RD
Mbrapa Dajtit, si prapa diellit
Nga Ylli XHAFERRI
Rruga dredhonte nėpėr tė thelluarat e fshehta tė malit tė Dajtit si tė ndiqte vrragat e thella tė dhimbjes. Nė dy anėt e shtratit tė saj tė ngushtė ngrihen ndėrtesa moderne disakatėshe si t'i bėjnė karshillėk kurorės sė malit. Hotele, bare, restorante luksozė, motele, deri kioska llamarine hapin katėr kanatėsh dyert. Tė nxjerrin mallin e haneve tė dikurshėm, por nė vend tė kuajve dhe gomerėve lidhur nė kapistallė, parkohen makina luksoze, nė vend tė vorbės sė nxirė tė groshėve serviren menu nga kuzhina euro-aziatike, ku zgjedhat, parmendat dhe rrotat e qerreve, ekspozohen si relike tradicionale artistike. Historia pėrsėritet pikė pėr pikė. Aty ku shquhen gėrmadhat e themele tė haneve tė vjetėr, janė derdhur grumbuj betoni dhe gurėsh. Nuk mungojnė emėrtimet, por jo si atėherė kur hanet pagėzoheshin nga mbiemri i fisit qė i pėrkisnin. Reklamat janė pėrkėdhelėse, grishėse, idilike, "Hani i Gjyshit" si tė drejtpeshonte simetrinė me "Hanin e Babės", "Hani i Skrepit", "Hani i Momė Haties", e plot tė tjerė.
Shėngjergjasit nuk e kanė pėr adet ta durojnė nė vatėr dushmanin...
Lart nė Qafė tė Priskės si midis Skilės dhe Karibdit rripi i ngushtė i rrugės pėrmeson dy gurore qė thėrmojnė malin me babėzi mitologjike. Njė re pluhuri pėrzbardhonte degėt e pyllit, mbi tė cilėt ėshtė shtruar kėmbėkryq vjeshta. Ngjyrat e gjalla luajnė me hijedritat e stinės. Pa ndjerė, zbritėm drejt zonės ushtarake, thellė nė luginėn ku rrjedhjet e pakontrolluara tė ujėrave kanė gėrryer e kafshuar si mos mė keq asfaltin e hollė tė rrugės qė sa vjen e kthehet nė dhiare. Hijet e pishave duken si kolona zboristėsh tė ēetave vullnetare tė dikurshme qė rropateshin monopateve tė thepisura si Sizifi nė kėrkim tė armikut imagjinar.
Ngjiteshim drejtė Qafė Mollės. Rruga kishte mbetur nė mėshirėn e kohės, falė shtratit shkėmbor mbahej ende, por po qe se nuk vihej dorė shpejt, pėr tė mund tė thuhej "Na ishte se ē'na ishte, njė herė moti njė rrugė gjarpėronte drejtė Shėngjergjit "Ajo rrugė ėshtė njė nyjė e rėndėsishme nevralgjike pėr vendin, jo vetėm se ėshtė e shkurtėr, por dhe fjongo historike e gjeografike midis Tiranės, Bizės, Ballenjės, Batėrit, nė skajet e tė cilėve qėndrojnė Burreli, Elbasani, Kruja, Golloborda, Dibra. Mė pleqtė e krahinės nuk harrojnė tė pėrmendin fakte domethėnės, kohėn e zezė tė zisė sė bukės, ku me njė thes tė shkoqur, si malėsorėt migjenianė shkonin drejt pazarit tė Zerqanit pėr tė blerė drithė... Gjithashtu, nuk mungojnė tė tregojnė Kodrėn e Serbit, ku fqinjėt ardhacakė tė pangopshėm dhe ziliqarė kishte ngrehur gazermat ushtarake qė iu bėn varr e turp, se shėngjergjasit nuk e kanė pėr adet ta durojnė nė vatėr dushmanin...
Pylli, ēliruar nga sopata e druvarėve tė socializmit qė pritnin dru pėr furrat e bukės sė kooperativave, kishte shpėrthyer me tė gjithė forcėn dhe shumėllojshmėrinė e bimėve. Syri rrok kullota verore tė pasura ku takohet edhe valeriana. Pisha, ahu, dushku, panja dhe shkurrishtet kapėrthehen me njėra-tjetrėn, duke krijuar njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr kafshėt e egra. Grupe gjahtarėsh shijonin mrekullinė e florės dhe faunės, pėllumbave tė egėr, lepujve, stėrqokave tė malit dhe thėllėzave qė ngrejnė foletė mareve, shqopės dhe marsinave, freskoheshin gurrave karstike tė ujit qė ushqejnė shtratin e lumenjve tė Erzenit, Matit dhe Ishmit. Prej aty nisen edhe tubacionet pėr ujin e pijshėm tė Tiranės dhe Hidrocentralin e Dajtit. Vetja mė bėhej si tė isha nė njė ballkon natyror, ku Shqipėria dukej si nė pėllėmbė tė dorės. E kisha afėr, fare pranė, mund tė hyja lirisht nė magjistralet e rrugėve dhe qafave qė lidhnin jugun me veriun, lindjen me perėndimin.
Rezervati i derrave tė egėr
"Shih! Shikoje pyllin pėrballė! - mė tregonte bashkudhėtari im, Ramazan Mema. Ėshtė pylli i Derjes, rezervati i derrave tė egėr. Aty gjuanin udhėheqėsit e nomenklaturės sė kuqe " Para sysh m'u shfaqėn figura e Sillos, sejmenėt e sigurimit qė lihnin e kafshonin mė keq sa qentė, xha Brahot e pafajshėm, Diktatori i ē'mitizuar, derrat e lidhur me tėrkuzė Historia nuk harronte. Era qė fėrshėllente nėpėr pyllin e lirė mė sillte nė veshė jehona tė largėta, imazhe tronditėse qė kishin perėnduar njė herė e pėrgjithmonė kėtyre anėve... Nėpėr mbrojtėset e betonit, nė murana tė shembura, nė shpate tė zhveshur shkėmborė lexohen sllogane elektorale tė reja qė pėrzihen me parrullat e vjetra, qė shkruante dikur rruga-ura Krijonin njė ēorbė propagandistike qė s'ta kapte mendja.
Makina troshitej kalldrėmit tė ngrėnė, shpenzimet e mirėmbajtjes me sa dukej prej vitesh i kishte gllobėruar korrupsioni. Asaj rruge i kishin dalė eshtrat dhe kokallėt. Kokordhokėt e gurėve tė kalldrėmit sikur kishin kėrcyer jashtė nga mėnxyrat e para dhe provuara. Diktatura, pasi shembi familjet e mėdha, preu pyjet, kolektivizoi dele e lopė, prishi kisha e xhamia, pėr tė krijuar njeriun e ri socialist, iu sul me sopatėn e kobeve toponimeve tė lashta dhe emrave tė njerėzve. Truri i malėsorit shėngjergjas duhej shpėlarė nga kujtesa historike, tė zhytej nė harresė, nė anonimat. Shėngjergjit iu ndėrrua emri nė Skrep, Shėnmėrisė nė Burimas, Shėngjinit nė Vėrri, stallat, zyrat, tokat e reja. Dhunė fizike dhe mentale ndaj trashėgimisė kombėtare dhe popullore. Toponime tė dhunshėm qė zukatnin si akrepė, por qė kurrė nuk u ngjizėn dhe mbrujtėn nė kujtesėn e njerėzve tė kėsaj treve liridashėse dhe punėtore. Uji, lot i kthjellėt i burimeve tė saj tė shumtė sikur i shpėlante kėto ēibanė qė harroheshin shpejt, nuk arrinin tė ktheheshin vetėdije.
Mėsuesi i gjuhės shqipe, Bedri Agaj, jo pa krenari mė tregoi Pėrroin e Shtogut, mė tej, Lugun e Petjet, diku lart nė skaj Kodrėn e Nikės. Mu bė si plaku Balė i Gavril Darės, ky cicėron praktik mė ftonte tė udhėtoja pėr nė "monė e shkuar", nė gjeografinė poetike tė Darės sė Ri, ku Nik Peta me Pal Golemin kishin patur vendin zulmėmadh. Dėshira e bashkėbiseduesit tim fliste qartė, Plaku Darė kishte mėrguar drejtė Italisė pėr t'i shpėtuar pushtimit turk pikėrisht nga Shėngjergji i tij, ku nuk ishte ēudi tė ishte shkėputur edhe dera e Darėve. Akoma njė lagje quhej Derje. Bedriu ndjehej krenar dhe plotėsisht i sigurtė nė versionin qė e mbėshteste nė toponiminė e "Kėngės sė Sprasme tė Balės". Kėtė fakt e pėrforconte edhe me Kalanė e Skėnderbeut, qė ngrihej dominuese nė kreshtėn e Malit tė Shėngjinit, njė pikė e rėndėsishme strategjiko-ushtarake, ku Petrela, Kruja, Sfetigradi, Preza dhe thellė Tomorri, froni i perėndive, jepemirrnin me flakadanė, sinjale kushtrimesh, fatkeqėsish dhe urimesh tė motshme. Muranat, gurėt, lidhja e murit dhe fragmentet e qeramikės sė gjetur nė kala dėshmojnė qė ėshtė shumė mė e herėshme, datohet diku nga shekulli i tretė i erės sonė, ēka flet nė tė mirė tė tezės sė Shėngjergjit si udhėkryq historik, gjeografik dhe nyjė komunikimi, ēka ia motivojnė qafat e shumta, ka qenė diktues nė historinė e vendit qė nė periudhėn romake.
Shėngjergjasit e kanė jetuar intensivisht historinė e Shqipėrisė dhe Ballkanit
Fshati ėshtė si njė muze i madh, por i munguar. Shėngjergjasit e kanė jetuar intensivisht historinė e Shqipėrisė dhe Ballkanit, kanė shkruar me gjak e nder emrin e tyre tė thjeshtė. Xhelal Shtėpani, luftėtar kundėr tiranisė dhe prapambetjes, Osman Mema, kundėr haxhiqamilizmit obskurantist, pėr ironi tė fatit regjimi komunist si shpėrblim e burgosi nė Tepelenė ku dhe vdiq, Ali Balla, patriot, e sa e sa figura lartėsuan emrin shėngjergjas nė altarin historik tė zonės. Teksa, drejtori i Shkollės sė Mesme tė Bashkuar, Osman Almeta, mė fliste pėr evenimentet e sė kaluarės sė afėrt dhe asaj tė largėt, njė ylber u ndeh si urė e artė nga Pėrroi i Dorzės mbi lagjen Urė. M'u bė si brezi i Ali Ballės ardhur si amanet nga burgjet e nemēes (Austro-Hungarisė) ku dhe ishte shuar pas njė internimi absurd. Shpirti i tij patriotik nuk gjente qeti e prehje nė dheun e largėt. Vinte si ylber nga Urat e Qabeve pėr tė shndrritur vendin qė i mbeti vetėm djep, asnjėherė varr.
Skrepi dhe Ura zbardhėllonin si dy fletė tė hapura libri, marrė nga biblioteka e Haxhi Kasem Ēokut, i cili ishte diplomuar nė Egjipt. Kjo bibliotekė e shenjtė dhe me botime tė rralla kishte tėrhequr vėmendjen e tė gjithėve. Mėsuesve, nxėnėsve, historianėve, tė mjekut popullor Arqile Bode, i cili nuk kishte munguar tė mirrte nga fondi i saj i ēuditshėm veprėn pėr bimėt mjekėsore tė dobishme nė shėrimin e sėmundjeve. I tillė ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet Shėngjergji, djep i atdhedashurisė, burrėrisė, mikėpritjes, dėshirės pėr punėn dhe fitimit tė jetės me djersėn e ndershme tė ballit. Enciklopedi e hapur e jetės sė gjallė.
Shėngjergji ka rreth 4500 banorė dhe bėn pjesė nė krahinėn e Tomadhesė. Fshati ėshtė nė fundin e njė hinke tė rrethuar me maja malesh qė e mbrojnė nga erėrat e ftohta. Skrep, Urė, Vėrri, Shėngjin, Fag, Vakumonė, Prafujė, Shėnmri, Fashesh, Domje dhe Derje, janė lagjet qė lakohen hijshėm nė tė katėr anėt e horizontit dhe lidhen dora-dorės si varg valleje nėpėrmjet qafash tė pėrshtatshme. Toponimet e tyre janė kryqėzime midis emėrtimeve tė festave dhe personazhėve biblikė me ngjasime dhe dukuri mjedisore. Duart e punės kanė hapur e lėruar nėpėr pllajat e buta ara e bashtina, ku rritet misri, jonxha, perimet e stinės. Arrat, mollėt, rrushi, kumbullat, fiku dhe hurmat, kanė marrė hijen e vjeshtės. Shegėt kuqėlojnė nėpėr degė, nuk e di se si, por vetiu mė vinte herė pas here nė mend vargu i Darės sė Ri: "Qafė e Nikut si shegė e ēarė". Detaji i shegės i kishte shpėtuar mėsuesit tė apasionuar pėr vendlindjen. Shėngjergjasit i gėzohen bukės sė tyre, misrit tė korrur, lidhja e tij duaj-duaj nėpėr pllajat e shumta dėshmon pėr njė popull qė nė thelb tė qėnmes ka moralin e punės. Kopetė ishin shtuar, dhitė, delet, kecat dhe qingjat i gėzoheshin ditėve me diell qė "shumė shndrriste, por pak nxente". Ato i faleshin mundit tė tyre, ndryshimeve tė dėshiruara demokratike, sigurisė dhe ardhmėrisė sė fėmijėve.
Shkollat gumėzhinin nga cicėrimat e gėzuara tė nxėnėsve. Ambjentet dhe mjediset e tyre tregonin pėr dorėn e kujdesshme tė trupave pedagogjike dhe komunitetit. Nė mjediset e Shkollės sė Mesme takuam edhe pėrgjegjėsin e Sektorit tė Inspektimit tė DAR tė Qarkut Tiranė, Lumtor Ibraliu. Ardhja e tij me stafin e specialistėve dėshmonte seriozitetin e reformave, nismėn e drejtė dhe kujdesin e Qeverisė Berisha. "Pėr cilėsi dhe barazi nė arsim". Kjo zonė e largėt ishte nė qendėr tė vėmendjes sė programeve dhe planeve tė Qeverisė Demokratike pėr zhvillimin e saj tė fuqishėm. Ato njerėz tė thjeshtė nuk mundeshin ta kapėrdinin mbetjen "jashtė liste" gjatė qeverisjes socialiste. Zhgėnjimi ishte i rėndė. Rruga e keqe, gjendja e saj e mjerueshme, lartėsitė i bllokonte dimri, ngrica dhe dėbora, veēimi nga jeta qytetare, spitalet, kultura, universitetet, sporti, i shtynte tė kėrkonin shtrat tė ri rruge pėr komunikimin me Tiranėn. Njė rrugė qė tė vinte bregut tė lumit Erzen, ku as ngrica dhe as bora nuk do tė mund ta veēonin shėngjergjasin nga jeta e vrullshme dhe emancipimi civil. Rruga ishte refreni i ditės pėr kėtė vend, altar i shqiptarizmės dhe dashurisė pėr tokėn, djepin dhe varrin e tė parėve. Nismat e Qeverisė Berisha pėr sistemimin, shkurtimin dhe rregullimin e rrugėve rurale, padyshim qė ėndrrėn e shėngjergjasve pėr lidhjen me kryeqytetin, pėr tė mos e braktisur vendlindjen, kėtė perlė tė bukurisė sė Shqipėrisė qėndrore malore, do tė bėhet realitet. Rrugė e re pėrgjysmon vijėn lineare tė rrugės sė vjetėr, ėshtė sa gjysma e saj mė e butė, mė e drejtė, shumė mė e sigurtė. I shėrben pėrmirėsimit tė kushteve tė jetės, tregtisė, shkollimit, ekonomisė, argėtimit, qytetėrimit, shėndetit, etj. Kjo ėndėrr e shėngjergjasve do tė kthehet nė tė vėrtetė vetėm nga programi ambicioz i Qeverisė demokratike pėr rrugėt!
Krijoni Kontakt