popullata e kėtyre vendeve, mbi kurrizin e sė cilės regjimet e kaluara hidhnin gjilpėra morfine pėr ta mbajtur nė letargjinė e pėrjetėshme.. .”
Dhe me tė vėrtetė, kur tė kthehen kėta ushtarė, do tė jenė ata qė do tė copėtojnė vargonjtė e rėndė tė patriarkalizmės.
Tani vjen pyetja: Ē’efekt do tė bėjnė reformat e mėdha kombėtare nė Pukė dhe nė Dukagjin, nė Lezhė dhe nė Tropojė, nė Mirditė, nė Malėsinė e Madhe dhe nė Gjakovė? Bajraqet dhe kapedanėt, vojvodėt, princėrit, qė me florinė e huaj forconin zinxhirin e skllavėrisė, u shpartalluan. Malėsoret brenda kėtyre dhjetė muajve kanė parė nė mes tė tyre partizanin e Shqipėrisė tė zbathur e tė leckosur, por tė fortė si arma qė mban nė dorė, tė urtė e tė duruar si ylli i shkėlqyer qė mban nė ballė. E dashurojnė dhe e respektojnė se tek ai shohin njė vėlla pėrkrahės dhe njė mbėshtetje pėr tė drejtat dhe sigurimin e tyre. Malsori e adhuron trimin.
Malsori ėshtė i drejtė dhe i pastėrt si era e maleve qė mbush mushkėrite e tij. Pėr herė tė parė ai sheh qė flitet pėr tė, qė punohet pėr tė, qė i jepet ndihmė nga ana e qeverisė, megjithė vėshtirėsitė e mėdha. Ndihma mė e madhe nuk ėshtė as kilua e misrit, as gramėt e kafesė ose tė sheqerit, po shkulja nga damarėt e tij e frikės nga qeveritari.
Unė nuk mund tė shtroj kėtu problemin e shpėrnguljes pėr ata malsorė qė s’kanė tokė dhe qė s’mund tė rrojnė aty ku lindėn, por dua t’u pėrgjigjem disa armiqve tė demokracisė dhe tė popullit, qė pėrhapin parulla, si pėr shembull: “Po tė vejė malsori nė njė fushė vdes nga malarja.
Qindra familje malsorėsh nga Kelmendi dhe nga Malėsia e Madhe kanė zbritur qė me kohė nė Bregun e Matjes, nė fushėn midis Lezhės dhe Milotit, dhe aty jetojnė. Punojnė tokėn duke bėrė bukėn e vitit dhe pasi e korrin kthehen prapė nė Malėsi. Disa prej tyre janė instaluar aty dhe kanė pėrmirėsuar shumė standardin e jetės, se kanė bėrė ndonjė shtėpi, kanė veshur ndonjė kėmishė dhe kanė ndezur ndonjė llambė nė shtėpitė e tyre. Kjo do tė thotė se malsori nuk vdes po tė punojė. Pėrkundrazi, me pune ky do tė bėhet zot i vetes dhe qytetar i lirė dhe i vlefshėm.
Por problemi i shpėrnguljes akoma nuk ėshtė paraqitur. Doemos qeveria jonė do tė interesohet dhe bile shumė pėr kėtė popullatė tė mjerė.
Pėr shembėll, po tė marrin Pukėn, toka e saj ėshtė e pasur dhe aty mund tė prodhohet shumė rrushi, gėshtenja, patatja e tė tjera pemė. Mirėpo fshatarėt gjer tani nuk e kanė punuar, se ata vetėm misėr mbillnin.
Lahuta e mizerjes nisi tė kthehet nė njė lahutė pune dhe reformash, dhe tingujt e saj oshėtijnė me krenari edhe nė kasollen mė tė errėt tė Malėsive tė Shqipėrisė.
Botuar nė vitin 1945
-
-
Qejfe! Paraja drejton...
Petro MARKO,
Eja, tė shkojmė gjėkundi tė kalojmė disa orė tė dehur. Tė ēmendur, tė lumtur. - Tė bėjmė. . . qejf! - Po ku? - Vemi tė pimė? - Po ku? - Nė daē te Miti. Nė daē te Dhori ose tek Tahsimi. Nė daē vemi ia shtrojmė me birrė nė "Nacional". Ose vemi tek Koliqi tė pimė verė. Apo nuk vemi tek Mahmuti qė ka njė raki rrushi qė tė merr nė qafė! Pastaj ka dhe njė lokal si nga ato ku dergjej dikur Omar Khajami. Eja tė vemi pimė... Vetėm kėshtu mund tė bėjė njeriu qejf kėtu nė kryeqytet. Duke pirė. Pi nė "London", pi nė "Bristol", nė pijetore "Vlora". Ku tė duash pi. -Oh mė fal! Jo ku tė duash. Vendet janė ndarė vetvetiu. Kushdo e ka zėnė folenė e tij. Kushdo ėshtė bėrė dhe familjar nė ndonjė kafe. Bie fjala "Bella Venezia" ėshtė njė vatėr familjare pun'e madhe! Pa shko ti ndonjė ditė atje dhe ke pėr tė parė se do tė dallohesh si kau balash. Unė kur vete ndonjėherė, rrėmbej pastėn e ėmbėl dhe iki, se akoma atje s'ka marrė fund biseda mbi "doiēe kulturėn" e shkretė. . . Ose shko nė ta mban tė dielėn nė kafe "Berlini". Aman o Zot! Atje atė ditė, pėrveē qė fronat janė zėnė krejt, po tė them tė drejtėn, atje bie erė luftė. Sheh njerėz tė skuqur, tė ruarė (nė kokė), tė veshur njėlloj, me kravata tė reja, qė kanė mbėrthyer tryezat dhe vėzhgojnė me egėrsi si tė tėrbuar ato femra tė pakta qė shkelin me butėsi pllakat e bulevardit!
* * *
Pirja ėshtė "qejfi" i parė. Po pastaj? Pastaj ē'derė ėshtė e hapur? Doemos flas pėr ata qė rrojnė e bėjnė qejf... Ē'tė them? Ē'tė flas? Ē'tė mollois? Thomėni, nga t'ia mbaj? - Nga "Brraka"? Nga rruga e burgut! Nė "Ferrara"? Nė... Nė... Ku? Kudo qė tė shkel: njė lloj! Po atje bėhet "qejfi". Atje derdhen tė hollat! Atje digjen zemrat. . . "Zemra mė pikon gjak!..." E shkreta zemėr! Nuk e di qė ka humbur formėn e saj. Ėshtė copėtuar. Dhe megjithatė goja e lirė tė bėrtet: "Ma dogje zemrėn!" Eh, ē'zemėr moj lumėmadhe! Apo dallga e jetės tė ka hedhur kėtu? Tė ka vėrvitur pa mėshirė! Dhe ti qesh. Qesh pa ditur pėrse. Ēdo njeri e "dashuron" . Ēdo xhep e zbraz. Po pėr vete ē'je? Si rron? Si u ndodhe ketu? - He, ha! Eja tė pimė! Ha, ha! Eja, eja... Dikur kam qenė vajzė. Mė gėnjeu "ai". S'mbaj mend gjė. Vetėm lėndinėn ku u rrokullisėm midis barit tė njomė. . . dhe pastaj lotėt e mi. Dhe pastaj! Eh, eja tė pimė! Dhe pastaj unė e gjora pa njeri, pa pare, oh! Pa pare, pare, pare! Dhe pastaj eja, eja... ma dogje shpirtin! Pare! Dhe ti e zbraz xhepin. Bėn qejf. Qejf nė kryeqytet. Ku tė duash. Pėrveē, "shteteve tė lira", tė njohura nga "Lidhja e Kombeve", nga Bashkia dua tė them, ka shumė autonomira tė tjera, tė fshehura, tė panjohura, nga dalin tėrė sėmundjet e botės. Po tė doni pyesni Dr. Panon ose Dr. Kėrēikun dhe ata do t'ju thonė pėrqindjen e tė "plagosurve" nėpėr betejat e "shteteve tė paregjistruara" - Ē'tė bėsh mor zot. Varfėri! - Ē'varfėri mor lum? Varfėri mendore, varfėri morale! Hiē gjė mė tepėr. Pyet po tė duash ndonjė karrocier, ose ndonjė. . . Thuaji: "Jam jabanxhi. Kam nevojė pėr njė... do tė ta paguaj mirė. Dhe ti ke pėr tė marrė hakun tėnd!" A di se ē'ka pėr tė tė thėnė? -Po, po zotni! Peqe! Sa tė duash! Dhe tė cakton orėn. Dhe ti vete atje ku s'e di. Ēuditesh kur sheh. . .Lėre mos e nga! Po tė kesh ndėrgjegje, ikėn! Ikėn me zemrėn tė copėtuar. Po tė jesh i fortė pyet: - Po pse keshtu moj e gjorė? - Nevoja, nevoja zotni! Qejf! Duman! Qejf nė kryeqytet...
* * *
- Ku tė vesh? Ku tė bėsh qejf? - Ja nė kinema, ja nė kafe, ja nė...! - Flas me ty qė je i lirė. Po familja ku do tė argėtohet? Ku do tė shkoje ndonjė orė me prehje? - Ja nė "Gloria", ja nė "Nacional", ja nė "Rozafat" . . . Hiē gjė mė tepėr. Ose ne "Kursal" pėr ndonjė birrė tė ftohtė, ose ndonje shėtitje. S'ka mė. S'ka teatėr! S'ka park! S'ka gjė. * * * Po rinia ku e kalon kohen? - Ah, ah dhe ah! Shko mor ndonjė orė, kur tė duash, natėn ose ditėn, nė "Sallon bilardo amerikan". Shko, pash Zotin! Ke pėr tė uluritur. Do tė shikosh atje se si djelmėria shkel mbi dhoga tė kalbura. Do tė shikosh atje njė lopatė tė madhe qė hap varrin e karakterit dhe moralit. Atje do tė shikosh me sytė e tu drejtimet e reja tė gjeneratės sė re. Gjithashtu dhe nė kafene "Sporti". Atje me tė vėrtetė "sporti" pėrparon. Pėrparon pėr vdekje. Dhe sidomos studentėt, "sportin" e ndjekin me zemėr. . Qejf mor zot, qejf mu nė zemėr tė kryeqytetit. Qejf pa fre, pa kontroll. Paraja drejton. ..
Botuar mė 1937
-
-
Prefektura ku?
Petro MARKO,
Prish shtėpi e ndreq kasolle, apo mishi tė piqet dhe helli tė mos digjet? Cilat nga dy palėt ka tė drejtė? Korēė, 14prill 1936. Ku do tė ngrihet godina e re e prefekturės? Nė "hyqymetin" e vjetėr, nė bulevardin e madh, apo ku? Prefekti, qė e mori pėrsipėr si inisiator i kėsaj vepre tė lavdėrueshme, heshti dhe hesht. Ai nuk do tė ikė nga Korēa pa filluar punėn, pa hedhur tė paktėn themelet e prefekturės sė re. Se kushdo qė ka qeverisur Korēėn, e ka menduar mirė kėtė gjė, ka dashur tė ngrejė ndėrtesėn qeveritare, po pėr arsye tė ndryshme dhe grindjet qė u shfaqėn tani, nuk guxoi kush ta hapte kėtė fushatė. Vetėm z. Prefekt, i cili i njeh shumė mirė Korēėn dhe korēarėt, vendosi ta ngrehė prefekturėn, vendosi ta lėrė dhe kėtė kujtim tė madh nė qytetin qė aq vjet qeverisi. Po ku? Nė ē'vend tė qytetit do tė ngrihet pallati madhėshtor i prefekturės? Kėtu qėndron halli, kėtu vėrtitet gjithė tema e grindjes, gjithė biseda e pėrditėshme.
Prefekti hesht, se ai e di vetė, ai sheh larg dhe para se ta fillonte kėtė fushatė, ai i kish menduar tė gjitha. Mirėpo Korēa ėshtė ndarė nė dy ballė dhe pret me padurim qė tė vendoset vendi i pėrshtatshėm pėr ngrirjen e godinės sė re. Cilėn anė do tė kėnaqė prefekti? Vallė a do tė mund tė gjejė njė zgjidhje tė pėlqyeshme pėr tė dy anėt? Nuk ėshtė shumė zor, po as dhe shumė kollaj. Se qė tė dy palėt e kanė marrė me inat punėn, dhe nėse ngritja do tė vendoset nė bulevard, ose afėr Bankės, ose nė zemrėn e Korēės, pjesa tjetėr nuk do tė durojė dot. Do tė thotė se lagjja e tyre ka vdekur, se lagjja e tyre pėrtej lumit kėrkon tė zhvillohet. Dhe mėnyra mė e mirė dhe mė e lehtė ėshtė ngritja e godinės te "hyqymeti i vjetėr", domethėnė afėr burgut. Dhe parashtrojnė shumė arsye tė tjera, midis tė cilave thonė se vendi ku do tė ngrihet prefektura ėshtė vend qeveritar, kėshtu qė shpėtohen shpenzimet pėr blerjen e njė vendi tjetėr. Thonė se aty kish qėnė edhe nė kohrat e vjetra. Thonė se po s'u ngrit dot atje prefektura, ajo lagje e madhe ėshtė e destinuar tė vdesė. Ngulin kėmbė se kanė edhe njerėz qė interesohen me gjithė shpirt. Se sheh aty afėr disa tregtarė tė vegjėl qė janė mbytur nė borxhe, i sheh tė nėnshkruajnė dhe tė paguajnė pėr ndihma fr. ari 200 e 300. Ku i kanė gjetur, ata e dinė. Pjesa tjetėr, qė ėshtė pothuajse gjithė Korēa kėtej lumit, insiston me kėmbėngulje qė godina duhet tė ngrihet medoemos ja nė "Zemrėn e Korēės", ja afėr bankės, ja kudo gjetke. Veē te burgu ose nė Tavor tė mos ngrihet, se atje pėrveē qė . ringjallen disa (ngjarje) tė shkuara,atje pėrveē qė ėshtė njė vend i papėrshtatshėm fare pėr njė godinė kolosale, atje pėrveē qė tregu, pjaca dhe lėvizja janė larg, por s'mund tė ngrihet atje, se thonė qė vendi i afėrmė ėshtė i bejlerėve me fuqi, tė cilėt nuk duhet tė bėjnė ē'tė dėshirojnė ata sot qė jemi tė lirė nė njė monarki demokratike. Shumica duhet tė fitojė, thonė, dhe prefektura duhet tė ngrihet atje ku meriton. Nuk mund tė pėrēahet Korēa tani pėr interesat e dy ose tre personave. Dhe kjo, thonė me zemėrim, ngjet se dalin nė mes njerėz ngatrestarė, njerėz me fuqi, qė shikojnė vetėm interesat e tyre personale.
Botuar nė vitin 1936
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt