Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Politikane shqiptare! Presidenti Bush përgëzon demokratët për fitoren e zgjedhjeve

    Presidenti Bush përgëzon demokratët për fitoren e zgjedhjeve

    10-11-2006


    Presidenti Bush takohet sot me udhëheqësin demokrat të Senatit Harry Reid, në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa vazhdon të përpjekjet për bashkëpunim me fituesit e zgjedhjeve të së martës për në Kongres.

    Takimi me zotin Reid dhe me udhëheqës të tjerë të partisë, zhvillohet një ditë pasi demokrati Jim Webb u shpall zyrtarisht fituesi i garës për në Senat, ndaj kandidatit republikan George Allen. Rezultati i zgjedhjeve u siguroi demokratëve kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, për herë të parë në 12 vjet.

    Zoti Reid pritet të bëhet udhëheqësi i shumicës në Senat, kur Kongresi të mblidhet në muajin janar. Ligjvënësja demokrate Nany Pellosi, e cila do të bëhet gruaja e parë Kryetare e Parlamentit, u takua dje me Presidentin Bush. Ajo tha se demokratët presin që të shënojnë përparime në problemet me të cilat ndeshet vendi. Presidenti Bush i përgëzoi demokratët dhe u bëri thirrje të dyja partive, që t’i lenë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të bashkëpunojnë për çështjet e rëndësishme që ka vendi.

    VOA
    10-11-2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-11-2006 më 13:29

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •