Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 107
  1. #81
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Cka eshte more kjo :

  2. #82
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    goxha djale. e cun per leshterik.

    biroja o te martonte, o te syrgjynoste-

  3. #83
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar mė parė nga kthetrat Lexo Postimin
    Djali qe u dashurua me vajzen e ismail Kadares

    FAQJA E JANULLA RRAPIT







    “Renato vazhdon tė vuajė pasojat e spitalit psikiatrik”




    Rrėfimi nga SHBA i nėnės sė Renato Rapit, djalit qė dashuroi vajzėn e shkrimtarit i bėrė kėto ditė, do ndihmojėqė tė krahasohet me iontervistėn e Janullės bėrė para njė viti



    Janulla: Ju tregoj vuajtjet tona tė urdhėruara prej Kadaresė



    “Renato vazhdon tė vuajė pasojat e spitalit psikiatrik”



    Nga Erjon Tase



    Janulla Rapi sot numėron plot 62 vjeē, jeton nė njė pallat modest nė lagjen Bronks tė Nju Jorkut dhe shqetėsimi kryesor i ditės sė saj vazhdon tė jetė djali, Renato. Djaloshi simpatik i filmave tė Kinostudios shqiptare, tashmė ėshtė njė i sėmurė qė jeton me njė pension invaliditeti tė dhėnė nga qeveria amerikane, ndėrkohė qė vazhdon tė vuajė pasojat e torturave dhe mjekimit tė detyruar nė spitalin psikiatrik tė Elbasanit. “Doja tė falenderoja Paskal Milon, sepse e kam ndjekur debatin e tij me Kadarenė. Do tė doja qė Kadare tė pėrballej me mua, por ai gjithnjė i bėn bisht kėsaj historie”, e nis bisedėn e saj nė telefon, Janulla. Debati i ditėve tė fundit mes shkrimtarit dhe historianit e ka rikthyer edhe njėherė nė qendėr tė vėmendjes kėtė ngjarje tė hidhur dhe Janulla i ka ndjekur tė gjitha nėpėrmjet internetit. Nuk e ka patur tė lehtė qė t’i pėrgjigjet pyetjeve sepse t’u rikthehet atyre momenteve tė dhimbshme nuk ėshtė e lehtė, edhe pse plagėt e ndjekin nga pas ēdo ditė. Nė njė intervistė tė gjatė pėr Gazetėn, Janulla Rapi rrėfen tė gjitha vuajtjet qė ka pėsuar ajo dhe djali i saj pėr fajin e vetėm tė njė dashurie me vajzėn e familjes Kadare.



    - Zonja Janulla, faleminderit qė pranuat t’u pėrgjigjeshit pyetjeve. Mund tė na tregoni se si nisėn problemet tuaja me drejtėsinė dhe Sigurimin?



    Debati i ashpėr qė ėshtė zhvilluar ndėrmjet shkrimtarit Ismail Kadare dhe historianit Paskal Milo sė fundi nė Shqipėri mė detyroi qė t’u pėrgjigjem dhe tė sqaroj tė vėrtetėn mbi kėtė ngjarje qė pėrpiqet tė fshihet nga Ismail Kadare. Nė vitin 1977 mė vdiq burri dhe mė la dy fėmijė jetimė, djalin 13 vjeē Renaton, dhe vajzėn e vogėl 3 muajshe. Me shumė sakrifica u mundova t‘i rrisja, t‘i edukoja e t‘i bėja me shkollė. Qė nga mėngjesi e deri nė darkė, punoja shitėse ushqimore e megjithatė, isha e lumtur me fėmijėt e mi. Djali nė Liceun Artistik pėr violinė dhe vajza nė shkollėn e baletit. Renatoja kishte pasur dhe njė talent tjetėr tė fshehur, aktrimin. Kinostudioja e zgjodhi pėr tė luajtur nė disa filma si:”Gunat pėrmbi telat”, “Tinguj lufte” dhe “Mėsonjėtorja”. Ėshte pikėrisht ai djaloshi i pėllumbave, qė nė skenėn e filmit vritet nga turqit, pėr tė mbrojtur mėsonjėtoren. E megjithatė, violina, filmi dhe dashuria do tė shėnonin ēastet e bukura tė jetės sė Renatos, e mė pas pėr tė dhe pėr mua do tė vijonin vuajtjet dhe shkatėrrimi. Fati ynė i keq ishte se ne jetonim shumė afėr me shtėpinė e Kadaresė. Njė ndenjė dashurie e pastėr, pėr tė cilėn Renatoja, nė moshėn 18 -vjeēare do tė provonte rrahjet, torturat psikologjike, internimin, burgimin dhe sė fundi, mbylljen nė Spitalin Psikiatrik tė Elbasanit me kurė tė detyruar, ku qėndroi pėr njė kohė tė gjatė. I vetmi faj i tij ishte se dashuroi vajzėn e Ismail Kadaresė. Ėshtė njė histori me shumė detaje, sa me to mund tė shkruash njė film ose roman, qė ia kalon dhe tragjedive tė Shekspirit. Mė vjen keq, se ndjej dhimbje pėr gjithēka tė padrejtė qė mė ėshtė bėrė. Unė isha e pafuqishme, kurse ai, shkrimtar i madh, deputet, nėnkryetar i Frontit, etj. Ismail Kadareja u ngrit nė sferat e larta ku, zgjuarsinė e ktheu nė dinakėri tė zhdėrvjelltė, vullnetin nė egėrsi bishe, ambicien me cinizėm dhe moralin, nė mirėsjellje formale. Kur mori vesh dashurinė e vajzės sė tij me djalin tim, u bė si bishė, por ishte tepėr vonė, sepse kishte nė mes njė shtatzani.


    - Mund tė na shpjegoni si nisėn problemet pėr ju?



    Gjithēka filloi nė njė nate dimri. Kisha derdhur nė arkė, lekėt e dyqanit dhe po kthehesha nė shtėpi, ku gjeta Gresėn me djalin tim, tė ulur nė divan dhe rrinin shumė tė mėrzitur. “Ēfarė keni mo Renato, mė thoni ēfarė ka ndodhur?”. Unė isha mėsuar me ta, se ajo vinte shumė herė dhe i gėnjente ata, duke iu thėnė se do tė fle te shoqja e ngushtė, mė duket, nė mos gaboj, te Majlinda Turdiu. Epo mė nė fund Gresa tha: “Thuaja ti sat`ėme!”. Mė dha numrin e telefonit tė shtėpisė sė saj dhe unė shkova direkt tek hotel “Peza”, t’i telefonoja Helenės, tė vinte e tė bisedonim si nėnė qė ishte pėr kėtė hall. Erdhi menjėherė me njė shall tė bardhė, qė kishte mbuluar gjysmėn e fytyrės, e enjtur nga heqja e njė dhėmballe. Kur mori vesh pėr gjendjen e vajzės dhe kur pa konditat tona tė shtėpisė qė nuk i pėlqyen, u ngri nė vend, megjithatė, ajo mė tha mua: “Hajde nesėr nė shtėpi tė bisedosh me Ismailin, se ai ėshtė babai dhe ai vendos pėr gjithēka”. Ashtu e lamė, unė do tė shkoja tė nesėrmen kur do mbaroja nga puna. Por pas asaj nate, filloi skenari i pėrgatitur prej tyre dhe pėr mua e tim bir rodhėn ngjarje tė tmerrshme.


    - Nė akuzat qė ngriti hetuesia ndaj jush thuhet se patėt njė grindje nė shtėpinė e Kadaresė?



    Kur arrita, derėn e hapi Ismaili, atje gjeta njė shoqe tė Helenės, Lili Zhejin, njė punonjės tė Ministrisė sė Brendshme, Vladimir Meēen dhe Helenėn. Ismaili, nė fillim mė futi nė dhomėn e tij tė punės. Menjėherė sa hyje, tė binte nė sy njė fotografi e madhe, ku kishte dalė ai me Enver Hoxhėn dhe vajzėn e tij Gresa. Filloi duke thėnė i qetė se e mori vesh kėtė histori dhe kishte biseduar me vėllain e tij, Shahinin qė ishte mjek, se kishte mundėsi qė mos tė kishte ndodhur shtatzania. E shikova njė herė dhe mendova, se ēfarė mashtruesi kisha pėrpara. Ia ktheva pėrgjigjen duke i thėnė: “Shko o Ismail! E di qė pėr ju ėshtė e rėndė, por ata janė tė rinj dhe do ta ndėrtojnė jetėn e tyre mė sė miri, nė qoftėse i ndihmoni dhe ju”.Sa i thashė kėshtu, u egėrsua e mė shikonte si njė bishė e egėr. Nė kėtė kohė hyn Helena dhe mė merr nė kuzhinė. Vladimir Meēja, njė servil i regjur, nis duke mė bėrtitur e duke mė thėnė: “Po ti moj, do tė bėsh krushqi me Ismail Kadarenė, qė e njeh gjithė bota, mos harro se je mbesė kulaku, njė dajė tė burgosur nė Burrel 25 vjet, njė tjetėr tė arratisur,… ik moj qėrohu! Ke dhe surrat tė flasėsh me Ismail Kadarenė; lėreni rehat tė shkruajė materialin qė i duhet pėr pleniumin!”. Fillova t’i pėrgjigjesha se vėrtet isha mbesė e kulakut, i cili me pasurinė e tij ndihmoi luftėn Nacionalēlirimtare, njė dajė i arratisur me emrin Leonidha Gjoni, iku se ligji partizan, me urdhėr tė Mehmet Shehut (mik familjar i Kadaresė), atė natė do ta pushkatonte, pėr tė vetmen arsye qė nuk la tė dilte partizane tė fejuarėn, Eftiqi Zaho. Ndėrsa tjetri qė ishte nė burg, vetėm se i tha njė mikut, i cili ishte spiun: Unė nė ato kohė pėrpara bridhja me kalė nė kėto fusha.



    - Si rrodhėn ngjarjet nė kėtė takim tė parė nė shtėpinė Kadare?



    Mbas gjithė kėtyre debateve, bie zilja e telefonit dhe i nderuari Ismail mė thotė: “Merre pak telefonin se ėshtė pėr ju.” Ishte njė farė Neshat Tozaj dhe me njė dialekt lab tė egėrsuar mė tha: “Do ikėsh andej moj prostitutė, apo tė dėrgojmė policinė tė tė nxjerrė pėrjashta”. O Zot, thashė, ēfarė tmerri dhe deri ku arrin kjo kulturė e kėtyre njerėzve qė mbahen intelektualė tė mėdhenj, qė nė publik ishin aq tė respektuar dhe anasjelltas, me mua po silleshin me skenarė tė turpshme si harbut, e kriminelė tė regjur. Megjithatė, u bėra gati pėr tė dalė kur u hap dera, u vėrsulėn nja 6 a 7 policė e duke mė tėrhequr prej krahu me forcė, me ato duar prej hekuri duke mė thėnė: “Do vish nė polici me ne. Je e arrestuar se ke hyrė me zor nė shtėpinė e deputetit Kadare”.“Ore njerėz, a jeni nė vete pėr kėto qė thoni, ky bashkė me tė shoqen mė ftuan nė shtėpi, ej”. Por dhe mua mė hipi gjaku nė tru nga dhimbja e krahėve qė mė tėrhiqeshin sikur tė isha njė kafshė, por as donin t’ia dinin. Me shkelma e grushte mė nxorėn dhe nėpėr shkallė ku mė mbeti njėra kėpucė ju thashė: “More Ismail Kadare, o kriminel, o mik i Mehmet Shehut e Enver Hoxhės qė ke nė duar gurin dhe arėn.” Njerėzit e komshinjtė si Dritėro Agolli, besoj se e kanė dėgjuar dhe parė nga penxheret gjithė kėtė skandal?!Ismaili mė pėrgjigjej: “Vazhdo, vazhdo tė shikosh se ē’do tė bėj.” Mė mbajtėn nė rajon tė policisė numėr 3 gjithė natėn, duke mė bėrė presione: “Ti, njė copė shitėse kėrkon tė bėsh krushqi me I. Kadarenė. Po vazhduat do shikosh se ē’do t’ju bėjmė, burg ose internim do tė keni. E more vesh.” E bjer ku tė dhemb. Nė mėngjes mė liruan, shkova nė shtėpi, u pėrqafova me fėmijėt e mi, tė cilėt dhe ata tėrė natėn s`kishin fjetur. Po pas kėsaj nate, pasojat erdhėn aq tė rėnda, e tani qė po i kujtoj mė dridhen duart qė po i shkruaj….Enveri mė hoqi dėnimin: Nuk ka pse tė vuajė nėna.


    - Dje na treguat pėr incidentin nė shtėpinė e Kadaresė. Ēfarė pasojash patėt?



    Dy ditė pas atij takimi nė shtėpinė e Kadaresė mė erdhi thirrja pėr nė gjyq, ku akuzohesha se kisha dhunuar banesėn e deputetit dhe shkrimtarit tė madh. Kadare, do tė pėrdorte kundėr nesh jo vetėm emrin, por dhe miqtė e tij me pozitė, duke filluar qė nga drejtori i Policisė sė Tiranės, Hajredin Shyti, Komiteti i Partisė, e deri tek ministri i Brendshėm, Hekuran Isain, pėr tė pėrfunduar nė majėn mė tė lartė tė shtetit shqiptar, tek ēifti Hoxha. Akuza qė mė bėhej ishte ajo e “fyerjes” sė deputetit. Mė dėnuan me punė korrektore pėr 11 muaj, duke mė mbajtur gjysmėn e rrogės. Kadare kishte urdhėruar qė tė mė fusnin nė burg, por shpėtimi mė erdhi nga njė letėr qė i drejtova Enver Hoxhės. I shkruajta se ēfarė po mė bėnin mua vetėm sepse isha nėna e Renatos, djalit qė dashuronte me gjithė zemėr vajzėn e Kadaresė dhe pas kėsaj ai ndėrhyri. Duke e parė se ishte njė dėnim i padrejtė, Enver Hoxha i dha urdhėr Aranit Ēelės, kryetarit tė Gjykatės, dhe ai e uli dėnimin nė 3 muaj. Kėshtu u ktheva prapė nė punė, nė dyqanin ushqimor ku unė punoja. Por Ismail Kadareja nuk u kėnaq me kaq. Djalin ma pėrjashtuan nga shkolla, ndėrsa e thėrrisnin nė polici e nė hetuesi herė pas here, duke e sharė edhe para vajzės, tė dashurės sė tij. E rrihnin nė mėnyrė tė pamėshirshme dhe me fjalėt mė banale: njė kėmbė ia vinin nė bark me ato kėpucė qė i mbanin me gozhda, e me kėmbėn tjetėr i binin nė kokė, duke e gjakosur. “More rrugaē, do heqėsh dorė ti nga kjo vajzė, apo do qė tė tė bėjmė tė vdekur”. Vajza e shikonte dhe vetėm qante, duke thėnė: “Nuk mė vjen mė zor, se unė e dua!”.- Pra dashuria mes dy tė rinjve vazhdonte ende edhe pas kėsaj situate tė rėnduar?Hetuesi “privat” i Kadaresė, Riza Icka, i thoshte gjithnjė vajzės sė Ismailit: “Thuaj qė Renatua mė ka kapur me zor!”.?????!!!!!! Por ajo nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Ata duheshin aq shumė, sa thurnin ėndrrat e tyre pėr tė ardhmen. Njė natė, Renaton e rrahėn aq shumė, sa e mbajtėn nja 3 ditė nė rajon pa ndjenja, e thoshin: “Nė qoftė se vdes, do thoni qė i ra murit vetė me kokė”. O Zot ēfarė ka hequr ky djalė! Nuk mund ta harroj ditėn qė djali ruante pas derės sė shtėpisė sė Kadaresė sepse kujtoi se e rrihnin vajzėn, por dėgjoi qė ai i bėrtiste dhe i thoshte: “Ti nuk ke pėr ta parė mė atė djalė, se ne do t’i internojmė si familje”. Hetuesi Icka, e pa Renaton dhe ata e morėn prapė nė polici. Duke vazhduar tė rrahurat, i thanė se do tė na internonin dhe do tė na zhduknin. Djali erdhi atė natė nė shtėpi dyllė i verdhė dhe me shenja. U mbyll nė dhomėn poshtė, ku rrinte gjithmonė me tė dashurėn e vet dhe piu ilaēin e “Flibolit”, qė mbanim pėr mizat. E pashė qė u vonua dhe shkova poshtė, por ē’tė shihja...? I dilte shkumė nga goja. Erdhi ambulanca dhe e mori. Mendova nė ato momente se Renaton nuk do ta shihja mė. Ashtu e egėrsuar me dashurinė e nėnės pėr djalin, i shkova nė shtėpi Kadaresė. I rashė derės dhe mė doli Helena dhe hetuesi Rizai: “Ta dish o Ismail Kadare, - i thashė, - mė vdes djali sonte, unė po s’ta vura benzinėn qė tė habitet bota!”. Helena mė mori pak mėnjanė qė tė mė qetėsonte. Mė tha se dhe ajo kish vrapuar mbas vajzės pėr ta ndaluar qė tė hidhej nga taraca. Mė shkoi mendja te tragjedia e Shekspirit. E paskan vendosur dhe bėrė me fjalė qė tė dy tė vdisnin. “Mos u mėrzit, - thoshte Helena, - se ne nuk i kemi bėrė gjė Renatos”. Me shumė edukatė, qė mė dukej shumė falso, mė tregoi se vetė ajo, i kishte vajtur nė zyrė Hekuran Isait, duke i thėnė qė tė na burgosnin e jo tė na internonin. Ē’ironi!


    - Si rrodhėn ngjarjet deri nė internimin tuaj?



    Duke qenė se u bė bujė nga kjo ngjarje, Kadareja i shkruajti njė letėr Nexhmijes dhe Enver Hoxhės, duke denoncuar me shpifjet nga mė tė ndryshme. Mesa kam marrė vesh shkruhej deri se “kjo familje mė shqetėson, se unė dua tė pėrgatitem tė shkruaj pėr nė Kongres e nuk mundem tė shkruaj pėr Partinė”, etj, dhe nė fund, “kėrkoj ndihmė nga ju”. Kėshtu, ata kaq deshėn, sa tė thoshte Enveri: “Tė shikohet kjo ēėshtje!”Foto Ēami bashkė me Hekuran Isain dhe Manush Myftiun, qė nė atė kohė firmoste pėr dėbim-internimet, vendosėn tė na internojnė me pretendimin se nuk e linim tė qetė shkrimtarin e madh Kadare. Nė orėn 5 tė mėngjesit, mė datė 26 Prill 1984, e gjithė rrugica u rrethua me policė, me njerėz civilė tė hipur nė makinė me rimorkio dhe nja 7 a 8 gaza tė Ministrisė sė Brendshme. Shpejt e shpejt, sikur tė ishim si nė kohėn e skllevėrve, na futėn nė njė makinė tė madhe me gjithė rimorkio. Nė derė hynė tre persona bashkė me kryetarin e Frontit tė Lagjes Nr.4. Lexuan urdhrin e internimit pėr 5 vjet nė Kosovė tė Lushnjės, ku atje ishte dhe burgu i grave tė Shqipėrisė. Nga ai tmerr, vajza ime qė atėherė ishte 7 vjeēe, akoma dhe sot nė gjumė i del njė psherėtimė, kurse Renato gjithmonė hesht; nuk do t’i kujtojė mė ato tmerre qė hoqi. Nė internim pamė shumė gjėra, tė internuar qė kishin dhe 40 vjet. Tė gjithė na u afruan mė vone, se nė fillim kishin frikė; familja e Xhevdet Mustafės, familja e Tefta e Vera Dumes, familja Urani, familja Leka, kunata e Mehmet Shehut dhe familja e Ali Ohrit. Dėshira Ohri, e cila na ndihmoi nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, tė paktėn ēdo tė shtunė na vinte ujė nė zjarr tė laheshim, se do tė kishim marrė ndonjė sėmundje, pasi njė copė kasolle ku na futėn; pa ujė, pa banjė e minjtė na vinin natėn nga penxherja.



    - Patėt probleme e Sigurimin gjatė kėtyre viteve tė internimit?



    Mbaj mend njė episod kur dy spiunė tė Degės sė Brendshme tė Elbasanit bėnė sikur e njihnin Renaton nė lice, e sikur iu vinte keq pėr tė. Njė ditė i kishin thėnė: “Renato, nuk mund tė jetohet kėtu, e di ē’ke? Hajde me ne, se dhe ne e urrejmė kėtė regjim, do shkojmė nė Jugosllavi se atje kam njė dajė gjeneral nė UDB. Po tė duash merr dhe mamanė!”, e shumė gėnjeshtra tė tjera. “Mirė, - u tha Renatua, - po shkoj t’i them mamasė”. Sa hyri, mė tha: “Filluan provokimet e mė duket se do tė na futin nė burg”. -Rri brenda, se vete e ua them unė pėrgjigjen! - Dal dhe nja 50 metra mė poshtė, nė njė rrėnjė ulliri po prisnin ata tė dy. Gazi i Elbasanit po vinte me nja 2 civile brenda. Fillova duke iu bėrtitur e duke iu thėnė: “Kush ju ka futur tė na provokoni more maskarenj!,- Vazhdova duke u thėnė: “Ēoni fjalė atij Kadaresė, se nuk na e prish mendjen jo, a morėt vesh.” E ēfarė t’i kujtojmė atij internimi tė mallkuar! Punonim tė 7 ditėt e javės pa pushim, qė nga mėngjesi nė orėn 6 e deri nė darkė. Renatua, rrėshqiti nga ēizmet e llastikut, nga maja e kodrės. U vra nė kėmbė derisa iu infektua e do t’i bėhej gangrenė sepse nuk e merrnin as ta mjekonin apo ta ēonin nė spital nė Elbasan, por e lanė tė vuante. Edhe sot e ka kujtim nga ai internim shenjėn qė nuk i hiqet kurrė. Njerėzit atje ishin shumė tė mirė dhe e ndihmuan me ilaēe popullore. Mbasi bėmė gjysmėn e dėnimit, i shkrova letėr drejtoreshės sė ligjeve nė Kuvendin Popullor z.Liri Gjoliku, e cila bashkė me Ramiz Alinė na ndihmuan tė na lironin. “Ky internim, - tha Ramiz Alia, - ėshtė bėrė i njėanshėm, sepse familja Kadare dhe familja Rrapi kishin njė ēėshtje tė pėrbashkėt”. Nuk do tė thotė qė tė gjithė komunistėt tė ishin tė kėqij. Unė dhe sot kam respekt pėr disa qė e kanė shikuar ēėshtjen time me drejtėsi si, Guro Zeneli, Zef Loka, Jorgo Dhrami apo Drita Xhillari, e shumė tė tjerė. Kur u kthyem nga internimi, menduam se u liruam dhe s’do tė kishim mė pasoja, por makina e persekutimit, nuk harroi tė pėrgatiste tjetėr skenar, njė skenar qė ishte i fundit pėr ne e shumė tragjik.



    - Ēfarė ndodhi pas kėsaj ndėrhyrjeje tė Ramiz Alisė?



    Nuk na jepnin shtėpi dhe nuk na bėnin pasaportizimin qė tė rrinim nė Tiranė. Vinte policia prapė dhe na vinte afat qė tė largoheshim. Kadareja, i frikėsuar se mos vajza e tij vazhdonte me Renaton, i kurdisi prapaskena bashkė me hetuesin e tij “privat”. Kėrkesės sime pėr tė qėndruar nė Tiranė, Nexhmije Hoxha, nėpėrmjet sekretares, Hejdije Xhango, m’u pėrgjigj: “Dhe atje njerėz jetojnė, prandaj shkoni prapė atje!”. I zura derėn edhe Kryeministrisė dhe me firmėn e Adil Ēarēanit u ndihmova qė tė rrinim nė Tiranė, por djalit iu mohua e drejta tė shkonte nė Konservator, se thoshin qė nuk i takon, se ka qenė i internuar. Nuk kaloi shumė kohė dhe Renatos ia shpikėn njė akuzė pėr ta larguar sėrish nga Tirana. Njė denoncim se gjoja ai mbante thikė me vete dhe kėrcėnonte familjen Kadare mjaftoi qė djali tė mbyllej nė Spitalin Psikiatrik tė Elbasanit, me kurim tė detyruar pėr njė kohė tė gjatė. E shkatėrruan me doza tė larta aloperdoli dhe me elektroshok. Mbase donin t’ia hiqnin kujtesėn, qė mos tė mendonte mė pėr vajzėn e Kadaresė. Edhe sot e kėsaj dite Renatoja ėshtė gjallė, por me ēdo ndjenjė tė vdekur. Pasojat po i vuaj ende dhe sot me djalin e sėmurė dhe me shtėpinė nė Tiranė qė ende nuk e marr dot. Shpresoj tė paktėn qė kryeministrit z.Sali Berisha tė mė ndihmojė me gjyqet qė kam nė gjykata pėr kthimin e pronave.



    - Nė fjalėt tuaja ka ende shumė zemėrim pėr Kadarenė. A do ta falnit, pas kaq shumė vitesh?



    Ai nuk ka dashur tė pėrballet asnjėherė me mua. Nuk di ē’tė them mor bir. A do ta falja?!... Nuk e di...

    eshte fjala per Ismail Kadarene e pa besueshme,shkrimtarin tone(apo ish shkrimtarin do te bej me mire) e pa besueshme
    sa eshte kjo e vertete per here te pare po ndegjoj???!!!

  4. #84
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga USA NR1 Lexo Postimin
    eshte fjala per Ismail Kadarene e pa besueshme,shkrimtarin tone(apo ish shkrimtarin do te bej me mire) e pa besueshme
    sa eshte kjo e vertete per here te pare po ndegjoj???!!!

    E vertete eshte .
    A don, e s'din, a din e s'don !

  5. #85
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar mė parė nga naqeta Lexo Postimin
    E vertete eshte .
    faleminderit per pergjigjen naqeta,po nese eshte e vertete atehere Ismail Kadare sipas kesaj ngjarje duhet me u denu, ose kisha thene Turp cmimi Nobel per te (sa rrespekt kam pasur per kete njeri,sot nderrova mendjen)
    e pa besueshme nje shkrimtar me vlere te bente ket per vajzen e vete,spe kuptoj boten sa njerez negative paska

  6. #86
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga USA NR1 Lexo Postimin
    faleminderit per pergjigjen naqeta,po nese eshte e vertete atehere Ismail Kadare sipas kesaj ngjarje duhet me u denu, ose kisha thene Turp cmimi Nobel per te (sa rrespekt kam pasur per kete njeri,sot nderrova mendjen)
    e pa besueshme nje shkrimtar me vlere te bente ket per vajzen e vete,spe kuptoj boten sa njerez negative paska
    keto nuk jane llafe rrugesh mer dost.
    diku neper rronxat e forumit eshte nji teme e njejte.

    Kadareja ka gjynofe per te la.

  7. #87
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Tema u bashkua me temėn ekzistuese.

  8. #88
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    prindi perpiqet gjithnje mire e me mire per evladin e vet, shpesh ato gabojne.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    se mor vesht ca kish jasht teme posti im
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Renato asht nise me ēue lepurin e ka ēue ARUSHEN. Kush na garanton ne se fatkeqi, djali i Janulles nuk ka dashte me rregullue "biografine" tuj u ba dhandrri i I. Kadares. Populli thote: "Kush fle me qen, ēohet me pleshta".Ose: "Mos e var strajcen atje ku s'mund ta merrish,- prap thote populli...

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Mazhoranca miraton nė kuvend ligjin pėr hapjen e dosjeve
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 18:51
  3. Denoncoi trafikun, vret gruan dhe djalin
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 13:25
  4. Daja i Klajdit: Djalin tonė e vranė “Ēobenėt”
    Nga FLORIRI nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 06:32
  5. Ka kryer maredhenie seksuale me djalin e tezes
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 09:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •