Lexim nga e ashtuquajtura Letėr e Barnabės
Shpresa e jetės eshtė fillimi dhe mbarimi i fesė sonė
Pėrshėndetje nė paqe, bij dhe bija, nė emėr tė Zotit qė na ka dashur. Tė mėdha dhe tė bollshme janė tė mirat qė Hyji ju ka dhuruar. Pėr kėtė arsye ngazėllehem shumė kur e di se sat ė bukur dhe tė harshėm janė shpirtrat tuaj fal hirit dhe dhuratave shpirtėrore qė kanė marrė. Por akoma mė i madh ėshėt gėzimi im kur ndjej se po lind nė mua njė shpresė e gjallė shėlbimi duke parė me sa bujari gurra hyjnore ka shpėrndarė mbi ju Shpirtin e vet. Me tė vėrtetė ėshėt e shkėlqyeshme shfaqja qė i keni dhuruar shikimit tim!
I bindur se kam pasur shumė tė mira nė rrugėn e shenjtė tė Zotit duke folur me ju, ndjehem i shtyrė tju dua mė shumė se sa vetė jetėn time edhe pse shoh nė ju njė fe dhe dashuri tė madhe pėr shpresėn e jetės suaj hyjnore.
Pėr dashurinė qė kam pėr ju, dua tė ruaj pėr ju nga ajo kam marrė, i sigurt se do tė mė dalė nė tė mirė shėrbimi qė po ju bėj. Po ju shkruaj pra disa gjėra nė mėnyrė qė feja juaj tė arrijė tė jetė njohje e pėrsosur.
Tre janė realitetet e mėdha tė zbuluara prej Zotit: shpresa e jetės, fillim dhe mbarim i fesė sonė; shėlbimi, fillim dhe mbarim i planit tė Hyjit; dėshira e tij pėr tė na bėrė tė lumtur, peng dhe premtim i tė gjitha ndėrhyrjeve shėlbuese tė tij.
Zoti ka bėrė tė kuptojmė, nėpėrmjet profetėve, gjėrat e kaluara dhe tė tashmet, dhe na ka bėrė tė aftė tė shijojmė frytet e para tė gjėrave tė ardhshme. E meqė shohim se secila prej tyre realizohet pikėrisht sikurse ka thėnė, duhet tė rendim gjithmonė e mė shumė mbi rrugėn e druajtjes sė shenjtė tė Hyjit.
Nga ana ime dua tju tregoj disa gjėra qė ti shėrbejnė sė mirės suaj qė nė tė tashmen. Po ju flas, pra, jo si mėsues, por si vėlla.
Kohėt janė tė kėqija dhe i Ligu sillet si zot me veprimtarinė e tij djallėzore. Le tė kemi kujdes tani pėr veten tonė dhe le tė kėrkojmė me vėmendje dėshirat e Zotit. Druajtja dhe durimi duhet tė jenė mbėshtetja e fesė sonė, shpirtmadhėsia dhe pėrmbajtja aleatet tona nė luftė. Nėse do tė zbatojmė kėto virtyte dhe do tė sillemi ashtu si duhet para Zotit, do tė kemi dijen, menēurinė, diturinė dhe njohjen. Kėto janė gjėrat qė Hyji do prej nesh. Zoti, nė fakt na ka mėsuar nėpėrmjet tė gjithė profetėve se ai nuk ka nevojė pėr flijime dhe as pėr holokauste as pėr dhurata. Ēmė duhen, thotė, flijimet tuaja tė panumėrta? Jam i ngopur me holokaustet e deshve dhe me dhjamin e cjepve; gjakun e buajve dhe tė qengjave dhe tė cjepve nuk e pėlqej. As mos u paraqitni pėrpara meje qė tė ju shoh. Kush ka kėrkuar gjėra tė tilla prej duarve tuaja? Mos e merrni guximin pėr tė shkelur mė paradhomat e mia. Nėse me ofroni palcėn e grurit do tė jetė e kotė. Kemi ėshtė njė shėmtirė pėr mua. Festat tuaja dhe tė shtunat nuk mund ti duroj (krh. Is 1, 11-13).
Krijoni Kontakt