Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mir ja u ka ber ,na vjen veshtire kur i shikojme keta pordhace te kapardisen para kamerave.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    jam kurreshtar të dij që pas fjalimit të zonjës së nderuar Topalli, si do të ndiheshte Edi Rama po të kishte qenë në parlament, mbase qendrimi i zonjës Topalli ka qenë më se burrëror e kjo i mungon edit.

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Urime urime, hajde ti bejme qejfin vetes. Rrofte Top-alli rroft Sala, rroft Demokracia e Lire Shqiptare, rrofte Sala dhe i her.
    Doktorrin e kemi si shpirt. Ai mund te beheshe cdo gje ne jete, nga spiun, ne tradhtar, ne njerez teatri, aktore, doktorre milionere, por zgjodhi te merret me popullin shqiptar. Turp ata qe shajne doktrin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Meqe ka ditlindjen zonja topalli ...ene 100 te tjera!


    Sot kryetarja e parlamentit mbush 43 vjeç. Si do e festojë


    Jozefina Topalli, të gjitha sekretet e ditëlindjes





    Roland QAFOKU

    Për herë të parë që kur ka marrë detyrën e
    kreut të Kuvendit, Jozefina Topalli është detyruar të ndryshojë agjendë. I duhet të ishte sot në Bruksel për një takim në Parlamentin Evropian, por lutja e të birit Genar e ka tunduar shumë. "Mami, ti sot ke ditëlindjen, rri të festojmë bashkë". E kush do të ishte ajo nënë që do të refuzonte. Gruaja që për javë e muaj të tërë ka përballuar sulme frontale prej korit të burrave, më në fund është dorëzuar përballë një mashkulli të vetëm, që në këtë rast është i biri 11 vjeç. Ajo mbush sot 43 vjeç dhe me një lloj ngritjeje "duarsh lart" ka vendosur të festojë brenda metrave katrorë të familjes. Por, femra e parë në historinë e Shqipërisë e ulur në karrigen e numrit dy të shtetit, i është përgjigjur edhe ca lutjeve të tjera bash aty në selinë e Kuvendit. Aty ku në një ditë të zakonshme pune, situata jo vetëm nxehet, por është pak të thuash që shpesh shkon deri në gjendjen e inkadeshencës. Janë rreth 50 punonjës të stafit të shefes së Kuvendit që kanë përgatitur ca surpriza, të cilat në mos janë një lloj relaksi, të paktën janë një moment puhize qetësi-ndjellëse në megastresin e një detyre që për ca mendojnë se duhet t'i rrinë sa më larg.
    Sekretet e një ditëlindjeje
    Ia nisim me stafin në fillim. Nëse i pyet punonjësit e Kuvendit, gjithë konspiracion të ngrenë supet. "Nuk dimë gjë, nuk do vijmë në punë, nuk merremi me këto", të thonë gati si në kompleks muzikor. Por ka edhe nga ata që e përziejnë me kënaqësinë edhe një lloj feste si kjo. "Po", na thotë për "Tirana Observer" një nga të 50-tët e Jozefinës. "Respekti ynë për kryetaren na detyron të organizojmë diçka për ditëlindjen. Ajo mbush 43 vjeç dhe kemi vendosur të bëjmë një kokteil". Dhe ky njeri shton se ca gjëra janë sekret dhe ca mund t'i themi dhe tani. Ja për shembull, pasi kanë mbledhur ca para si në të gjitha stafet shqiptare në kësi rastesh, kanë vendosur të "ngrenë" një tortë gjigande. Mund ta quajmë stolinë e festës. Në të do të jetë pikturuar me krem logoja e Kuvendit dhe natyrisht edhe urimi për ditëlindjen e 43-të. Pastaj një këngë në kor për shefen dhe trokëllima e gotave do të jetë zhurma në një moment gëzimi. Në fakt, më kaq afër dhe lirshëm me Jozefinën nuk u bie më rasti. Në ditë të zakonshme ritmi është i lartë. Minutat vrapojnë dhe vetë puna ia fut sprintit. Mirë që janë orët në kyçet e duarve se aty mund të ngryseshin të gjithë.
    Zhozi dhe familja
    Djali bëri lutjen, por ç'kanë bërë të tjerët në familjen Topalli? Mësojmë se të gjithë kanë ndarë detyrat. Vajza Megi me organizimin e brendshëm. Vjehrra me gatimet e shtëpisë dhe bashkëshorti, Tonini, me prenotimin e një lokali në periferi të kryeqytetit. Një surprizë për "mamin" që shyqyr që e gjeti një herë kohën për ta. Ikën në mëngjes dhe vjen në darkë. Ah, meqë përmendem togfjalëshin "ikën në mëngjes" na u kujtua diçka. Kryetarja jonë e Parlamentit ecën në këmbë drejt zyrës. Del nga shtëpia pranë Librit Universitar dhe zbret në rrugë pa më të voglin problem. Badigardëve u ngrihen qimet e kokës përpjetë nga ky ritual. Detyra e tyre është të mbrojnë jetën e saj, por a mbrohet jeta e shefes që del pa pikë problemi në rrugë si gjithë të tjerët?
    Sa për dhuratat, një zot e di se ç'janë. S'ka ndërmend kush të tregojë. Por, duket se do jenë simbol i një kohe dhe moshe që mamaja e shtëpisë po kalon si triumf dhe në majë të karrierës. Sa për urimet, sa të marrin vesh se ajo ka ditëlindjen dhe kompanitë mobile do kenë festë. Të shohim se mos i dërgon urim edhe ndonjë mocionist. Ku i dihet.
    Defektet e Zhozit
    Socialistët mendojnë se Jozefina Topalli ka shumë defekte në formatin e saj si politikane. Ato nisin me tensionin që krijon gjatë drejtimit të seancës dhe vijon me provokimet në fjalimet e saj. Dhe nuk janë një e dy të majtë që e thonë këtë. Por krejt ndryshe mendojnë të djathtët. Për ta, Jozefina është duke u treguar vendin atyre deputetëve që kërkojnë të sjellin anarkinë në Kuvend, të imponojnë thyerje të rregullores dhe minojnë punën e mazhorancës. Por ç'mendojnë njerëzit e thjeshtë vallë për gruan e bukur me emrin miklues Jozefinë? Në Shkodrën e saj e vlerësojnë shumë, "i pinë dollinë" për kurajën dhe që ua rregullon qefin atyre opozitarëve. Por, ca të tjerë mund të kundërshtonin tërë ditën duke u thënë se ajo gjithnjë tenton të diskriminojë opozitën dhe këtë e bën për hir të diskriminimit që i është bërë familjes në komunizëm. Dhe mes kësaj beteje duket se fitues është filozofia e Neritan Cekës. "Askush nuk mund të ketë punë me këtë grua. Ajo po bën detyrën e vet. Por problemet që ka mazhoranca me opozitën i delegohen dhe i transferohen kësaj". Ky është përcaktimi më origjinal. E nëse është kështu, nuk është mirë që ca burra fshihen pas staturës së një gruaje që duam s'duam me shyqyr që është një femër. Të tjerat pak rëndësi kanë. Jozefina Topalli është thjesht një grua në karrierë dhe ylli i saj ka kohë që po ndrin. Fundja rrëzimi i dy mocioneve të mosbesimit tani është besimi më i madh që ajo i ka dhënë vetes.
    Po ç'defekt tjetër ka kjo grua. Dikush mund të thotë për ndotjet dialektore që ajo manifeston gjatë artikulimeve. Pjesëtarë të stafit të saj na thonë se "kryetarja" mundohet të shmangë sa më shumë fraza si "ulu - ndenju" apo "katërdhjetë". Po a mund ta flakë shkodranishten e bukur kjo grua që ka lindur, është rritur dhe ka folur për afro 40 vjet në shkollë, në rrugë e në familje këtë dialekt? Por ja moj Jozefinë, mund të thotë dikush me dashamirësi, ti duhet ta ndryshosh të folurën. Tani nuk je vetëm një shkodrane, por një kryeparlamentare që përfaqëson cep më cep gjithë Shqipërinë. Po sikur të gjithë të reflektonin krahinizmat e tyre në Kuvend? Atëherë na duhet të mësonim si një gjuhë të huaj, dialektet e njëri-tjetrit.
    Theçeri, Hillari Klinton dhe të tjera gra
    A i ka shkuar kujt ndër mend se me të ngjasojnë sjelljet dhe mënyra e prerë e aksioneve të Jozefina Topallit? Shpeshherë e kemi dëgjuar të krahasohet me Theçerin. Kjo grua që për 11 vjet Anglia e quajti të hekurt "jo"-të dhe "po"-të i tha me zë të lartë. Na kujtohet një grevë e çuditshme dy dekada më parë e ca minatorëve anglezë në një galeri në fund të tokës. Bënë ca kërkesa të habitshme që s'kishin lidhje me qeverinë. Gjithë teka e naze, gjithë mllef dhe krejt pa lidhje, duke kërcënuar deri më vetëflijim me jetën e tyre. A e dini se ç'përgjigje dha Theçeri në atë kohë: Më thoni kur të vdesë i fundit!
    Mësojmë se idhulli i Jozefinës sonë është pikërisht kjo grua e hekurt. Natyrisht, Jozefina shqiptare s'ka lidhje me shprehje të llojit "më thoni kur të vdesë i fundit". Por e prera e saj në sjellje padyshim na krijojnë imazhe të përafërta. Po ka edhe një idhull tjetër që është aktive në politikë. Quhet Hillari Rodham Clinton, një grua që aspiron të jetë presidente e SHBA-së në zgjedhjet e reja. E veçanta është se Zhozi këtë grua model e ka takuar dhe ky lloj fati ia ka shtuar dhe më shumë kërshërinë ta ketë atë një idol të vetin në politikë. Me apo pa idhuj, e hekurt apo delikate, Jozefina Topalli tashmë ka krijuar formatin e saj si politikane e pjekur. Dhe, sot kur mbush 43 vjeçe, ndoshta do të kthejë kokën pas e të kujtojë atë ditë të vitit 1996 kur iu fut politikës. Një fushë që të parët e saj ndritën plot shkëlqim, por që idealet dhe dëshirat ua prenë në mes. Dhe duket se gruaja e hekurt Topalli nuk po bën gjë tjetër veçse po vazhdon të ecë në atë rrugë që la në mes gjyshi i saj 60 vjet më parë.

    JETESHKRIMI

    Emri: Jozefina
    Mbiemri i vajzërisë: Çoba
    Mbiemri aktual: Topalli
    Ditëlindja: 26 nëntor 1963
    Mosha: 43
    Edukimi: Diplomuar në Matematikë dhe Jurisprudencë
    Gjuhët e huaja: Anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht
    Gjendja familjare:
    E martuar dhe ka dy fëmijë: Megin 18 vjeç dhe Genarin 11 vjeç.
    Karriera në punë
    Në vitet 1992-1995 ajo punoi në Dhomën e Tregtisë në qytetin e Shkodrës dhe në vitet 1995-1996 ishte kancelare dhe pedagoge në universitetin " Luigj Gurakuqi".
    Karriera në politikë:
    Si kandidate e Partisë Demokratike, bashkëqytetarët e saj e zgjodhën përfaqësuesen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për katër legjislatura radhazi
    1997, zgjidhet nënkryetare e PD-së.
    2002, është anëtare e Këshillit të Evropës
    Shtator 2005, zgjidhet Kryetare e Parlamentit

    Jozefina per here te pare

    ¨ Jozefina Topalli është e para grua që mban detyrën e lartë të Kryetares së Parlamentit.

    ¨ Jozefina Topalli është e para politikane ndaj të cilës brenda një kohe të shkurtër i janë paraqitur dy mocione mosbesimi.

    ¨ Jozefina Topalli është e para kryetare e Kuvendit që ka publikuar fotot e parlamentarëve të viteve '20-'30 në një ekspozitë në ambientet e Parlamentit.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Etika dhe politika

    Prof. Dr. Gëzim KARAPICI


    Sot, në prag të Krishtlindjeve, desha të ndaja me lexuesin disa reflektime personale mbi etikën, e cila po i mungon politikës shqiptare. Në se vëzhgojmë me kujdes politikën aktuale të kryetarit të Partisë më të madhe të opozitës, dhe njëherazi dhe kryetarit të Bashkisë më të madhe të vendit, vëmë re se politika e tij dhe e atyre që i shkojnë pas, është kryesisht shprehje e etjes për pushtet, me moton: të fitohet me çdo mjet, edhe me koston e zhvlerësimit të çdo principi moral dhe etik. Por disa nga protagonistët e opozitës së bashku me udhëheqësin e tyre shpirtëror duhet ta dinë se një nga gjërat më të vështira sot është të bësh politikë, duke mbetur me integritet dhe i ndershëm. Për fat të keq ato që në karakterin e njeriut quhen defekte e mungesë vlerash, këta politikanë duan t'i shesin për vlera dhe merita. Fjalë të tilla si respekti, njerzillëku, ndershmëria, sinqeriteti, drejtësia, këta pseudopolitikanë jo vetëm që i kanë fshirë nga fjalori i tyre, por ajo që është më e keqja, kërkojnë t'i shesin si gjëra qesharake e që s'kanë lidhje me të bërit politikë. Me këto sjellje ata dinjitetin e tyre po e zhvendosin gjithnjë e më larg, aty në atë vend të humbur ku dikur kishte folenë turpi.

    Por populli, pra sovrani është ai që jep verdiktin, se cila qeveri do të drejtojë. Nuk ka popull të majtë e të djathtë, por ka vetëm popull të drejtë. Ai e di se kujt do t'ia japë votën sipas parimit: kush është më i dobishëm për t'iu përgjigjur kërkesave të tij për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze, për të vënë në vend padrejtësitë që i janë shkaktuar nga politika antipopullore e periudhës komuniste dhe e gabimeve të periudhës së demokracisë së brishtë.

    Socialistët u larguan nga pushteti me votën e 3 korrikut jo për simpati apo antipati ideologjike, ata u larguan se gabuan rëndë, sepse pikërisht u larguan nga etika politike, duke e transformuar vendin në një makineri të pamoralshme në të gjitha aspektet, duke e zëvendësuar moralen me të pamoralshmen e frikshme: pasurim të shpejtë e me çdo mënyrë, edhe me vjedhje, edhe me trafiqe, edhe me prostitucion, duke ia shitur shpirtin të paudhit.

    Një problem tjetër që ka të bëjë me etikën parlamentare është dhe fakti i harresës, se shteti është si njeriu, se në rrugën e zhvillimit, atij i duhet të bëjë një rrugë të gjatë, drejt formimit, përgatitjes për sfidat që e presin.

    Ne harrojmë se shteti nuk është ndërtuar mbi parimin leninist, d.m.th. që mbi gërmadhat e shtetit të vjetër ngrihet shteti i ri. Se ku i çoi kjo politikë vendet ish-komuniste dihet. Por po të harrohet, mund të shkohet përsëri në një '97 të dytë - siç ëndërrojnë me sy hapur skifterët e politikës dritëshkurtër majtiste.

    Duke u kthyer në retrospektivë, ne harrojmë që shteti shqiptar në kuptimin e shtetit me një parlament që bën ligje, ka më se 80 vjet jetë. Të harrosh këtë në politikë së paku mund ta konsiderojmë mungesë etike.

    Zonja Kryetare e Kuvendit, me shumë finesë, me ekspozitat fotografike të parlamenteve të mëparshme, ka kërkuar të evokojë e të zgjojë në ndërgjegjen e parlamentarëve tanë pikërisht këtë gjë: shteti ligjor shqiptar është një qenie e gjallë, me shpirt e me vlera në kohëra, që jo vetëm duhen respektuar, por ka shumë për të mësuar.

    Para pak kohësh, duke kërkuar për një ligj për "shpifjen, gjeta Ligjin e Republikës së Irlandës të vitit 1961. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte, se ky Ligj i referohej akteve ligjore të ish-shtetit të Mbretërisë së Bashkuar Britani e Madhe dhe Irlandë, që fillonin nga vitet 1818 deri në vitin 1891. Po kështu, shihni ligjin e arsimit të lartë italian, ai e fillon që me Ligjet kur Italia ishte Mbretëri.

    Po i bëj vetes, por edhe të nderuarve deputetë, një pyetje: a do të vijë ndonjë herë koha të reflektojmë se dhe ne kishim një republikë, e cila më pas u kthye në mbretëri, e që ky shtet shqiptar në rrugën e vet drejt përparimit eci me ligje.

    Sapo u aprovua në Parlament Ligji i ri konçensioneve. Shumë janë lodhur ata të Ministrisë për të përkthyer një ligj të huaj, për t'ia përshtatur kushteve të vendit tonë, por është për të ardhur keq se ata nuk e dinë që ka pasur që në vitin 1925 një ligj të tillë, bile shumë të saktë e me shumë vlera. Sa etike dhe e moralshme do t'ishte që Ligji i sotëm i konçesioneve të fillonte ashtu siç bëhet me ligjet e atyre vendeve që ne synojmë t'i ngjajmë. Përse vallë nuk ndodh kjo? Mungesë njohurish, mungesë vullneti, apo mos vallë nuk na lejojnë vendimet e Kongresit Famëkuq të Përmetit?

    Ne e kemi për nder kur themi që kjo familje është e vjetër, duke kujtuar gjyshërit e stërgjyshërit, por pse mos ta tregojmë me fakte që dhe shteti shqiptar, kjo qenie e gjallë, herë e plagosur, herë në agoni, por gjithnjë pa e humbur shpresën për një të ardhme më të mirë, ka pjesët e saja të ndritura edhe në drejtim të ligjeve, bile shpesh të shkruara me një cilësi e profesionalizëm që të mahnit.

    Duke u kthyer dhe një herë në çështjen e ditës, atë të bojkotit pa kuptim të skifterëve majtistë, nuk është vështirë të arrihet në konkluzionin e mëposhtëm:

    Në se politika nuk lidhet me etikën, siç po bën sot opozita, apo më mirë pjesa intransigjente e saj, duke ecur me moton, se ajo që ka vlerë, nuk janë idealet e drejtësisë, por marrja e pushtetit me çdo kusht,… edhe me gënjeshtra, edhe me manipulime, edhe me dhunë po qe nevoja, duke e bërë të bardhën të zezë, fundi është i pashmangshëm, është ai i 3 korrikut 2005.


    Opozita nuk mund e nuk duhet të veprojë sipas parimit o gjithçka o asgjë, e të sillet sikur s'ka ç'të humbasë, sikur i ka humbur të gjitha, bile edhe dinjitetin e vet. Kush mendon kështu nuk është gjë tjetër veçse një terrorist potencial. Të mohosh këtë të vërtetë elementare është si të bëhesh bashkëfajtor në prapësitë e ardhshme. Në këtë vigjilje Krishtlindje, me sinqeritet do t'i bëja thirrje opozitës që të bëhet e ndërgjegjshme për fatet e vendit, sepse vetëm kështu, duke u shkëputur nga meskinitetet e kota ajo do t'i sjellë prosperitet të ardhmes së saj, por në radhë të parë të gjithë shqiptarëve. Unë kam bindje se pozitë - opozitë do të gjejnë forca për ta kapëcyer këtë ngërç e për ta çliruar një herë e përgjithmonë politikën shqiptare nga tensione të panevojshme, e mjaft të rrezikshme. Çdo luftë përfundon me paqe, pra në tavolinë. Thirrja ime në këtë vigjilje Krishtlindje është: Le të bëjmë në fillim paqe, le të ulemi në tryeza bisedimesh. Vendi nuk ka nevojë për luftra, të cilat nuk kanë fitimtarë, por vetëm të humbur.





    RD

  6. #26
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Skane faj ato azmatiket qe bllokojne e i bin bilbilave e shajne e zihen. Se e vrane ate qe u q . inte nenen drru edhe ju dinte tera pislliqet ktyre forcave te kuqe.
    Qe jane fry si dema te gjithe duke vjedhur parate e popullit e tani kane ftyre edhe dalin ne tv edhe bejne si te nershem.
    Azemi ju q inte nenen ktyre nuk ndiheshin qe ishin gjalle.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Nje femer fisnike, e edukuar, me karakter serioz. Eshte edhe simpatike. Nje grua si kjo te me qellonte mua kur te vij koha.

    Fjalim i Jozefina Topallit
    http://www.youtube.com/watch?v=LMtUQj9EeWk

  8. #28
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Citim Postuar më parë nga arvanitasi
    jam kurreshtar të dij që pas fjalimit të zonjës së nderuar Topalli, si do të ndiheshte Edi Rama po të kishte qenë në parlament.

    Ka shume mundesi te mendonte per ndonje tentative vetvrasjeje.

    Tani Edi e ka mese te qarte qe gezon nje post qe nuk i takon aspak. Smund te jete me shume se ndonje drejtor komunaleje, e ndonje ndihmes trajner basketbolli. Te pakten njehere te vetme e ka koshiencen dhe ndergjegjien e paster.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Djal_Lacjan
    Nje femer fisnike, e edukuar, me karakter serioz. Eshte edhe simpatike. Nje grua si kjo te me qellonte mua kur te vij koha.

    Fjalim i Jozefina Topallit
    http://www.youtube.com/watch?v=LMtUQj9EeWk
    =======================
    Pajtohem me ty..
    Shqiperia ka fatin te ket nji Zonje sikur Zozefina Topalli e mir me te gjitha te mirat dhe ka shum admirim ne Bruksel asht e bukur mbrenda dhe jasht asht 200% Zonje.

    Rujeni fatin qe keni ....e paska ditlindjen i baft 126 vjet sikur Jean Calmant e Frances
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  2. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  3. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  4. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  5. Kryeparlamentarja Topalli viziton Kosovën
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •