O Edvir,
Meso se pari qe nuk i thone 'idhjada' (nga e ke psonisur kete fjale te shpifur) po i thone dhiata, ndryshe testamenti. Kuptimi i termit 'izraelit' ne ate pjese qe citon ti nuk eshte identik me nacionalitetin ose kombesine izraelite. Si term ai nenkupton ēdo njeri qe besonte ne zotin e Abrahamit (besoj se e di qe po kete zot besojne edhe muslimanet, vetem se e therresin arabisht All-llah). Te dyja fete monoteiste e kane origjinen ne besimin e Abrahamit. Kane nje dallim esencial, Krishterimi e pranon origjinen e vet dhe krahas testamentit te Ri (ose dhiates, jo idhjades, se Re) ne scriptet e veta te shenjta pranon edhe Testamentin e Vjeter, qe nuk eshte gje tjeter veēse Bibla e Izraeliteve, kurse muslimanet ne scriptet e veta kane vetem Kuranin, qe ia reveloi Zoti Muhamedit. Na del qe shume pjese te Kuranit Zoti i bie ti kete thene per here te dyte, meqe perputhen me pjese te bibles.
Se fundi, asnje nga fete nuk i reziston llogjikes pozitiviste njerezore, po qe se perpiqesh ta shpjegosh brenda kuadrit te kesaj llogjike. Besimi eshte ēeshtje e shpirtit, besimtar i mire eshte ai qe beson ne nje fe, por nuk perēmon fete e tjera. Zoti i pranon te gjitha fete, sikurse qe te kete muzike te bukur duhen shume instrumenta. Ne fund te fundit Orkestra ka vetem nje dirigjent, apo jo?
Krijoni Kontakt