Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Gashi: Do ta shpallim pavarësinë

    Alush GASHI, shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Gashi, procesi negociues për statusin e Kosovës po hyn në fazën përmbyllëse. Cilat janë pritjet e juaja, sa ky proces tash mund të përmbyllet eventualisht me një vendim për përcaktimin e statusit të Kosovës?

    ALUSH GASHI
    Tani jemi në fazën në të cilën ka qenë presidenti Rugova vite më parë, kur botërisht ripërsëriste në baza ditore, se janë pjekur të gjitha kushtet për njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së vendit tonë. Prandaj vonimi me qartësim të kësaj çështjeje nuk është i mirë për asnjë palë, në veçanti për zhvillimet e proceseve demokratike, jo vetëm në Kosovë, por në rajon në përgjithësi.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Në analiza të ndryshme është thënë se propozimi i zotit Ahtisari mund të mos jetë deri në fund i përcaktuar politikisht dhe juridikisht. Sa kjo do të mund të ndikonte në kalimin në një fazë tjetër, kur Kosova do të mund të vinte në pozitën që të deklaronte njëanshëm statusin e saj?

    ALUSH GASHI
    Ne jemi tash në fazë të qartësimit dhe të arritjes së një pajtueshmërie, në mes të vendeve të Grupit të Kontaktit lidhur me këtë çështje, për lindjen e një shteti të ri në Evropën Juglindore, shtetit të pavarur të Kosovës me një sovranitet bashkohor.
    Kosova është e gatshme që t'i marrë të gjitha obligimet vendore dhe ndërkombëtare si vend i ri, i cili është i vendosur që të jetojë në paqe të brendshme dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë, që të jetë një anëtar konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare.
    Vonimi në tërë këtë proces, të gjithë tani e dinë që nuk shkon në dobi të proceseve, për të cilat ka nevojë Kosova dhe rajoni. Kosova është e gatshme që ta implementojë atë mekanizëm të verifikueshëm të garantimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
    Ne nuk kemi iluzione se Beogradi dhe ai regjim, i cili ende nuk është distancuar qartë nga regjimi i Milosheviçit dhe gjenocidi që ka ndodhur në Kosovë, në këtë fazë do të ketë forcë institucionale apo vizion demokratik, që të jetë vendi i parë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
    Prandaj sa më parë që Grupi i Kontaktit, i shtyrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të arrijë në vendimin që ky proces të përfundojë dhe të hapet një perspektivë e re për Evropën Juglindore, mendoj se do të jetë aq më mirë për të gjithë.
    Ne jemi pjesë e këtij procesi dhe si pjesë e këtij procesi ne do ta shpallim pavarësinë e vendit tonë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Gashi, është paralajmëruar dhe mundësia e një shtyrjeje disa javëshe e vendimit për statusin, për shkak të zgjedhjeve në Serbi. Si e shihni ju tërë këtë zhvillim dhe sa në fakt, ju si deputet i partisë më të madhe në Kuvend pajtoheni me këtë?

    ALUSH GASHI
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, vendet e tjera të Grupit të Kontaktit, me vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre për mbështetje të realizimit të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, e kanë në konsideratë dhe paqen rajonale, paqen dhe përtej kufijve të Kosovës. Prandaj janë përpjekje të tyre që t'i japin një kontribut në këtë fazë, kur pritet që të fillohen proceset demokratike në Serbi dhe me një vendim më të vonuar të Këshillit të Sigurimit, apo në vonim të datës të shqyrtimit të propozimit të presidentit Ahtisari, e shoh si përpjekje të Grupit të Kontaktit që t'i japë rast të fillimit të tranzicionit, edhe në vendet përreth, jo vetëm në Kosovë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Kushtimisht thënë, cilat do të ishin pasojat për vetë proceset në Kosovë nëse ndodh kjo shtyrje?

    ALUSH GASHI
    Vendimi në Këshillin e Sigurimit që pritet të jetë në fillim të vitit të ardhshëm, është vendim që vjen si pasojë e raporteve brenda Gurpit të Kontaktit lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe jo direkt si shtjellime demokratike apo përpjekje për shtjellime demokratike në Serbi. Sikur vendet e Grupit të Kontaktit të arrijnë një marrëveshje më herët, ajo do të ndodhë.

    Intervistoi Zijadin Gashi
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Çeku: Do të shpallim pavarësinë


    “Këshilli i sigurimit i OKB-së s’duhet të vonojë rezolutën”

    ELIRA ÇANGA
    e.canga@gazetashqiptare.com

    Këshilli i Sig urimit i OKB-së duhet të garantojë me një rezolutë të posaçme pavarësinë e Kosovës. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Prishtina do ta shpallë vetë pavarësinë”. Paralajmërimi, i pritshëm nga ndërkombëtarët, u bë dje nga kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, pas një takimi që zhvilloi me shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker. Sipas radios gjermane “Deutsche Ëelle”, Çeku ka deklaruar se “institucionet e Kosovës kanë mbështetjen e disa shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit për këtë lëvizje në lidhje me statusin përfundimtar”. Shefi i qeverisë kosovare nuk tha se cilat janë ato shtete, por përsëriti se “pret që Këshilli i Sigurimit të shpallë Kosovën shtet të pavarur”. Çeku pranoi se shtyrja apo mosshtyrja e vendimit për të ardhmen e Kosovës, do të varet nga data e shpalljes së zgjedhjeve në Serbi. Grupi i Kontaktit do të diskutojë sot për procesin negociator të Kosovës, dhe kryeministri Çeku pret një konfirmim nga ky takim që procesi për pavarësinë e Kosovës është në rrugën e duhur. Sidoqoftë, Grupi Negociator i Kosovës vazhdon të besojë se vendimi për të ardhmen e Kosovës do të merret deri në fund të këtij viti. Pavarësisht nga kjo udhëheqësit politikë kosovarë kanë pranuar që vendimi për statusin të shtyhet për disa javë, por të rezultojë me pavarësinë e Kosovës. Raporti i fundit i Komisionit Evropian, që rekomandon qartësimin e situatës për statusin e Kosovës është inkurajues për faktin se statusi i qartë i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërkombëtarët kanë njoftuar në një farë mënyrë shtyrjen e statusit të Kosovës, por nuk kanë mohuar se provinca e trazuar ballkanike mund të sigurojë pavarësinë e shumëdëshiruar. Diplomatët dhe analistët e huaj thonë tashmë se edhe paralajmërimi, në dukje i fortë, i kryeministrit Çeku, është plotësisht i pritshëm e madje edhe i miratuar nga faktori ndërkomëbëtar. Sipas skenarit të përgatitur me kujdes prej tyre, vitin e ardhshëm Këshilli i Sigurimit do të shpallë një rezolitë të re për Kosovën, por që eviton përmendjen e fjalës pavarësi, ndërkohë që Prishtina e ka rrugën të hapur të shpallë pavarësinë e saj. Shumë shtete pritet ta njohin vendin e ri ballkanik, që gjithsesi do të jetë edhe për disa kohë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian, para se të pavarësohet plotësisht. Zyrtarët e Brukselit kanë dërguar tashmë një mision në Kosovë për të përcaktuar se cilat do të jenë piketat e misionit të BE-së atje dhe se në ç’mënyrë mund të ndihmohen kosovarët të ndërtojnë shtetin e tyre në të ardhmen. Vetë instituticionet e Kosovës po përgatiten për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në momentin që administrata e OKB-së do të largohet nga Prishtina. Liderët kanë bërë thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi në një moment delikat si ky si dhe më shumë përkushtim për të krijuar shtetin më të ri të Ballkanit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Institucionet shtetrore te Kosoves duhet te shpallin mehvetsine brenda ketij viti, sic ju eshte premtuar edhe nga faktori nderkombtar. Populli i atij dheut ka derdhur gjak e lot per njeqind vjet per kete dite, dhe nuk duhet ce atyre te mos ju realizohet kjo enderr per shkak te politikave keqberese te Beogradit dhe te Moskovit. Kosova nuk ka koh per te humbur, prandaj le te veproj sic veproj Shqiperia ne 1912 ce e shpalli pavarsin e saj, dhe ju njoh nje vit me von.

    Kosova duhet ce te jet me agresive sec eshte, se po nuk qe keshtu ateher behet zhele e te tjerve dhe ne vecanti behet zhele e Serbis dhe e Rusis.

    Kosova Repulik
    O Me Hater, O Me Frik!

    Kosovo's Albanians consider go-it-alone move on independence

    http://www.ft.com/cms/s/e4d0f0f6-706...0779e2340.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Djal_Lacjan : 11-11-2006 më 11:04

  4. #4
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga Djal_Lacjan
    Institucionet shtetrore te Kosoves duhet te shpallin mehvetsine brenda ketij viti, sic ju eshte premtuar edhe nga faktori nderkombtar. Populli i atij dheut ka derdhur gjak e lot per njeqind vjet per kete dite, dhe nuk duhet ce atyre te mos ju realizohet kjo enderr per shkak te politikave keqberese te Beogradit dhe te Moskovit. Kosova nuk ka koh per te humbur, prandaj le te veproj sic veproj Shqiperia ne 1912 ce e shpalli pavarsin e saj, dhe ju njoh nje vit me von.

    Kosova duhet ce te jet me agresive sec eshte, se po nuk qe keshtu ateher behet zhele e te tjerve dhe ne vecanti behet zhele e Serbis dhe e Rusis.

    Kosova Repulik
    O Me Hater, O Me Frik!

    Kosovo's Albanians consider go-it-alone move on independence

    http://www.ft.com/cms/s/e4d0f0f6-706...0779e2340.html
    Mendoj se as une as kush ne kete forum nuk mund te japi nje mendim se duhet shpallur apo jo Pavaresia pavaresisht se çthote bashkesia nderkombetare?

    Do te ishte mire qe akademiket te studionin perparesite dhe te keqijat qe mund te shkaktonte nje veprim i tille?

    Nuk duhet te jemi te nxituar se keshtu nxjerrim namin e keq qe ndikon per keq si me çeshtjen Çame qe u njoh nga BE kohet e fundit ashtu dhe me Shqiptaret qe jetojne ne Maqedoni apo Mae te Zi
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  5. #5
    A jane te bindur e te sigurt Kosovaret se Shqiperia do te ishte shteti i pare qe do te njihte shtetin e pavarur te Kosoves.

    That's the bloody question.

    Per te mos permendur pastaj shtetet e tjera fqinje te saj.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-10-2006
    Postime
    30
    Pavarsia duhet te jete nje veprim i matur mire dhe sidomos ne keto momente nuk behet qameti se shpallet ne janar 2007 e jo ne dhjetor 2006.
    Per momentin kemi tere boten me ne le tju japim mundesine miqve tane qe te mos i lene asnje shteg as rusit e as serbit per te kontestuar.
    Mbas kaq vjetesh mos e bejme si lopa dhe ta derdhim kur kova eshte mbushur plot tashme.
    Pak dite durim vetem sa forcojne dhe japin nje imazh pozitiv per te gjithe shqipetaret e kunderta pak dite ngutje ju japin nje argoment me shume atyre qe nuk na duan, dhe nuk jane pak fatekeqesisht.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Politika kosovare duke nënkuptuar këtu edhe parlamentin, do të marrë vendimin e duhur në kohën e duhur, në partneritet me komunitetin ndërkombëtar dhe ky vendim do të jetë plotësisht në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve për pavarësi të plotë me Mitrovicë të bashkuar dhe sipas standarteve perendimore.
    Hashim Thaçi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Serbia dhe Izraeli nënshkruajnë marëveshje bashkëpunimi
    Nga shoku_sar në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 10:39
  2. Tirana përplaset me Beogradin për pavarësinë e Kosovës
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-05-2007, 04:43
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 12:54
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •