-
8 Nentor: Shen Adeodati
Duke shfletuar kalendarin e 8 nėntorit,
Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Adeodatin, papė
Emri Adeodat vjen nga latinishtja e do tė thotė i dhuruar nga Zoti.
Adeodati, qė nė listėn e papėve shėnohet me emrin e pagėzimit Deusdedit (Zoti ka dhėnė), por edhe me emrin Adeodat (i dhuruar nga Zoti) ishte bir i sudiakonit romak, Shtjefnit. Dimė se u edukua nė kuvendin e Romės kushtuar Shėn Erazmit, por nuk kemi tė dhėna tė tjera pėr rininė e tij e po kėshtu edhe pėr papninė, sepse nga gjysma e shekullit VII, shekull shkatrrimtar e i tmerrshėm pėr Qytetin e Amshuar, historia e Romės zhytet nė njė errėsirė tė plotė. Dimė se nė vitin 615, kur ndoqi papėn Bonifaci IV, kishte kremtuar 40-vjetorin e meshtarisė. Kur Papa Bonifaci u ul nė fronin e shėn Pjetrit, detyrat mė tė rėndėsishme nė Kishė ishin nė duart e murgjėrve, sipas dėshirės sė Gregorit tė Madh (590-604). Papa i ri i zevendėsoi pėrsėri rregulltarėt me priftėrinj shekullarė, tė cilėt i detyroi tė luten mė shumė. Nė kėtė epokė njė pjesė e mirė e Italisė ishte nė duart e Longobardėve, ndėrsa pjesa tjetėr, me Romėn, varej nga perandori i Lindjes, tė cilin e pėrfaqėsonte njė ekzark qė jetonte nė Ravenė. Kohė tė turbullta, kur ndeshjet ndėrmjet Lindjes e Perėndimit, edhe pėr probleme doktrinore ndėrmjet tė krishterėve, ishin ēėshtje e ditės. Por Papa Adeodati nuk pati kohė, as mundėsi, tė merrte pjesė nė ndeshje tė kėsaj natyre. Nė vitin 616 jetoi nė Romė kohėt e tmerrshme tė epidemisė sė kolerės, pasuar, nė vitin 618, nga epidemia e gėrbulės.
Ndėrmjet njė epidemie e tjetrės, qyteti u rrafshua nga termeti i gushtit tė vitit 618. Kėshtu Adeodati e jetoi papninė nė mes tė tė vdekurve nga sėmundjet e tė varrosurve pėr sė gjalli nga termeti, qė kėrkonin ndihmė, sepse Roma i pėrkiste perandorit tė largėt, por fatkeqėsitė e romakėve i pėrkisnin papės. E Adeodati nuk e kurseu veten: vrapoi gjithė ditėn, ndihmoi sa mundi e ngushėlloi me gjithė shpirt. Vrapin e pėrditshėm ia ndėrpreu vdekja, pėr tė cilėn gjithashtu nuk kemi asnjė tė dhėnė, ashtu si pėr viktimat e shumta, ndėrmjet tė cilave kaloi ditėt e fundit tė jetės. Dimė vetėm se u desh tė kalonin trembėdhjetė muaj, derisa u zgjodh pasardhėsi.
Nga Libri i Papėve mėsojmė se bėri reformėn liturgjike, qė njihet me emrin Sekunda Missa, duke u krijuar meshtarėve binacionin apo mundėsinė tė kremtojnė edhe njė meshė tė dytė brėnda ditės.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt