Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Lehtësohet dhënia e vizave për banorët e Ballkanit

    Lehtësohet dhënia e vizave për banorët e Ballkanit



    Zëdhënësja e Komisionit Europian, Kristina Nagi deklaron se me vendimin që Bashkimi Europian pritet të marrë të hënën, qytetarët e vendeve ballkanike do ta kenë shumë më të lehtë të pajisen me viza në sportelet e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së

    Presionet e ushtruara nga vendet ballkanike ndaj Bashkimit Europian, për të mundësuar udhëtimin e qytetarëve të tyre në zonën e Shengenit po japin frytet e para. Ky lloj presioni u bë i njohur së pari publikisht nga komisioneri përgjegjës për rendin dhe drejtësinë Franko Frattini. « Nuk ka asnjë takim nga ato që zhvilloj me udhëheqësit e vendeve ballkanike që këta nuk më ngrejnë problemin e lehtësimit të vizave për qytetarët e tyre » – deklaroi ai gjatë një mbledhjeje të kolegjit të komisionerëve të BE-së.

    Ndofta edhe për këtë arsye, dhe pas konsensusit që u arrit në gjirin e kolegjit të komisionerëve të BE-së, Komisioni Europian shpalli me gëzim dhe kënaqësi se të hënën propozimi për lehtësimin e vizave për qytetarët e vendeve ballkanike do të merret në shqyrtim dhe do të aprovohet nga Këshilli i Ministrave i BE-së.

    Zëdhënësja e Komisionit Europian, Kristina Nagi pohoi për « Dojçe Velen » se me vendimin që Bashkimi Europian pritet të marrë të hënën, qytetarët e vendeve ballkanike do ta kenë shumë më të lehtë të pajisen me viza në sportelet e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së. Për Komisionin Europian lehtësimi i regjimit të vizave për banorët e Ballkanit do të pakësojë rradhët e njerëzve para ambasadave si dhe do të thjeshtojë procedurat për marrjen e tyre.

    Megjithatë sipas gjuhës së funksionarëve të BE-së lehtësim i regjimit të vizave nuk do të thotë liberalizim i tyre, që do të thotë se megjithatë duhet të kesh një arsye për të udhëtuar në vendet e BE-së. Për këtë shkak, sipas Komisionit Europian në pajisjen me viza të qytetarëve ballkanike, do të jenë më të favorizuar përshembull studentët që duan të mbrojnë një tezë në universitetet europiane, studiuesit që duan të shkembejnë eksperiencë, gazetarët, tregtarët etj. Për këto kategori njerëzish vizat do të jepen pa pagesë.

    Ndërkohë që mbetet për tu parë nëse edhe regjimi i vizave turistike do të lehtësohet njëlloj si ai i vizave për arsye pune dhe sidomos nëse rritja e çmimit të vizave Shengen do të përfshijë edhe qytetarët e vendeve ballkanike apo jo. Gjithmonë sipas Komisionit Europian një përfitim tjetër për banorët e vendeve ballkanike do të jetë thjeshtësimi i formularëve dhe i procedurave të dhënies së këtyre vizave.



    Viron Gjymshana

    DW
    12 nentor 2006

  2. #2
    Në takimin e sotëm, ministrat e Jashtëm të BE-së, kanë vendosur të miratojnë mandatin për negociata me disa vende të Ballkanit, për lehtësimin e vizave për të udhëtuar në shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje do të vlejë për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë. Kosova nuk përfshihet në këtë proces të lehtësimit të vizave sepse ajo nuk e ka të zgjidhur statusin dhe Komisioni Evropian nuk ka mundësi të negociojë për këtë me Kosovën.

    Radio Europa e Lire

  3. #3
    Bashkimi Europian, vendosi që të hapë negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor, për vizat. Kush janë Marrëveshjet e Ripranimit

    Vizat me BE-në, kategoritë që përfitojnë

    Bisedimet fillojnë më 30 nëntor dhe do t’i përfundojnë në qershor 2007. Ja kategoritë që përfitojnë

    Shekulli

    TIRANË- Bashkimi Europian deklaroi se do të nisë në 30 nëntor, bisedimet për lehtësimin e regjimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ne mirëpresim adaptimin nga Këshilli i Mandatave, që Komisioni të negociojë për lehtësimin e regjimit të vizave dhe ridimensionimin e marrëveshjes me Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në të vërtetë, ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët e rajonit, për të prekur përfitimet që u ofron e ardhmja europiane”,- tha Franko Fratini, Komisioner europian për Drejtësi. Miratimi u bë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të 25 vendeve anëtare, dje në Bruksel. Shqipëria ka bërë dhe është një hap më përpara dhe do të bisedojë me BE-në vetëm për lehtësimin e regjimit të vizave, pasi që e ka ratifikuar Marrëveshjen e Ripranimit të emigrantëve më herët. Pos Shqipërisë, në bisedime përfshihen megjithëkëtë (“Marrëveshja e Ripranimit” i vë detyrimisht kusht vendeve të rajonit, të marrin në territoret e tyre, qytetarët e tyre që jetojnë në mënyrë të ligjshme në vendet e BE-së), sikurse dhe për vizat, Bosnje e Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia. Komisioni Europian do të jetë pala ndërmjetësuese me vendet në proces dhe me të mandatarin Fratini dhe Komisionerin e Zgjerimit, Oli Rehn. Njoftimin e ka dhënë po dje, komisioneri Fratini. "Vendet e Ballkanit do të fillojnë një raund të parë bisedimesh në Bruksel, të parashikuara për më 30 nëntor. Komisioni do të përpiqet t'i mbyllë bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur, maksimumi deri në fund të qershorit 2007. Synimi është të lehtësojmë vizat, sidomos për studentët, shkencëtarët, biznesmenët, gazetarët. si dhe për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe dhënien në dorë te vizave. Disa kategori udhëtarësh mund të aplikojnë për viza me shumë hyrje”,- tha komisioneri Fratini. Lehtësimi do të ndihmojë disa kategori, veç studentëve dhe biznesmenëve, por që do të duhet gjatë bisedimeve për t’u përcaktuar përfundimisht. Komisionerë evropianë, kishin paralajmëruar se në dhjetor do të niste ky proces, që tanimë mori miratimin e 25 Ministrave të Jashtëm për t’u çelur që në 30 nëntor. Marrëveshjet me kohëzgjatje-qëndrimi në vendet e BE-së të shtetasve të Ballkanit Perëndimor deri në 120 ditë, apo 3 muaj, do të lidhen me shumat e pagesave të tarifave të ulura për vizë për këta shtetas, që e kërkojnë atë (vizën) si dhe thjeshtimin për kategoritë e tjera. Që në mars, Brukseli saktësoi se Ballkani ishte në synimet e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
    Vetëm Kroacia nuk përfshihet në këtë nismë të miratuar nga 25 vendet dje, sepse shtetasit e saj nuk kanë nevojë për vizë për të qëndruar në territorin e BE-së. Ata përfitojnë nga një marrëveshje e mëhershme që ka Zagrebi me Brukselin, për kohëqëndrimi tremujor pa vizë. Përfundimi për të hapur bisedimet mbi lehtësimin e regjimit të vizave, rrjedh që nga programi i Samitit të BE-së në Selanik. Lehtësimi i regjimit do të nxisë vendet e rajonit dhe kurajon gjithashtu ato, për të kryer reforma dhe për të forcuar bashkëpunimin mes tyre dhe me hapësirën e Bashkimit Europian, në të cilën që nga 1 janari 2007 do të përfshihen Bullgaria dhe Rumania. Kjo do të shkojë në të mirë të reformave për të forcuar ligjin, luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për të krijuar kapacitetet administrativë të kontrollit të kufijve dhe sigurisë së dokumentave. Ndërkaq, të dy marrëveshjet, për lehtësimin e regjimit të vizave dhe të ripranimit, nuk do të vlejnë për territorin britanik dhe irlandez, pasi shtetet e tyre jashtë formatit të BE-së për heqjen e kufijve.

    14/11/2006
    Gazeta Shekulli

Tema të Ngjashme

  1. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •