Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Lightbulb Dy francezë, në kërkim të Shqipërisë së harrueme në foto

    (Nga Shekulli)

    Duhet të jesh qëmtues "subtil" si një francez, për të kërkuar gjëra të tilla të holla, si shikimin plot vetëbesim të një plake shqiptare të fillimit të shekullit të kaluar, elegancën e një prostitute shqiptare të viteve '30, mbishkrimet "liri a vdekje" në qeleshet e ca çiliminjve të armatosur deri në dhëmbë, për të pozuar me ushtarët e vërtetë të lirisë a vdekjes...

    Gjëra kaq të holla, ka kohë që nuk i interesojnë më shtypit të huaj dhe kishim menduar se udhëtarë të tillë romantikë ishin një specie e zhdukur. Udhëtarët modernë të tabloidëve, si "famëkeqi" A. A.Gill, do të shqyheshin së qeshuri me fotografët francezë, që kërkojnë historinë në një vend si Shqipëria. Dhe jo ndonjë histori me njerëz të harruar nga koha, por histori arti. Histori të vërtetë arti, që lind në të njëjtën kohë me historinë botërore të këtij arti: Fotografinë.

    Shqipërisë i është mohuar me pa të drejtë një vend në Historinë Botërore të Fotografisë, sipas Loic Chauvin, "Web-master" në të përditshmen franceze "Liberation" dhe i pasionuar pas fotografisë dhe Christian Raby, profesor i Filozofisë dhe Fotografisë në degën partizane të "Universitetit të Çikagos".
    Ata që kanë rrëmuar në arkivat e harruara nga vetë shqiptarët të fotografive dhe kanë shndërruar në vepra arti, imazhet e leckosura të ruajtura në sënduqet e mykura, duken të bindur në konstatimin e tyre, ndryshe, nuk do të kishin pse të shpenzonin vite kohë me kërkime të tilla.

    Për albumin e parë, Loic Chauvin i janë dashur pesë vjet punë dhe kërkime në Shqipëri, duke nisur që nga vitit 1989, kur ka zbuluar për herë të parë vendin tonë dhe bashkë me të, edhe dinastinë e fotografëve Marubi. "Ishte një zbulim i rastësishëm, që nuk do të kishte ndodhur po të mos kishim humbur avionin e kthimit për në Paris, atë vjeshtë të 1989. Na u desh të qëndronim disa ditë më gjatë në Shqipëri dhe në Shkodër zbulova dinastinë dhe historinë e mrekullueshme të Marubëve",- tregon Loic. Pesë vjet më vonë, në 1994, albumi i parë me fotografi nga Shqipëria, të gjitha të Marubit, botohet në Paris, me një parathënie të Ismail Kadaresë.

    Që nga ky botim, shumë ujëra kanë rrjedhur në Shqipëri, por ajo që vazhdon ta tërheqë drejt vendin tonë Loic Chauvin, është ende fotografia e vjetër. Koleksionisti dhe i pasionuari pas fotografisë, kalon orë të tëra në Arkivën e Shtetit, duke rrëmuar në filmat e vjetër, shpesh i humbur në to, për shkak se janë të organizuar sipas temave dhe jo emrave të fotografëve. Ditë të tjera i kalon me pinjollët e fotografëve, që ruajnë punët e mjeshtrave të fotografisë së hershme shqiptare, duke kërkuar atë histori fotografie, që ai është i bindur se ekziston në Shqipëri dhe të cilën nuk e kanë shkruar ende as vetë shqiptarët.

    I fundit që kishte nisur ta bënte një gjë të tillë, fotografi Pirro Naçe, u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë, pa e përfunduar dot misionin e tij, ndërsa Loic Chauvin, tregon se Naçe ishte në fakt njeriu që ia zbuloi magjinë e Marubit, në fund të viteve '80, kur erdhi për herë të parë në Shqipëri, me një delegacion zyrtar. Por ka zbuluar gjithashtu, se ata nuk ishin as të vetmit dhe as të fundit dhe madje, tani ka filluar të ketë autorë të tjerë të preferuar në vend të tyre, nga fotografët shqiptarë. I fundit, është një fotograf që ka zbuluar në Berat, Xhimitiku, por edhe fotografi i njohur, Kristaq Sotiri apo Shan Pici, ashtu si edhe Jani Ristani, Kol Idromeno, Vani Burda dhe madje edhe Vangjush Mio, në cilësinë e fotografit dhe jo vetëm të piktorit.

    Shumë fotografi të tyre, i ka bërë gati për ekspozitën që po planifikojnë në Galerinë Kombëtare të Arteve, por edhe për një sërë ekspozitash të tjera nga Parisi, në Zyrih dhe Strasburg. Janë ende në bisedime me autoritetet për të gjitha këto, por vazhdojnë njëkohësisht edhe kërkimin në familjet shqiptare që ruajnë apo trashëgojnë fotografi, për të zbuluar gjëra të reja, ndërsa nuk e ndërpresin më kërkimin në Arkivën e Shtetit, aty ku kanë gjetur "thesare të harruara" siç shprehen edhe vetë.

    "Ideja e gjithë këtij kërkimi, është që të tregojmë një histori të fotografisë shqiptare, sepse ajo është njëkohësisht edhe një tregim për Historinë e Fotografisë Botërore dhe duket se Shqipërisë i është mohuar vendi që i takon në këtë histori. Ne mendojmë se Shqipëria ka një histori shumë të pasur fotografie, si për nga cilësia, ashtu edhe për nga sasia. Dua të theksoj, se interesimi ynë nuk është thjeshtë kureshtje ekzotike, por edhe një interesim për cilësinë e vërtetë. Ne zgjedhim fotot vërtet cilësore dhe jo vetëm ato që mund të kenë një interes historik",- tregon Loiku, duke shtuar se në këtë mënyrë do të kenë mundësi edhe të tregojnë diçka tjetër nga Shqipëria, një imazh pozitiv, që flet për një të shkuar kulturore të pasur të shprehur me mjete moderne, para më shumë se një shekulli.

    Megjithëse inventarët specifikë mungojnë, mund të flitet për qindra-mijëra fotografi të realizuara në vitet e para të fotografisë, afro 150 mijë të Marubit, 50 mijë të Shan Picit, 70 mijë të Ded Gjakovës, 14 mijë të Kristaq Sotirit etj. "Është e pamundur t'i shohësh të gjitha dhe nga Marubi, me fotot e të cilëve jemi marrë më gjatë, kam arritur të shoh deri në 10-15 mijë, pra vetëm 10% të totalit. Në këtë aspekt, puna jonë nuk mund të jemi veçse të pjesshëm në kërkimin tonë dhe u takon shqiptarëve të bëjnë punën tjetër",- përfundon Chauvin.

    Komentet

    Nga fotot e një prostitute shqiptare të viteve '30, deri tek luftëtarët e rreptë dhe ceremonitë mortore, e shpimet e bektashinjve

    Shqipëria e viteve '20-'30

    Janë rreth 30 foto, të bëra gati për ekspozitën që kanë planifikuar në muajin mars në Tiranë dhe në tetor, në Paris. Të gjitha të zgjedhura me kujdes dhe të punuara po me kaq kujdes, për t'i mëshuar pastërtisë dhe dendësisë, por edhe për të ruajtur ekuilibrin e ngjyrave dhe sigurisht, aspektin e tyre origjinal, duke mos retushuar asgjë, deri as të grisurat përfund fotove. E nisim duke i komentuar me një fotografi të një lypësi, vëllai i të cilit është fotografuar gjithashtu në vitet '20 në Korçë dhe ishte profesor. Nga fotot e Kristaq Sotirit, një foto që mbrohet me fanatizëm nga pjesëtarët e familjes së fotografit, duket e rrallë ajo e një prostitute shqiptare, shtrirë në një krevat vetëm me të linjta dhe me një shami të zezë të lidhur në kokë. Seksi dhe elegante, që po të mos kishte informacion nga vetë familja e fotografit, që bëhet fjalë për një prostitutë, do ta merrje për një damë borgjeze...

    Një seri fotosh të çuditshme, që supozohet të jenë makabre, por që nuk shfaqen të tilla, paraqesin ceremoni mortore ortodokse dhe myslimane dhe vajza, ose fëmijë të fotografuar në arkivol. Vështrimet e njerëzve që u rrinë pranë trupave të vdekur, janë detajet më shpresë të këtyre fotove, sipas francezëve. Nuk mund të mungonin fotografitë me armë, shumë të preferuara nga të gjithë fotografët, por në rastin e luftëtarëve të Jugut, që mund të jetë një foto e Marubit, me armët në shpatulla, Loic Chauvin tregon se edhe detaji i mbishkrimit "Liri a vdekje" në qeleshet që mbajnë fëmijët, është një magji më vete.

    Bektashinj që shpojnë faqet me shufra hekuri, sipas një riti të lashtë dhe misterioz, shfaqen në një fotografi tjetër, të cilët fotografët francezë e kanë gjetur në Arkivën e Shtetit, por të cilën nuk kanë mundur ta identifikojnë dot. Një nga më të preferuarat e francezëve, është portreti i një plake shqiptare, për vështrimin e sigurt dhe ngjyrat "sobres" (tepër të kursyera).

    Vangjush Mio, edhe fotograf

    Bënte fotografi për t'i shndërruar më pas në piktura, por ky dimension i Vangjush Mios si fotograf, zbulohet për herë të parë nga të pasionuarit francezë pas fotografisë, të cilët fotot e mjeshtrit i kanë bërë pjesë të arkivës së tyre, që do të shërbejë për ekspozitat në Tiranë dhe Paris, por edhe në Strasburg, në selinë e Këshillit të Evropës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Do ishte mire te gjykonim fotografite...............dhe jo komentet mbi fotografite.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Do ishte mire te gjykonim fotografite...............dhe jo komentet mbi fotografite.
    Ketu te japi plote te drejte Akili-A,

    Pse ?

    TI NXJERRIM EDHE NJE HERE "LECKAT" TONA TE VJETRUARA SI VLERA ARTI ?


    Sepse ne ua hapim sigjithmone deren miqve te huaje, i nderojme dhe i presim mire, gjoja se kemi tradite shqiptare dhe se keshtu duhet...
    Une kam pare ekspozita me fotografi nga Marubi, ketu ne parise, por edhe librin e ilustruar nga shtepia botuese "arteaux" e kam shfletuar dhe mua nuk me duket si diçka aqe e pasur apo aqe e shtrenjte per ne sepse ne nuk jemi ende te kualifikuar e te barabart si familjet tjera europiane ne kete epoken qe jetojmi sot e lere me te na riktheje dikush, ndonje mik i huaj, gjoja per te miren tone, te na ktheje nje shekull mbrapa !
    Fotografit e Marubit nuk mund ti quajmi aqe artistike kur aty shofim njerez te llojellojshem, njerez te varfer me rroba te harrnuara, harren mbi harren, plisa te palarë, luftetare me disa pushke te mjerueshme sa qe e tere kjo tablo tregon me shume mjerim se sa vlersime apo mburrje !
    Pra, ne duhet qitur doren ne zemer; te pranojmi te dalim para botes keshtu si ishim dikur dhe le te na studiojn mire se si jemi tani ?
    ketu nuk duhet aqe shume fillozofi; A thue se me keto imazhet moderne qe nxorri Shqiperia qe nga hapja e ambasadave per fotografet e kamerat e botes, nuk u ngopen kolekcionaret apo ka mbetur edhe diçka pa dalur ne drite ?

    Une Loik Shove-in e njohe mire, nuk tregohet qe nuk na don neve por idet e tija jane edhe te demshme per neve, vetem se ata qe nuk i shofin.

    Pra me kete nderhyrjen tuaj ne kete tem Akili, ju kuptova shume mire se çkeni dashur te thuani, ndoshta keni then edhe me shume se sa une qe ua lodha trurin me nje faqe shkrim, ndoshta e pa nevojshme sepse syri apo shijimi i artit eshte diçka tjeter e artikulli eshte diçka tjeter...
    Po mire mund te thot dikushi, perse te fshefim te verteten ?
    Ne kemi qene gjithemon kauboja, hajt, pun e madhe ....
    Vetem nje gje, mos te na shesin mend se duke na ekspozuar keto fotografi ne metropolet europiane gjoja ne emer te artit, neve do fitojmi ndonje poen, e perkundrazi, disfate po!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 27-02-2007 më 17:43

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    I gjithe shkrimi antikombetar ne shekull u be per te promovuar kete varg:
    elegancën e një prostitute shqiptare të viteve '30,
    me tjera fjale kjo eshte nje nder pasuset me te turpsme dhe me ofenduese qae kam lexuar ndonjehere ne jete kunder shqiptareve.


    Duhet të jesh qëmtues "subtil" si një francez, për të kërkuar gjëra të tilla të holla, si shikimin plot vetëbesim të një plake shqiptare të fillimit të shekullit të kaluar, elegancën e një prostitute shqiptare të viteve '30, mbishkrimet "liri a vdekje" në qeleshet e ca çiliminjve të armatosur deri në dhëmbë, për të pozuar me ushtarët e vërtetë të lirisë a vdekjes...
    duhet te jesh nje idiot perfid sic eshte nje francez me origjine serbe dhe i ngarkuar me antishqiptarizem deri ne palcen kurrizore per ta bere nje formulim te ketille te paftyre e me vetlavdate. (si ky me lart).
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ishim une e Akili, tani u be edhe Baptisti, besa mire po me vjen qe keni syrin e kritikut...

    Ne nje ekspozit te tille te gjoja artit te fotografise shqiptare organizuar nga franqezet, kuptohet, pati aty edhe reagime nga disa te rinje e te reja(studente) qe kur i pan keto imazhe filluan te revoltohen aty ne sall(se ishte perhapje me diapo mbi nje pelhur 5x5metra ...
    Organizatorja e kesaje ekspozite(foto+diapo) iu tha; po edhe ne france keshtu ishte para nje shekulli, perse ngushtoheni nga keto skena te varfuna....
    Nuk ishte aty kundershtimi se ato foto tregonin varferine por kur tregohet mjerimi shqiptar kuptohet se aty e ndjejm veten te vrare....
    Mirepo si puna e ketije Loikut e disa te tjerve qe na dojn te miren nuk iu besohet, po te jete edhe nje dhurate si ai kali i drurit.... dihet ku e kan qellimin...

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nuk e di sa e njeh sugjestionin artistik Kreksi, por une te siguroj se pasusi qe kam quotuar eshte i nje niveli shume te larte artistik. Fakt qe duhet ta pranoj!

    Sinkrecioni i figurave qe jipen aty permes termit shqiptar shkrihen ne kete kuptim:
    shikimi plot vetëbesim të një plake shqiptare te thote Shqiperia senile plot vetbesim. dmth e marre sepse nderkohe
    Bijte dhe bijat e saj prostituojne neper bote
    derisa kosovaret, (pjesa me e re e kombit shqiptar) jane ne lufte me parollen "liri ose vdekje", ciliminje qe pozojne perballe ushtareve e vertete te NATOs.

    C'poshtersi e embel franceze kur na quan kurva elegante bijte dhe bijat.
    Por poshtersia eshte poshtersi, sido qe ta quash.
    Deri diku, kjo ishte vetem 10% e idiotesise se shpalosur nga permbajtja e ketij artikulli.

    Te tjerat mund t'i kuptoni vet. Si imponimi i absurditetit logjik se individi perfaqeson kombin e tere si per mire rashtu edhe per keq, qe ne fillim te ekspozese:

    " qëmtues "subtil" si një francez " qe ne te kunderten i bie:

    ose bire kurve, e kurvash si nje shqiptar, sepse: hej, po ekziostoka nje prostitut 'elegante' shqiptare, prandaj te gjitha shqiptaret qenkan prostituta !!!

    Te mos e zberthej me tutje se po behem nervoz e them edhe ndonje fjale miradie per francezet...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    C'paskeni qene per Zotin ... lol.

    Edhe ne kete artikull per artin fotografik do germoni per te tilla gjera?

    Te mos zberthej me tutje "analizen" se do behem nervoze ;)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 27-02-2007 më 21:11

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Po mashtruesit i kan kembet e shkurta.
    Aty me pakez leke e blen gjysmen e tiranes....
    Keshtu vepronin aat udherrefyesit duke i drejtuar gazetaret e huaj qe te shpaloset mjerimi neper bote, nga frika ndoshta se
    E qart eshte se imazhin nuk e kemi aqe te ndritshem ama nuk jemi ende per tu rekllamuar para botes....as per te mire e as per te keqe...

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Perseri mbi artin e fotografise (nga Shekulli)

    Fotografët e institucioneve, ruajtësit e pavlerësuar të historisë

    Fotografët e institucioneve kulturore janë ata "ushtarët" e heshtur, që mbrojnë dhe arkivojnë historinë artistike. Në çdo shfaqje ndodhen në një kënd të skenës për të rrëmbyer momentet më të bukura. Fatkeqësisht puna e tyre është e pavlerësuar.

    Duhet thënë, se tashmë gjithçka mbahet në këmbë nga pasioni. Është një mjeshtëri për t'u pasur zili, ka në qendër të bukurën, por ka edhe një mision të rëndësishëm, të fiksojë historinë. Punët e tyre i shohim me ëndje varur mureve të institucioneve, ndërsa ata në shumicën e herëve mbeten në hije. Madje ndodh të mos u gjendet më emri.

    Ndoshta brezat e rinj nuk do t'i njihnin aktorët e mëdhenj Naim Frashëri, Prokop Mima, këngëtarët Gjyzepina Kosturi, Stavri Rafaelin e shumë të tjerë, nëse nuk do të ishin fiksuar në celuloid. Në një farë mënyre, fotografia i ka bërë ata të përjetshëm. Fotografët e institucioneve kulturore janë ata "ushtarët" e heshtur, që mbrojnë dhe arkivojnë historinë artistike. Në çdo shfaqje, apo aktivitet, ndodhen në një kënd të skenës për të rrëmbyer momentet më të bukura, për të ndalur dhe ruajtur çastin.

    Por puna e tyre nuk është e thjeshtë. Tashmë nuk ka më shfaqje posaçërisht për fotografi dhe fotografëve iu duhet të bëjnë qindra shkrepje për të kapur disa çaste të bukura. Por jo vetëm kaq. Fatkeqësisht fotografia është shumë pak e vlerësuar financiarisht, mungojnë kushtet e punës, aparaturat më elementare, në këtë rast aparati. Ndërkohë që ka raste, kur drejtuesit e këtyre institucioneve e shohin si të panevojshëm praninë e një fotografi në organikën tyre, pa e kuptuar se në këtë mënyrë dëmtojnë hallkat e historisë. Hamdi Petrela dhe Genc Resuli janë fotografët e dy institucioneve më të mëdha kulturore në vend, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Teatrit Kombëtar. Petrela ka rreth 13 vjet që punon pranë TKOB-it, ndërsa më parë ka punuar si fotograf dhe arkivist i Cirkut të Tiranës, por edhe institucioneve të tjera, si Teatri i Kukullave, Estradës së Tiranës, etj. Ndërsa Resuli fotografon prej 20 vjetësh veprat që ngjiten në Teatrin Kombëtar.

    Të dy janë të apasionuar pas fotografisë, ndaj dhe kanë devijuar nga profesioni i tyre i mëparshëm. Por me të vërtetë qenka e vështirë të bësh art në një terren, ku edhe vetë artistët nuk e vlerësojnë fotografinë. Mungon kultura qytetare dhe shkolla e fotografisë. Ashtu si edhe shumica e fotografëve shqiptarë, përveç Kel Marubit, edhe ata nuk kanë bërë një shkollë të mirëfilltë fotografie. Kjo jo sepse nuk kanë dashur, por sepse në vendin tonë nuk ekziston një e tillë. Njerëzit dinë shumë pak mbi fotografinë, që në të vërtetë është një art ndriçimi dhe si rezultat nuk e vlerëzojnë atë siç duhet.



    PS: Ndoshta po te kishim "kulturen e artit fotografik", shkollen, ambientet e caktuara, vleresimin ... atehere s'do rrinim ketu te brockullisnim per "padrejtesite" e bera nga njeri apo tjetri.

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. "Godar, nje miqesi e vjeter"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 21:13
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •