Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41

    Pjesė letrare nga fletorja ime

    Njė ngjarje nė komunė


    Byfeja e komunės si ēdo mėngjes edhe atė ditė ishte e mbushur me zyrtarė komunal tė cilėt pas njė gjumi tė lodhshėm si gjendja e popullit,ēlodhen duke pirė kafe dhe harrojnė pėr njė cast,por vetėm pėr njė ēast,hallet e popullit.Disa bile nuk kanė fjetur fare duke menduar pėr gjendjen e vet,pardon tė popullit.
    Njė djal nja tridhjetepesė vjeq qė ishte zyrtar komunal I financave e pinte kafen atė mėngjes nė banak se nuk kishte pasur vend nė tavolina,tė tjerėt kishin ardhur mė herėt, megjithėse edhe ata kishin ardhur vonė. Ai,si shumica,para se tė shkonte nė zyrė shtrembėronte pak rrugėn dhe shkonte nė byfe ku pinte kafenė e llafoste me ndonjėrin apo shqyrtonte ndonjė informatė jozyrtare e gjėra tė tilla qė shkojnė me kafe.Dhe tek po pinte kafen me ėndje, iu afrua sekretaresha e kryetarit e cila pasi e pėrshėndeti ashtu si dinte vetėm ajo , I tha se kryetari e priste nė zyrė nė fund tė orarit tė punės.
    Po ku ėshtė tani kryetari ? - pyeti ai I habitur dhe si me drojtje.
    Ai sapo shkoi nė kryeqytet nė njė mbledhje por do tė kthehet pasdreke – u pėrgjigj sekretaresha e bukur qė ishte njė vajzė me tė gjitha tė mirat po ta shikoje nga jashtė. Tė lajmėrova tash qė tė mos harroj – shtoi ajo me atė qeshjen e saj qė infektonte edhe mė tė pikėlluarin, dhe iku.
    Zyrtari I financave,mbeti vetėm dhe megjithėse aty kishte plot njerėz ,ai s’shihte mė askėnd.Pagoi kafenė dhe ashtu I menduar e me ca nerva tė tendosura shkoi drejt e nė zyrė. Endej nėpėr zyrė duke vrarė mendjen,pėrse ta ketė kėrkuar kryetari. Ai sikur e dinte pėrse, I kishte shkuar nė mendje disa herė, por ashtu shkarazi,s’I kishte kushtuar kurrė vemendje. Kujtoi ditėn e djeshme dhe kryetarin se si e pėrshėndeti,vetėm me dorė e jo edhe pėr dore siē bėnte gati gjithnjė,kujtoi thashethemet qė kishte dėgjuar pėr paksimin e personelit.Dhe ja tani ku I polli belaja.
    Ai I padiplomuari me diplomė do tė futej nė thesin e tė larguarve, si pasojė e pakėsimit tė personelit. Diploma e blerė pėr tė cilėn tė gjithė e dinin, por askush s ia kishte pėrmendur, do tė bėhej objekt shqyrtimi. Do tė bėhej shkas pėr ta larguar nga puna. Kjo diplomė tė cilėn e kishte marrė jashtė, nė vendin ku kishte qenė vetėm njėherė,kjo diplomė qė I dha kėtė vend pune, tani po ia mirrte atė.
    Eh, si nuk e pėrfundova atė dreq fakultet – foli me vete zyrtari I financave. Ekonomiku nuk ėshtė ndonjė lėndė e vėshtirė.Dsa provime mund t I mėsoja nė autobus, e pėr tė tjerat do ja bėja disi. Por ēfarė t I bėsh, mua mė duhej diploma shpejt, dhe ja tani qė nuk u duhem , e kanė kartėn nė duar.
    Qėndronte nė zyrė, ashtu I menduar e I lėnė. Dukej si njė njeri qė ka humbur pasurinė nė bigjoz. E mati zyrėn me sy dhe kujtoi ndejat e qyfyret qė bėnte aty me shokė.
    Eh si mė gjeti kjo mua – nisi dialogun me veten, dialog qė ai s’e ndalte dot. Ai, ai kryeshefi i ka kurdisur tė gjitha. Don tė arsyetoj dėshtimet e veta duke larguar njerėz nga puna. Dhe ja ku mė gjeti mua. Mua qė i kam bėrė kaq shėrbime.
    Ndezi edhe njė cigare nga cigarja qė tashmė i ishte mbaruar.Sot po e tepronte me cigare, megjithatė kishte hall.
    Eh si qenka kurdisur dynjaja – vazhdoi tė merrej me veten e me problemin e tij. Kur nuk u duhesh mė, gjejnė diēka tė tė largojnė. Po unė dhe nė jam pa diplomė, di gjithēka qė di edhe ai me diplomė. Diploma ėshtė letėr. Ajo qė ke nė tru ka rėndėsi, e unė trurin e kam plot, dhe kam pasur suksese mė shumė se ata me diplomė qė sorollaten tėrė ditėn, e kėtej kanė njė vit punė pėrpara, tė grumbulluar e tė lėnė...
    Po a do t’vish tė hamė drekė o I nderuar – thirri zyrtari I zyrės matanė qė kishte hapur derėn dhe kishte futur gjysmėn e trupit brenda.
    Kishte ardhur koha e drekės, e zyrtari i financave s’e kishte vėnė re fare. As s’e kishte ndier. E si mund tė hante me njė problem tė tillė nė kokė. Dhe kishte tė drejt qė nuk i hahej.
    Jo jo shko ti, nuk mė hahet – u pėrgjigj si pa qejf zyrtari I financave
    Po hajde hamė njėherė se kemi kohė edhe pėr punė – qėsėndisi zyrtari tjetėr.
    Jo jo shko ti shko, dal ndoshta mė vonė.
    Mirė arėherė, ika unė.- tha zyrtari tjetėr dhe e mbylli derėn.
    Zyrtari I financave mbeti prapė vetėm. Nuk I pėlqente tė rrinte vetėm por problemi madhor qė I ishte shfaqur si njė meteor nuk e linte tė dilte. Qėshtja qė I kishte dal pėrpara, nuk mund tė injorohej. Ai tani ishte pėrqėndruar nė kėtė qėshtje, saqė tani as tėrmetin nuk do ta vėrente. Mendimet po I vlonin nė kokė . Dikush I kishte ngritur kurthėn dhe ai do tė binte patjetėr nė tė, se rruga pėr nė ditėn e nesėrme kalonte nėpėr atė kurth. I dukej vetja I pambrojtur, si nė mes tė njė deti tė thellė, ku e shihte peshkaqenin qė po vinte por s’mund tė bėnte asgjė, ai patjetėr do ta hante.
    Porositi njė kafe me telefon por mendja nuk I hiqej nga vendi I punės qė po humbiste.Dhe s’kishte faj, ishte njė punė e mirė nga ēdo anė qė ta shikosh. Dhe me tė ardhurat nuk ishte keq ,mbetej ndonjė kockė edhe pėr tė ,pėrveq rrogės sigurisht. Po tani ēdo tė bėnte,ai asgjė nuk dinte pos tė rrinte nė zyrė. Do t’I gjendet ēarja dhe kėsaj, ngushlloi veten duke pirė kafe, por menjėherė ndėrroi mendje dhe ēaren qė do tė gjendej s ‘e pėlqeu aspak. Ai donte kėtė vend tė punės. Dhe … vendosi tė bėnte njė pėrpjekje te kryetari, mbase do tė kuptoheshin. E kėshtu duke shtjelluar kėtė temė kushedi sa herė nė mendje, piu dy kafe e disa cigare. Asaj dite nuk punoi gjė dhe askush s’kėrkoi gjė prej tij.
    Dhe ora e madhe erdhi, si ēdo ditė nė tė njėjtėn kohė, por pėrderisa ditėve tė tjera ajo pritej me njė ndjenjė kėnaqėsie se lajmėronte shkuarjen nė shtėpi, tani po lajmėronte shkuarjen tek kryetari e pastaj nė shtėpi, qė kishte njė ndryshim tė madh nė kėtė mes.
    Zyrtari I financave u nis pėr tek kryetari, Tė gjithė kishin shkuar tashmė .Ai askėnd s’e pa rrugės,as dėgjoi ndonjė zhurmė.Hyri nė paradhonėn e kryetarit dhe pa sekretareshėn qė ishte ulur para kompjuterit e qė sigurisht po punonte diēka.Ajo I tha qė kryetari po e priste.Ai mblodhi tė gjitha forcat dhe u is drejt derės ku e priste kryetari. E qeli derėn dhe kur e pa qė aty ishte edhe kryeshefi iu prenė kėmbėt.
    Hajde, hajde urdhėro – ia bėri kryetari qė dukej sikur gėzohej qė e shihte.Ulu ulu po si je.
    Mirė zoti kryetar – tha zyrtari i financave me gjysėm zėri dhe u ul nė vendin qė i tregoi kryetari
    Po si kalove sot – pyeti kryetari dhe I zgjati paqetėn e cigareve, sė pari kėtij e pastaj edhe kryeshefit.
    Ja, ashtu … duke punuar.- belbėzoi si ai nxėnėsi qė nuk e di pėrgjigjen dhe mori cigaren duke thėnė faleminderit e duke u pėrkulur pak.Ai shpresonte akoma qė tė mirreshin vesh disi.
    Kryetari e pyeti edhe pėr tė shtėpisė e pastaj kaloi nė temė.
    E di pse tė kemi thirrur – I tha
    Ku ta di unė zoti kryetar – tha zyrtari I financave qė shtirej qė s’dinte gjė por ai e kishte humbur fare dhe shtirja e tij bartte njė lloj faji me vete qė e bėnte atė fjali tė thėnė krejt tė pavlefshme.
    Tė kemi thirrur - vazhdoi kryetari qė bėnte sikur nuk e vėrente kėtė turbullimė tė bashkėfolėsit – pėr punėn e atij vendi bosh tė dretorit tė arsimit.
    Si duket s’e paskan me mua ,tha me vete zyrtari I financave dhe gjaku nisi t’I qarkulloj nėpėr fytyrė e nė organet tjera pa kurrfarė presioni, si ēdoherė.
    Ne e kemi diskutuar edhe nė organet e partisė, e kemi diskutuar gjerė e gjatė edhe me kryeshefin dhe kemi ardhur nė pėrfundim qė zgjidhja mė e mirė pėr partinė e nė veqanti pėr pushtetin komunal ėshtė qė ti ta marrėsh atė vend.
    Unė, por unė mendoj - tha zyrtari I financave qė s’dinte ē’mendonte e si tė vazhdonte ,sepse s’e priste kėtė.Kishte pėrjetuar njė rrotullim tė atillė ndjenjash sa s’gėzohej dot menjėherė, megjithėse lajm mė tė gėzuar s’mund tė priste.Atij iu deshėn disa ēaste pėr ta marrė veten.
    E di, e di do tė thuash se ka mė tė mirė – tha kryetari qė kėtė habi dhe ngecje tė zyrtarit e mori pėr shenjė modestie. -Tė thashė e kemi menduar dhe stėrmenduar gjatė, dhe ti ke bėrė njė punė tė pėrkushtuar pėr partinė e sidomos pėr shtetin e shtetit nuk I duhet mė shumė,punė dhe pėrkushtim, kaq I duhet shtetit.
    Tė faleminderit shumė qė mė keni besuar zoti kryetar,do tė pėrpiqem, sa tė mundem. – tha zyrtari I financave qė tani ish kėndellur.Kishte pėrjetuar ferrin e tani po pėrjetonte parajsėn.
    E pra urime ,pasnesėr do ta qesim nė votim por kjo ėshtė punė e kryer. Qė tani mund ta quash veten drejtor I drejtorisė sė arsimit.- tha kryetari dhe I zgjati dorėn. Edhe kryeshefi ia uroi duke qeshur e duke I rrahur supin.
    Po ata ishin shokė , tė njė kallėpi,si nuk I kishte shkuar nė mėndje kjo. E si mund t’I bėnin atij keq kur ai kishte bėrė aq shumė pėr partinė e sidomos pėr shtetin.U kish bėrė kaq shėrbime atyre e kėtyre, ai qė shėrbimin e kish talent tė lindur.
    Sikur tė dalim e tė pijmė nga njė gotė,zoti kryetar, kam dėshirė.- propozoi zyrtari I financave qė mezi pėrmbahej nga dehja e gėzimi qė I kishte shkaktuar lajmi I marrė nė zyrėn e tė parit.
    Jo jo, sot nuk kam kohė por do tė kemi kohė edhe pėr atė. – u pėrgjigj kryetari duke e shikuar me ata sy qė I shikonte vetėm mė tė dashurit. Epo do shihemi nesėr dhe e pėrcolli deri tek dera.
    Zyrtari I financave doli nga ajo derė fytyrėqelur e mė I ri , ai pa sekretareshėn tek po rregullonte diēka nė njė raft. Vetėm tani gjatė asaj dite ai pa se sa e bukur ishte ajo .E kishte parė kėtė ēdo ditė por asaj dite jo.
    Urime urime zoti drejtor – tha sekretaresha duke u afruar plot naze, e I zgjati dorėn duke qeshur.
    Ajo e dinte ē’kishte ngjarė.Bile e kishte ditur kėtė edhe para kryeshefit.

    2007

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Ky, pjellė e shoqėrisė ėshtė

    Njeri I mire ky, do mendoj ai qė s’e njeh. T’ia lėsh gjėnė mė tė shtrenjė tė ta ruaj. Se ka llafe tė ėmbla ky, por ja qė veprimet I ka tė idhėta. Se kėshtu ka kurdisur veten. Tė dojė njerėzit kur ata janė, e tė shpif pėr ta kur ata s’janė. E sipas mundėsive edhe tė nxit atė kundėr kėtij.
    Ka shumė cilėsi tė mbrapshta ky. Ky don tė dijė gjithēka pėr tė tjerėt, e veqanėrisht pėr disa, t’I pėrpunoj kėto tė dhėna nė laboratorin e tij, e pastaj t’I shpėrndaj nė kėtė tregun tonė. E pra ėshtė shpėrndarės I informative tė pėrpunuara.Tė pėrpunuara nė laboratorin e tij qė ėshtė ndėrtuar e funksionon kryesisht pėr inat tė atij tjetrit.
    Gjithēka qė I pėrket tjetrit ėshtė punė e tij.
    Ja tė zėmė, po tė blej tjetri rrush, ky do thotė, e ka vjedhur. E kėtė do t’ia tregoj tė gjithėve, por veq e veq, e sidomos secilit nė besė, dhe vetėm atij e askujt tjetėr.
    Dhe, me tė dėgjuar, e me ē’flitet, sepse ky nuk do ta bėjė veten burim tė informacionit.
    Pse ti nuk ke dėgjuar, do t’I thotė atij. Kėtė e dinė tė gjithė. Dhe vėrtet e dinė tė gjithė, sepse ky do tė kujdeset qė tė gjithė ta dinė kėtė.
    Ja tani, ku e takoi tjetrin. Eh kėtė s’e ka parė moti, patjetėr qė do ta qeras me njė pije. E nė muhabet e sipėr do t’i trergoj atė qė ka dėgjuar e qė e dinė tė gjithė.
    E mė vonė do ta takoj edhe atė tjetrin, pėr tė cilin e ka marrė malli shumė. Kėtė do ta ftoj edhe nė shtėpi, e do t’i thotė, t’i marrė me vete edhe dy-tre tė tjerė, se moti nuk janė ulur bashkė. E kėshtu do tė vazhdoj tė shpėrndaj informacionin qė e dinė tė gjithė. Ashtu butė, madje ky sikur ia do tė mirėn atij pėr tė cilin shpif, por ja qė e vėrteta ėshtė kėshtu.
    Dhe ja, njė ditė, ky farė manipulatori na del nė ara. Atė vit, misri i atij tjetrit ishte bėrė mė i mirė, e ky s’gjente ngushllim. Dhe ja, tek e pa dikėnd, qė si pasojė e njė ēasti pavėmendje, i kishte hyrė lopa nė misrin e atij tjetrit, e ky me ta parė rendte ta nxirrte qė aty. Dhe manipulatori ynė i afrohet, bėnė njė copė muhabet me tė, e vrap te ky tjetri.
    -E di – i thotė kėtij- sot isha nė ara, dhe pashė filanin qė kishte futur lopėn nė misrin tėnd.
    -Ē’bėnė ore kėshtu , i thashė, po a e di ti misri i kujt ėshtė ky?. Ik ore , mė tha, se nuk jap unė pesė para pėr tė. Ja kėshtu mė tha, pėr zotin. Si more , I them unė, pse ē’kujton ti qė ai ėshtė vetėm?. E t’I dhashė njė tė bėrtitur e njė tė sharė qė do ta mbaj mend.
    -Nejse, nejse, kjo ėshtė punė e jotja, veqse ēkado qė bėnė, mė llogaritė dhe mua.
    Dhe… t’I kishte vetėm kėto tė kėqija, ja ta zėmė, tė merrej vetėm me tė rriturit, edhe hahej disi. Por ky merret merret edhe me fėmijėt, e sė pari me fėmijėt e vet,tė cilėve u jep kėshilla, bile edhe tė ilustruara me shembuj, se si ata duhet tė sillen me fėmijėt e tjerė. Se helbete, brengoset se mos dalin nga rrugė e tij. Ai sikur dėshiron qė fėmijėt t’I bėj grindavecė, sepse edhe vet ėshtė njė lloj grindaveci. Por kėtu ėshtė si ai qeni langua, qė po t’I ikėsh, tė ndjek e tė bėnė copa, ndėrsa po t’I ndalesh, fut bishtin nėn kėmbė, e largohet
    Dhe kėshtu, kėtej shpif, andej nxit, e kur mundet bėnė edhe rolin e grindavecit a edhe tė trimit. Por shpifjen dhe nxitjen i ka tė ushtruara mė mirė.
    Dhe aq shumė ka hallin e tė tjerėve ky, saqė po tė hysh nė botėn e tij, edhe dėshirat ja gjen tek rrinė pėrball inateve pėr tė tjerėt.Sikur kėto dėshira janė tė tilla vetėm pėr shkak tė inateve.
    Dhe si thotė populli, po t’I ngordhi lopa tjetrit ky do tė festoj, e do tė qerasė shumkė, edhe sikur t’I duhej tė futej borgj.
    .
    Ja kėshtu ky fare njeriu. Ky nė vete ka ujkun, pėr ata qė I di mė tė dobėt, ka qenin langua, pėr ata qė I di mė tė fort, ka dhelprėn, sidomos dhelprėn, kur tė lajkatohet. E ē’nuk ka tek ky. Tek ky mund tė gjeje secilėn kafshė, por jo njeriun. Ja ky ėshtė ky.
    -Si, doni tė dini si quhet. A, kėtė nuk mund t’ua them, se ky ka shumė emra, por mbiemrin lirisht vėrjani tuajin.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Trim, me gjeste e me fjalė

    E shikoj si ecėn, ashtu kryelartė e i hapareshur. Sikur I thotė botės, unė jam e s’ka tjetėr. Tė them qė ėshtė ngjallur Muji, e po shėtit rrugėve, s’e them dot, se ky edhe Mujit ia kalon. Gjithsesi ėshtė mė trim se ai.
    -Ja shikoje edhe ti e mė thuaj.
    Pale si flet, apo si I bėrtet atij qė e di mė tė dobėt. Ėshtė drangua fare.
    S’ka bir nėne qė mė tremb- I thotė vetes.
    Asi trimi, asi djali, qė s’e gjen kund.
    Ky,edhe nė luftė kishte dashur tė merrte pjesė, por armiku i ishte dukur i dobėt, i ishte dukur ēilimi, e i kishte thėnė vetes, unė do ta ulja veten sikur tė luftoja kundėr kėtyre ēiliminjėve, prandaj edhe kishte ikur. Sepse lufta ėshtė pėr burra. Kėtej e andej duhet tė ketė burra. Por ja qė andej kishte pasur ēiliminjė, e ky e kishte gjykuar qė s’duhet tė merrte pjesė.
    Ėshtė edhe i menēur ky. Edhe trim edhe i menēur, por mbi tė gjitha trim.Asi qė janė njė kategori mė lart se Muji.
    Kur i tregojnė shokėt ndonjė ndodhi kaubojėsh, ky ia kthen me shpėrfillje. Lėre se po tė isha unė aty, ndryshe do dilte hesapi, dhe vazhdon tė tregoj nė detaje, se ē’do tė bėnte sikur rastėsisht tė qėllonte aty.
    Dhe ja njė ditė, ky farė trimi me disa shokė kishin shkuar nė njė qytet tjetėr. Ishin ulur nė njė kafene, e aty i kishte zėnė belaja.
    E kėta tė qytetit tjetėr, duke mos ditur qė ky ėshtė drangua, i kishin hyrė dajak saqė ky e kishte bėrė nė brekė.
    Kishte ndėrhyrė policia, por kėtė qė e kishte bėrė nė brek nuk kishin dashur ta mernin nė stacion.E kishin liruar duke i thėnė qė do t’i merrnin deklaratė njė ditė tjetėr. Tė tjerėt i kishin marrė.
    Ē’ka ngjarė?, kishin pyetur nga stacioni.
    Asgjė e madhe, koleg – kishte raportuar polici pėrgjegjės – Rrahje e zakonshme. Kemi dy tė lėnduar lehtė, e njė tė dhier.
    E kjo puna e tė bėrit nė brekė ishte pėrhapur aq shumė nė qytetin e tij, saqė kėtij trimit si mbetej tjetėr veqse tė ndėrronte vendbanimin, e qė pėr arsye tė ndryshme, s’e bėnte dot, prandaj ngushlloi veten duke thėnė, qė edhe trimat e bėjnė nė brekė, dhe vazhdoi tė jetė po ai trim qė kish qenė.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Dy telefonata dhe zoti shef

    Alo, po urdhėroni zoti shef. Si urdhėroni, unė e bėra pjesėn time, tani u mbetet edhe tė tjerėve qė tė kompletohet. Jo pėr zotin zoti shef, se s’tė gėnjej. Kur tė kam gėnjyer unė ty, pa mė thuaj. Po, po, si urdhėron zoti shef. At.., at.., ata nuk e kanė kryer punėn, se unė jam i pėrpiktė, e di ti zoti shef. Por ata shpifin kundėr meje, dėshirojnė tė na prishin. Po jo mor zoti shef, ja unė gjithė ditėn duke punuar qė ti tė dalėsh mirė. Jo mor zoti shef, nuk po qaj, por mė vjen plasje kur tė tjerėt shpifin, ani kundėr kujt, kundėr meje, qė rropatem tėr ditėn. Si, mirė zoti shef, mirė, do ta shikoj edhe njėherė, edhe dy po deshe, se unė bėjė ēmos pėr ty. Faleminderit zoti shef. Tė kam njė kafe borgj, ē’kafe,drekė desha tė them. Hajde mirupafshim zoti shef. Gjithė tė mirat.

    Tani ky, do ta thėrras njė vartės tė tij.Se edhe ky ėshtė zoti shef pėr dikė. Dhe tė shihni ē’tė bėrtitur do t’i bėjė. Si burri gruas.

    Alo. Si more kush ėshtė. Jam zoti shef, kush tjetėr. Ēar bėnė ti nė kėtė orė more. Si po punon. Po ku e ke punėn qė s’tė shihet, apo e mban fshehur nga zoti shef. Si pėr cilėn punė e kam fjalėn, punėn ore punėn. Pse sa punė ke ti?. Ēar do zoti shef. Zoti shef do qė ti tė punosh, dhe atė me pėrkushtim. Si...? tė tė tregoj unė ty ku ka ngecur puna. Pse ti nuk e di kėtė?. Po pse rri nė zyrė atėhere?. Shko ore ruaj delet ....

    Shiko, shiko, ma mbylli, ani kujt, mua qė pėr tė jam zoti shef. Dhe foli me mua kopuku, si tė ishte ai zoti shef e jo unė. Po kush ėshtė more kėtu zoti shef?. Se unė e di, por disa mė duket i kanė ngatrruar gjėrat. Mendon burri i botės, se ai ėshtė zoti shef nė punė tė vet. Jo ore, zoti shef jam unė dhe ai qė ėshtė sipėr meje, e ky kopuku, nuk mund tė jetė zoti shef, as nė punė tė vet bile. Po ja tregoj unė kėtij sa tė takoj zotin shef, atė qė s’jam unė, e pastaj ai do t’I tregoj kėtij se kush ėshtė zoti shef kėtu….

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Do na zėnė tė gjallė pėr zotin

    Njėrit I kishte hyrė frika nė palcė gjatė luftės, saqė nga ēdo anė qė shikonte I dukej qė shihte armikun.
    -Do na zėnė tė gjallė, pėr zotin, pėrsėriste vazhdimisht.
    Jo ore, e qetėsonin shokėt. E ndonjėri si pėr ta trembur edhe mė shumė, hidhte ndonjė gur nė kaēubė dhe ja bėnte. Hopa, mė duket se diēka lėvizi. E ky kėrcente nga frika e bėnte sytė katėr, por kur e kuptonte qė e kishin vėnė nė lojė, bėhej trim e merrte pozicionin e atij qė jep kėshilla.
    -Mor ti – ja bėnte kėtij- Se nuk bėhet mahi me kėto punė. Po s’ke faj ti, se je I ri , e akoma s’ di ē’ėshtė lufta.
    Njėherė, nė njė betej, tė kishte mbetur ky fill i vetėm pėrball njė togu armiqsh. Nė fakt, nuk kishte mbetur vetėm, por atij ashtu i ishte dukur. Ky gjuaj, e armiqt gjuaj. E pastaj, tė lėshohen armiqt nė drejtim tė tij pėr ta zėnė tė gjallė. Dhe nuk ėshtė se ky i pa, se kishte ikur qė nė fillim, por e ndjente se ishte kėshtu. E ky ik, e ata ndiq. Madje tė gjithė kishin ikur por ky kishte mbetur i fundit, e kėtė donin ta zinin. E ik,e ik, derisa kishte mbėrritur tek togu i minahedhsave, qė ishin ushtarė tė vijės sė dytė.
    -Ikni ore, se na zunė tė gjallė- ju bėrtiti kėtyre.
    Por kėta, meqė nuk panė askėnd tė vinte, i bėrtitėn tė ndalej se nuk e ndiqte askush. Dhe britma e tyre vėrtet e ndali.
    -Jo pėr zotin, pėr pak mė zunė, por sigurisht u kthyen se ju panė juve- ja bėri ky pasi u qetėsua pak.
    -Mirė, mirė,- i tha udhėheqėsi i grupit- shko tani ku e ke vendin se atje u duhesh, nė mos pėr gjė tjetėr, ta dinė qė je mirė.
    -Jo mor vėllezėr, nuk shkoj dot. Unė luftova i vetėm kundėr njė togu armiqsh, dhe kur e pashė qė askush s’mė doli nė ndihmė, ja mbatha. Po sidoqoftė, po rri kėtu derisa tė kaloj kjo fortunė, se po mė kap ndonjė predhė qorre rrugės.Se mua mė ndjekin kėto.
    Dhe nė kėto fjalė dėgjohet fishkėllima e njė granate qė po binte. Tė gjithė u shtrinė pėrtokė. Granata nuk bėri ndonjė dėm.
    Ah, mor vėllezėr ē’na gjeti- tha ky qė do ta zėnė tė gjallė- Po hyj unė pak nė kėtė bunkerin e tė pushoj, se mjaft kam bėrė sot.Dhe futi trupin nė bunker, ndėrsa kokėn e nxirrte vazhdimisht jashtė, pėr tė shikuar nėse kėta ishin kėtu, apo ia kishin mbathur.
    E kėta, meqė e panė qė ky s’dilte qė aty, veqse zvarrė apo duke ia mbathur, e lanė tė qetė.
    Dhe ja, fortuna kaloi. Ushtarėt nisėn tė endeshin nėpėr togje, e disa erdhėn edhe tek togu ku ishte strehuar ky qė kishte ikur.
    -E more – i thanė- kėtu qenke ti?. Ne thamė se tė zunė rob.
    -Jo more – ia priti ky- Pse ku isha unė?.Unė tani sa erdha kėtu. Unė luftova me njė tog armiqsh, dhe atė fill I vetėm, dhe asnjėri s’mė doli nė ndihmė, por megjithatė, unė punėn time e bėra.
    Ja, kėshtu foli ky asaj dite kur furtuna mbaroi. E sikur ta dėgjoje sot, do I jepje pa njė pa dy medaljen e trimėrisė, duke qenė I bindur qė medaljen e mori mė I merituari.
    E ky, edhe sot e kėsaj dite tregon si ishte pėrballur me njė tog armiqsh, dhe atė fill I vetėm. Ata gjuaj, ky gjuaj. E nė luftė e sipėr, tė I ishte shkrepur kėtij qė ta ndiqte atė tog armiqsh. Donte ta zinte njėrin tė gjallė. E kėta me tė parė kėtė trim tė ēartur, t’ia japin vrapit.Por ky s’u shqitej se s’u shqitej. Ata ik, ky ndiq. Ata ik, ky ndiq. Por ja qė s’ishte e thėnė tė kap ndonjėrin, sepse ai qė ik vrapon mė shpejt.
    Por qė I kishte ndjekur, I kishte ndjekur.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Do e heqim,apo s’do e heqim kėtė kryetar

    -Jo po ky ėshtė kulmi- thoshte njėri- Fshatin ta udhėheq ky hajn, kjo s’durohet.
    -Mirė e ke – ia priste tjetri- Ai me paratė qė do bėnim ujėsjellėsin ndėrtoi shtėpinė.
    -Duhet ta heqim qė aty – thoshte I treti – Ne japim pėr fshatin, e kėtej pėrparon ky.
    E kėshtu I katėrti e I pesti, po diskotonin nė oborrin e shkollės, ku pritej tė mbahej njė mbledhje e fshatit.
    Dhe mbledhjen e kishin thirrur disa, qė donin ta ndėrronin kėtė kryetar fshati. Ata mezi kishin bindur fshatarėt qė tė bėhej kjo mbledhje.
    Dhe ja, fshatarėt ishin grumbulluar gati tė gjithė, e me kėtė disponim e patė edhe puna e kėtij. Ky, kryetar mund ta quaj veten, vetėm edhe pak minuta.
    Dhe s’kishin faj. Fshati mblidhte para pėr diēka, e ky bėhej me veturė. E nuk e kishin parė tė kishte blerė veturė me para tė fshatit, por fshatarėt e dinin sa para kishte ky. E dinin edhe sa para bėnte ky fare kryetari, qė kėtu do ta quajmė Maksut.
    E me kėto muhabete, fshatarėt u futėn nė njė klasė, dhe pritėn gjersa erdhi kryetari.
    Dhe ja ku erdhi dhe kryetari, me dy tė tjerė pėrkrah. Ai I pėrshėndeti tė pranishmit dhe u ulė nė vendin e rezervuar pėr tė.
    Njė tjetėr do tė udhėhiqte mbledhjen e do tė lexonte rendin e ditės.
    -Mirėmbrėma-tha ky- Sot nė rend dite kemi votimin pėr kryetarin, dhe… dhe…, tė ndryshme. Ja po e fillojmė me kėtė, tė ndryshme. Po urdhėroni.
    -Mėrėmrėma. Unė edhe kam qenė nismėtar qė kjo mbledhje tė mbahet, dhe siq e kam thėnė edhe mė herėt do ta them edhe tani, qė Maksuti nuk bėnė pėr kryetar fshati. Fshati nuk ka pėrparuar fare, qė kur Maksuti u bė kryetar. Dhe nuk ėshtė se nuk kemi dhėnė.- tha ky qė kishte qenė nismėtar I mbledhjes, dhe u ulė.
    E dinte ky, qė tani do flisnin edhe tė tjerėt. E ta kapnin Maksutin, njėri bjeri, e gjuaj tek tjetri. Kėtyre njė shkėndijė u duhej, e ky shkėndijėn ua dha.
    -Po, urdhėroni!
    -Unė them, more vėllezėr, dhe jo se dua ta shfajsoj Maksutin, por Maksuti ka bėrė mjaft pėr fshatin. Tani nuk mund t’i rregulloj ai punėt e fshatit me paratė e veta.
    -E drejt-ja priti njė tjetėr- Se gojkėqinjtė ē’nuk flasin pėr Maksutin. Ja thonė, bleu Maksuti veturė. Pse ore ju s’keni blerė veturė. E bleu me paratė e fshatit, thonė kėta. Pse ku e patė ju qė ishin paratė e fshatit. Apo i dhamė para me shenja tė fshatit, e tani kėto para nuk gjenden asgjekundi. Unė vėllezėr nuk i besoj kėtyre gjėrave. Unė i besoj Maksutit, i cili nuk e mohon qė i dhamė para pėr ujėsjellės, por thotė qė ujėsjellėsin do ta bėjmė me gypa mė tė shtrenjė e mė tė mirė, se njėherė bėhet kjo punė. Dhe ta bėsh me gypa mė tė shtrenjtė e mė tė mirė, duhen para akoma, e unė do tė jap sėrish. Dhe do ja jap Maksutit, tė cilit i besoj, dhe dua ta kem kryetar fshati, sepse fshati ka pėrparuar nėn udhėheqjen e Maksutit.
    -Tamam, kėtė desha tė them dhe unė, qė fshati ka pėrparuar nėn udhėheqjen e Maksutit....
    Dhe kėshtu, i katėrti e i pesti. Tė gjitha fjalėt e mira pėr Maksutin. Mungonte vetėm tė thuash, me Maksutin edhe zoti na do mė shumė.
    -Mirė atėherė- ndėrhyri ky qė udhėhiqte mbledhjen. U morėm vesh, apo doni ta qesim nė votim.
    -Jo, mor ē’votim – ja bėnė njėzėri disa.
    -Jo, jo, kjo ėshtė punė e kryer- thane tė tjerė- Maksuti tė na prij…

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Njė patrollim I shkurtėr

    -Dėgjoni kėtu – u thoshte eprori dy vartėsve tė tij polic- se kjo punė kėrkon saktėsi e korrektėsi, e ē do veprim duhet ta ketė burimin nė ligj. Prandaj, bėni si bėni, veproni me ligj. Nejse, hajde tė dalim nė patrollim, e tė shohim si gjallon populli.
    Morėn veturėn e policies dhe dolėn. I dhanė njė xhiro nėpėr qytet, shikuan vajzat tek ecin trotuareve sin ė parade tė modes, e pastaj vazhduan jashtė qytetit nėpėr rrygėn kryesore.
    Kur sa lanė qytetin, tė shohin njėrin, qė kishte ndalur veturėn e po merrej me njė gomė, qė sigurisht I ishte shqyer., a kishte cilindo prishje.
    Shiko, shiko –tha eprori me t’u ndalur- Ka ndalur veturėn nė rrugė burri I botės si nė oborr tė vet.
    -Mor zotri- I tha kėtij- Ēfarė bėnė kėtu?, se ky nuk ėshtė vendparkim.
    Po ja o zoti polic – Ia ktheu shoferi- mu shqye goma, dhe ndalova detyrimisht. Ja sa ta ndėrroj gomėn dhe ika.
    Mirė, mire, qė duhet ta ndėrrosh gomėn, kjo dihet, por edhe duhej ta vendosje trekėndėshin sinjalizues, qė tregon se ka defekt nė rrugė.
    -Po, ja mor zoti polic- nisi tė shfajsohej ky- Tani sa u ndala, dhe do ta vendosja sigurisht.
    -Po,po, do ta vendosje, por nuk e ke vendosur, e kjo ėshtė e ndėshkueshme.
    Dhe eprori iu afrua njėrit polic dhe I tha, qė kėtij duhet shqiptuar gjobė, pėr arsye tė mosvėnjes sė trekėndėshit sinjalizues.
    -Nė rregull – I tha ky polici dhe filloi punėn.
    I dhanė kėtij njė gjobė, e pėrshėndetėn dhe ikėn.
    - Ja kėshtu – u thoshte eprori, policėve-. Gabimi ishte bėrė e gjoba duhej dhėnė. Kėshtu thotė ligji., njėsoj pėr tė gjithė.
    Dhe ata po ecnin me veturė, e nuk kaluan ndonjė kilometėr, kur ja problemi i njėjtė.
    -Mor, po sot tė gjithėve iu paskan shqyer gomat- tha eprori.- Dhe ja,edhe ky nuk ka vendosur trekėndėshin sinjalizues. Kur do tė mėsohen kėta njerėz, mor aman.
    Doli nga vetura e iu afrua veturės sė prishur, kur ē’tė shohėsh, brenda nė veturė, njė zonjushe e bukur qė po kėrkonte njė qelės pėr tė ēliruar bulonat.Kushedi pse e kish lėnė aty.
    -Mirėdita zonjushe- e pėrshėndeti eprori.- Tė qenka prishur vetura ė?.
    -Po zoti polic, mu shqye goma – tha kjo zonjusha e doli nga vetura me qelės nė dorė.
    -S’ka gjė, s’ka gjė, se e rregullojmė – I tha eprori, qė s’ia hiqte dot sytė.
    Ky I tha policėve qė tė shkonin mė tutje e tė rregullonin komunikacionin, e vet iu afrua pėrsėri veturės, gjegjėsisht zonjushės, e cila nė ndėrkohė po matej tė ēlironte bulonat e rrotės.
    -Jo moj zonjushe, se nuk ėshtė kjo punė pėr duar kaq tė bukura- I tha ky tek iu afrua.-E sidomos jo pėr njė zonjushe si ti. Ma jep mua qelėsin.
    Ia mori qelėsin nga duart e nisi ky tė ēlironte bulonat.
    - Faleminderit zoti polic, jeni shumė I sjellshėm.
    - E si tė mos jem – dhe vazhdonte tė jepte e tė merrte me bulonat qė ishin shtėrnguar shumė.
    -Keni vinē, zonjushe?.
    -Jo zoti polic,s’mė ka qėlluar.
    -S’ka gjė,s’ka gjė, se kam unė,- dhe shkoi e mori vinēin nga vetura e policisė.
    Puna me bulonat, vinēi, bartja e gomės nga bagazhi e vendosja e saj, e kishin bėrė eprorin tėrė njolla. Tamam si njė mekanik. Ai edhe s’I kishte kushtuar rėndėsi kėsaj , tjetėrkund e kishte pasur mendjen.
    -Ja, dhe kjo u rregullua, e shikoni.
    -Faleminderit shumė zoti polic- i tha zonjusha dhe bėri tė hipte nė veturė.
    Shko zonjushe – e ndali ky- Nėse ke nevojė pėr diēka, unė kėndej pari jam. Ja merre dhe kartvizitėn time.
    -Do ta kem parasysh, faleminderit. Ditėn e mire zoti polic.- i tha zonjusha. Pastaj hipi nė veturė e u nis. Ajo bėri njė cope rrugė dhe ndaloi tek ky polici qė rregullonte komunikacionin. Ja dha kėtij kartvizitėn dhe iku.
    Polici mori kartvizitėn e eprorit tė tij dhe eci deri tek vetura e policisė, ku u takuan tė gjithė.
    -Hė mo, ē’tė dha ajo – pyeti eprori.
    -Ja kėtė – u pėrgjigj polici e ia dha.
    Shiko, shiko, bushtra- tha eprori me tė parė kartvizitėn e vet.- Mendoi ajo se ia dhashė pėr tjetėr qėllim. Hėė,se po tė ishte pėr atė, unė si kjo kam njėzet, ja kėtu nė telefon. Bushtra – shfryu eprori dhe hipi nė veturė.
    Dhe vazhduan rrugėn drejt e nė stacion tė policisė. Nuk u ndalėn mė askund.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Njė vajzė me fytyrė e namuz

    Ajo ėshtė njė vajzė me fytyrė e me namuz, e mbuluar e kokėulur, saqė si thonė gratė, ta marrėsh pėr djal hasreti. Asaj nuk ia shikon sytė kur ta sjellė kafenė. Shikimin e mbanė poshtė, si pėr tė treguar, sa e pėrulur ėshtė.
    E pėrulur dhe e ndershme. Qė po t’I thėrrisnim edhe njėherė gratė nė ndihmė pėr ta pėrshkruar, ato do tė thoshin, si lum ai djal qė e merr pėr nuse, ta lė syrin ēel. Dhe vėrtet kjo vajzė ta lė syrin ēel. Madje edhe ju do tė mendonit kėshtu, sikur ta kishit parė nė njė fotografi tė bėrė me telefon, ashtu siq e pashė unė.
    Dhe ja si kishin rrjedhur ngjarjet.
    Njė ditė, kjo vajza symėshqerrė, me fytyrė e me namuz, kishte dal nė qytet. Rastėsisht ishte njoftuar me njė djal, dhe pasi kishin pirė kafe bashkė, ky I kishte propozuar ta kalonin ndonjė orė vetėm pėr vetėm, e kjo s’ia kishte bėrė fjalėn dy.
    Dhe ky djali, si shumica e djemve tė sėmurė qė duan t’I tregojnė vajzat si trofe, I kishte bėrė njė fotografi me telefon. Ē’fotografi se!. Kjo e nderuara, prej tė gjithė atyre rrobave kishte mbetur vetėm me shami. Dhe kėtu shamija I rrinte mirė. Vėrtet ta linte syrin ēel.
    E kjo qė ndodhi nė rreshtat e mėsipėrm, nuk do tė ishte aspak interesante pėr muhabet, sikur tė mos ekzistonte shtirja e kėsaj vajze. Tekefundit, dashuria qoftė edhe ditore, ėshtė pėr njerėzit, por tė shtiresh si e superndershme, tė pėrpqesh tė gėnjesh tė tjerėt, se ti nuk je si ato fustanshkurtet e kėrthizdalat sepse ti e ke ēdo gjė tė mbuluar, madje bart edhe shami, e fytyra e namuzi qė ke nuk t’I lejojnė disa gjėra, kjo mė duket e pandershme. Ky mesazh ėshtė I pandershėm.
    Sepse si ajo e mbuluara, si ajo gjysėm e zbuluara, do t’I heqin ose s’do t’I heqin vet ato qė kanė nė trup.
    E njerėzit nuk duhet paragjykuar si vishen, por edhe veshja nuk bart ndonjė mesazh, domosdoshmėrisht.
    E kėtė tė superndershmen kokėulur, kur e shohin gratė dėshirojnė ta kenė rejė, e kur e shohin djemt dėshirojnė ta kenė nuse. Ata do tė thonė, unė do jem i pari i kėsaj, e ne do t’i themi, tė paktėn qofsh i dyti. Dhe sigurisht do tė jesh I dyti, sepse ajo kėshtu do thotė, nė mos shpikt diēka tjetėr.
    Gjėra kėto jo fort tė rėndėsishme, sa njė gėnjeshtėr, sa njė shtirje, sa njė maskim a kozmetikė ndershmėrie qė dikush I vė vetes, sa t’ia propozosh zotit ta bėjė melaqe.
    E pra,kėto qė bėnė, e jo ajo qė bėri janė tė shpifura.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Festim tallavaje

    Kėnga tallava, pina viski o me koka kolla, mė zgjoi nga gjumi atė ditė. Dhe, u zgjova fytyrė ngrysur, e unė e kisha menduar e planifikuar tė zgjohem fytyrė ēelur. Ja edhe kafenė s’e piva rehat. Se seqė ndjej njėlloj neverie pėr kėtė tallavanė, saqė atė ditė, nė kundėrshtim me parimet, po lutesha qė korporata energjetike ta ndalte rrymėn.
    Dhe kjo lloj muzike, mė vinte nga oborri i shkollės, ku ishin bėrė pėrgaditjet pėr tė festuar ditėn e shkollės qė ishte sot.
    Edhe unė, kėtė ditė kisha marrė pushim, qė bashkė me fėmijėt e mi, tė shikoja programin qė kishin pėrgaditur nxėnėsit.
    Dhe shkuam, e zumė njė vend. Ku ē’tė shohėsh. Sa dilte njė grup i djemve, mė kėngėt rep, ose me vjershat rep, e me ato duar si sfurēe qė bėnin sikur merrnin bar nga stoēet, sa ia behte njė grup I vajzave nė njė vallėzim tallava. Iknin kėto, por s’ikte tallavaja. Tallavaja qėndronte aty, e priste e pėrcillte valltarė. Thua ti po merrnim pjesė nė njė festival tallavaje.E kur dėgjonin kėtė muzikė, edhe disa tė rinjė qė duhej tė ishin vetėm shikues, tė ja jepnin njė vallėzim nga vendi. Vallėzo ato nė skenė, vallėzo kėta jashtė skenės.
    Dehje njerėzore, kulturore, thuaji ēka tė duash. E mbi tė gjitha dehje tallava.
    E si nuk dėgjuam, njė muzikė tė mirėfillt, qė e kemi me bollėk, me tė cilėn edhe mund tė vallėzosh e tė kėnaqėsh, e pėr tė cilėn, e ndoshta vetėm pėr tė cilėn mund tė krenohemi e tė themi me bindje, qė nė kėtė pike jemi tė mirė. Ose tė dėgjonim ,madje edhe diēka nga muzika rok, a ēkado tė mirėfillė e qė bart ndonjė vlerė. Por jo , rep dhe tallava, e sidomos tallava. Se edhe ata qė kishin organizuar kėtė festė, kishin kulturė tallava. Fėmijėt nuk kishin faj, atyre kjo u ishte servuar, kėtė e kishin marrė.
    Megjithatė, nuk ishte krejt zi, madje nuk ishte aspak zi po tė hiqnim kėtė pjesėn tallava qė ishte gjysma e programit. Pjesa tjetėr ishte pėr ēdo lavdatė. Recitime, skeqe, fėmijė tė talentuar. Dhe vėrtet tė taletuar.
    Unė me kėtė pjesėn tjetėr u kėnaqa, saqė po ta dija, do shkoja mė vonė, qė ta shihja vetėm kėtė pjesė tė programit.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    Ishte Olsi, me ose pa Noēen nė plash

    Seriali I parė I big brother Albania, ka kohė qė ka pėrfunduar, e tė cilin unė, pėr arsye teknike nuk e kisha parė, por kisha dėgjuar komentet e disave, qė kishin harruar hallet e veta pėr shkak tė kėtij shou televiziv.
    Dhe ja njė ditė, tek po shikoja gazetat nė internet, shoh njė titull interesant. Olsi ishte parė nė plash pa Noēen.
    Pu,pu,pu,pu – do ja bėnin plakat. Qenka bėrė e zezė dita. Dhe maskarai thoshte, se e donte.
    Po ē’na bėre kėshtu more Olsi, ē’na bėre, qė haram tė qofshin netėt pa gjumė, qė kemi kaluar duke tė tė parė. Po ne as bukė s’hėngrėm si duhet, se nuset nuk pėrgadisnin gjė duke tė parė ty, e ti tani mė vete nė plazh pa Noēen.
    More bir, po dil njėherė e merr vesh nė qarshi, ishte me Noēen apo pa Noēen ky Olsi nė plazh.
    Pa Noēen, pa Noēen ishte nėne – ja bėnte ky biri.
    Pu,pu,pu,pu, ē’maskara qė qenka.
    Dhe kėshtu epidemia big brother kishte zėnė tė gjithė. Dhe kjo epidemi zgjat tre muaj, pa mundėsi shėrimi mė herėt. Tre muaj ėshtė minimumi, ėshtė koha kur i shohim. E pastaj, duhet patjetėr tė marrim vesh se ē’bėjnė ata jashtė.
    E hallet tona, automatikisht nė plan tė dytė. Tekefundit, ē’halle kemi ne?. Ne rrymė kemi, por edhe sikur tė mos kemi, se mos rryma ėshtė elementare pėr jetė. Nė fakt, ėshtė elementare se duhet tė shohim big brotherin, por ja bėjmė disi.
    Edhe rrugėt I kemi tė mira. Ē’ėshtė e vėrteta janė paksa me gropa, por kjo ėshtė manovėr e qeverisė,pėr tė kufizuar shpejtėsinė e automjeteve. Pse tė vendosėsh shenja nė rrugė, kur gropat e bėjnė punėn mė mirė.
    Edhe ujė kemi. E nė mos paēi ujėsjellės, qeveria ju lejon tė hapni dhe puse. Apo doni njė lumė ?. Asi tė mbushur pėrplot me ujė. Si atė qė ia kishin ofruar njė fshatit, por ja qė fshatarėt s’ishin marrė vesh se kah do tė kalonte lumi, dhe kėshtu kishte dėshtuar projekti.
    E pra, e shihni, gjithēka nė rregull e kemi. Por ajo qė nuk ėshtė nė rregull, e me tė drejt na mundon ėshtė fakti, pse tė ketė shkuar Olsi nė plazh pa Noēen. Ishin hidhėruar e ishin ndarė, apo Noēja ishte sėmurė atė ditė, e s’mund tė dilte nė plazh.
    E dhashtė zoti tė jetė kjo e dyta, se po tė jetė ajo e para ėshtė keq, e s’ka si bėhet mė keq. Se ky informacion do tė na hidhėroj gratė, tė cilat mund tė refuzojnė tė na e bėjnė drekėn, e ne si burra qė jemi, nuk do ta durojmė kėtė, e do ngrihemi vet tė pėrgadisim, por ja qė gratė pėrsėri nuk do hanė. Dhe s’kanė faj, se ē’ėshtė e vėrteta as neve nuk na hahet, por ja qė duhet.
    Prandaj tė ulemi e tė hamė, se megjithėse na u bė me helm, s’kemi ē’bėjmė.

Tema tė Ngjashme

  1. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  2. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Gegėrishtja gjuhė zyrtare nė Kosovė?
    Nga Lekė Rezniqi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 13:56
  5. Njė tezė e Selman Rizės pėr gjuhėn letrare shqipe
    Nga shendelli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •