
Postuar mė parė nga
sonambul
E-mail nje miku
Te shkruaj serish ne kete adrese qe me dashje, a padashur mbeti e jona. Une rralle hyj ne chat (qe pas njohjes sone, asnjehere me) dhe e gjitha nisi si loje per te kaluar dy ore ne pritje te nje miku. Dole ti dhe une ende me "shaka" (s'e di ne eshte me vend kjo fjale) te shkrova dhe te shkrova akoma. Vazhdoj te te shkruaj. Njoha nje njeri jashte rutines, nje mik "elektronik", por me mish e me kocka ne anen tjeter te monitorit. Me le lehte ishte keshtu. Ky komunikim m'a kurseu sikletin e veshtrimit ne sy, te trukimit te veshtrimeve, apo levizjeve ne tavoline (edhe pse te gjitha keto i kam te permbajtura). S'te shkrova me dhe thashe se te harrova. Por se brendshmi me mungove perhere. Ti dije se si te krijoje mungesa. Une e doja mikun e bisedes, sinqeritetin e mepastajme te komunikimit me ty, te folmen pa patur frike se tjetri do keqkuptohet. Respektova jeten tende, zgjedhjet e tua te diktuara nga koha, te rastit dhe te vullnetit te lire. Respektova ne ty nocionin "Familje", aq te shenjte per mua, qe mbase ne realitetin standart une nuk e pata kurre. E lashe veten te lire ne nje njohje te pazakonte (pak me hile, se nuk u shfaqa kurre), por une isha une. Jam prape une, prape me hile, se nuk po shfaqem kurre (nuk di pse po t'i them keto, se nuk u nisa te te shkruaj keshtu), por pa pendese qe i shkruaj ne anen tjeter te monitorit nje NJERIU.
I goditur edhe mesazhi yt i dyte. C'ke vendosur, te te korigjoj hartimin ne te cilin je i sigurt se do marresh 10 (dhjete), (se e meriton)? Apo po me nxit ta marr une hapin e nje ftese per kafe, ku dihet qe sipas marreveshjes qe e shkrove dhe e dekretove ti me pelqimin tend sovran, me bie te paguaj une? Faleminderit qe po me shkruan bukur.
Sot bera nje xhiro nga Qyteti Studenti. Ne syte e mi ishte ndryshe, larg prej perceptimit tend si nje vend i zhurrmshem e i qeshur...
Drejtoria e konvikteve nuk ishte harruar as kete vit fashen ku uronte mireseardhjen. Gjithe ajo qetesi ne morri godinash me krijuan idene ne nje varreze te stermadhe. Edhe pak dite dhe ai qytet do te jete si cdo varreze ne diten e madhe te ringjalljes. Zombi nga te katra skajet do vijne ta popullojne dhe zhurrmues do kuterbojne eren e tyre te nje tjeter edukate, asaj te provinces. Do te dallojne me gisht ne Kryeqytet, sidomos vitparistat, me ndrojtjen dhe mallin patetik per familjet (ca prej tyre shume te prapambetura) qe po kursejne rrogat mizerabile buxhetore per tu mbajtur frymen gjalle ne Tirane dhe per tu dhene shkolle.
Erdhi pra kontigjenti i ri i kerrcunjve, qe zdrukthetaret e paafte -pedagoget shqiptare (fale sistemit te mbrapshte arsimor shqiptar), do tu japin forme si te mundin. Do te jene te veshur me ngjyrat monotone te vjeshtes ne Tirane dhe me ngjyrat e flamurit te tyre ne stilin
Blu xhins,
Xhaketa+pantallona te zeza/gri
dhe bezhe.
Mund te fekse edhe ndonje e kuqe ndonjehere, por do te jete nje kombinim pa shije. Disa syresh do te mendojne se kane kapur qiellin me dore dhe do te sillen si kopje te shemtuara huliganesh te rendomte. Meshkujt do te jene kasta e p......... ne garen per te kapur dashnoren e pare (rregullat e studentit: 1. Dashnor/ore, 2. Para borxh, 3. Provim ne vjeshte).
Femrat, sidomos ato provincialet e prapambetura, do te kuptojne se sa vlete ka simitja qe kane ne mes te kembeve, kur ndonje bashkefshatar i tyre, tani i veshur me Armani (fals) do t'ua lype. Dhe ato do te perdridhen ne ato rrugica me parrullen "une e kam por nuk ta jap". Pas nje jave do te puthen rreze pemeve ne parkun aty rrotur dhe do te ***** si ****, duke shpresuar se deri ne vitin e katert, do ta kaparosin nje burre.
Do te bjejne ne dyqanet aty prane (sot te mbyllur), qe per nente muajt e vitit akademik do te jene dyqanet ushqimore me te shtrenjte te Tiranes, se u erdhi dita te zhvatin kete "malokeri" te mbrojtur vetem nga Zoti (ne rastin me te mire)
Do te ulen ne fakultet dhe mes bangash do te duken si veze te prishura mes pikerinash. Do te rruhen te meos thyhen, te pakten jo ne diten e provimit, ku shume prej tyre do te lypin nje 5 (pese) qe te mos thyhen. Nga viti i katert, kur t'ja kene hedhur lumit, do te bejne rrugeve si kompetente ne kulmin e hipokrizise. Dhe do te dale kasta e re e specialesheve...listeve, me fal, qe po u re ne dore te q... nenen.
Mund te vazhdoj edhe me po te duash, por them se per sot mjafton.
Ty te pershendes dhe deri sa te shkruhemi serish te uroj paqe.
P.S. Faleminderit qe ekziston!
Krijoni Kontakt