Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Edvir.

    Te uroj qe te jesh mire me shendet.
    Me lejo qe tju bej nje peytje: Cili eshte qellimi i juaj ne leximin e bibles? Qe ngo kjo pyetje varet edhe perfundimi yt. Nese ju kini qellim qe te gjeni gabime ne bibel, ke tjeter perfundim, dhe nese kerkon qe te gjesh te verteten , do te gjesh rrugen drejt Perendise. Nga perzgjedhja dhe qellimi i zemeres tende, varet ploteisht perfundimi. Nese njeriu i afrohet Perenise per ta gjykuar, eshte "guxim" prej te mari, por nese i afrohet qe ta njohe, ta pranoj dhe ti besoje, atehere Perendia do ti zbuloje te verteten. Ja se si thuhet tek 1Korinth: 2:9-10.
    " Por sikurse eshte shkruar: Ato gjera qe syri nuk i ka pare dhe veshi nuk i ka degjuar dhe nuk kane hyre ne zemer te njeriut, jane ato qe Perendia ka pergatitur per ata qe e duan ate. Por Perendia na i ka zbuluar ne me ane te Frymes se tij, sepse Fryma heton cdo gje , edhe te thellat e Perendise."
    Perpara se ti te gjykosh biblen e Perendise, duhet me patjeter qe ti te kesh pare dhe njour te gjitha gjerat e Perendise, dhe vetem athere gjykimi yt do te jete i drejte dhe i vertete. Por nese ti e fillon gjykimin ndaj bibles se Perendise , pa ti zbuluar me pare Perendia te gjitha te fhsehtat , atehere: mendon se ti po ben nje gjykim te drejte dhe te vertete??? Kujdes sepse nuk eshte zgjuarsi qe ti gjykosh gjeart pa i njohur me pare. Lejo me pare Perendine qe te ti zbuloje , dhe me pas bej gjyikmin .
    Ju mund ta lexoni biblen njemije here, por nese qellimi juaj eshte per te gjykuar dhe gjetur gabime ne bilene Perendise, ne radhe te pare ti ke gjykuar Perendine , sepse fjala eshte e Perendise, dhe ne radhe te dyte , Perednia kurre nuk do te te zbuloje te verteten pasi zemra jote eshte e dyshuar, ndaj deshmise qe Perendia i tregon njeriut nepermejt zbuleses se Frymes se Shenjte.
    Edvir , ne nje shkrim te meparshem te kam treguar plotesisht menyren e veteme per te njohur Perendine nepermejt bibles, por mesa shoh ju kini perzgjedhur qe te gjykoni Perendine dhe jo ta njihni ate.
    Vazhdo te kerkosh dhe te gjesh gabimi ne bibel, dhe te siguroj se me siguri , ne perfundim te gabuar do te dalesh. Bibla eshte vend ku shkatrohen te pabeset (ata qe nuk besojen tek Krishti) dhe shpetohen ata qe me besim tek Krishti i aforhen Atij.
    Edhe njehere me duhet te te them se bibla nuk eshte si librat e tjere , qofte fetare dhe jo fetare. Bibla kure nuk e theret njeriun qe ta kerkoje te verteten me llogjiken e tij, pasi njeriu ka llogjike te kufizuar. Bibla e fton njeriun qe ta kerkoje Perendine me Zemre. kerkomeni me gjithe zemer dhe do te me gjeni, thote Perendia.
    Bibla eshte si nje minjere ne te cilen Thesari qendron i fshehur. Kete Thesar ja zbulon njeriut vetem Perendia , dhe asnjehere njeriu nuk mund ta zbuloje ate . Keto gjera (thesare), thote Pali tek korinthasit , jane te fshehura per njeriun (ne te cilin ben pejse edhe tij) dhe ato Perendia ja u zbuloi vetem atyre qe e duan ate. Te duash Perendine do te thote, ti besosh atij dhe jo ta gjykosh fjalen e tij ne bibel. Dhe pikerisht Perendia ja dha kete mundesi njeriut , me ane te Birit te tij te vetmelindur, Zotit Krisht. Ki nje gje paraasysh, sa here qe te mohosh Jezusin dhe vepren e tij ne kryq, ti je nje kundershtar dhe amik i Perendise Jehovah, dhe kure nuk ke per ta njohur Perendine. Edhe Juda jetoi me Krishtin ashtu si Pjetri e te tjere, por ai e tradhetoi ate , per te vetmin fakt se nuk i besoi dhe e gjykoi ate simbas mendjes dhe llogjikes se tij.

    Deshmuesi

  2. #22
    lysien Maska e EDVIR
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99
    deshmuesi !
    une te kam thene edhe njehere tjeter qe une biblen po e lexoj per kurreshtje per kulture thjesht per te pasur disa dije me shume, ngaqe e kam lexuar vetem pak, pra me pjese . tani une lexova mateun dhe aty behet fjale per Jezusin qe nga lindja , jeta e tij , vdekja dhe ringjallja [ sipas mateut ] me thuaj a nuk eshte kjo jeta e plote e Jezusit [ne castet me te rendesishme te jetes se tij ] . ne ato qe lexova une keto vargje bene pershtypje .
    po ta perseris edhe njehere qe biblen une po e lexoj per kulture per njohuri [ une i perkas nje feje ] dhe ti me duket e din mire se cfare don te thot ti perkasesh nje feje , te keshe besim se cila eshte fjala e Zotit etj....
    me rrespekt edviri !!!
    p.s. nuk edi a e ke lexuar postimin tim te fundin tek ajo tema tjeter , do doja te dija mendimin tend mbi pergjigjen time .
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Edvir.

    Uroj te jsh mire.
    Une i kam lexuar te gjitha pyejtet e tua, dhe mendoj se te jam pergjigjur shume qarte dhe thejsht. Une te kam treguar sekretin me te cilen do te mund te njohesh biblen e Perendise, dhe ky skeret eshte Jezusi. Pa besim tek Jezusi nuk ka te vertete.
    Ju tregoheni i sinqerte ne ate qe deshmoni kur thoni se, e lexoni biblen per kulture e tjera.. kjo eshte perzgjedhja juaj dhe askush nuk mund tju gjykoje. Ne pyetjet tuaja ve re se, ju ne bibel nuk jeni duke kerkuar thejsht vetem kulturen , ju jeni duke u vendosur kunder ketij libri. bibla eshte i vetmi liber qe nuk e mban lexuesin qe te rije ne dy mendje. Ky liber meqenese eshte fjale Perendie, e pozicionon njeriun simbas perzgjedhjes qe ai ka ne zemer. sepse eshte fjale e gjalle e Perendise qe verpon aktualisht. Pra Bibla te vendos gjithmone ne poziten tende te lire te te perzgjedhurit. Nese ti e lexon ate si nje kundershtar, te siguroj se deri ne fund i tille do te mbetesh, pasi Perendia qe njeh dhe sheh zemeren tende te mbyllur ndaj se VERTETES Krishtit, ska se si te ta jape dhe te ta zbuloje ate. Si mendon ti se, nese vetem e kundershton mesuesin ne klase dhe je nje kundershtar i tij , mendon se do te maresh prej tij dijen? Apsolutisht qe jo.
    Perfundimisht te them se , bibla eshte liber jo si te gjitha librat e tjere, pasi eshte fjale e Perendise, dhe per kete eshte fjale e gjalle dhe vepruese, prandaj po e mbyll me perkufizimin:
    " bibla i jep njeriut ate qe ai kerkon prej saj."
    Une te kam dhene nje perkufizim per kete liber. Bibla eshte si nje minjere ku Thesari qendron i fshehur. Kush kerkon do te gjeje, kush troket do ti hapet dhe kush lyp do te mare, keto jane fjalet e Krishtit per cdo njeri.
    Ps. pyetjes tende jo se nuk i pergjgigjem , por ju nuk kini qellimin qe te gjeni te verteten ne kete liber, keshtu qe nuk mund ta merni dot ate, kjo eshte perzgjedhja juaj. Nese nuk ke hyre per te blere ne dyqan, mos thuaj perse dola me duar bosh prej dyqanit.
    Gjithe te mirat. Deshmuesi.

  4. #24
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Edvir!
    Te uroj te jesh mire me shendet dhe te kesh durim dhe zell ta lexosh Biblen te teren, dhe atehere te arrish ne nje perfundim.
    Mos u nxito te japesh gjykimin tend para kohe pa e njohur sic duhet se me ke ke te besh.Ti kerkon te dish me pare se kur eshte botuar Bibla si ka ardhur deri tek ne e pandryshuar apo gjera te tjera ne lidhje me kete.Eshte plotesisht e drejte te ngresh pyetje te tilla dhe hipoteza te tilla sepse ka te beje me librin me te rendesishem per njeriun Fjalen e Perendise se gjalle.Dhe kjo eshte nje Fjale e gjalle eshte Fjala e jetes dhe ashtu sic thuhet dhe ne Bibel (Ligji i Perterire 8:3, Mateu 4:4):

    ...njeriu nuk rron vetem me buke, por rron me cdo fjale qe del nga goja e Zotit.

    Evidencen me te qarte per pandryshueshmerine e Bibles e jep vete Bibla, por ka dhe shume studime te tjera mbi kete teme qe po ti lexosh dhe studiosh me kujdes do te arrish ne te njejtin perfundim Bibla Fjala e Perendise eshte e pandryshuar.Une te kam sugjeruar dy adresa ne internet ku jepen shume fakte ne lidhje me kete problem.Edhe njehere ato jane:

    www.bible.com/bible/Bathorty.html
    www.deadseascrolls.com

    Por megjithate cdo njeri eshte i lire te besoje cfare te doje.Sado evidenca apo fakte te sillen, ai qe beson tek Jezu Krishti, beson dhe shpetohet dhe ai qe nuk do te besoj sjell shume gjera apo fakte dytesore qe te justifikoi mosbesimin e tij. Per ta illustruar kete te sugjeroj te lexosh tek Luka 16:19-31. Aty tregohet shume mire per njerezit qe nuk duan te besojne
    (vargu 31) ... "Nese ata nuk e degjojne Moisiun dhe profetet, nuk do te binden edhe ne se dikush ringjallet prej te vdekurish"
    Gjithsesi Edvir te uroj suksese ne vazhdimin e leximit te Bibles qofte edhe per kulture sic thua ti, te siguroj qe nuk do te humbasesh asgje, askush nuk mund te te binde ty per idete e tua. Vetem Fryma e Shenjte mund te beje mrekulli te ndricoje mendjen tende dhe te shohesh gjerat ashtu sic jane shkruar dhe pa dyshuar ne to.Vetem nje gje do te keshilloja ne se ma lejon nje gje te tille, para se te lexosh Biblen lutju Perendise per te verteten, lutju me zemer te paster dhe te jesh i sigurt qe Perendia do ta tregoje ate.Suksese!

    Me respekt, Astriti!
    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 11:58
  3. Ēfarė ju mėsoi shpirti i shenjtė?
    Nga buja_20 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 16:43
  4. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •