Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ilir Meta dhe 97-ta.

    Meqense keto dite ilir meta kercenoi me kallash 97-te po sjell nje shkrim te K myftarajt per Ilir Meten..

    Ta shohim pak me me vemendje kte tip qe kujton se ka lindur per te qene patjater kryeminister..


    ---

    Ilir Meta-kryeministri që e kapi «demin» për brirësh dhe ra nga goditja e bishtit të

    ----------------------------------------

    Gabim Ilir Meta-kryeministri qė e kapi «demin» pėr brirėsh dhe ra nga goditja e bishtit tė
    Ilir Meta-kryeministri qė e kapi «demin» pėr brirėsh dhe ra nga goditja e bishtit tė demit

    Friday, 01 September 2006

    Nga Kastriot MYFTARAJ -

    Nė vjeshtėn e vitit 1999 Ilir Meta u bė kryeministri mė i ri nė historinė e Shqipėrisė, 30 vjeē e shtatė muaj.Ata qė do tė thonė se kryeministri mė i ri i Shqipėrisė ėshtė mbajtur Ahmet Zogu, i cili u bė kryeministėr nė dhjetor 1922, nė moshėn 27 vjeē e dy muaj, sipas datėlindjes zyrtare tė tij tė shpallur kur u bė mbret, e kanė gabim. E vėrteta ėshtė se datėlindja e vėrtetė e Ahmet Zogut qe viti 1890, ēka e ka pranuar ai nė fillimet e karrierės sė vet. Nė vitin 1921, kur nė Shqipėri u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare, sipas ligjit elektoral, kandidati pėr deputet duhej tė kishte mbushur moshėn 30 vjeē. Zogu atėherė paraqiti dokumente sikur kishte lindur nė vitin 1890, ēka do tė thoshte se nė 1921 qe 31 vjeē. Mė pas kur panegjiristėt e oborrit e bindėn Zogun se ai qe Napoleon Bonaparti i Shqipėrisė, u ndryshua dhe datėlindja e Zogut, nė vitin 1895, pėr tė bėrė analogjinė me Napoleon Bonapartin. Pra, ashtu si Napoleon Bonaparti u bė Konsull i Parė (kreu i shtetit france nė moshėn 30 vjeē (1799), edhe Ahmet Zogu po bėhej President i Republikės sė Shqipėrisė nė moshėn 30 vjeē (1925). Kėshtu, del se Zogu qe 32 vjeē e dy muaj kur u bė kryeministėr nė 1922, duke qenė vetėm i treti nė radhėn e kryeministrave mė tė rinj, pas Majkos, qė u bė kryeministėr pėr herė tė parė nė moshėn 31 vjeē e njė muaj. Kur Meta u bė kryeministėr, ai ende vuante, nė rrethet e gjera tė sė majtės, reputacionin e krijuar gjatė kohės qė PS qe nė opozitė, si njė “delfin i Berishės”- pėrcaktim qė ia bėri Nano, i cili e akuzonte se bashkėpunonte me Berishėn pėr tė zėnė vendin e Nanos. Edhe pėr tė fshirė kėto hije tė imazhit tė vet, Meta u pėrpoq qė tė krijonte pėr veten imazhin se ai ishte njė “dorė e fortė”, madje atij i pėlqente kur disa servilė nga rrethi i tij filluan qė ta krahasojnė me ish-kryeministrin e kohės sė komunizmit, Mehmet Shehun. Pandeli Majko nė njė intervistė qė dha pėr Blendi Fevziun nė TV Klan, nė ditėt pas dorėheqjes sė tij, kur u pyet pėr marrėdhėniet qė do tė kishte kryeministri i ri Meta me kryetarin e PS Fatos Nano u shpreh: “Ilir Meta ėshtė nga ata burra qė kėrkon ta kapė demin pėr brirėsh, por kur e kap, por kur e kap (Majko e pėrsėriti dy herė kėtė frazė), atėherė nėnshtrohet demi”. Ilir Meta nė postin e kryeministrit u pėrpoq qė tė kapte pėr brirėsh jo njė por dy “dema” tė politikės shqiptare, Fatos Nanon dhe Sali Berishėn. Pėr Nanon Meta duhej tė qe njė kryeministėr kalimtar, qė do tė rrinte nė pushtet deri nė zgjedhjet e vitit 2001, kur Nano mendonte se do tė mund tė merrte vetė postin e kryeministrit. Por, Meta, me t’ u bėrė kryeministėr, u bė aleat me tė ashtuquajturin “klani i shkencave”, pra me Presidentin Meidani dhe kryetarin e SHISH, Fatos Klosi, duke krijuar njė lidhje qė Nano e gjente shumė tė rrezikshme pėr ambiciet e klanit tė tij, pasi aleanca Meta-Meidani-Klosi, praktikisht kontrollonte gjithė qendrat e pushtetit nė Shqipėri, pra gjithė shtetin. Aspekti mė interesant i kėtij zhvillimi tė ri ishte fakti se tashmė lidershipin e sė majtės nė pushtet e kishin shtetarė muslimanė tė cilėt kishin leitnantė kristianė ortodoksė, ēka pėrbėnte pikėrisht tė kundėrtėn e skemės greke pėr tė majtėn shqiptare. Klani Meta-Meidani filloi ta pastronte administratėn dhe tė gjithė institucionet nė pėrgjithėsi nga mbėshtetėsit e Fatos Nanos, duke vėnė nė vend tė tyre metistė tė bindur. Mė pas, gjatė Lėvizjes pėr Katarsis, nė vjeshtėn e vitit 2001, Fatos Nano do ta akuzonte Ilir Metėn pėr krahinorizėm tė skajshėm, duke qenė se Meta, sipas Nanos e pati mbushur administratėn dhe institucionet me njė numėr shumė tė madh skraparllinjsh. Ilir Meta ndoqi dhe njė politikė selektive ndaj biznesit, duke i pėrndjekur nė tė gjitha mėnyrat, qė nga doganat dhe deri tek tatimet biznesmenėt qė mbėshtesnin Nanon dhe duke favorizuar biznesmenėt e bindur ndaj tij. Meta, i cili kur u bė kryeministėr mbajti fillimisht edhe postin e kryetarit tė FRESSH, derisa u pėrpoq qė tė tregonte se ai pėrfaqėsonte dhe promovonte atė ēka kishte tė re e majta shqiptare, nė anėn tjetėr u dha akses qarqeve tė vjetra konservatore tė sė majtės sė kohės sė komunizmit, deri edhe familjeve tė ish-Byrosė Politike, duke bėrė Ministėr tė Brendshėm, Ilir Gjonin, tė birin e Xhelil Gjoni, politbyroistit famėkeq tė mitingut tė ekstremistėve tė majtė tė korrikut 1990, ku u shanė ata qė hynė nė ambasada me eksodin e korrikut dhe u kėrcėnuan familjet e tyre. Gjithashtu Meta mori pranė vetes nė kryeministri si jurist tė birin e Prokop Murrės. Asnjė prej kėtyre njerėzve nuk kishte zotėsi tė veēantė, por ata qenė atje vetėm pėr dekoracion, qė Meta tė merrte mbėshtetjen e qarqeve konservatore tė sė majtės. Ėshtė njė gjė e njohur se Meta mbajti pranė si kėshilltar privat Ramiz Alinė, me tė cilin ka shumė afėrsi edhe sot. Synimi i Metės pasi u bė kryeministėr ishte qė, pasi PS tė fitonte zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001, ai tė merrte njė mandat tjetėr pėr kryeministėr dhe pastaj tė provokonte njė kongres tė jashtėzakonshėm tė kėsaj partie nė tė cilin ai (Meta) do t’ i rrėmbente Nanos vendin e kryetarit tė PS. Nė kėtė lojė Meta llogariste mbėshtetjen e Presidentit Meidani, tė cilin pastaj Meta do ta mbėshteste pėr t’ u rizgjedhur president nė vitin 2002, fill pas zgjedhjeve parlamentare. Qė tė realizohej ky plan duhej qė tė izolohej Fatos Nano. Qė tė bėhej kjo gjė duhej qė tė goditej edhe Sali Berisha, me tė cilin Nano qe i lidhur politikisht si njė vėlla siamez. Meta e dinte se Nano dhe Berisha do tė mbėshtesnin gjithherė indirekt njėri-tjetrin pasi e dinin se vetėm tė dy mund tė mbeteshin nė politikė. Goditjen kundėr Berishės Meta e ndėrmori nė dy linja. Nga njėra anė nxiti dhe mbėshteti rivalin e Berishės Genc Pollo qė tė krijonte njė parti rivale me PD-nė, duke bėrė qė kjo parti tė regjistrohej praktikisht me logon dhe siglėn e PD, nė mėnyrė qė tė gaboheshin mbėshtetėsit e PD dhe tė votonin pėr tė, kur tė merrnin nė dorė fletėn e votimit, nė anėn tjetėr filloi tė ushtronte njė represion tė madh policor kundėr opozitės, duke synuar nė radhė tė parė vetė Berishėn. Kur opozita kaloi nė protesta pas zgjedhjeve vendore tė vjeshtės 2000, tė cilat ajo i quajti tė manipuluara, zgjedhje ku e majta fitoi mbi 80% tė bashkive dhe komunave, ēka e zhdukte praktikisht opozitėn nga pushteti vendor, Meta reagoi duke ushtruar ndaj saj njė dhunė policore tė shpėrpjesėtuar, qė qartas ishte e llogaritur pėr ta provokuar opozitėn qė tė reagonte mė dhunė, nė mėnyrė qė t’ i jepte njė goditje shkatėrruese. Ky duel i dhunės politike u kulmua rrezikshėm nė 28 nėntor 2000, kur selia e PD nė Tiranė u rrethua me autoblinda dhe me forca policore speciale. Rreth mesnatės, kryetari i PD-sė, Sali Berisha u rrėmbye nga forcat policore, duke dalė nga selia e partisė sė tij dhe u ēua nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, me justifikimin se nuk i ishte pėrgjigjur thirrjes sė Prokurorisė pėr t’ u paraqitur pėr ēėshtjen penale tė hapur ndaj tij pėr organizim tė tubimeve tė paligjshme. Kjo ngjarje ka mbetur e errėt edhe sot. Disa thonė se Meta e bėri kėtė pėr t’ i kėrkuar Berishės bashkėpunim kundėr Nanos, gjė tė cilėn Berisha nuk mund ta pranonte dhe Meta nuk kishte ēfarė t’ i ofronte si kėmbim veē ndalimit tė ndjekjes penale kundėr tij, gjė qė Berisha e dinte mirė se nuk varej nga Meta, por nga ndėrkombėtarėt. Si kryeministėr Meta zbuloi diskrepancėn e thellė midis postit tė lartė qė ai mori papritur dhe nivelit tė tij intelektual dhe madje edhe etikės sė tij. Me qeshjen e tij tė zhurmshme, nė takimet me shtetarėt e huaj, me gjasė tė mėsuar nė palestra, nė rrethet e peshėngritėsve, ai u tregoi shtetarėve tė huaj se nga etika e klasit tė lartė, kishte ende gjithēka pėr tė mėsuar. Atij i pėlqente tė tregonte ngjarje anekdotike me tė cilat qeshte vetė i pari dhe, ndėrsa e bėnte kėtė gjė, sė paku nė njė rast u bė viktimė e kamerave tė fshehta tė televizioneve. Kur u bė kryeministėr Meta tregoi se kishte njė prirje hedonike tė skajshme, pra njė prirje pėr tė bėrė njė jetė luksoze, me shpenzime tė mėdha pėr veshje, automjete, udhėtime luksoze jashtė vendit me ēartera, jahte etj. Por, Meta, nė fillim u tregua mė i aftė se Nano pėr ta kamufluar kėtė aspekt tė jetės sė vet. Me tė ardhur Meta nė pushtet, qė nė nėntor 1999, Nano bėri njė provė tė asaj qė mė pas do tė njihej si Lėvizja pėr katarsis, duke nxitur njė numėr zyrtarėsh tė lartė qė tė bėnin akuza publike pėr korrupsion ndaj qeverisė “Meta”, posaēėrisht ndaj ministrit tė mbrojtjes dhe atij tė punėve tė brendshme. Meta reagoi me forcė, duke u kėrkuar ministrave tė tij qė tė ndėshkonin ashpėr tė gjithė ata vartės tė tyre qė do tė bėnin gjėra tė tilla nė tė ardhmen. Nano dhe Meta bėnė njė paqe tė ftohtė pėr shkak tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2001. Nė kėto zgjedhje, Ilir Meta, ndaj tė cilit kishte, nga opozita dhe qarqe brenda PS, akuza pėr krahinorizėm, do tė thotė pėr favorizimin e skraparllinjve, kandidoi pėr deputet pikėrisht nė Skrapar, ku Meta kandidonte pėr deputet pėr herė tė katėrt qė nga viti 1992, duke fituar nė tė gjitha herėt. Meta u bė kėshtu i vetmi lider politik nė periudhėn paskomuniste qė kandidonte nė vendin nga ku e kishte origjinėn. Nano, Berisha, Meidani, Majko patėn parapėlqyer mos tė kandidonin nė vendin nga ku e kishin origjinėn. Meta fitoi nė Skrapar me 92% tė votave, por kjo vėshtirė se e rriste rating-un e tij politik, madje mė tepėr e dėmtonte, pasi kėshtu Meta paraqitej si njė shtetar shumė lokalist, ose po tė pėrdor njė shprehje tė pėrdorur nga Ismail Kadare nė njė rast tjetėr pėr Berishėn, shfaqte tribalizėm. Pas zgjedhjeve, qė u fituan nga PS, Fatos Nano e filloi luftėn me Ilir Metėn, duke bėrė njė protagonizėm disi grotesk, me rastin e votimit nė KPD-nė e PS-sė tė kandidatit qė PS do t’ i paraqiste Kuvendit pėr kryeministėr. Nano shpalli se kandidatėt pėr kryeministra nė PS duhet tė pėrmbushnin njė formular tė pėrpiluar nga kryetari Nano. Formulari qe i konceptuar nė njė mėnyrė tė tillė qė tė poshtėronte Ilir Metėn. Ilir Meta megjithatė e mbushi formularin tė cilin Nano e paraqiste me komente tallėse nė tavolina kafenesh. Atėherė pėr t’ u hakmarrė ndaj Nanos, Ilir Meta organizoi protestėn e famshme tė Shkėlqim Metės para selisė sė PS-sė me sloganin “Duam formularin”, protestė tė cilėn Nano e quajti veprim karagjozėsh politikė. Ilir Meta, fitoi thellė nė garėn nė KPD pėr mandatin e kryeministrit tė paszgjedhjeve, pėrballė njeriut tė Nanos, Arben Malaj. Fitorja e Metės u pa si njė avancim i tij drejt postit tė kryetarit tė PS, nė kongresin e ardhshėm tė partisė, qė pas tė gjitha gjasave Meta do tė bėnte gjithēka qė tė bėhej i parakohshėm. Pėr njė moment u duk sikur qenė vėrtetuar fjalėt e Majkos dhe se Ilir Meta kishte arritur qė ta kapte «demin» Nano pėr brirėsh dhe ta nėnshtronte. Dukej sikur «demi» nuk mund tė bėnte gjė tjetėr vec tė jepte disa goditje tė mjera me bisht, si ajo gjetja e formularit, apo kandidimi i Arben Malajt pėr kryeministėr. Por, «demi» qė kishte kapur pėr brirėsh Meta nuk ishte vetėm Nano, por njė forcė shumė mė e madhe pėr tė, para sė cilės Meta dukej si lepuri para demit. Pėr herė tė parė nė historinė e PS, posti i kryetarit, i mbajtur deri atėherė nga njė ortodoks, u pretendua nė mėnyrė serioze nga njė musliman. Nuk dihet nėse Meta e kishte tė qartė se ai qe duke cenuar kompromisin SHBA-Greqi pėr politikėn shqiptare tė vitit 1990. Nė gusht 2001, Meta gjithsesi fitoi dhe me mbėshtetjen amerikane, gjė qė shpjegohet me atė se SHBA-tė po e shpėrblenin Greqinė nė tė njėjtėn monedhė pėr nxitjen qė i pati bėrė klanit proortodoks qė tė merrte kontrollin e PD-sė nė vitin 1991. Gjithsesi, amerikanėt pėrsėri mund t’ i rikthenin gjėrat nė linjėn e parė, pasi t’ i jepnin Greqisė tė kuptonte se arbitri ku ajo duhej tė drejtohej pėr zhvillimet nė politikėn shqiptare qenė SHBA-tė. Dhe nė fakt kėshtu ndodhi. Pasi Meta u ribė kryeministėr nė shtator 2001 dhe dukej i plotfuqishėm dhe nė rrugėn e sigurt drejt marrjes sė postit tė kryetarit tė partisė, Nano filloi njė fushatė pėr ta rrėzuar nga pushteti, duke pasur qartas edhe mbėshtetjen greke, por dhe atė amerikane. Ilir Meta gjatė kohės qė ishte kryeministėr bėri tė pamundurėn qė tė bėhej i pėlqyeshėm pėr Greqinė. Veē favoreve ekonomike qė i bėri Greqisė, Meta bėri dhe gjeste tė tjera si fjalėt qė i tha njė shtetari tė lartė grek se nė fshatin e vet nė Skrapar banorėt kujdeseshin pėr varret e ushtarėve grekė tė rėnė nė Luftėn e Dytė Botėrore, ose kur nė vitin 2000 kur shkoi dhe kėrceu vallen greke tė kleftėve «Karaguna» nė Dropull sė bashku me ministrin e jashtėm grek tė asaj kohe Jorgo Papandreu, nė prag tė zgjedhjeve parlamentare nė Greqi. Por, me tė gjitha kėto qė bėri Greqia do tė parapėlqente tė birin e Thanasit (Fatos Nanon) nė vend tė birit tė Rexhepit (Ilir Metėn). Kjo u duk nė vjeshtėn e vitit 2001. Fushata anti-Metė e Nanos nė kėtė kohė, qė u njoh me emrin Lėvizja pėr Katarsis (pastrim), nė dukje qe njė fushatė antikorrupsion, por nė realitet synonte qė ta largonte Metėn nga pushteti pėr t’ i hapur rrugėn Nanos pėr tė ardhur nė pushtet. Nė kėtė duel ndodhėn pak a shumė tė gjitha gjėrat e imagjinueshme dhe tė paimagjinueshme. Shpejt konflikti mes dy palėve u shkallėzua dhe retorika politike precipitoi. Pėr Nanon nuk qe e vėshtirė qė tė gjente shembuj tė korrupsionit nga qeverisja e Ilir Metės, qė ishte «thembra e Akilit» pėr kryeministrin Meta. Meta, nga ana e tij, u kundėrpėrgjigj duke e akuzuar Nanon pėr lidhje me krimin e organizuar. Nano e quajti Metėn njė kryeministėr qė qeveris me metoda fashiste, ndėrsa Meta e akuzoi Nanon se kėrkon qė tė bėhet «Padrino» mafioz i Shqipėrisė. Nano e akuzoi Metėn se qėndronte pas incidentit qė i ndodhi atij duke udhėtuar me automjet nė Jug tė vendit nė gusht 2001, duke e quajtur kėtė njė atentat tė organizuar nga Meta. Nė kėtė duel Nano, duke pėrfituar nga atmosfera antiislamike e krijuar nė Perėndim pas 11 shtatorit 2001, pėrdori si expedient edhe argumentin religjioz pėr ta denigruar Ilir Metėn nė sytė e kancelarive tė huaja. Nė fillim tė vitit 2001, Ilir Meta, duke qenė kryeministėr pati bėrė njė veprim tė ēuditshėm pėr njė shtetar laik, duke mbajtur njė fjalim plot patos nė Kongresin e muslimanėve bektashinj tė mbajtur nė Tiranė, ku deklaroi se edhe ai ėshtė njė prej tyre, madje recitoi dhe njė vjershė popullore, ku lavdėrohej Abaz Aliu, shenjti shiit. Kjo qe njė dhuratė e papritur pėr Nanon qė nuk hezitoi ta pėrdorte pėr tė thėnė se Meta qe njė praktikant islamik! Meta u pėrpoq ta mbronte deri nė fund kolltukun e kryeministrit, duke mos dhėnė dorėheqjen edhe pasi nuk arriti dot qė tė siguronte miratimin e parlamentit pėr ndryshimet qė bėri nė kabinetin e vet, pėr tė pastruar imazhin e qeverisė sė vet, pas akuzave pėr korrupsion. Me kėtė Meta vetėm sa zgjati agoninė e qeverisė sė vet. Gjithsesi, megjithėse kėrkoi ndihmėn e Abaz Aliut Meta ra nga pushteti nė shkurt 2002. «Demi» Nano vėrtet ishte kapur pėr brirėsh, por ai kishte dhėnė njė goditje me bisht dhe e kishte rrėzuar Metėn. Me kėtė u mbyll njė epokė tek e majta shqiptare, pasi sfida e Metės duket se qe e fundit serioze qė lėshonte njė musliman pėr tė marrė lidershipin e sė majtės shqiptare. Era e gjatė e muslimanėve nė krye tė sė majtės shqiptare, me Enver Hoxhėn dhe Ramiz Alinė qe mbyllur pėrfundimisht me dėshtimin e Metės. Tashmė qe bėrė e qartė se ishte era e kristianėve ortodoksė nė lidershipin e sė majtės. Si pėr ta konfirmuar kėtė vendin e Metės nė krye tė qeverisė e zuri Majko, qė kryesoi praktikisht njė qeveri kalimtare, nga e cila ai nxori vetėm sadisfaksionin vanitoz pėr t’ u bėrė kryeministėr pas rėnies sė ish-mikut tė vet qė e pati tradhtuar nė vitin 1999. Nė njė intervistė televizive atėherė Meta pretendoi se Nano i pati ofruar si kompromis qė, nėse Meta pranonte ta mbėshteste Nanon pėr t’ u bėrė President i Republikės, Nano do ta mbėshteste Metėn pėr t’ u bėrė kryeministėr. Kjo nuk ngjante e besueshme pasi Nano atėherė realisht donte postin e kryeministrit dhe aspiratėn pėr t’ u bėrė President e kishte vetėm njė manovėr mashtruese politike. Pėr qeverisjen e vet Meta u pėrpoq qė tė krijojė mitin politik sikur ai bėri punė tė mėdha, duke i atribuuar vetes sė pari meritėn e ndėrtimit tė rrugėve. «Meta ndėrtoi rrugėt!» ky ėshtė slogani i metistėve. Por, se sa rrugė ndėrton njė kryeministėr ky ėshtė njėri aspekt i vlerėsimit tė tij, aspekti tjetėr ėshtė se sa kohė mbajnė rrugėt e ndėrtuara, gjė qė verifikon nėse ndėrtimi ėshtė bėrė pėr tė pėrfituar me anė tė korrupsionit, apo pėr tė bėrė njė punė tė ndershme. Meta i ndėrtoi rrugėt me kosto tė lartė, duke e justifikuar kėtė se ato do tė qenė tė cilėsisė sė lartė dhe do tė mbanin gjatė. Por, nuk ndodhi kėshtu. Autostrada Tiranė-Durrės ėshtė simbol i dėshtimit tė Metės nė ndėrtimin e rrugėve. Ajo, edhe pse ėshtė riparuar disa herė qė pas ndėrtimit, ėshtė duke u prishur aq shumė, sa praktikisht, sė shpejti do tė duhet qė tė ndėrtohet nga e para.

    --------------------------------------------------------------------------------
    marre nga fsh.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Topalli: Opozita tė ndalė dhunėn ndaj punonjėsve tė Kuvendit


    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u kėrkoi dje deputetėve tė opozitės tė respektojnė rregulloren e parlamentit dhe tė ndalojnė aktet e dhunshme ndaj punonjėsve tė Shėrbimit tė Sigurisė gjatė seancave plenare. Duke iu referuar rasteve tė shpeshta tė dhunės sė deputetėve socialistė ndaj punonjėsve tė kėtij shėrbimi nė sallėn e legjislativit, kryeparlamentarja sqaroi deputetėt se operimi i Shėrbimit tė Sigurisė nė Kuvend ėshtė i pėrcaktuar nė rregulloren e legjislativit, qė ėshtė hartuar dhe miratuar nga tė gjitha palėt gjatė kohės kur socialistėt kishin mazhorancėn parlamentare. Ndėrkohė, deputetėt socialistė shprehėn shqetėsimin pėr emrin se si duhej tė quhej ky lloj shėrbimi, ndėrkohė qė nuk bėnė asnjė koment pėr dhunėn publike qė ushtroi deputeti i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, ndaj njė punonjėsi tė Shėrbimit tė Sigurisė gjatė seancės sė kaluar. Madje socialistėt janė munduar tė justifikojnė sjelljet e tyre tė turpshme ndaj punonjėsve tė Gardės, me faktin e prezencės sė tyre nė mjediset e sallės ku zhvillohen seancat plenare. Por Kryetarja e Kuvendit, duke iu referuar rregullores, u shpreh se Shėrbimi i Sigurisė nė Kuvend dhe mėnyra sesi ai vepron, bazohet nė nenin 122 tė Rregullores sė Kuvendit. "Nė nenin 122 tė kėsaj rregulloreje thuhet se pėr tė siguruar rendin dhe qetėsinė nė tė gjitha mjediset e Kuvendit, funksionon Shėrbimi i Sigurisė nė Kuvend. Shėrbimi i Sigurisė nė mjediset e Kuvendit ėshtė i armatosur, ndėrsa nė sallėn e zhvillimit tė seancave plenare ėshtė i paarmatosur. Shėrbimi pajiset me uniformė tė veēantė dhe mjete teknike pėr plotėsimin e detyrave tė tij", u shpreh Topalli, duke cituar nenin pėrkatės tė rregullores. Duke iu referuar tė njėjtit nen tė rregullores, ajo u shpreh se punonjėsit e Shėrbimit tė Sigurisė nė Kuvend veprojnė nė sallėn e seancave plenare tė Kuvendit vetėm me urdhėr tė kryetarit ose tė drejtuesit tė seancės dhe jashtė sallės sė seancės plenare, sipas rregullave tė pėrcaktuara nga Byroja e Kuvendit. Duke parė shtimin e numrit tė rasteve tė dhunės sė deputetėve tė opozitės ndaj kėtyre punonjėsve, Topalli u ka kėrkuar deputetėve socialistė qė tė respektojnė punonjėsit e kėtij shėrbimi. Pothuajse qė nga koha e daljes nė opozitė, deputetėt e Partisė Socialiste kanė provokuar nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe me metodat mė tė ulėta punonjėsit e Shėrbimit tė Sigurisė nė sallėn e seancave plenare, me qėllim nxitjen e njė kundėrreagimi nga ana e tyre. Kjo ka qenė pjesė e strategjisė sė socialistėve pėr tė justifikuar deklaratat e tyre se mazhoranca po dhunon opozitėn nėpėrmjet punonjėsve tė Gardės, por qė nuk ka gjetur asnjėherė terrenin e duhur pėr t'u realizuar, pasi qėndrimet e punonjėsve tė Shėrbimit tė Sigurisė sė Kuvendit kanė qenė gjithnjė korrekte dhe nė pėrputhje tė plotė me rregulloren e parlamentit.

    Ylber Drazhi





    RD

  3. #3
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    brari nuk ke ndonje pune tjeter po te besh zedhenesin e berishes apo nanos?
    qe te dy keta te fundit jane komunista me tesere mer daje dhe ilir meta ka qene i rreshtuar ne krah te A. Hajdarit me shoke kur rrezuan ramiz aline dhe komunistet nga pushteti. por kete gje nuk e arriten pasi ne krye hipi nje komunist tjeter SALI BERISHA. Mos u bej dhe ti peng i ketyre dy specieve te keqija qe kane ozurpuar politiken shqiptare prej vitesh. Ka ardhur koha qe me NANON te ike dhe super komunisti BERISHA.
    ILIR META eshte nje kryeminister i sukseshmem doni apo nuk doni ju nano-berishiane. Te shohim se sa vota do te fitoje Berisha me kta sybeter qe po qeveris. Nuk ma ndjen fare dhe nuk kam aspak frike nga klani i kesaj dysheje te fuqishme.

    Respekte
    vari leshte

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga oliinter
    ilir meta ka qene i rreshtuar ne krah te A. Hajdarit me shoke kur rrezuan ramiz aline dhe komunistet nga pushteti.
    E ke te sigurt apo e ke me te degjuar ?

    Une kam qene ne krahe te A.Hajdarit dhe S.Berishes ato dite, dhe nuk mbaj mend te kem pare I.Meten.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    dirty... o ne krah te saliut ...o ne krah te azemit...
    nuk ka mundesi te kesh qene me te dy
    Saliu na erdhi e na tha qe po vepronim gabim apo se mban mend??

  6. #6
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar mė parė nga drity
    E ke te sigurt apo e ke me te degjuar ?

    Une kam qene ne krahe te A.Hajdarit dhe S.Berishes ato dite, dhe nuk mbaj mend te kem pare I.Meten.
    ti me duket se skq qene fare atje me duket pasi ne takimin me ramiz aline ishte ilir meta ne takim. por ti me duket se ske qene fare atje mer daje. kushedi se sa here e kane pranu te gjithe qe I Meta ka qene me ta.

    jo per gje por edhe media televizive a atehershme e ka dhene disa here kete lajm.

    tung dhe bejuni fresk berishes dhe nanos
    vari leshte

  7. #7
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Forumisti,

    Gjate protestave te studenteve, dy personazhe gjendeshin tek qyteti studenti, Berisha dhe Hajdari. Nuk jam duke komentuar rolin e tyre, por vetem prezencen.
    E mbaj mend shume mire se kam ndenjur disa dite pa buke : -)

    oliinter,

    Ramizi u rezua nga pushteti momentin e protestave te studenteve, ēfare nodhi pas atij momenti mund te quhet politike dhe jo rrezim pushteti : -)

    Nuk e di ēfare moshe ke, por me krijon pershtypjen qe i ke me te degjuara dhe jo me te pare Kam qene atje qe nga fillimi, i cili sa per ta kujtuar nuk ishte tek qyteti studenti por tek artet : -)

    Nuk dua te krijoj polemika per kete teme, por me vjen inat kur disa "personalitete" nga politika e sotme shqiptare hiqen si iniciatore te rrezimit te sistemit te PPSHse. Gjate atyre diteve, po e perseris, vetem Hajdari dhe Berisha ishin tek qyteti studenti, as Rama, as Nano, as njeri tjeter.

    cheers,
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #8
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    nuk e di se per cfare e ke fjalen kur thua qe tek artet kemi qene une berisha dhe hajdari. mbase keni pi nje kafe te tre dhe normale qe nuk ka qene ilir meta

    ndersa po te shikosh grupin e studenteve qe takuan kreun e shtetit te athershem Ramiz Alia e kupton menjehere qe midis tyre ka qene edhe Meta.

    e zgjatem shume kete muhabet me duket.
    P.s meta nuk mori pjese me ne mitingjet e berishes pasi kaloi ne pertine socialiste dhe normale qe nuk ka qene me pjese e juaja.

    Bile ai eshte bere deputet ne skrapar ne zgjedhjet e 22 marsit 1992 ku zevendesoi Ajli ALUSHANIN ne skrapar ish minister i shendetesise.

    respekte
    vari leshte

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Dhe sikur te kete qene do e feshijme ca ka ktu? Sala i tha troc P. Majkos jom bo pishmon qe ta dhashe ate dekoraten si pishtar i demokracis.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cka qene Meta ne 90 91 92 ska fort rendesi.
    Meta sot eshte hajdut, mashtrues dhe ka formuar nje falange qe quhet LSI ku bejne pjese ajka e stalinisteve shqiptare.

    Aty militon Braho, komisari i falangave enveriste ne te gjitha kohet dhe instruktori i hedhjes se bombes ne mitingun me Berishen ne shkallnur ku ishin qindra femije gra e burra ..
    Fati a Zoti dhe granata ofensive nuk shpertheu fale dhe vigjilences se bodigardeve.. se aty do ishte bere nje tragjedi..
    Ne LSI militon Xhufi, nje gebels i propogandes staliniste te maskuar me armani..
    Ne LSI militon dhe ai.. qe Nano e quan.. djallezia vete.. pra Klosi mjeshtri iintrigave ne KQZ te 97-tes dhe dirigjenti i vrasjeve qe kulmon me ekzekutimin e Azem hajdarit..
    Aty militon dhe Zabiti..i brokajve ky bolshevik i zgjuar e dinak , ky kryefalangisti i Tragjedise se 97-tes qe trefishoj varrezat e Vlores duke e lene ate qytet me vdekjen neper kembe.. e me hije qe do ta terrorizojne ate qytet dhe nja 20 -30 vjet te tjera pas 97-te..
    Meta eshte nje Stalin por me ca ndryshime .. ai nuk mban mustaqe si stalua.. dhe ka konto neper banka te huaja..

    Ai do te krijoje nje duet kanibalesh me edvinin.. qe te shtypin e te vjedhin pa u shqetsuar nja 40 vjet rresht.. ne nje sistem tip pinocheto-enverist hitlerian te bojatisur..

    Prandaj duhet ti ndalet hovi kti perbindeshi.. nga ata qe duan paqe e prosperitet e kualitete njerzore ne shoqerine shqiptare..

    ..

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •