Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry Kronikë e një vrasje të paralajmëruar

    KRONIKË E PARALAJMERUAR VRASJE

    Nga GËZIM LLOJDIA



    FSHATI KU NDODHI NGJARJA


    Narta është fshati,që fillin e ka të lidhur me lagunën.Në dajlan gjuhet peshku,kapen ngjala,që të llapashitet nëpër duar.Vreshatat e Nartës kanë patur ajkën e verës,që të zë trutë.Verë e kuqe,brusko,e adhtë.Që prej motesh në këtë vend familja e Mihal Papës kishte mbjellur 560 rrënjë ullinj,kishte 40 dynym tokë,shtëpi dykatëshe,që popullohej nga 3 djem dhe katër vajza.Kështu,Narta është kjo vendlindja me vreshta të harlisur,mbytur nga gjelbërimi,ishulli i Zvërnecit,laguna me gjallesa,mbrëmjet e largëta.Prisni këtu lindi,ajo,që shkoi për tu kuruar dhe ukthye e gjeti vdekjen në vendin e saj.Dosjet e sigurimsave u frymëzuan,duke shtremëruar të vërtetën,duke vendosur frikë,ankth,por e verteta,që njohin vëndasit është e vërteta e shuarjes së saj.Ajo ,në listën e vdekjes,ishte që ditën,që mbriti,ngase rregjimi nuk i shikonte me sy të mirë intelektualët.Dhe erdhi një bukuroshe si dëbor,iku me sytë plotë trishtim.Kur shkojmë në manastir çdo mesgushti atje ka një festë të vecantë,kthehemi dhe risjellim në kujtesë këtë histori.Këtu dhe më tej shkonte ajo.Ishte një vashëz e thjeshtë.Asgjë më shumë.Një intelektuale që studioi jashtë.Ishte një mësuese,fetare,katolike.Iku sygremisur.Iku e thyer në dysh nga dhimbja.Tashëm deti është po atje ku ka qënë.Peshkatarët zënë sërish peshk në dajlan.Nartiotët bëjnë sërish verë të mirë,por ajo nuk është .Tanimë ajo mund të ishte mbi 70 vjeçe,një bukuri e paprekur e shuar tinëzisht.Pesëmbëdhjet vjet më parë këtë histori ma rrëfeu një banor nga Narta.E besova,pastaj ai thirri të vëllain e saj.Ai erdhi nga Athina dhe më rirëfeua ashtu si më tregoi historinë nartoti.Zgjodha tharmin e saj.Hoqa dhe një pjesë ku shkrimtar bëri një novel për të ,kuptohet si mund të ishte ajo novelë e shkruar në atë kohë,që sipas të vëllait të saj ai libër i kishte bërë tepër zarare,por le ta lë në ndërgjegjen e tij për të reflektuar.Kështu që të shtunën e fundit që ishin në Nartë,unë u rrëfeva miqve të mi gazetarë,fatin e përhumbur të një vashëze.

    SHKURT NGA MIGRIMI

    Quhej Harikli Papa .
    9 vjeçe e bukura vajzë,si kumbull,shtatëhedhura me ecjen si zog dhe me sy kristali,thurte ëndrra lumturie,por ftohet nga dimërkeqi dhe në krahë të atit,përfundon në Itali,për ti shpëtuar sëmundjes.Në Bergamo,tek miku Xhakomo,Harikli gjeti strehë,për 26 vjet.Me fillimin e luftës,komunikimi u ndërpre.Gjatë këtyre viteve,Harikli rritet,formohet dhe Xhakomo kur e sheh të rritur mobilizoi gjithë financat e tij,që vajza shqiptare e tretur nga ftohma,të merrtë veten dhe të arsimohej.Ajo asnjëherë nuk pushon së besuari se vendlindja e saj,atdheu që gjëndej në luftë dukur do të çlirohej dhe ajo,do të kthehej,përsëri në vendlindje.Harikli studjon frengjisht dhe italisht,ndërkohë ka mbaruar lufta.Vajza nuk e dinte se në Shqipëri,i ati kishte oësuar fatin e shprosimit,por përtë mos ndërprerë buzagazin e vajzës,që ishte në prag të fikjes,mori vendmin që të mos i tregonte asgjë.Në vitin 1950,nëpërmjet zyrës së informacionit,mbas 7 vjetësh,vajza i përgjigjet.Ishte ndërkaq 15 vjeçe, me një lumturi qiellore.Përgjigja ndriçon rrugën e gremisur nga lufta.
    “Ndodhem në Bergamo,mos u bëni merak”.
    Ajo ka gjetur ndërkaq strehë tek murgeshat.Pasuria intelektuale e kësaj vajze të bukur,thelësia shpirtërore e kanë bërë,që të preferohet midis të tjerave dhe emërohet mësuese në fshatin Gazinuk të Bergamos.Gjatë kësaj kohe,familja rivendos korispodencën dhe e malluar për të bijën,kërkon,që ajo të kthehet në Atdhe.Ajo përgjigjet se ka shumë kohë,që ëndrron dhe është e emocionuar.Në vitin 1960 oficeri i marinës merr takim në Padova të Italisë,me autorizimin e prindërve dhe me miratimin e të dy palëve,vajza kthehet në vendlindje.Bukuriae saj,shpirti i pasur filluan të vënë në lëvizje,jo vetëm vendlindjen,vendin përrallor me ishullin,por me dajlanin, që rregjimi e kishte rrethuar me tela me gjëmba.

    KTHIMI I BUKUROSHES

    E krehur me flokët me vijë në mes,me zërin plot joshësi me mirësi në sy,e veshur me një fustan të bardhë me pika të zeza me një botë të pasur shpirtërore,kjo ishte e motra kur mbriti në Nartë,mbrëmjen e shtatorit 1961,tregoi i vëllai i Hariklitit.Banorët e fshatit e pritën jashtë gjithë kureshtje,ishte hera e parë që një vajzë fshati vinte nga përtej detit,pas një mungese 20 vjeçare.Të parën gjë që krye ishte porosia e Xhakomos :
    Mesa dime ne atje sundojnë komunistët,po ta ndiesh veten keq duhet të dalësh në fotografi shtrirë.Dhe ajo ashtu bëri.Doli shtrirë duke pasqyruar diellin e rregjimit të mbuluar prej kohësh nga re të zeza si vera e mbyllur në qelq.Por a mundej të kyçej Zoti,brenda katër murreve ?Rrëfen i vëllai se Harikliti thoshte :
    Këtu ndodhin gjëra të papëlqyera të cilat unë nuk i shikoj dot,më mirë të vdes.Jashtë në Itali ishte tjetër botë.Si do të na vejë halli ?Në shtator filloi punën si mësuese në gjimnazin Halim Xhelo në hyrje të qytetit.Kthehej nga shkolla dhe mbyllej brenda katër murreve të ftohtë të shtëpisë.Bukuroishja gjatë kësaj kohe kishte agstraguar një gjëndje të rëndë shpirtërore.


    PSE KAM QËNË JASHTË ,PASKAM FAJ ?

    Policia sekrete pas mbritjes së saj nisi survejimin.Në dosjen e saj fokusoheshin të dhëna.Një mëngjes pas shkolle,thirret nga kryetari degës së brendshme,i cili i thotë,që ajo të bëhet bashkëqpunëtore e sigurimit.Bile,kryetari i ka kërkuar me presion, që ajo të jetë bashkëpunëtore,për të vëzhguar Vatikanin,ngase dyshohej, kishte ardhur nga Italia,ishte strehuar tek murgeshat të cilat merrnin në mbrojtje njerëzit në nevojë.Po atë mbrëmje Harikli Papa i ka thënë të jatit se është në udhëkryq,se nuk mund të veprojë jashtë ndërgjegjes së saj,se i vjen turp dhe keq,sepse në botë nuk merren me këto gjërra,që i propozohen nga sigurimi i shtetit shqiptar.”Unë jam fetare, në kuptimin,që besoj dhe në ungjill thuhet se nuk duhet ti bëj keq tjetrit.,se ky është mëkat i madh,që dënohet nga Zoti.Unë jam brumosur me këtë brum dhe ndryshe nuk mund të bëjë.Harikli Papa,pozicionohet ne përgjigjen :
    JO!Për hakmarrje,policia sekrete përgatit mënxyrën,rrënimin e saj dhe planifikon vrasjen tragjike të saj.

    (vazhdon)..
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 27-03-2007 më 09:46

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    KRONIKË E NJË VRASJE TË PARALAJMËRUAR.

    Më 18 gusht 1965,Harilki Papa ,kthehej e vetme në shkollë,ecte më biçikletë si zakonisht.Në kthesën,pranë Pusit të Mezine,goditet nga një makinë “Skodë”,nga pjesa e prapme e saj,nga rimorkio me targë Dr.....Ju thye boshti kurrizor.Në spital i thotë të vëllait Th.Papa se,nuk kishte faj,por një shofer e kishte goditur,mundej qëllimishtë.Vdiq brenda ditës e vrarë nga dora kriminale e policisë sekrete,e cila e kishte dënuar,pse nuk kishte bashkëpunuar me atë.Sipas studjuesit F.M.Rrapaj,që e ka njohur,thuhet se bukuroshja ia ka shpjeguar gjithshka,i ka thënë se këta më shikojnë me sy të keq,duan të më vrasin,kam frikë”Këtu nuk jetohet,tjetër ishte Italia.





    VRASJA E DYTE

    Mbas vdekjes,policia sekrete përhapi fjalë se Harikli Papa ishte agjente e Vatikanit,por nuk përfundoi misionin e ngarkuar,prandaj Vatikani i kurdisi vrasjen.Këto fjalë u përhapën në të gjithë krahinën,së bashku me thëniet:” se agjentët,që nuk zbatojnë detyrat e ngarkuara,kështu e pësojnë.Ja cila është feja,ja cili është Vatikani”.
    Dhe për të bërë më të plotë kuadrin,një vit më vonë,vijnë në Nartë për të diskretituar të atin e bukuroshes së pafajshme.”Ne dimë se jotë bijë ka qënë agjente e Vatikanit,edhe ti ashtu je,por ne nuk të fusim në burg se je kërmë dhe na qelb burgjet tonë,të cilat janë qëndra edukimi.Zor të besohej edhe në atë kohë se një vajzë si ajo e kulturuar dhe e bukur të ishte agjente.Mjaft e besuan dhe thonin,se Vatikani ka njerëzit e tij këtu në Shqipëri,që nuk na e duan të mirën”.Policia,çdo gjë e kishte përgatitur mirë.Ndërkohë,Harikli e pafajshme,pa e gëzuar rinin e saj,u dogj për jetë se nuk pranoi të kryente misionin,që kërkonte policia sekrete,e cila edhe pas vdekjes mundohej ti harrohej varri,por familja që i lau qefinin,të pastër e mbante varrin në lagunë.Mirëpo lufta më absurde rrënimtare e klasave përvijohej më tej.Ende dyshohej se ajo bukuroshe ishte agjente e Vatikanit.,se ai e kishte vrarë.Prandaj me çdo mjet,policia sekrete,përpiqej,për ta mbajtur në hije personazhin e saj.22 vjet më vonë del një novelë më subjektin e saj si agjente të Vatikanit.Ndërkaq qyteti detar,vë në skenë edhe një dramë.Bisha përpara se ta haj,tregon më parë dhëmbët.Policia sekrete,kjo bishë e madhe e rregjimit,pas kërcënimit e vrau Hariklitin e pafajshme.Dy herë të vrarë,dy herë e pafajshme.Ky gusht,që pret mbrëmje vere,ku dielli perëndueshem zbret në lagunë është i tridhjet e dyti vit nga koha e largimit të saj. Të vërtetat,që sollën familjarët,nga Greqia erdhi i vëllai me foton e saj në dorë dha mundësi,për të rizgjuar të vërtetën mbi bukuroshen e Nartës,që ishte një vajzë e pafajshme, por e masakruar mizorisht prej policisë sekrete.Kur kam pyetur,një herë,pas viteve ’90:
    -Pse të mos besojmë se ajo ishte dërguar prej Vatikanit ?
    Një i afërm i saj më tha:Po të ishte kështu,Vatikani do të ishte interesuar për atë,por askush s’erdhi në varrezën e lagunës.Në varrin e saj nuk u shfaq asnjë murg i asaj kishe,dhe s’kishte arsye.Në varrin e saj është varrosur pafajsia.

    Kështu,kur muzgjet,puthin lagunën dhe ngjalat llapashiten në liqen,vetëm ëngjejtë në mugëtirë vizitojnë varrin e një bukuroshe të pafajshme.Dhe bëjnë kaq mirë, që e vizitojnë.Sepse ëngjëjtë ndoshta bëjnë një lutje , për të.O Zot i madh!Këtu prehet bukuroshja.Me shpirtin ikur nëpër qiej.Ndriço o Zot këtë copëz mermer,këtu nuk prehet vjeshta,as mashtrimi i gënjeshtërtë,por ajo bukuroshja.I ndriçoftë shpirti.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ka me mijra histori te tilla 50 vjetshi enverist i nderuar RTP..

    I pafajshem ishte dhe studenti nga shijaku.. po e vrane para disa ditesh Mafiozet e PPSH-se ose PS -se si quhet sot..
    dhe askush nuk flet.. sepse me ate kobure edvini me paulinet e tij i tha miletit.. ja se c'pesoni po te mos i bindeni direktivave tona..
    tmerr..

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Me te kerkuarit ne Shqiperi
    Nga iliria e para në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 00:46
  3. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •