'Jezusi nuk na jep orarin e saktė por na tregon udhėn e vėrtetė'!






Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė Liturgjisė Hyjnore tė sė dielės, kėsaj herėt do ti dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė dielės sė para fundit tė kėtij viti liturgjik, tė dielės sė 33-tė. Tekstet biblike tė liturgjisė sė kėsaj sė diele flasin pėr seriozitetin e jetės sė njeriut dhe tė pritjes sė ngjarjeve tė fundit tė ekzistencės njerėzore mbi tokė. Rrini zgjuar e tė jeni te gatshėm…sepse Zoti do tė vijė: kjo ėshtė tema e reflektimit qė trajtohet nga leximet biblike duke na drejtuar tek pėrmasa themelore e pėrvojės dhe pėrjetimit tė fesė sė krishterė. Ajo i drejtohet „realiteteve tė mbrame“ dhe na thėrret tė pėrgatitemi e tė jemi pėrherė nė pritje tė Mbretėrisė sė Zotit. Njė jetė e re hapet pas vdekjes trupore; historia jonė hapet para amshimit. Kėshtu Liturgjia e Fjalės sė Zotit e kėsaj sė diele na fton tė presim me besim e shpresė shfaqjen pėrfundimtare dhe ardhjen e lavidshme tė Jezu Krishti, birit tė Zotit e Birit tė njeriut.