Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388

    Kush meson 99 emrat e ZOTIT shkon ne Parajse.

    Jo pa qellim e shkruajta ZOTIT dhe jo si jam mesuar ta them dhe shkruaj une ALLAHU,pasi kam deshire qe te gjithe ju ta merrni mundimin dhe ti mesoni keto 99 fjale.Ky mundim i vogel do t'ju shperblehet shume atje ku do te shkojme te gjithe.

    Allahu xh.sh. nė Kur’anin Fisnik thotė:

    وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُوا الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَائِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

    - “Allahu ka emrat mė tė bukur (mirė), prandaj Atė thirreni me ta” , (El-A’ėraf, 180)

    قُلْ ادْعُوا اللَّهَ أَوْ ادْعُوا الرَّحْمَانَ أَيًّا مَا تَدْعُوا فَلَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى

    - “Thuaj: “Thėrrisni: Allah ose thėrrisni Er-Rrahman, me cilindo qė ta thėrrisni (prej kėtyre dy emrave), emrat e Tij janė mė tė bukurit…”, (Isra’ė 110)

    اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى

    - “Ai ėshtė Allahu, nuk ka zot tjetėr pos Tij. Atij i takojnė emrat mė tė bukur”, (Ta-Ha, 8)

    هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى

    - “Ai ėshtė Allahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėdhėnėsi. Tė Tij janė emrat mė tė bukur.” (El-Hashr, 24)

    Transmetohet nga Ebu Hurejra tė ketė thėnė: Ka thėnė Pejgamberi a.s.: “Allahu i ka nėntėdhjetė e nėntė emra, njėqind pa njė, Ai ėshtė tek dhe e do tekun. Ai qė i numėron (mėson) kėta emra tė Tij, do tė hyjė nė Xhennet. Allahu ėshtė Ai, pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr, Ai ėshtė: i Gjithėmėshirėshmi (Falėsi i tė mirave), Mėshirėploti (i Mėshirshmi), Sunduesi, i Pastri (i Shenjti, i Shndritshmi), Paqedhėnėsi (i Pastri pa tė meta), Siguruesi, Mbizotėruesi, Fuqiploti, i Gjithėfuqishmi, i Madhėrishmi, Krijuesi, Filluesi, Formėdhėnėsi, Gjithėfalėsi, Mposhtėsi, Dhuruesi, Furnizuesi, Zgjidhjedhėnėsi, i Gjithėdituri, Shtrėnguesi, Dhėnėsi (Ēliruesi), Pėrulėsi, Lartėsuesi, Ngritėsi, Nėnshtruesi, Dėgjuesi, Vėshtruesi, Gjykuesi, i Drejti, i Buti, i Gjithinformuari, Pėrdėllimtari, Madhėshtori, Falėsi, Mirėnjohėsi, i Larti, i Madhi, Ruajtėsi, Ushqyesi, Llogarimarrėsi, Fisniku, Bujari, Vigjėluesi, Lutjepranuesi, Gjithėpėrfshirėsi, i Urti, i Dashuri, i Lavdishmi, Ringjallėsi, Dėshmuesi, i Vėrteti, Pėrkujdesėsi, i Forti, i Pathyeshmi, Mbrojtėsi, i Falėnderuari, Gjithėnjohėsi, Nismėtari, Rikrijuesi, Jetėdhėnėsi, Jetėmarrėsi (Vdekjeprurėsi), i Gjalli, i Pėrjetshmi, Kreatori, i Nderuari, i Vetmi, i Domosdoshmi (Strehimtari), i Fuqishmi, i Gjithėmundshmi, Pėrparuesi (Nismėtari), Paslėnėsi (Ai i Cili tė vonon), i Pari, i Fundit, i Dukshmi, i Padukshmi, Udhėheqėsi (Drejtuesi), i Gjithėlartėsuari, Mirėbėrėsi, Pendimpranuesi, Ndėshkuesi (Ai qė hakmerret), Mėkatfalėsi, i Dhembshuri, Pushtetmbajtėsi, Atij i takon madhėshtia dhe nderi, Drejtėsidhėnėsi, Tubuesi, i Pasuri, Pasuridhėnėsi, Privuesi, Dėmsjellėsi (Ai i Cili jep dėmin), Dobiprurėsi, Drita, Udhėzuesi, Shpikėsi, i Pėrhershmi (i Amshueshmi), Trashėguesi, Frymėzuesi (Udhėzuesi nė tė mirė), Durimtari”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    1. ALL-LLAH- Zoti. Ėshtė emri mė i madh i Krijuesit qė dėfton pėr Qenien Absolute, emėr me tė cilin pėrfshihen tė gjitha cilėsitė dhe atributet e tjera hyjnore. Ėshtė emėr i pėrveēėm dhe nuk ėshtė i prejardhur, do tė thotė nuk rrjedh prej ndonjė fjale tjetėr. Si term i tillė pėrdoret vetėm pėr tė dėshmuar Ekzistencėn e Domosdoshme dhe Absolute.
    2. ER-RRAHMAN - i Gjithėmėshirėshmi,

    Ėshtė Ai qė shtrin mėshirėn e Tij mbi tė gjitha krijesat, pa dallim nė mes besimtarėve dhe pabesimtarėve.

    3. ER-RRAHIM – Mėshirėploti. Ai i Cili shpėrblen besimtarėt me mėshirėn e Vet, sidomos nė botėn e ardhshme.

    4. EL-MELIK – Sunduesi. Ai i cili sundon kėtė gjithėsi ashtu siē dėshiron Vetė.

    5. EL-KUDDUS - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi – Allahu ėshtė i pastėr dhe i zhveshur nga ēdo e metė a mangėsi qė mund t’i mvishet.

    6. ES-SELAM – Paqedhėnėsi – Ai jep paqe dhe qetėsi, vetėm tek Ai ėshtė shpėtimi.

    7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtėsi i premtimit. Allahu i madhėrishėm nuk e thyen premtimin e Vet, do tė thotė se nė Ditėn e Gjykimit, Ai do t’i mbrojė robėrit e Vet tė sinqertė nga ndėshkimi i zjarrit.

    8. EL-MUHEJMIN – Mbizotėruesi, Mbikėqyrėsi. Kuptim tjetėr i kėtij emri hyjnor ėshtė edhe se Allahu ėshtė Mbrojtės dhe Mbikėqyrės i ēdo gjėje qė ndodh nė kėtė ekzistencė.

    9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhėshtori. Fuqia e Tij mbulon kėtė gjithėsi; askush nuk ėshtė i barabartė me Fuqinė e Tij.

    10. EL-XHEBBAR - i Gjithėfuqishmi. Mbizotėruesi ndaj ēdo gjėje. Ai me vullnetin e Tij ka nėnshtruar ēdo krijesė pėr respektimin e Madhėrisė sė Tij.

    11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhėrishmi. Madhėshtia e Tij nuk mund tė krahasohet me tė pėrceptuarit e mendjes njerėzore.

    12. EL-HALIK – Krijuesi, i Cili ka krijuar tėrė kėtė ekzistencė, qė e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i vetėm dhe i Pashoq.

    13. EL-BARIU – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjė model paraprak, dhe Vullneti i Tij ėshtė zbatuar dhe zbatohet nėpėrmjet urdhrit hyjnor: “Bėhu”!

    14. EL-MUSAVVIR – Formėdhėnėsi. Ai i Cili u dha formė tė gjitha krijesave, e ndėr kėto krijesa e dalloi njeriun, tė cilin e krijoi nė formėn mė tė bukur.

    15. EL-GAFFAR – Gjithėfalėsi. Ai i Cili fal robėrit e Tij, sa herė qė ata i drejtohen pėr falje. Emri Gaffar ka edhe domethėnien se Allahu i mbulon tė kėqijat e njerėzve-robėrve tė Tij, dhe i fal ato nė Ahiret.

    16. EL-KAHHAR – Mposhtėsi, i Cili mposht ēdo kriminel dhe e shkatėrron si nė kėtė jetė, ashtu edhe nė Ahiret.

    17. EL-VEHHAB – Dhuruesi. Ai i Cili krijesave tė Tij u dhuron mirėqenie dhe mirėsi tė panumėrta.

    18. ER-RREZAK – Furnizuesi. Ai i Cili furnizon ēdo krijesė me nevojat jetėsore, pa marrė parasysh nėse ėshtė besimtar apo pabesimtar.

    19. EL-FETTAH – Zgjidhjedhėnėsi. Ėshtė Ai i Cili hap depot e mėshirės sė Tij pėr robėrit e sinqertė, por edhe Qė gjykon me drejtėsi nė ēdo ēėshtje.

    20. EL-’ALIM - i Gjithėdituri. Dijes sė Tij nuk mund t’i shmanget asnjė veprim nė kėtė gjithėsi. Ai di ēdo gjė, tė fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija e Tij pėrfshin tėrė kėtė ekzistencė.

    21. EL-KABID – Shtrėnguesi. Nė Kur’an ka ardhur me disa kuptime. Ndėr tė tjera, marrja e shpirtrave. Pastaj vjen nė kuptim tė ndaljes sė mėshirės sė Tij nė Ditėn e Gjykimit pėr pabesimtarėt, etj.

    22. EL-BASIT – Dhėnėsi. Ai qė shtrin mėshirėn dhe rrėskun-furnizimin pėr robėrit e devotshėm.

    23. EL-HAFIDU – Pėrulėsi. Ai qė pėrul dhe nėnēmon ēdo mendjemadh e tiran.

    24. ER-RAFIU – Lartėsuesi. Ėshtė Ai qė ngre dhe lartėson tė dashurit e Tij.

    25. EL-MUIZZU – Ngritėsi. Ai qė pėrkrah dhe fuqizon robėrit e Tij tė devotshėm, tė cilėt synim e kanė pėrfitimin e dashurisė dhe tė mėshirės sė Tij, dhe atė qė Allahu e ngre dhe fuqizon, s’ka forcė qė mund t’i thyejė shpirtin dhe moralin e tij.

    26. EL-MUDHIL-L – Nėnshtruesi. Ėshtė Ai qė nėnshtron dhe poshtėron pabesimtarėt pėr shkak tė kufrit-mosbesimit tė tyre

    27. ES-SEMI’U – Dėgjuesi, qė dėgjon ēdo gjė, madje edhe pėshpėritjen mė tė vogėl. Atij nuk mund t’i shmanget asnjė zė e tė mos e dėgjojė. Ai dėgjon lutjen e nevojtarit, dhe tė atij qė i ėshtė bėrė e padrejtė, dhe atė lutje nuk e kthen prapa pa e pranuar.

    28. EL-BESIR – Vėshtruesi. Ai qė sheh ēdo gjė, dhe qė mbikėqyr ēdo gjė nė kėtė ekzistencė. Atė nuk e merr as gjumi e as kotja. Nė Dorėn (kujdesin) dhe vigjėlimin e Tij ėshtė tėrė ekzistenca.

    29. EL-HAKEM – Gjykuesi. Ėshtė gjykuesi mė i drejtė qė nuk i bėn askujt tė padrejtė nė gjykimin e Tij.

    30. EL-’ADL - i Drejti. Ai nuk ndikohet nga ndjenjat dhe emocionet qė dikujt t’i bėjė padrejtėsi. Drejtėsia e Tij ėshtė absolute.

    31. EL-LETIF - i Buti. Bėmirės ndaj robėrve tė Tij.

    32. EL-HABIR - i Gjithinformuari, i Cili ėshtė i njohur dhe i dijshėm pėr ēdo gjė qė ka ndodhur dhe do tė ndodhė. Ėshtė Ai i Cili i di tė fshehtat dhe tė hapurat, dhe ėshtė i informuar pėr ēdo imtėsi nė kėtė gjithėsi.

    33. EL-HALIM – Pėrdėllimtari. Ai qė nuk ngutet pėr hakmarrje, ėshtė i dhimbshėm pėr robėrit e Vet.

    34. EL-ADHIM – Madhėshtori, Madhėshtia e tė Cilit nuk mund tė perceptohet kurrsesi nėpėrmjet shqisave njerėzore. Askush nuk ėshtė i ngjashėm dhe i barabartė me madhėshtinė e Tij.

    35. EL-GAFUR – Falėsi. Ai qė fal robėrit e Tij dhe pranon pendimin e tyre.

    36. ESH-SHEKUR – Mirėnjohėsi. Ai i Cili i shpėrblen pa masė robėrit e Vet tė devotshėm me shpėrblime, pėr hir tė veprave tė tyre tė kryera nė emėr tė Tij. Allahu ėshtė mirėnjohės ndaj robėrve tė Tij, ani pse nuk ka nevojė pėr falėnderimin e tyre.

    37. EL-ALIJJ - i Larti. Allahu ėshtė i pėrsosur nė madhėshtinė e Tij. I lartėsuar me cilėsitė e pėrhershme hyjnore qė tregojnė mbizotėrimin dhe madhėshtinė ndaj krijesave.

    38. EL-KEBIR - i Madhi. Allahu ėshtė i pėrsosur nė cilėsitė e Tij. Kjo madhėshti nėnkupton se ai nuk ka nevojė pėr asnjė nga krijesat e Tij, por krijesat janė ato qė i drejtohen Atij pėr ēdo nevojė a kėrkesė. Madhėshtia e Tij ėshtė e zhveshur nga ēdo shėmbėllim me krijesat.

    39. EL-HAFIDH – Ruajtėsi. Allahu ėshtė Ai qė ruan kėtė gjithėsi nga ērregullimet. Ruan tė gjitha shėnimet nė dijen e Tij, e cila nuk mund tė pėsojė kurrė ndryshim e as shkatėrrim. Dija e tij pėrfshin ēdo gjė nė kėtė ekzistencė, sepse Ai ruan qiejt dhe Tokėn tė mos shkatėrrohen deri nė momentin qė Ai e ka pėrcaktuar.

    40. EL-MUKIT – Ushqyesi. Allahu ėshtė krijuesi i ushqimit, qoftė fizik, qoftė shpirtėror. Ėshtė Ai Qėi ēdo krijese i ka caktuar ushqimin dhe furnizimin, pa dallim.

    41. EL-HASIB – Llogarimarrėsi. Ai i Cili do t’i marrė tė gjitha krijesat pėr llogarinė. Mund tė ketė edhe kuptimin se Ai ua plotėson krijesave tė Tij tė gjitha nevojat, dhe secilės krijesė i mjafton Allahu si Llogarimarrėsi mė i pėrsosur.

    42. EL-XHELIL – Fisniku. Madhėshtori dhe i pėrsosuri nė cilėsitė e Tij. Dallimi ndėrmjet emrit El-Xhelil dhe El-Kebir, ėshtė se El-Xhelil do tė thotė i pėrsosur nė cilėsitė e Tij, kurse El-Kebir - i pėrsosur nė Qenėsinė e Tij, ndėrsa emri El-Adhim pėrfshin qė tė dyja kėto kuptime.

    43. EL-KERIM – Bujari. Mirėsitė e Tij nuk kanė tė sosur, fisnikėria e Tij ėshtė e pashembullt. Ai, kur pėrcakton diēka, fal; kur tė premton, e mban premtimin; kur tė lutet, pėrgjigjet, jep dhe secilės krijesė i mjafton ajo qė Allahu i dhuron nga bujaria e Tij.

    44. ER-RREKIB – Vigjėluesi. Allahu ėshtė Ai i Cili mbikėqyr ēdo proces nė kėtė ekzistencė. Vigjėlon pa ndėrprerė nė ligjet e kėsaj gjithėsie qė Ai e krijoi. Nė kėtė vigjėlim nėnkuptohet mbrojtja dhe kujdesi i Tij ndaj krijesave.

    45. EL-MUXHIB – Lutjepranuesi. Mėshira e Tij i ka paraprirė hidhėrimit tė Tij, prandaj Ai i pėrgjigjet lutjes sė atij qė e thėrret duke iu lutur me pėrultėsi dhe devotshmėri.

    46. EL-VASIU – Gjithėpėrfshirėsi. Dija dhe sundimi i Tij janė gjithėpėrfshirės. Ato pėrshijnė Tokė e qiell dhe ē’ka nė mes tyre. Po ashtu gjithėpėrfshirėse ėshtė edhe mėshira e Tij.

    47. EL-HAKIIM - i Urti. I zhveshur nga ēdo veprim qė nuk pėrkon me madhėshtinė dhe pėrsosmėrinė e Tij. Me urtėsinė e Tij hyjnore mbikėqyr dhe udhėzon krijesat.

    48. EL-VEDUD - i Dashuri. Allahu i do krijesat e Tij, tė cilat njohin madhėshtinė e Tij. Dashuria kėtu nėnkupton dy gjėra: Njėra prej tyre ėshtė se Allahu i do besimtarėt dhe ėshtė i kėnaqur ndaj tyre, kurse tjetra se edhe besimtarėt e duan Allahun me zemrat e tyre, dhe kjo dashuri hyjnore i bėn zemrat e tyre tė mbushen me ekstazėn e dashurisė hyjnore, gradė qė mund ta arrijnė vetėm mė tė devotshmit.

    49. EL-MEXHID - i Lavdishmi. Lavdia e Tij ėshtė e pėrjetshme. Ai ėshtė Fisnik dhe i Ndershėm. Ai nuk i bėn askujt tė padrejtė.

    50. EL-BAITH – Ringjallėsi. Nė dorėn e Tij ėshtė ringjallaja e tė gjitha krijesave pas vdekjes, pėr tė dhėnė pastaj llogarinė pėr veprat e tyre para Tij, nė Ditėn e Ringjalljes (Gjykimit).

    51. ESH-SHEHID – Dėshmuesi. Tė cilit nuk mund t’i shmanget asnjė vepėr e krijesave, pa qenė dėshmues dhe dėshmitar, dhe kjo nėnkupton se Ai ėshtė i Gjithėdijshėm nė madhėrinė e Tij.

    52. EL-HAKK - I Vėrteti. Ai i Cili ka krijuar ēdo gjė me Urtėsinė e Tij tė pėrsosur. Ēdo gjė nė kėtė gjithėsi, dėshmon pėr ekzistencėn e Tij tė vėrtetė e tė pamohueshme.

    53. EL-VEKIL – Pėrkujdesėsi. Ai i Cili pėrkujdeset pėr rrėskun dhe furnizimin e krijesave tė Tij. Ēdo krijesė mbėshtetet tek Ai pėr kujdesje dhe strehim pranė mėshirės sė Tij.

    54. EL-KAVIJJ - i Forti. Ėshtė Ai, pėr tė Cilin nuk ka ndonjė pengesė, qė tė realizojė Vullnetin dhe pėrcaktimin e Vet. Ėshtė Ai qė ka mundėsi dhe forcė tė plotė pėr tė nėnshtruar ēdo gjė nė kėtė ekzistencė.

    55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai qė nuk mund tė mposhtet. Ėshtė i Gjithėfuqishėm i Cili nė veprimet e Tij nuk ndien lodhje.

    56. EL-VELIJJU – Mbrojtėsi, Pėrkujdesėsi, Ngadhėnjimtari i Cili i do dhe i bėn tė ngadhėnjejnė tė dashurit e Tij ndaj ēdo armiku. Atė qė Allahu e merr nė mbrojtje dhe pėrkujdesje, ai nuk mund tė mposhtet kurrė.

    57. EL-HAMID - i Falėnderuari. I vetmi i Cili meriton falėnderimin dhe lavdėrimin nga ēdo krijesė.

    58. EL-MUHSI – Gjithėnjohėsi. Gjithpėrfshirėsi dhe i Gjithėdijshmi, tė Cilit nuk mund t’i shpėtojė pa evidencuar asnjė proces, sado i vogėl, nė kėtė gjithėsi.

    59. EL-MUBDI – Nismėtari. Ėshtė Allahu i Cili e krijoi kėtė gjithėsi nga mosekzitenca.

    60. EL-MU’ID – Rikrijuesi. Ėshtė Ai Qė rikrijon (ringjall) sė dyti krijesat pas vdekjes. Me njė fjalė, Allahu ėshtė Ai i Cili i rikthen krijesat pas jetės nė vdekje dhe pas vdekjes nė jetė.

    61. EL-MUHJI – Jetėdhėnėsi. Ai i Cili i ringjall tė gjitha krijesat dhe u jep jetė, pasi ato tė jenė bėrė hi e pluhur.

    62. EL-MUMIT – Jetėmarrėsi. Ai i Cili i vdes tė gjitha krijesat, duke i ndarė shpirtrat nga trupat.

    63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky ėshtė Allahu, i Gjallė nė gjallėrinė e Tij tė pėrhershme, pa fillim dhe tė pėrjetshme, pa mbarim.

    64. EL-KAJJUM - i Pėrjetshmi. Tė Cilit nuk i ka paraprirė mosekzistenca dhe ėshtė i pėrjetshėm e i Gjithmonshėm nė sundimin e Tij.

    65. EL-VAXHID – Kreatori i kėtij Universi. Nė dorėn e Tij ėshtė sundimi, ėshtė i Plotfuqishėm pėr ēdo gjė. Ai mbikėqyr ēdo proces. Tek Ai nuk humb asnjė shėnim.

    66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili ėshtė i Ndershėm, Bujar e Fisnik. Ai i Cili shtrin mirėsinė dhe bujarinė e Tij kudo.

    67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu nuk ka shok nė sundim. Ai nuk ka fėmijė, bashkėshorte e as rival nė sundim. I Vetmi Sundues Absolut, tė Cilit nuk mund t’i mvishet ndonjė mangėsi.

    68. ES-SAMED - Strehimtari. Ėshtė Ai, tek mėshira e tė Cilit gjen strehim besimtari i pėrulur para madhėshtisė sė Tij. Ėshtė Ai pėr tė Cilin ka nevojė ēdo krijesė, kurse Ai nuk ka nevojė pėr asnjė prej krijesave. Ai ėshtė Zotėria dhe Sunduesi i vetėm i Universit.

    69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhėnjimtar, Fuqia e tė Cilit nuk mund tė krahasohet. Me fuqinė e Tij ka krijuar tė gjitha krijesat.

    70. EL-MUKTEDIR - i Gjithėmundshmi. I Cili realizon tėrė atė qė ka pėrcaktuar.

    71. EL-MUKADDIM – Nismėtari, Pėrparėsidhėnėsi. Ėshtė Allahu Ai Qė sjell ēdo send nė vendin e vet tė duhur. Pėrshpejton njė gjė, kurse vonon njė tjetėr. I jep pėrparėsi njė gjėje ndaj tjetrės. P.sh. ka krijuar sė pari Tokėn dhe qiellin e pastaj ka pėrcaktuar rrėskun e krijesave nė to. Ka zgjedhur e dalluar disa pejgamberė nga disa tė tjerė, do tė thotė u ka dhėnė pėrparėsi disave ndaj disa tė tjerėve.

    72. EL-MUEHHIR – Paslėnėsi. Ai i Cili vonon ndonjė dėnim ose ndėshkim.

    73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirė ekzistenca.

    74. EL-AHIRU - i Fundit. Ai ėshtė i pėrjetshėm edhe pas shkatėrrimit tė gjithėsisė dhe tė krijesave tė cilat i shpėrndau nė tė.

    75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisė sė Tij mbi ēdo gjė.

    76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atė nuk mund ta arrijnė shikimet e krijesave.

    77. EL-VALI– Udhėheqėsi. Ai Qė kontrollon dhe mbikėqyr ēdo gjė.

    78. EL-MUTEALI - i Gjithėlartėsuari. Ėshtė Ai i Cili ėshtė i zhveshur nga ēdo pėrgjasim me krijesat. I Lartėsuar ėshtė nė Madhėrinė e Tij. Madhėshtia e Tij nuk mund tė krahasohet me asgjė.

    79. EL-BERR – Mirėbėrėsi. Ai i Cili shtrin mirėsinė dhe bereqetin ndaj robėrve tė Vet.

    80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu ėshtė Ai i Cili pranon pendimin e sinqertė nga robėrit e Vet dhe i shlyen gabimet.

    81. EL-MUNTEKIM – Ndėshkuesi. I Vetmi Qė mund tė ndėshkojė krijesat pėr mėkatet e bėra. I frikėsohemi hidhėrimit dhe ndėshkimit tė Tij, pėr shkak tė ashpėrsisė dhe Madhėshtisė hyjnore tė Tij. Ai ėshtė tek i Cili nga droja dhe lakmia shpresojmė mėshirėn.

    82. EL-AFUVVU – Mėkatfalėsi. Ai qė fshin gabimet dhe mėkatet. Ai qė fal robėrit e Tij pas pendimit.

    83. ER-RREUF - i Dhembshuri. Mėshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave ėshtė gjithherė e pranishme. Ai kurrė nuk ka dėshirė tė ndėshkojė dikė, pėrveē nėse mohuesit insistojnė nė mėkate, atėherė dėnimi i Tij nuk vonon.

    84. MALIKUL-MULK – Pushtetmbajtėsi. Ka fuqi dhe kontroll absolute mbi ēdo gjė qė krijoi. Vullneti i Tij realizohet nė tėrė atė qė krijoi, ashtu siē dėshiron Ai. Nuk ka shmangie nga ajo qė ka pėrcaktuar Ai.

    85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM - Atij i takon madhėshtia dhe nderi. I Vetmi absolut, i pėrsosur nė cilėsitė e Tij. Vetėm Atij i takon madhėshtia dhe nderi. Madhėshtia ėshtė nė vetė Qenien e Tij. Ėshtė fisnik dhe i ndershėm ndaj krijesave tė Tij.

    86. EL-MUKSIT – Drejtėsidhėnėsi. Ėshtė i drejtė nė gjykimin e Tij. Ai nuk i bėn tė padrejtė askujt.

    87. EL-XHAMIU – Tubuesi. Ėshtė Ai qė i tubon tė gjitha krijesat pėr tė dhėnė llogari para Madhėrisė sė Tij. Ėshtė Ai tek i Cili janė tė tubuara dhe gjenden tė gjitha cilėsitė e pėrkryera.

    88. EL-GANIJ - i Pasuri. Ai i Cili nuk ka nevojė pėr asgjė nė Qenien e Tij, as nė cilėsitė e Tij e as nė veprimet e Tij.

    89. EL-MUGNI – Pasuridhėnėsi. Ai Qė i jep mirėsi e pasuri atij qė do prej krijesave.

    90. EL-MANI’U – Privuesi. Ėshtė Ai Qė ndalon tė kėqijat dhe sprovimet duke e mbrojtur dhe ruajtur atė qė do. Po ashtu ėshtė Ai Qė privon dikė nga diēka me qėllim tė ruajtjes sė tij nga sprovat.

    91. ED-DARRU – Dėmsjellėsi. Me dėmin e Tij godet atė qė do prej krijesave nėse ato janė mosmirėnjohėse ndaj dhuntive tė Tij.

    92. EN-NAFI’U – Dobiprurėsi. Nė kompetenca tė Tij ėshtė dobia, dhe i sjell tė mira e dobi atij qė do nga robėrit e Vet.

    93. EN-NUR – Drita. Allahu ėshtė dritė e qiejve dhe e Tokės. Ai i ndriēon zemrat e tė sinqertėve me dritėn e Tevhidit – Besimit. Me dritėn dhe udhėzimin e Tij udhėzohen tė udhėzuarit dhe tė shpėtuarit.

    94. EL-HADI – Udhėzuesi. Ai Qė krijoi ēdo gjė e pastaj i udhėzoi. Ai qė udhėzohet nga udhėzimi i Tij, nuk mund tė humbė, ndėrsa ai qė e humb Ai, nuk mund tė gjejė udhėzues tjetėr pėrveē Tij.

    95. EL-BEDIU – Shpikėsi. Krijuesi i ekzistencės nga mosqenia.

    96. EL-BAKI - i Pėrhershmi. I Gjithmonshmi pa fillim dhe pa mbarim. Ēdo gjė nė kėtė gjithėsi do tė zhduket e do tė mbesė vetėm Allahu, i Pėrhershmi dhe i vetmi Mposhtės e Ngadhėnjimtar.

    97. EL-VARITH – Trashėguesi. I Pėrhershmi pas shkatėrrimit tė krijesave. Tė Tij janė ē’ka nė qiej e nė Tokė. Zot i ēdo gjėje.

    98. ER-RESHID – Frymėzuesi. Udhėzuesi, I Urti. Ėshtė Ai i Cili frymėzon dhe me urtėsi udhėzon krijesat tek ajo qė u sjell dobi, e nė veēanti robėrit e Tij tė devotshėm, tė cilėt udhėzohen me udhėzimin e Tij.

    99. ES-SABUR – Durimtari. Ėshtė Ai Qė nuk shpejton me dėnim, por shikon, pret dhe vonon, e megjithatė ndėshkimit tė Tij nuk mund t’i shmanget askush qė e ka mohuar dritėn e Tij dhe udhėzimin hyjnor.

  3. #3
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Paqe

    temen e vlersoj shum te dobishme andaj do ti ndaj 5 yje All-llahu ju shperblefte per kontributin vella XX22

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Faleminderit atyre qe e vleresojne temen,Omar jam femer nuk ke faj se jam shume e nigme me keto XX

  5. #5
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi Muhammedin alejhi selam dhe Pasuesit e Tij

    Citim Postuar mė parė nga XX22
    Faleminderit atyre qe e vleresojne temen,Omar jam femer nuk ke faj se jam shume e nigme me keto XX
    haha kerkoj ndjes e nderuar njeher dyshova mos je femer po ne tekst sdi pse e shkrova vella, sidoqofte e ke kuptuar se levdata ishte per ty dhe lutja jone ne ket aspekt eshte All-llahu ju shperblefte me te mirat e kesaj dhe botes tjeter per kontributin tuaj moter e nderuar ne Islam.

Tema tė Ngjashme

  1. Islamizmi i vėrtetė?
    Nga Iliri88 nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 197
    Postimi i Fundit: 22-02-2010, 16:50
  2. UNMIK-u parajsė pėr ndėrkombėtarėt!
    Nga hasanhyseni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2008, 08:27
  3. Kur te arrini ne parajse !!
    Nga PINK nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 06:36
  4. Parajse e humbur
    Nga dimegeni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-10-2002, 01:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •