KETO JANE LUTJET E SHEN BRIGJIDES, QE SHUME NGA JU MUND TE MOS I KENI DEGJUAR ASNJEHERE PO SHUME DHE MUND TE KENE DEGJUAR E NUK JUA KANE VENE VESHIN...POR UNE PO JU THEM VETEM SE I KAM THENE PER DISA KOHE DHE KETO LUTJE JANE SI NJE MREKULLI E FORTE.
VETEM LEXOJINI DHE KUSH E KUPTON FENE KATOLIKE DO TA SHOHE VLEREN QE KANE KETO LUTJE PER TE KUJTUAR MUNDIMET E KRISHTIT, ESHTE VERTETE FATLUM AI NJERI QE I THOTE KETO LUTJE.


PREMTIMET E MREKULLUESHME TE BERA NGA JEZUSI SHEN’BRIGJIDAS

Shen Brigjides, qe deshironte te dinte prej shume kohesh numrin e goditjeve qe zoti yne Jezu Krishti gjate mundimeve te tija, ju duk Jezusi qe i tha: “Bija e ime, kam marre mbi trupin tim 5480 goditje. Nese ti don ti nderosh ato do te thuash cdo dite 15 Ati yne dhe Falem Mari me lutje qe pasojne dhe qe po ti jap, gjate nje viti. Pasi te kete kaluar nje vit ti do t’i kesh pershendetur secilen prej plageve te mia”.
Dhe shtoi “Cdo kush (dhe jo vetem ti) qe do ti thote keto lutje pergjate nje viti do te kete keto bekime”:

1) Do te liroje nga purgatori 15 shpirtera nga fisi i tij.
2) Dhe 15 te drejte nga fisi i tij do te jene te forcuar e te ruajtur ne fe.
3) Dhe 15 mekatare nga fisi do te kthehen.
4) Personi qe do ti thote keto do te kete graden e pare te persosurise.
5) Dhe 15 dite perpara se te vdese do te marre Trupin tim te cmuar ne menyre qe te jete i cliruar nga uria e perjetshme, dhe do te pije Gjakun tim te cmueshem ne menyre qe te mos kete etje ne perjetesi.
6) Dhe 15 dite perpara se te vdese do te kete nje pendese te hidhur per te gjitha mekatet e tija dhe nje njohje te persosur te tyre.
7) Do te ve sherjen e kryqit tim fitimtar perpara tij per ta mbrojtur e per ta ndihmuar kunder sulmeve te armiqve te tij.
8) Perpara vdekjes se tij Une do te vij tek ai me Nenen time teper te dashur dhe te embel.
9) Dhe do ta marr me kenaqesi shpirtin e tij dhe do ta coj ne gezimet e perjetshme
10) Dhe duke e cuar deri atje do ti jape te pije me nje trajtim te vecante n e burimin e hyjnis sime, gje qe nuk do ta bej me ato qe nuk i kane thene keto lutje.
11) Lipse te dihet qe zoti do ti fale te gjithe mekataretqe do ti thone me divotshmeri keto lutje edhe nese ai ka jetuar ne mekat mortar per 30 vjet.
12) Dhe do ta mbroj nga tundimet.
13) Dhe do t ja ruaj 5 shqisat e tija.
14) Dhe do ta ruaj nga vdekja e paritur.
15) Dhe do ta ruaj shpirtin e tij nga denimet e perjetshme.
16) Dhe personi do te fitoje te gjithe ate qe do ti kerkoje Zotit dhe Virgjereshes Mari.
17) Dhe, sikurse te jetonte gjithmone sipas vullnetit te tij, dhe sikur te vdiste te nesermen, jeta e tij do te zgjatej.
18) Cdo here qe do te thote keto lutje do te fitoje falje nga Zoti.
19) Dhe te jete i sigut se do ti shtohet, korit te engjejve.
20) Dhe kush do t ja mesoje keto lutje nje tjetri do te keti gezim dhe merita pa mbarim qe do te jene te qendrueshme ne toke dhe do te zgjasin perjetesisht ne qiell.
21) Ku jane dhe do te jene te thena keto lutje, Zoti eshte i pranishem me hirin e tij.



Shen Brigjida bija e princit Bojer te Suedise, e lindur rreth 1302. Jetime nga nena ne femijerine e hershme qe rritur nga nje halle. Ne moshen 10 vjecare qe e impresionur nga nje predikim mbi Mundimet e shpetimtarit tone Jezu Krsihtin te varur ne Kryq mbuluar me plage dhe gjak. Ju duk ne te njejten kohe se po degjonte nje ze qe i thoshte “Me shiko bija ime, Eh”.
Vajza thote: “ Kush te trajton keshtu?” dhe Jezusi i pergjigjet:”Jane ata qe me perbuzen dhe qe jane te pa ndjeshem ndaj dashuris sime per to”.
Pershtypja e kesaj endrre misterioze nuk u shlye me prej saj dhe prej ketij momenti vuajtijet e Jezu krishtit u bene subjekti i meditimeve te saj. Kur sihte 16 vjece u martua me nje te ri qe kishte fe te madhe e qe quhej Ulfon, nga i cili pati 8 femije. Shembulli i virtyteve te shen Brigjides me shume sesa mesimet e saja, shenjteroi familjen e saj te shumte (Ne menyre te vecante nje femije i saj e beri te vuante shume sepse ishte cthurur). Zbulimet qe ajo apti dhe ndera te tjera qiellore e bene me te pervujte e me te zjarrte ne fe. Vdic ne Rome ne 1373, pasi kishte kthyer nga nje peligrinazh ne Token e Shenjte.


LUTJA E PARE

O Jezus amelsi e perjetshme, gezim qe kalon te gjitha gezimet e te gjitha deshirat per ato qe ju duan, shendet dhe shprese e cdo mekatnori te cilit i keni deshmu se nuk ka gezim me te madh se te gjendesh mes njerezve dhe te marresh ato deri ne fund te koherave; kujtohuni per te gjitha vujtjet qe keni duru qe nga momenti i te xanunit tuaj deri ne kohen e mundimeve tuaja te shenjta sikurse kishte ken urdhnu dhe dekretu qe nga perjetesia e mendimit hyjnor. Kujtohuni qe ne darken tuaj te fundit me dishepujt tuaj pas larjese se kembeve i keni dhuru atyre Trupin tuaj te Shenjte dhe Gjakun tuaj te Cmueshem dhe duke i ngushellu me amelsi i keni parathene atyre vdekjen tuaj te afert. Kujtohuni per trishtimin dhe hidherimin qe keni ndjere ne shpirt sikurse e keni deshmu tuj thane “Shpirti im eshte i trishtuar deri ne vdekje”. Kujtohuni per brengat dhe dhimbjet qe keni duru mbi tripin tuaj delikat perpara varjes tuaj mbi Kryq, kur pasi je lutur per 3 here duke nxjerre djerse gjaku ke qene tradhetu nga Juda dishepulli i kombit tuaj qe ti vete e ke zgjedhur; gjyku padrejtesisht nga tre gjygjtar, i akuzuar nga deshmitare te rreme ne lulen e rinise suaj dhe ne kohen solemne te Pashkeve. Kujtohuni qe keni qene zhveshur nga rrobat tuaja dhe i veshur me ato te perqeshjes qe ju kane lidhur syte dhe fytyren qe ju kane rrahur me shpullaju kane kurorezu me ferra, ju kane vene ne dore nje kallam, dhe i lidhur per nje shtylle ke qene bere cope-cope dhe torturu nga fyerje dhe poshterime. Ne kujtim te ketyre dhimjeve qe keni duruar perpara mundimeve mbi nje kryq, me jepni mua, nje rrefim te plote dhe te paster, nje kenaqesi te denje dhe faljen e te gjitha mekatet e mia.


LUTJA E DYTE

O Jezus liri e Engjejve, Parajse e kenaqesive, kujtohuni per tmerret dhe trishtimin qe keni duruar, kur armiqte tuaj, si luaj te tmerrshem ju rrethuan me nje mije fyerje shpulla dhe gervishtje, ju torturuan sipas kenaqesise se tyre. Duke marre ne konsiderate keta tortura dhe keta fjale fyese po ju o Shpetimtari im te me lironi nga te gjithe armicte e mi te dukshem e te padukshem dhe bej qe une te arrij nen mbrojtjen tende ne persosurin edhe ne Jeten e perjetshme.
Amen

LUTJA E TRETE

O Jezus, Krijues i qiellit dhe i tokes, qe asgje nuk mund te te kufizoje, Ju qe gjithcka mbani nen pushtetib tuaj, kujtohuni per dhimbjen teper te hidhur qe keni vuajtur kur Hebrejte zhbiruan Duart tuaja mbi kryq me gozhda te medha dhe me nje zemerim te padegjuar i zmadhuan Plaget tuaja duke shtuar dhimbje mbi dhimje dhe me nje mizori te frikshme ta hapen trupin tuaj mbi Kryq duke te terhequr ne cdo ane, duke te nxjerre nga vendi gjymtyret.
Po te lutem me cdo kusht , O Jezuas ne kujtim te kesaj dhimje shume mizore te Kryqit me jepni frike dhe dashuri
Amen

LUTJA E KATERT

O Jezus,Mjek qiellor, i lartesuar mbi Kryqper te sheruar plaget tona me tuaja, kujtoni dobesite
Dhe ankimet qekeni vuajtur ne menyre qe asnje nga gjymtyret e tuaja,nuk mbeti ne vend dhe
nuk qe nje dhimbje e perngjashme me tende. Qe prej shputes se kembes e deri tek koka qe
krejt nje dhimbje. E megjithate nuk keni pushuar se luturi per persekutoret tuaj duke thene: “Ate fali ata se nuk dijne se cfare bejne”. Per kete meshire teper te gjere dhe ne kujtim te kesaj dhimbje beni qe kujtimi i mundimeve tuaja te veproje ne nje pendim te vertete dhe faljen e te gjitha mekateve tona.
Amen.





LUTJA E PESTE

O Jezus! Pasqyre e shendritjes se perjetshme kujtoni trishtimin qe keni keni provu kur sodite ne driten e Hyjnise suaj, pertej percaktimit te tayre qe duhet te jene te shpetuar per meritat e Mundimive Tuaja te Shenjta, edhe turmen e madhe te fajtoreve qe duhet te denoheshin per mekatet e tyre: e ju i kni qa plot hidherim keto mekatare te mjere te humbur dhe te deshperuar; Per kete vuajtje te madhe e per miresine tende kundrejt hajdutit te mire duke i thene: “Sot do te jesh me mua ne Parajse”, po te kerkoj me cdo kusht, o Jezus i embel, te perdoresh te njejten meshire ne momentin e vdekjes sime.
Amen.

LUTJA E GJASHTE

O Jezus! Mbret i dashur dhe i deshirueshem, kujtohuni per dhimbjen e madhe qe keni vuajtur kur i zhvesh si nje nje mjeran ke qene i varur ne Kryq ku te afermit tuaj dhe miqte ju braktisen, pervec nenes suaj teper te dashur qe qendroi me besnikeri gjate agonise suaj dhe dishepullit tuaj besnik Gjonivte cilit ja besove Nenen tuaj me keto fjale: “Bir, ja nena jote!” Po te lutem pra pa pushim o shpetimtari im per dhimbjen e madhe te zemres qe pershkoi shpitin e Virgjereshes Mari, qe te kesh meshire per mua, per dhimbjet dhe mundimet e mia sa trupore aq dhe shpirterore, qe te me asistosh ne te gjitha provat e mia ne menyre te vecante ne momentin e vdekjes sime.
Amen.

LUTJA E SHTATE

O Jezus! Burim i nje meshire te pafund qe per dashuri te thelle keni klithe mbi Kryq “Kam etje!” Nje etje per shendetin e shpirtrave, po ju lutem qe te ngrohesh zemratv tona me tuaja ne menyre qe te drejtohemi kah persosuria ne te gjitha veprimet tona, fikim ne ne krejtesisht lakmine e mishit, krenarine e jetes dhe zjarrin e orekseve te shthurura.
Amen.


LUTJA E TETE

O Jezus! Embelsi e zemrave, ere e kendeshme e shpirtrave, per hidherimin e temthit qe keni shijuar mbi Kryq per dashurine tone, beni qe te marrin ne menyre te denje Trupin tuaj te Shenjte dhe Gjakun Tuaj te Cmueshem gjate jetes sone dhe ne momentin e vdekjes sone si ilac, ngushellim dhe ushqim i shpirtrave tone.
Amen.


LUTJA E NENTE

O Jezus! Virtyti me i madh dhe gezimi i shpirtit, kujtoni dhimbjen qe keni duruar, kur i zhytur ne hidherimin e vdekjes se afert, ke qene i fyer, i poshteruar nga Hebrenjte dhe ke bertitur me te madhe me keto fjale: “Hyji im, Hyji i im, pse me ke braktisur?”. Per kete agoni po te kerkoj me cdo kusht o Shpetimtari i im, mos te me braktisesh ne friken dhe ne dhimbjen e vdekjes.
Amen.

LUTJA E DHJETE

O Jezus! Qe ne te gjitha gjerat je fillimi dhe fundi, jata dhe virtyti, kujtohuni qe keni qene zhytur ne nje det dhimbjesh nga shputa e kembes deri tek koka. Duke pasur parasysh vuajtjen e madhe te plageve tuaja te shumta me mesoni qe te ndjek urdherimet tona me tuaja per te cilen e lehte dhe e gjere eshte rruga per ato qe ju duan.
Amen.



LUTJA E NJEMBEDHJETE

O Jezus! Humnere e thelle meshire, po ju lutem me cdo kusht, ne kujtim te Plageve tuaja te Shenjta qe qene te thelle deri ne palce te kockave dhe te te brendeshme qe te me nxjerresh nga mekati mua mekatenorin zhytur per vete vfyerjet e mia e te me fshehesh ne plaget tuaja deri kur zemerimi yt te kete kaluar e une te arrij tek shpetimi.
Amen.

LUTJA E DYMBEDHJETE

O Jezus! Pasqyre e vertete, vule uniteti lidhje dashurie, kujtoni sasine e madhe te plageve (5480) me te cilat ke qene plagosur qe nga koka e deri tek kembet, bere cope-cope dhe pergjakur nga gjaku juaj. O dhimbje e a madhe dhe e pafund qe keni vuajtur per dashurine tone ne trupin tuaj te virgjer! Jezus teper i dashur, “Cfare do te kishit mundur te benit qe nuk e keni bere per ne?” Po te kerkoj me cdo kusht o shpetimtari im, te lesh gjurme ne mua Gjakun tuaj ne zemren time ne menyre qe une aty te lidh pergjithmone dhimjen tuaj dhe dashurine tuaj te pafund. Kujtimi i mundimeve tuaja dhe fruti i vuajtjes suaj te jene te perterire ne shpirtin tim. Dashuria juaj u rrite ne mua cdo dite deri kur t eparaqitem tek ju thesar i cdo te mire dhe i te gjitha gezimeve, Jezus teper i embel ne jeten e perjetshme.
Amen.
LUTJA E TREMBEDHJETE

O Jezus, mbret teper i forte dhe i pavdekshem e i pathyeshem, kujtohuni per dhimbjen qe keni patur, kur forcat tuaja te trupit dhe te zemres u konsumuan krejtesisht, dhe duke perkulur koken thate: “Gjithcka u kry!” Per kete brenge te pafund, po ju lutem me cdo kusht o Zoti Jezus qe te kesh meshire per mua ne momentin e fundit te jetes sime, kur shpirti i im do te jete ne agonine e brendshme dhe shpirti i im i erresuar.
Amen.

LUTJA E KATERMBEMBEDHJETE

O Jezus, bir i Njelindur i Atit, Shndritje dhe figure e substances, kujtohuni per porosine intime dhe te pervujte qe ju drejtove Atit tuaj: “At ne duart e tuaja po e mbeshtes Shpirtin tim”; dhe ndersa trupi juaj ishte krejt plage dhe Zemra juaj e thyer, keni dhene shpirt. O Mbret i Shenjterve dhe i martireve! Me ngushelloni dhe me jepni ndihmen e nevojshme prej ku une te mund ti rezistoj demonit te joshjeve te botes e te mishit e te jetoj vetem ne ty. Merrni po ju lutem, ne kujtim te vdekjes sauj te cmueshme, shpirtin tim ne momentin e vdekjes sime kur ai te ktheje tek ju nga interrnimi tokesor.
Amen.
LUTJA E PESEMBEDHJETE

O Jezus, hardhi e vertete dhe pjellore, kujtohuni per derdhjen e plote te Gjakut zbrazur nga Trupi juaj i Shenjte si rrushi kur shtrydhet.
Plagosur nga heshta e nje ushtari keni dhene edhe pikat e fundi te gjakut dhe dhe te ujit, dhe si tufe kemi, i lartesuar mbi Kryq, u shkaterrua trupi juaj u tha lengu i te brendshmeve tua u ter lengu i kockave tuaj. Per kete Mundim teper te hidhur dhe per zbrazjen e Gjakut tuaj te Cmueshem po ju lutem me cdo kusht, O Jezus teper i embel, ta plagosni zemren time, ne menyre qe lotet e pendeses te dashurise te me sherbejne si buke dite dhe nate. Me ktheni tek juve ne menyre zemra ime t ju jete banese e perjetshme qe kthimi im t ju pelqeje dhe ne kete menyre ta prannnonni fundin e jetes sime qe une te meritoj Parajsen per t ju lavderuar dhe per t ju falenderuar me Virgjeren Nenen tuaj me Engjejt dhe me Shenjterit ne shekuj te shekujve te perjetshem.
Amen.