Sekretari i FSHF-sė, Roland Mici, tregon prapaskenat e incidentit nė Burrel
Dhunė Memės se sbėmė favore
Leonard KARAJ
Incidenti i shėmtuar qė rrezikoi jetėn e shefit tė arbitrave nė FSHF, Sulejman Mema, ka pasur njė skenar tė parapėrgatitur. Sipas sekretarit tė federatės, Roland Mici, drejtuesit e KF Burrelit patėn kėrkuar si favor ndėrrimin e arbitrit pa asnjė pretekst. Por, Federata duke ndjekur rigorozisht rregullat, nuk pranoi tė bėhej palė duke i kėrkuar kėtyre tė fundit sigurinė e plotė tė arbitrave dhe drejtuesve tė FSHF-sė. Sekretari i Federatės, Roland Mici, ka theksuar gjithashtu se do tė merren masa shumė tė rrepta ndaj pėrgjegjėsve kryesorė pėr kėtė incident. I kontaktuar nė dalje tė Spitalit Ushtarak nga gazeta Tirana Observer, zoti Mici ka shpjeguar se Federata do tė paguante tė gjitha shpenzimet nė rast se doktorėt do tė vendosin qė Sulejman Mema duhet tė kurohej jashtė shtetit.
Zoti Mici, cili ėshtė komenti juaj pėr atė qė ndodhi dje (pardje) nė Burrel?
Ajo qė ndodhi tė shtunėn nė Burrel ėshtė njė ngjarje e cila nuk njeh precedent nė gjithė historinė e futbollit tonė. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė drejtuesit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, nuk bėhet fjalė pėr njė person tė famshėm tė futbollit, por bėhet fjalė pėr mungesėn e respektit qė gėzon kjo lojė nė disa fusha sportive tė vendit tonė.
Ju sapo keni dalė nga reanimacioni, a mund tė na thoni gjendjen shėndetėsore tė Sulejman Memės?
Pėr momentin zoti Sulejman Mema ėshtė nėn vėzhgimin e rreptė tė mjekėve. Sipas tyre, ai ėshtė ende nė njė gjendje tė vėshtirė. Unė personalisht e pashė nė gjendje kome. Pasi bisedova me mjekėt mė thanė se, zoti Mema kishte pėsuar njė dėmtim tė pjesės ballore tė kokės deri nė tru dhe njė pjesė pas veshit. Gjendja ėshtė realisht e vėshtirė. Gjithsesi ai do tė mbahet nė vėzhgim tė paktėn pėr pesė ditė tė tjera. Doktorėt siguruan se vetėm pas tri ditėsh mund tė shikojnė me siguri nė rast se ka pasur pėrmirėsim tė shėndetit tė tij apo pėrkeqėsim.
Ėshtė e nevojshme qė Mema tė kurohet jashtė shtetit?
Po ne si Federatė u sugjeruam mjekėve se nė rast se ėshtė e nevojshme qė zoti Sulejman Mema duhet tė shkojė jashtė shtetit pėr kurim, ne do tė marrim pėrsipėr tė gjitha shpenzimet. I kemi kaq mundėsi. Gjithsesi pėr momentin doktorėt na thanė se ai nuk duhet tė lėvizė nga krevati edhe pėr pak orė derisa tė vėrehet sėrish shėndeti i tij.
Zoti Sulejman Mema ka mbėrritur nė spital vetėm sot (dje), pse nuk ėshtė transportuar qė dje?
Pas mbėrritjes mbrėmė (tė shtunėn) nė shtėpi Mema ka pasur njė pėrkeqėsim dhe sot nė mėngjes (dje) ėshtė dėrguar menjėherė nė spital. Tek gjendja e komės, sipas doktorėve, kanė ndikuar edhe ilaēet e shumta qė ėshtė dashur tė kurohet zoti Mema pas incidentit. Arrita tė shoh edhe rezonancėn qė i ishte bėrė sot (dje) dhe shpresojmė shumė nė njė shėrim tė tij.
Pėr njė incident tė tillė, por me pasoja shumė mė tė lehta, Gramozi u ndėshkua keq nga Komisioni i Disiplinės, a do tė ketė njė penalitet tė tillė edhe pėr Burrelin?
Unė jam Sekretari i Pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe me mendimet e mia nuk dua kurrsesi tė ndikoj nė vendimet e personave qė pėrbėjnė Komisionin e Disiplinės. Gjithsesi besoj se vendimi do tė jetė shumė i rreptė.
Do tė shkojė deri nė pezullimin e KF Burrelit ose rėnien nga kategoria direkt pėr kėtė sezon?
Ju thashė qė nuk dua tė ndikoj me mendimin tim. Personalisht duke hequr sadopak vesturėn e sekretarit tė pėrgjithshėm, do tė jepja dėnimin maksimal pėr pėrgjegjėsit kryesorė. Incidente tė tilla nuk kanė tė bėjnė fare me futbollin shqiptar.
A keni pasur kontakte para apo mbas incidentit me drejtuesit e KF Burrelit?
Po kam pasur. Dhe, si pėr ēudi njė natė para ndeshjes, presidenti i Burrelit kishte kėrkuar qė Federata ti ndryshonte arbitrin e ndeshjes. Nė pak fjalė kishte kėrkuar gjoja njė favor. Dhe, unė personalisht i kėrkova njė tjetėr favor po kaq tė madh, sapo po ma kėrkonte ai mua. I thashė qė miqėsisht tė mos kėrkonte favore tė tilla qė nuk qėndronin as nė qiell dhe as nė tokė. Gjithsesi nė fund ne u ndamė shumė miqėsisht dhe ai mė siguroi se ēdo gjė do tė shkonte pėr mrekulli. Kurse ne si Federatė pėr rėndėsinė qė kishte ajo ndeshje dėrguam shefin e arbitrave, Sulejman Memėn, me qėllim qė askush nė fund tė mos kishte kontestime tė paktėn pėr arbitrat. Por ja qė ndodhi e kundėrta. Gjithsesi tashmė urojmė qė Sul Mema tė shėrohet sa mė shpejt dhe tė kthehet pranė tė afėrmve dhe miqve tė tij. Ndėrsa pėr sa i pėrket drejtėsisė, mendoj se pėrgjegjėsit do tė marrin atė qė vėrtet meritojnė.
Arrestohet dhunuesi i Shefit tė Arbitrave nė FSHF, Sulejman Mema
Komisariati i Policisė Mat ka arrestuar shtetasin Shpėtim Selim Ndreu, i vitlindjes 1968, lindur dhe banues nė Burrel, pjesėtar i stafit drejtues tė KS Burreli. Arrestimi i tij ėshtė bėrė pasi ka rezultuar tė jetė autor i goditjes sė shtetasit Sulejman Mema, pėrfaqėsues i FSHF-sė dhe pėrgjegjės i Sektorit tė Arbitrave. Nė momentin e ngjarjes Mema ka qenė duke diskutuar me trajnerin e ekipit tė Erzenit, Z. Dedja, kur ėshtė goditur me grusht nga shtetasi Shpėtim Ndreu. Ndėrkohė pėr incidentet e ndodhura nė pėrfundim tė ndeshjes nga Komisariati i Policisė Mat janė shoqėruar edhe 15 persona, tė cilėt kanė rezultuar tė kenė prishur rendin e qetėsinė dhe tė kenė hedhur nė fushė sende tė forta. Ndaj kėtyre shtetasve aktualisht janė duke u kryer veprimet proēeduriale.
Krijoni Kontakt