Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Dhuna ne stadiumet shqiptare!

    Sekretari i FSHF-sė, Roland Mici, tregon prapaskenat e incidentit nė Burrel


    “Dhunė Memės se s’bėmė favore”


    Leonard KARAJ

    Incidenti i shėmtuar qė rrezikoi jetėn e shefit tė arbitrave nė FSHF, Sulejman Mema, ka pasur njė skenar tė parapėrgatitur. Sipas sekretarit tė federatės, Roland Mici, drejtuesit e KF Burrelit patėn kėrkuar si favor ndėrrimin e arbitrit pa asnjė pretekst. Por, Federata duke ndjekur rigorozisht rregullat, nuk pranoi tė bėhej palė duke i kėrkuar kėtyre tė fundit sigurinė e plotė tė arbitrave dhe drejtuesve tė FSHF-sė. Sekretari i Federatės, Roland Mici, ka theksuar gjithashtu se do tė merren masa shumė tė rrepta ndaj pėrgjegjėsve kryesorė pėr kėtė incident. I kontaktuar nė dalje tė Spitalit Ushtarak nga gazeta “Tirana Observer”, zoti Mici ka shpjeguar se Federata do tė paguante tė gjitha shpenzimet nė rast se doktorėt do tė vendosin qė Sulejman Mema duhet tė kurohej jashtė shtetit.
    Zoti Mici, cili ėshtė komenti juaj pėr atė qė ndodhi dje (pardje) nė Burrel?
    Ajo qė ndodhi tė shtunėn nė Burrel ėshtė njė ngjarje e cila nuk njeh precedent nė gjithė historinė e futbollit tonė. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė drejtuesit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, nuk bėhet fjalė pėr njė person tė famshėm tė futbollit, por bėhet fjalė pėr mungesėn e respektit qė gėzon kjo lojė nė disa fusha sportive tė vendit tonė.
    Ju sapo keni dalė nga reanimacioni, a mund tė na thoni gjendjen shėndetėsore tė Sulejman Memės?
    Pėr momentin zoti Sulejman Mema ėshtė nėn vėzhgimin e rreptė tė mjekėve. Sipas tyre, ai ėshtė ende nė njė gjendje tė vėshtirė. Unė personalisht e pashė nė gjendje kome. Pasi bisedova me mjekėt mė thanė se, zoti Mema kishte pėsuar njė dėmtim tė pjesės ballore tė kokės deri nė tru dhe njė pjesė pas veshit. Gjendja ėshtė realisht e vėshtirė. Gjithsesi ai do tė mbahet nė vėzhgim tė paktėn pėr pesė ditė tė tjera. Doktorėt siguruan se vetėm pas tri ditėsh mund tė shikojnė me siguri nė rast se ka pasur pėrmirėsim tė shėndetit tė tij apo pėrkeqėsim.
    Ėshtė e nevojshme qė Mema tė kurohet jashtė shtetit?
    Po ne si Federatė u sugjeruam mjekėve se nė rast se ėshtė e nevojshme qė zoti Sulejman Mema duhet tė shkojė jashtė shtetit pėr kurim, ne do tė marrim pėrsipėr tė gjitha shpenzimet. I kemi kaq mundėsi. Gjithsesi pėr momentin doktorėt na thanė se ai nuk duhet tė lėvizė nga krevati edhe pėr pak orė derisa tė vėrehet sėrish shėndeti i tij.
    Zoti Sulejman Mema ka mbėrritur nė spital vetėm sot (dje), pse nuk ėshtė transportuar qė dje?
    Pas mbėrritjes mbrėmė (tė shtunėn) nė shtėpi Mema ka pasur njė pėrkeqėsim dhe sot nė mėngjes (dje) ėshtė dėrguar menjėherė nė spital. Tek gjendja e komės, sipas doktorėve, kanė ndikuar edhe ilaēet e shumta qė ėshtė dashur tė kurohet zoti Mema pas incidentit. Arrita tė shoh edhe rezonancėn qė i ishte bėrė sot (dje) dhe shpresojmė shumė nė njė shėrim tė tij.
    Pėr njė incident tė tillė, por me pasoja shumė mė tė lehta, Gramozi u ndėshkua keq nga Komisioni i Disiplinės, a do tė ketė njė penalitet tė tillė edhe pėr Burrelin?
    Unė jam Sekretari i Pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe me mendimet e mia nuk dua kurrsesi tė ndikoj nė vendimet e personave qė pėrbėjnė Komisionin e Disiplinės. Gjithsesi besoj se vendimi do tė jetė shumė i rreptė.
    Do tė shkojė deri nė pezullimin e KF Burrelit ose rėnien nga kategoria direkt pėr kėtė sezon?
    Ju thashė qė nuk dua tė ndikoj me mendimin tim. Personalisht duke hequr sadopak vesturėn e sekretarit tė pėrgjithshėm, do tė jepja dėnimin maksimal pėr pėrgjegjėsit kryesorė. Incidente tė tilla nuk kanė tė bėjnė fare me futbollin shqiptar.
    A keni pasur kontakte para apo mbas incidentit me drejtuesit e KF Burrelit?
    Po kam pasur. Dhe, si pėr ēudi njė natė para ndeshjes, presidenti i Burrelit kishte kėrkuar qė Federata t’i ndryshonte arbitrin e ndeshjes. Nė pak fjalė kishte kėrkuar gjoja njė favor. Dhe, unė personalisht i kėrkova njė tjetėr favor po kaq tė madh, sapo po ma kėrkonte ai mua. I thashė qė miqėsisht tė mos kėrkonte favore tė tilla qė nuk qėndronin as nė qiell dhe as nė tokė. Gjithsesi nė fund ne u ndamė shumė miqėsisht dhe ai mė siguroi se ēdo gjė do tė shkonte pėr mrekulli. Kurse ne si Federatė pėr rėndėsinė qė kishte ajo ndeshje dėrguam shefin e arbitrave, Sulejman Memėn, me qėllim qė askush nė fund tė mos kishte kontestime tė paktėn pėr arbitrat. Por ja qė ndodhi e kundėrta. Gjithsesi tashmė urojmė qė Sul Mema tė shėrohet sa mė shpejt dhe tė kthehet pranė tė afėrmve dhe miqve tė tij. Ndėrsa pėr sa i pėrket drejtėsisė, mendoj se pėrgjegjėsit do tė marrin atė qė vėrtet meritojnė.

    Arrestohet dhunuesi i Shefit tė Arbitrave nė FSHF, Sulejman Mema

    Komisariati i Policisė Mat ka arrestuar shtetasin Shpėtim Selim Ndreu, i vitlindjes 1968, lindur dhe banues nė Burrel, pjesėtar i stafit drejtues tė KS Burreli. Arrestimi i tij ėshtė bėrė pasi ka rezultuar tė jetė autor i goditjes sė shtetasit Sulejman Mema, pėrfaqėsues i FSHF-sė dhe pėrgjegjės i Sektorit tė Arbitrave. Nė momentin e ngjarjes Mema ka qenė duke diskutuar me trajnerin e ekipit tė Erzenit, Z. Dedja, kur ėshtė goditur me grusht nga shtetasi Shpėtim Ndreu. Ndėrkohė pėr incidentet e ndodhura nė pėrfundim tė ndeshjes nga Komisariati i Policisė Mat janė shoqėruar edhe 15 persona, tė cilėt kanė rezultuar tė kenė prishur rendin e qetėsinė dhe tė kenė hedhur nė fushė sende tė forta. Ndaj kėtyre shtetasve aktualisht janė duke u kryer veprimet proēeduriale.

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Shembull duhet bere dhunuesi burrelas. Sul Mema eshte legjende futbolli!
    dhunuesi qenka dhe pjestar i stafit drejtues te Burrelit. Nuk ka ku shkon rast me i turpshem pasi keta te futbollit duhet te jene ata qe te luftojn dhunen dho jo ta frymezojne ate!

    pa pike burrerie e pa pike rrespekti per detyren qe kane ne klub. Sa turp.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anėtarėsuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    jepi nja 25 vjet burg e se ben me njeri

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    FIFA na klasifikonte ne Grupin (C) persa i perket shkalles se rracizmit ne futboll! Duhen bere permiresime...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Me shifra, kampionati shqiptar (apo liga superiore sic ka qef ta quaje federata me emrin e bujshem) numeron me pak se 2 mije veta per ndeshje e megjitheate eshte plot me incidente dhune jave per jave. Ajo qe duket si paradoks ne fakt tregon nje te vertete te hidhur qe shkruante para ca kohesh Dizdari. Kampionati shqiptar ka humbur gjithcka qe duhet te synoje te beje te veten: publikun, golin, emocionin e gares, ekipin kombetar, televizionin. Duket se i kane mbetur vetem nje grusht fanatikesh (apo fansa sic preferon ti quaje me tingellueshem shtypi yne) te gatshem per te bere sherr. Nderkohe federata eshte gati ti laje duart si Pons Pilati: dhuna prodhohet nga njerez VIP pjese e te cilit eshte dhe ministri perkates.

    Kjo bote u prish o prapesi o dreq ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 19-11-2006 mė 19:17
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Superliga, java XIV/ Dhunė nė Vlorė, trajneri i Elbasanit pėrfundon nė spital


    Goditet me shishe uji Luan Deliu






    Leonard KARAJ

    Pėrsėri dhunė nė stadiumet tona. Kėtė herė protagonistė janė bėrė tifozėt e Flamurtarit tė Vlorės. Viktima e tyre ka qenė trajneri i Elbasanit Luan Deliu, i cili ėshtė goditur nga njė shishe uji. Deliu ėshtė shoqėruar menjėherė nė spitalin e qytetit tė Vlorės ku edhe ka marrė ndihmėn e nevojshme. Gjithēka ka ndodhur nė fėrshėllimėn e fundit tė gjyqtarit Idriz Gashi, i kontestuar gjatė gjithė ndeshjesh nga tifozėt vlonjatė pėr mosdhėnien sipas tyre tė njė penalltie tė dyshimtė. Nė fund tė takimit tė fituar nga miqtė 2-0 njė shishe uji ka pėrfunduar nė kokėn e teknikut Deliu. Ky i fundit pas kontrollit mjekėsor ėshtė larguar sė bashku me skuadrėn drejt Elbasanit.
    Verdheblutė ngjyrosin Vlorėn
    Elbasani me fitoren e arritur dje nė fushėn e Flamurtarit ka kėrcėnuar ndjeshėm pozitat e bardhebluve nė krye tė renditjes. Madje pėr tė paktėn dy orėt e mbasdites, verdheblutė kanė shijuar kreun e renditjes ashtu sikundėr sezonin e kaluar. Kanė qenė golat e afrikanit Aenga dhe tė riut Mehmeti ata qė i kanė dhuruar fitoren e tetė nė kėtė sezon skuadrės sė drejtuar nga Luan Deliu. Ndėrsa pėr Flamurtarin kjo ka qenė humbja e shtatė nė 14 javė kampionat. Vlonjatėt pas fitores nė Fier, javėn e kaluar nuk mundėn tė tregojnė asgjė nga loja e tyre me Elbasanin.

  7. #7
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Persh Vagabondo, edhe dhuna hiqet por jo me denime qesharake si 2000 lek te reja gjob, apo duke zgjidh albitra qe skan nene.

    Duhet qe gjobat dhe denimet te jen shum me te rrepta.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Dhuna ne stadiumet shqiptare!
    Eshte nje Fenomen Qe ska per Du Zhdukur as nje her, Do ket Dhum dhe shum ne Vazhdimsi te ndeshjeve ne Shqiperi !!!

    PS: {Skemi Shtet } Se jan te Korroptum Tgjith ne nje hallk mahen !!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Hey Homz...si t'kom?
    Ktu po bom i dor muhabet se anej nga linja tjeter zor se nrro dy fjale me ty apo m'kupto.
    Qe thu ti or Homz nuk o ene aq lehte me e heq dhunen...nuk eshte vij apo pike(si ajo e penalltise) Dhuna eshte nje shfaqje e shumtuar dhe do goxha pune me hek or Homz...

  10. #10
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Une mire mer plako, po ti Vagbondo si ke qene, si po te gjejne festat e fundvitit,shpresoj mire.
    Ktu bojm muhabet sa te dush na plako, edhe nga ana tjeter, jo per gjo por jemi ne pushtet ne te PDse dhe nuk ja u vem veshin per aq sa folni, jo er gje por ju folni shum. lol

    Nejse, dhuna ne futboll Vagabondo, eshte shum e lehte per tu heq, te vejme shtet si duhet, denime qe ti pshtojne pordhet tjetrit perpara se te gjuj kpucen e djathte albitrit, presidentit te vihet gjob me shuma te medha dhe jo qesharake si 25000 lek te reja, kur dihet qe klubet ne shqiperi kan nje kapital mjaft te madh per rezultatet qe korrin. Te denohet stadjumi p.sh i Vlores per nje sezon rrjesht te luajne ndeshjet ne Tropoje, dmth tja u bejne sa me te veshtire tifozeve dhe sidomos presidenteve te klubeve qe kan aq shum ne dore dhe bejne aq pak per te ndal dhunen.

    Pra shteti ne ket mes eshte federata e futbollit, ata duhet te marrin masa.

    Edhe mos harro te votosh per Olldashin ne kto zgjedhje, ;-), politika ska vend ne futboll;-)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •