Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-06-2008
    Postime
    67

    Skandaloze: Kush festoi për krijimin e komunës së Parteshit?

    KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SË PARTESHIT?

    Salih Mehmeti
    24 gusht Prishtinë

    Pishman i madh

    Nëse dikush do të thoshte se Lëvizja ‘Vetëvendosje’ përgjatë këtyre viteve ka qenë një orvatje e kotë dhe e pacak, megjithatë kjo gjë s’do të duhej ta zhvlerësonte krejtësisht këtë parti groteske. Prehistoria e themelimit të kësaj partie në rrënojat e shkatërrimit të lëvizjes së mëparshme ‘Vetëvendosje’ meriton një vëmendje të posaçme sidomos për makinacionet e saj që e karakterizuan qysh prej ditës së parë të metamorfizimit të saj në parti politike (12 qershori i këtij viti). Ka pasë shumë që e kanë duartrokitë nxehtësisht këtë moment me ç’rast pa ia huqur dakikun edhe ia kanë mësyrë turrevrap që të stacionohen brenda konjukturave të saj mu kur kjo e shpalli dënjimin e saj që të provojë fatin në llotarinë e zgjedhjeve. Ka pasë shumë të tjerë që këtë moment e kanë nemë si kapitullim i rëndë i filozofisë dhe identitetit të saj në dukje rezistues. Pa dashur të zgjatemi në arsyet e akëcilës palë, do të duhej të reflektonim ca mbi fjalët e liderit të kësaj partie, soziut që pretendon vazhdimisht e publikisht se është Albin Kurti: ‘Konkurimi i lëvizjes sonë në zgjedhje nuk është zëvendësim i metodave tona (dmth aksioneve protestuese qytetare – shën.imi S.M) por begatim i tyre’. Ky frazim bajat është kryekreje i pasaktë se VV-ja edhe para se të shndërrohej në parti, metodat e protestës qytetare jo vetëm që i kishte varfëruar por edhe i kishte shëmtuar neveritshëm duke e vënë në pikëpyetje seriozitetin e një përpjekjeje qytetare dhe duke e denigruar publikisht atë. Nuk do të ishte e tepërt nëse themi se kriza dhe limontia e Teatrit Kombëtar të Kosovës zbutej bile edhe tejkalohej pikërisht nga kjo trupë shetitëse teatrale e cila e promovonte vetëvetën me tragjeditë publike çmimin e të cilave e paguanin të gjithë qytetarët e vendit. Prandaj, për taborrin e të dëshpëruarve do të gjendej ky ngushëllim: shndërrimi i VV-së në parti politike vetëm se do ia rikthejë krizën e shfaqjeve Teatrit të rrezbitur të Kosovës. Për ata që sadopak e kanë pasë një fije prudence për të diagnostifikuar pulsin e kësaj trupe shetitëse tetrale (lexo: ish LVV) do të duhej të vërenin se hiç më pak sesa dy muaj e kusur pas shndërrimit në parti politike, soziu që pretendon të jetë Albin Kurti së bashku me xhonglerët e tij kanë nisur të korrektohen, maturohen e të përshtaten me të foluren realpolitike, aq sa kam bindjen, se ai dhe të tjerët janë në një luftë të përhershme me vetëveten e tyre: në njërën anë është e kaluara pesëvjeçare rebele dhe e padëgjueshme ndërkaq, në anën tjetër është ndjenja e pishmanit për po këtë të kaluar që tani u duket e pakuptimtë dhe disi problematike me të tashmen e shfytyruar të tyre. Mbase nënvetëdijshëm ata janë duke e nëmur me murmuritje të kaluarën e tyre pesëvjeçare. Ndoshta pos kësaj vuajnë ca edhe nga makthi se janë disi të koritur para padronëve të tyre, që ua dhanë dritën jeshile të penetrimit në politikën institucionale. Kjo vetëkupton që aktiviteti i saj tash e tutje është në shërbim të larjes së mëkateve të moçme. Edhe pjesën tjetër të veprimtarisë së saj, kjo parti që trumbeton se veç e ka begatuar (me pjesëmarrjen në zgjedhje) e ka reduktuar vajtueshëm në paraqitje sporadike në kutitë e telivizorit dhe faqet e gazetave si dhe me reagime të sipërfaqshme ku ‘shprehin shqetësimin e tyre’. Prandaj s’do të ishte aspak e padrejtë nëse ‘begatimin’ e metodikës së saj do ta barazonim me begatimin e fjalorit të saj gjithnjë e më buroktratik, tonit të saj gjithnjë më të zbutur dhe sjelljes së saj gjithnjë e më manare.

    Nënrenditja ndaj qeverisë

    Duke qenë se tashmë kjo lëvizje pranoi të bëhet protagoniste pavetësore e skemave të mëdha atëherë edhe shfaqjet e saj në publik duken se ndjekin një parashikim metrologjik qeveritar se kur duhet të dilet dhe kur jo, me nëntekstin qëllimor se kur ka shtrëngica qeveritare atëherë duhet të dalin për t’u dhënë xhevap qytetarëve. Dua të them që makinacionet e saj puthiten me përpikmëri me projektimet e qeverisë; që çdo pikë të dobët të saj ta mbulojë pikërisht me paraqitjet mediale të VV-së dhe soziut që pretendon se është Albin Kurti i cili saora e shpërqendron vëmendjen në një armik të jashtëm ose të brendshëm: mjafton që të mos e tagentojë drejtëpërdrejtë qeverinë. I freskët është rasti i paradoditshëm (19 gusht) kur u përurua pa pikë nevoje komuna e re serbe e Parteshit, e cila është projektuar tamam sipas hullive të Dokumentit të Ahtisarit. Shpeshherë VV-ja e interpretonte me të drejtë procesin e decentralizimit si një proces getoizimi e ndarjeje që bëhej në vija etnike duke i dhënë fizionomisë së hartës politike të Kosovës një çaraveshje, plasaritje e shkërmoqje.

    Pos të tjerash në një kontekst më të gjerë, komuna e Parteshit gjykohej si një penetrim fizik i Serbisë e cila mëtonte bërjen e njëfarë ledhi territorial në Anamoravë, që do t’i këpuste lidhjet territoriale të Kosovës më tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) ose do t’i eklipsonte ato pikërisht duke i problematizuar të ‘drejtat e rrezikuara’ të serbëve në Kosovë. Jo vetëm kaq por plani i rafinuar i Serbisë zgjatej edhe më tej që këtë rrip komunash të reja serbe (në Anamoravë) ta lidhte territorialisht dhe politikisht me Malin e Zi të Shkupit dhe vise të tjera të luginës së Kumanovës (ku thuhet se jetojnë afro 40.000 ‘maqedonas’ me ndërgjegjje e përkatësi serbe). Pavarësisht se skenare të tilla dikujt do t’i duken sa të pabesueshme aq edhe jo-serioze, megjithatë ka pasë rropatje të herëpashershme të Serbisë rreth këtij sëndërgjimi i cili mbeti pa u realizuar jo si pasojë e ndonjë pamundësie të Serbisë por pikërisht e rrethanave të pavolitshme të saj që u përftuan gjatë involvimit në luftën e Bosnjë-Hercegovinës. Një plan të tillë vetë Millosheviçi ia ka shpërfaqur një zyrtari të lartë grek në përpjekjet e ethshme të këtyre dy aleatëve për të vithisur shtetin e sapokrijuar të Maqedonisë. “Të frymëzuar nga premtimet e tij Partia Demokratike e Serbëve të Maqedonisë, e themeluar pas shpalljes së pavarësisë, u orvat të krijonte veçazi ‘Republikën e Kardakut’ në pjesën veriore të vendit ku edhe jetonin pjesa më e madhe e serbëve: Skopska Crna Gora (Mali i Zi i Shkupit) dhe Kumanovska Dolina (Lugina e Kumanovës)” (Takis Mihas, Aleanca e pashenjtë - Greqia dhe Serbia e Millosheviçit, Shtëpia botuese 55, Tiranë 2005, f.91). Edhe në mos mbërriftë asnjëherë që komuna e Parteshit të bëhet realizim i një skenari të dikurshëm të Millosheviçit, ajo prapseprap do të jetë jo-praktike dhe penguese e zhvillimit ekonomik si dhe lëvizjes së qytetarëve në këto anë të Kosovës. Penguese e zhvillimit ekonomik të këtyre anëve pikërisht pse Gjilanit do t’ia shkëpuste një pjesë të konsiderueshme të arealit të tij jetësor e gjeografik. Jo-praktike madje edhe për vetë banorët e rrallë serbë të këtyre anëve sepse do t’i veçonte njësoj si në geto duke i rritë edhe më tutje gjasat e interferimit të Serbisë brenda Kosovës duke u thirrë pikërisht në ‘izolimin’ e banorëve serb. Paçka se një faturë e tillë kaq e rëndë paguhet në dëm të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu s’e pati aspak zor që të thoshte me emfazë se: ‘Komuna e re e Parteshit është dëshmi e suksesit të përbashkët’.

    Sejdiu e ish’Lëvizja ‘Vetëvendosje’ festojnë për Parteshin

    Themelimi i kësaj komune dhe deklarimi idiotesk i Presidentit, në rrethana të tjera normale, do të duhej të ishte një penallti ndëshkimore për të gjithë aq më shumë për LVV e cila luftën kundër decentralizimit e pat bërë si dominion të saj privat. Duke qenë se VV-ja e ka humbur edhe atë pak substancë të organizimit qytetar që ka pasur, po kjo ditë (19 gushti) dhe tjetra (20 gushti) u kaluan në një heshtje varri nga ana e saj. Madje me 20 gusht, zyrtarët e partisë na dhanë sihariqin se kjo ditë shënonte pesëvjetorin e themelimit të qendrës së tyre në qytetin e Gjilanit. Në kuadër të agjendës së shënimit të kësaj date kaq historike (sic!), ata paralajmëruan këto aktivitete, të cilat po i citoj pa i hequr as edhe një presje nga faqja virtuale e kësaj partie:

    12:00 - 18:00 Ekspozitë me fotografi të 5 viteve të veprimtarisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!
    15:00 - 18:00 Përmbledhje të fotografive të ndryshme të qendrës së Gjilanit të cilat do të shfaqen me projector
    21:00 - 00:00 Ndejë në lokalin “CENTER” në lagjen Dardania 1 rr. 3 me rock Grupin nga Gjilani “B.o.g” dhe shfaqja e filmit dokumentar “10 Shkurti”(35 min.)

    Çmendurisht një ditë pas themelimit të komunës së Parteshit, partia e soziut që pretendon të jetë Albin Kurti, zgjodhi që të na rizgjojë emocione të fjetura me historinë e saj aq lavdiplotë (sic!).

    Kremtimi solemn i Fatmir Sejdiut për ‘suksesin e përbashkët’sikur u vazhdua me shampanjë e dolli në lokalin ‘Center’ në Gjilan nga po ata që paturpësisht thirren ende në emrin e së dikurshmes Lëvizja Vetëvendosje! Qysh kanë thënë më të vjetrit: ‘Bota digjet – kurva krihet’.

    TO BE CONTINUED
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bolivari : 29-08-2010 më 08:22

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Bolivari

    Citim Postuar më parë nga Bolivari Lexo Postimin

    QAKA JE KAH DO ME THAN HE BUR SE SHUM FILOZOF QENKE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Albin Kurti E Meriton Te Jet Kruyeminister

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-06-2008
    Postime
    67
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    QAKA JE KAH DO ME THAN HE BUR SE SHUM FILOZOF QENKE
    S'e lexove artikullin qe e postova, he burre i dheut. Shqip eshte prej rreshtit te pare deri ne te fundin. Shqip kallxon qysh LVV e Albinit i ka hyre rruges se ndyre te politikes; ka nise te zbutet, ka nise te behet me e degjueshme ndaj te huajve dhe me e urte ndaj tyre. S'kundershton me si perpara; planifikon te hyp sa me larte ne pushtet; i vjen turp pse ka protestuar dikur; nuk proteston tash. Ja shume e thjeshte. Nderkohe cuditerisht ti sikur i shperfill keto dhe kerkon qe pikerisht shkaktari i ketyre devijimeve te 'behet kryeminister i Kosoves'!?

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    kjo dmth. se s'a mbet shqyptar per ti besu fatet e kombit.
    ata qe ishen per komeb , o jan vdek tan o i kemi nenqemu o nuk jan lined akoma.
    jemi mesua na me duar trokit lider te imponuem nga qarqe te erreta ideologjike, pastaj kur na del gjumi anekohemi !
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kadal bre njerz se ky shkrim është një mendim i një personi , i cili mendim është personal.

    Kjo cfarë shkruan ky tipi , Salih Mehmeti , nuk dmth se jan ashtu.

    Shikoni përreth dhe e gjeni vet , e mos bini kaq shpejt përtokë.

    VV , sic po e shkruan shkurtimish kyfar Salihu , është parti e hapur , dhe nuk ka nevoj me lexu ketë njeri per me marr vesh se cafrë po bën "Vetvendosje!"

    Mënyren se si përpiqet të paraqes ky tipi VV dhe Albinin , të jep përshtypje se është ndonjë militant i ndonjë partie e përfaqsuar në kuvend , mos të tjhem se ndoshta edhe parti qeveritare , parti që nuk ka dëshir që të ekzistoi VV fare!

    Ky djali , po e quen festë për parteshin , kremtimin e VV në Gjilan?!

    A e din ky , edhe ju të tjerë , se VV ka ngritur zërin për këtë qështje atëher kur është dashur të ngitet ! Sipas shkrimit u duk se po, e din ky.
    Kremtimi i 5 vjetorit të Vv në Gjilan , ska lidhje me komunen e Parteshit , kjo është një absurditet , që pjell nga mendjet e komunistëve , të cilët , kundërshtarëve të tyre u hudhin fajin edhe pse i kan "vetullat mbi sy".

    VV nuk ka pranuar , e as që do të prenoi ndonjëher këto komuna false të krijuara nga partia e këtij Salihut e të salihave si ky.

    Ku dhe kurrë na i paska ra pishman VV për veprimet e tyre dhe po dojka mi la gjynahet e saja?!
    Këto pohime jan djallzore!

    Ne duhet të kultivojmë shqiptarizmin në Kosovë , e kjo sot për sot bëhet duke përkrahur "VETVENDOSJE!". Alternativat e tjera po na kthejn serbin , mbani mend!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    PO TENTOJN TA NGULFATIN VETVENDOSJE! QË NË FILLIM KOMUNISTAT TITISTO-ENVERISTO-RUGOVIST!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ndahen 18 milionë euro për komunat serbe
    Z.G. | 27-08-2010 11:28 CET
    Prishtinë. Qeveria ndau të mërkurën 5 kurse të enjten edhe 5 milionë euro për veriun si dhe 8 milionë tjerë për komunat e sapoformuara serbe

    Prishtinë. Kryeministri Hashim Thaçi ka përdorur një “trik politik” për t’u ndarë 18 milionë euro komunave serbe në Kosovë. Që shifrat të duken më të ulta, Thaçi të mërkurën mori propozimin e Qeverisë për ndarjen e 5 milionë eurove për komunat serbe në veri dhe Mitrovicën e veriut. Dje, Thaçi mori aprovimin e Qeverisë edhe për ndarjen e 8 milionë eurove për komunat e reja serbe.

    Nga 2 milionë morën Graçanica e

    Shtërpca, kurse nga 1 milion Parteshi, Kllokoti e Novobërda. Më pas, Thaçi mori miratimin e ministrave edhe për 5 milionë euro tjera për tri komunat në veri dhe Mitrovicën veriore, e cila është në proces të krijimit komunë e re.
    I vetmi ministër i hutuar me këto shuma ishte ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukshi. Ai tha se a mund të dihet të paktën për çka destinohen këto miliona para se të miratohen. Kurse përgjigja e Thaçit ishte se destinohen për zhvillim socio-ekonomik.

    Kështu, pa ndonjë debat apo sqarim tjetër, Qeveria ndau 18 milionë euro, të ndara në tri pika të rendit të ditës, por në një destinacion.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-06-2008
    Postime
    67
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Kadal bre njerz se ky shkrim është një mendim i një personi , i cili mendim është personal.

    Kjo cfarë shkruan ky tipi , Salih Mehmeti , nuk dmth se jan ashtu.

    Shikoni përreth dhe e gjeni vet , e mos bini kaq shpejt përtokë.

    VV , sic po e shkruan shkurtimish kyfar Salihu , është parti e hapur , dhe nuk ka nevoj me lexu ketë njeri per me marr vesh se cafrë po bën "Vetvendosje!"

    Mënyren se si përpiqet të paraqes ky tipi VV dhe Albinin , të jep përshtypje se është ndonjë militant i ndonjë partie e përfaqsuar në kuvend , mos të tjhem se ndoshta edhe parti qeveritare , parti që nuk ka dëshir që të ekzistoi VV fare!

    Ky djali , po e quen festë për parteshin , kremtimin e VV në Gjilan?!

    A e din ky , edhe ju të tjerë , se VV ka ngritur zërin për këtë qështje atëher kur është dashur të ngitet ! Sipas shkrimit u duk se po, e din ky.
    Kremtimi i 5 vjetorit të Vv në Gjilan , ska lidhje me komunen e Parteshit , kjo është një absurditet , që pjell nga mendjet e komunistëve , të cilët , kundërshtarëve të tyre u hudhin fajin edhe pse i kan "vetullat mbi sy".

    VV nuk ka pranuar , e as që do të prenoi ndonjëher këto komuna false të krijuara nga partia e këtij Salihut e të salihave si ky.

    Ku dhe kurrë na i paska ra pishman VV për veprimet e tyre dhe po dojka mi la gjynahet e saja?!
    Këto pohime jan djallzore!

    Ne duhet të kultivojmë shqiptarizmin në Kosovë , e kjo sot për sot bëhet duke përkrahur "VETVENDOSJE!". Alternativat e tjera po na kthejn serbin , mbani mend!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    PO TENTOJN TA NGULFATIN VETVENDOSJE! QË NË FILLIM KOMUNISTAT TITISTO-ENVERISTO-RUGOVIST!
    Kili Merturi po filloj pej fundit te postit tend! Po i akuzon shume komunistet nderkohe "Levizja" qe ti po bahesh avokat i saji, eshte komuniste prej flokeve e deri te kembet. Pyeti cilin duash: cfare perkatesie ideologjike je? Te thone: I majte (per te mos thene komunist). Ky vec asht fakt dhe vetem nje i marre mundet me e mohue.

    Kjo parti me emnin e 'Vetvendosje' kurre s'ka paraqite ndonje alternative, sepse qellimi i saj s'ka dallue pej partive qe jan n'pushtet. A munesh me e mohue qe 'Vetvendosja' s'paska pase qellim me hi ne pushtet ne kohen kur Albini tha qe kena me marr pjese ne zgjedhjet e ardshme?

    Sa per autorin e kty shkrimi, te cilin e njoh dhe kam bisedue shpesh me te, ai s'asht pjese e asnje partie politike. Per me teper ai i urren pa dallim te gjitha partite...e ktu s'ban perjashtim as kjo partia e re e Kurtit.

    Bash po me interesone se cka paska bo Vetevendosja me e nal decentralizimin? Ku asht nale decentralizimi prej saj? Komuna gjithkah jon ba. Tash qysh po e shof une, "paknaqsite" e Vetevendosjes per decentralizim te kokan kan vec sa me tha sot qe na e kena kundershtu decentralizim. Pune votash ose kampanjash elektroale, apo jo haver?

    Nese s'ka qene feste kjo e Vevetvendosjes ne Gjilan cka ka qene atehere? Pse gjeten kohe me festue, kurse me protestue 'harrun'? O shoq lej ma arsytimet...Vetevendosja ma ka deshtu, sidomos kur msum qe asht nisoj si tjerat.

    Shnet

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    bolivari

    Citim Postuar më parë nga Bolivari Lexo Postimin
    S'e lexove artikullin qe e postova, he burre i dheut. Shqip eshte prej rreshtit te pare deri ne te fundin. Shqip kallxon qysh LVV e Albinit i ka hyre rruges se ndyre te politikes; ka nise te zbutet, ka nise te behet me e degjueshme ndaj te huajve dhe me e urte ndaj tyre. S'kundershton me si perpara; planifikon te hyp sa me larte ne pushtet; i vjen turp pse ka protestuar dikur; nuk proteston tash. Ja shume e thjeshte. Nderkohe cuditerisht ti sikur i shperfill keto dhe kerkon qe pikerisht shkaktari i ketyre devijimeve te 'behet kryeminister i Kosoves'!?
    jo jo albini edin si te veproj mosu merakos fare o vllaqko i dashur labin kurti nuk esht zbut fare aj dote jet i njejti

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    kili merturi

    [QUOTE=KILI MERTURI;2841438]Kadal bre njerz se ky shkrim është një mendim i një personi , i cili mendim është personal.

    Kjo cfarë shkruan ky tipi , Salih Mehmeti , nuk dmth se jan ashtu.

    Shikoni përreth dhe e gjeni vet , e mos bini kaq shpejt përtokë.

    VV , sic po e shkruan shkurtimish kyfar Salihu , është parti e hapur , dhe nuk ka nevoj me lexu ketë njeri per me marr vesh se cafrë po bën "Vetvendosje!"

    Mënyren se si përpiqet të paraqes ky tipi VV dhe Albinin , të jep përshtypje se është ndonjë militant i ndonjë partie e përfaqsuar në kuvend , mos të tjhem se ndoshta edhe parti qeveritare , parti që nuk ka dëshir që të ekzistoi VV fare!

    Ky djali , po e quen festë për parteshin , kremtimin e VV në Gjilan?!

    A e din ky , edhe ju të tjerë , se VV ka ngritur zërin për këtë qështje atëher kur është dashur të ngitet ! Sipas shkrimit u duk se po, e din ky.
    Kremtimi i 5 vjetorit të Vv në Gjilan , ska lidhje me komunen e Parteshit , kjo është një absurditet , që pjell nga mendjet e komunistëve , të cilët , kundërshtarëve të tyre u hudhin fajin edhe pse i kan "vetullat mbi sy".

    VV nuk ka pranuar , e as që do të prenoi ndonjëher këto komuna false të krijuara nga partia e këtij Salihut e të salihave si ky.

    Ku dhe kurrë na i paska ra pishman VV për veprimet e tyre dhe po dojka mi la gjynahet e saja?!
    Këto pohime jan djallzore!

    me vend ashtu esht albin kurti nuk ka mundesi te ndryshjo
    Ne duhet të kultivojmë shqiptarizmin në Kosovë , e kjo sot për sot bëhet duke përkrahur "VETVENDOSJE!". Alternativat e tjera po na kthejn serbin , mbani mend!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    PO TENTOJN TA NGULFATIN VETVENDOSJE! QË NË FILLIM KOMUNISTAT TITISTO-ENVERISTO-RUGOVIST!
    [/

    ashtu esht

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •