ne balkanveb te gsh-se se ruco edvinit te bollinos se mafies vazhdon pacavuren e radhes kopili koplik..
a eshte zog gomarit ky apo hipokrit i regjur.. si thoni ju ..
--------
Aksioni Civil frikëson PD-në dhe PS-në
Nga Bashkim Kopliku
Në Shqipëri ka vetëm dy-tri parti të shpërndara në të gjithë vendin: PD, PS dhe LSI. Partitë e tjera janë ose praktikisht pa asnjë anëtar në bazë (si PR, PSD etj.) ose jo të shtrira në të gjithë vendin (si PDNJ, LZHK etj.). Ka shumë shqiptarë që nuk gjejnë veten në këto dy-tri parti: ata duan një parti ndryshe nga këto. Kjo mosgjetje e vetes, shprehet ose me pjesëmarrje të ulët në votime, ose me aderimin për kompromis të sforcuar, tek njëra nga këto parti. PD dhe PS kanë arritur që ta mbysin që në djep “forcën e tretë”, atë parti që pritet të jetë vërtetë ndryshe. Deri tani nuk kemi qenë të aftë për të konkretizuar idetë e sjelljet ndryshe, në një parti “forcë e tretë”.A mos AC mund të përdoret si një shtrat i lindjes së “forcës së tretë”, asaj që nuk do të ketë të këqijat as të PD-së dhe as të PS-së?! Ne shqiptarët kemi tendenca të krijojmë parti të forta, vetëm kur ato lindin me dhimbje, nga protestat, siç lindi p.sh. PD-ja, nga protestat e studentëve në 1990. Përse dhe protestat e AC të mos shpien në lindjen e partisë vërtetë ndryshe?!
Protestat e AC janë të pastra: kundër padrejtësive dhe perversitetit të pushtetit. Në bazë të AC është lëvizja Mjaft, që ka ditur këto vite, të protestojë me sukses, si kundër korrupsionit e ineficiencës galopante të PS-së në pushtet, si dhe kundër uzurpatorit të pushtetit aktual, berishizmit që u riciklua në pushtet në sajë të mashtrimit me megadushkun dhe me grabitjen e pasurisë kombëtare (me dhënien e tokës grabitësve të saj). Asnjë nuk është në gjendje të thotë një argument që të qëndrojë, kundër AC. E vetmja gjë që arrihet të artikulohet janë shpifje dhe diversione, si “përse nuk i ranë edhe PS-së kur ajo ishte në pushtet”, kur dihet se AC nuk ekzistonte, kurse Mjaft e pat “mbytur” fare PS-në, që në rrugët e Shqipërisë, e deri në institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të gjithë Perëndimit. Nuk ia vlen të merresh me sulmet kundër AC, se janë qartas sulme që nisen nga frika, nga tmerri se mos nga ajo lindë “forca e tretë”, ajo që do t’u merrte pushtetin, aq të lakmuar, edhe PD-së, dhe edhe PS-së.
AC po shihet me shumë frikë, sepse ajo arriti të mbledhë me mijëra njerëz (apo “me qindra”, qofshin), të premten, më 10.11.2006, në shi, para kamerave regjistruese të regjimit, në një atmosferë sulmesh e antimitingjesh (“parlamenti studentor” duket se është një formë e re e tyre).
AC po frikëson kryeministrin aktual, sepse lidhet me daljen e një force të tretë, një force që nuk do të bëjë pazare të pista, siç ka bërë në 1997-tën e mbrapa, PS-ja me PD-në. Janë ato pazare që i siguruan z. Berisha sorollatjen e lirë në majat e politikës shqiptare, edhe pas rrënimit dhe krimeve që pësoi ky vend, kryesisht për faj të tij. Një forcë e tretë bart rrezikun se do të çojë para drejtësisë reale, të gjithë fajtorët e “1997-tës”.
AC tani i duhet PS-së në luftën politike kundër PD-së, siç iu patën dashur anglo-amerikanët sovjetikëve, në luftën kundër Hitlerit, bashkëpunim ky që pati mbaruar duke u kthyer në një luftë në mes tyre, fill pas rrëzimit të Hitlerit. Po kështu, me rrëzimin e z.Berisha, natyrisht që do të fillojë lufta politike në mes AC dhe PS-së.
Duhet ta mbështesim dhe ta ruajmë me kujdes AC, që të mbetet kaq i pastër, kaq i drejtë sa ç’është tani në fillim—gjithnjë e fillojmë mirë ne shqipot, por e prishim më vonë: “tue u rritë e tue u çoroditë, si zogu i gomarit”, thotë një fjalë e urtë shkodrane. Forca e tretë do ruajtur nga infeksionet autoritariste e korruptive. Dy janë masat preventive më të domosdoshme për mbrojtjen nga këto infeksione: e para, kryetari i saj të jetë me mandat të kufizuar qartë në kohë (p.sh. të mund të jetë kryetar, jo më shumë se dy mandate radhas, e pastaj të mos ketë të drejtë as të jetë anëtar kryesie i partisë, për dy mandate të tjera), dhe e dyta, të lejohen qartas fraksionet në parti. Një parti e lirë, është më e fuqishme se një parti e udhëhequr nga një “dorë e fortë”, nga një diktator, sado jokompakte që të duket.
---
cfar humori..
.. po friksoka mustaf nano veliu edvin ruco doklen..
klyshi cakallit frikson kaprollin po dhe vet cakallin .. konkludon vegla bashkim..
sa poshte ra ky dy kembesh..
i ngrati fred xhafer kushedi cheq me kunatin..kte far zog gomarit..
Krijoni Kontakt