Close
Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 301

Tema: FC Barcelona

  1. #91
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Forza Barcelonaa

  2. #92
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Rajkard, pushim absolut pėr Ronaldinjon

    Trajneri i Barcelonės, Frenk Rajkard, ka deklaruar se dėshiron qė Ronaldinjo tė jetė nė formė sa mė tė mirė dhe tė mos ketė aspak problem dėmtimesh. Futbollisti brazilian vuante nga njė dėmtim i lehtė dhe trajneri holandez vendosi qė ai tė mos udhėtojė me skuadrėn nė pėrballjen kundėr Santanderit. Ndėrkohė, pėrsa i pėrket futbollistit argjentinas Lionel Mesi, Rajkard ka pohuar se ai ėshtė rekuperuar shumė shpejt; gjithsesi, duhet tė jetė i duruar dhe tė presė deri sa futbollisti tė arrijė formėn mė tė mirė fizike. "Ne duhet tė tregohemi tė duruar dhe t'i lėmė futbollistėt qė tė jenė nė njė formė sa mė tė mirė," ka thėnė Rajkardi. Ky i fundit ka kėrkuar nga futbollistėt e tij qė tė jenė sa mė tė pėrqendruar nė ndeshjet e mbetura tė sezonit, pasi kanė shumė rėndėsi. "Ne duhet t'i vlerėsojmė maksimalisht tė gjitha ndeshjet e mbetura. Edhe ndaj Santanderit duhet tė japim maksimumin nė fushėn e lojės dhe t'i marrin tri pikėt, pasi nuk e kemi tė sigurt se do ta fitojmė kampionatin. Nuk duhet tė mendojmė pėr tė gjitha kompeticionet, ose tė bėjmė veēime. Ne thjesht duhet tė kėrkojmė fitoren nė tė gjitha ndeshjet qė do tė luajmė," tha ai. Pėrsa i pėrket formės sė Ronaldinjos, ai tha: "Nuk duhet ta fus atė nė lojė, nė kushte jo maksimale fizike. Mendoj se njė gjė e tillė ėshtė e rrezikshme. Ne kemi shumė futbollistė cilėsorė dhe mund t'u besoj atyre shumė mirė. Lojtarė tė rėndėsishėm si Ronaldinjo duhet tė jenė gjithmonė nė maksimumin e formės. Barcelona po kalon njė periudhė tė mirė dhe duhet ta shijojmė kėtė moment; synimi im ėshtė qė e bukura tė vijė nė fund, pasi deri tani asgjė nuk ėshtė arritur. Jemi nė rrugėn e duhur, por kemi akoma punė pėr tė bėrė," pėrfundoi trajneri holandez.


    Pujol shpreh pėlqimin pėr Milanin

    Kapiteni i Barcelonės, Ēarles Pujol, ka deklaruar se, nėse do tė largohej nga skuadra e tij, do tė kishte dėshirė tė transferohej te Milani. Nė fakt, katalanasit, tė cilėt synojnė Ligėn e Kampioneve, do tė pėrballen pikėrisht me kuqezinjtė nė gjysmėfinale. "Synimi im ėshtė ta pėrfundoj karrierėn te Barcelona. Por, nėse njė ditė do tė mė duhet tė largohem, do tė kisha dėshirė tė shkoja te Milani" tha Pujol.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #93
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    E c'do te thuash me kte ti Clay_More !

    Qe qenka Milani ekipi ku "endrrojn" te luajn te gjith lojtaret. ( Ngele duke mare komente nga sportishqiptar ) LoOoL


    Megjithate po jap dhe un ca komente nga SportiShqiptar. ( Nga Ronaldinho )

    Ronaldinjo: Dua tė provoj tė pamundurėn!

    Ronaldinjo ka qenė nė Barcelonė, sė bashku me brazilianin e Realit tė Madridit, Robinjo, ku ka qenė pjesė e reklamės sė re tė markės "Nike". Fantazisti do tė jetė figura kryesore e spotit "Joga bonito". Pėrpara gazetarėve "Dinjo" ka rėfyer gjithēka, nga jeta jashtė futbollit dhe deri te ambiciet e tij me Barcelonėn dhe kombėtaren e Brazilit. Ja cila ka qenė intervista e futbollistit mė tė mirė pėr vitin 2005.
    - Ronaldinjo, cila ėshtė diferenca ndėrmjet jush dhe futbollistėve tė tjerė? Gjithnjė, nėse ka njė tė tillė?
    - Mendoj se ndryshimi qėndron nė kėnaqėsinė qė unė ndiej nė stėrvitje, si dhe kur provoj gjėra tė reja nė fushėn e lojės. I kushtoj shumė kohė futbollit. Mendoj njė lėvizje, studioj se si ta kryej nė praktikė. Nė fillim gaboj, dhe topi mė ikėn nga kontrolli, por, pasi jam ushtruar disi, lėvijet bėhen mė "tė ėmbla". Kėto nuk janė lėvizje, me anė tė tė cilave dua tė pėrfitoj personalisht, por synoj ta ndihmoj skuadrėn tė pėrmirėsojė lojėn e saj. Dua tė punoj nė kolektiv. Kjo mė pėlqen mė shumė.
    - Keni bėrė njė spot publicitar, ku jepen pamje tuajat nė moshėn nėntėvjeēare...
    - Nė fund tė fundit, pėrsa i pėrket futbollit, mendoj se kam mbetur njė fėmijė. Shikoja Rivelinon sesi stėrvitej me litar dhe isha gati ta imitoja pėr orė tė tėra. Vullneti nuk mė ka munguar asnjėherė. Mė pėlqen tė realizoj tė pamundurėn.
    - Tė martėn festuat 26-vjetorin. Ēfarė ka ndryshuar nė jetėn tuaj?
    - Bėj njė jetė tė thjeshtė. Nuk jam nga ata njerėz qė mundohen tė pėrfitojnė nga fama e tyre. Unė bėj njė jetė normale, si gjithė tė tjerėt. Kam shoqėrinė time dhe dal me tė. Nuk ka asgjė tė pazakontė. Nuk dua qė, fakti se jam i njohur tė ndikojė nė jetėn time. Dua tė bėj atė qė dėshiroj!
    - Liga e Kampioneve, njė fobi pėr Ronadinjon?
    - Jo, thjesht njė trofe qė dua ta fitoj me ēdo kusht, duke qenė se ėshtė mė i lakmuari nga ēdo futbollist i planetit.
    - Me Championsin do tė kompletohej palmaresi juaj. Druheni se mos ju mungojnė motivimet pėr tė ardhmen?
    - Asnjėherė nuk e kam humbur motivimin gjatė karrierės sime. Kam qenė me fat qė, nė moshė kaq tė re kam arritur tė fitoj njė numėr tė tillė trofesh nė ekip, por dhe individual; jam i bindur se etja ime pėr fitore nuk do tė shuhet kurrė.
    - Si do ta vlerėsonit momentin aktual tė formės qė po kaloni?
    - Jam shumė i kėnaqur me periudhėn qė po kaloj dhe shpresoj tė vazhdoj gjithmonė kėshtu. Jam nė njė formė tė mirė fizike dhe luaj pėrkrah futbollistėve mė tė mirė nė botė. Gjithēka po shkon nė mėnyrėn e duhur.
    - Mendoni se nė gjysmėfinalen e Ligės sė Kampioneve do tė keni pėrballė Milanin?
    - Po, Milani ėshtė njė skuadėr e pasur me futbollist tė aftė. Por ata duhet tė kenė kujdes Lionin, qė gjatė vitetve tė fundit ka arritur tė pėrmirėsohet dhe tė fitojė gjithēka nė Francė, falė njė loje tė bukur.
    - Ēfarė rreziqesh paraqet pėr ju ndeshja ndaj Benfikės?
    - Tė njėtjat qė do tė ketė Milani ndaj francezėve. Nė tė dyja kėto ndeshje vihet pėrballė skuadra me aftėsi tė theksuara teknike. Por kjo nuk vjen vetėm nga fakti se nė kėto ekipe luajnė futbollistė brazilianė.
    - Kalojmė te botėrori. Njerėzit flasin pėr nė Brazil tė pathyeshėm...
    - Eshtė njė fjalė shumė e madhe. Le tė themi se nė vitin 2002 shkoi gjithēka sipas planeve. Mendoj se diferencėn e bėri mesfusha. Kishim nė skuadėr futbollistė tė aftė nė rekuperimin me topa dhe, mė pas unė, sė bashku me Rivaldon, ishin nė njė moment forme tė shkėlqyer. Shėnuam gola tė rėndėsishėm dhe e ndihmuam Ronin tė shpallej shėnuesi mė i mirė. Nė kėto katėr vitet e ardhshme "Selesao" ka ardhur duke u pėrmirėsuar, por nuk mund tė konsiderohemi tė pathyeshėm.
    - Ronaldo?
    - Kam besim te Roni. Mendoj se njerėzit duhet ta respektojė pėr atė qė ka dhėnė tek Interi, Reali i Madridit dhe kombėtarja braziliane. Si shok skuadre shpresoj qė ai tė arrijė maksimumin nė botėror. Mė 2002-shin golat e tij ishin vendimtare.
    - Gjithsesi, botėrori i dytė radhazi po ju pret...
    - Kam shumė besim te forca e Brazilit. Tė gjithė e dinė se ēfarė futbollistėsh ka ajo skuadėr, dhe tė gjithė e dinė qė janė mė tė mirėt nė botė. Nuk ka nevojė pėr shumė koment, pėrsa i pėrket talentit tė tyre. Por njė skuadėr nuk do vetėm emėr tė madh apo talentin individual tė futbollistėve. Ne duhet tė jemi njė grup i vetėm dhe nuk duhet ta mbivlerėsojmė veten. Kjo edhe mund tė na dėmtojė. Synimi ynė ėshtė maksimumi nė Kupėn e Botės, dhe duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm qė nuk ėshtė aspak e lehtė.
    - Edhe nė Spanjė jeni pranė titullit tė dytė radhazi. 12 pikė avantazh janė tė mjaftueshme?
    - Jo, nuk dua tė mendojmė se e kemi fituar titullin kampion. Ne duhet tė japim maksimumin nė ēdo ndeshje, si dhe tė mendojmė vetėm pėr tri pikėt. Nėse arrijmė ta sigurojmė matematikisht atė, atėherė mund tė pėrqendrohemi maksimalisht nė Ligėn e Kampioneve. Mendoj se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė. Nėse nuk japim maksimumin, gjithēka mund tė ndodhė.
    - Nė fund, diēka pėr tė ardhmen tuaj...
    - E ardhmja ime ėshtė te Barcelona. Nuk mendoj pėr asgjė qė nuk ka tė bėjė me kėtė skuadėr. Nuk mė mungon asgjė dhe s'mė shkon ndėrmend tė largohem. Te ky ekip kam gjetur gjithēka qė mund tė kėrkojė njė futbollist. Jam i lumtur, shumė i lumutur!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AIRON^BOY : 10-04-2006 mė 18:47
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  4. #94
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    Mesi, mungesa e Barēės nė Champions

    Markez, i gatshėm kundėr Milanit
    Barcelona ka fituar mė shumė besim te forcat e veta, pasi mori njė lajm tė mirė nga infermieria e klubit. Mbrojtėsi meksikan, Rafael Markez, do tė jetė i gatshėm pėr pėrballjen me Milanin nė Ligėn e Kampioneve dhe kjo ėshtė njė lehtėsim i madh pėr trajnerin Frenk Rajkrd, duke qenė se nuk kishte shumė futbollistė nė dispozicion pėr kėtė repart.

    Sulmuesi i Barcelonės, Lionel Mesi, ėshtė nė dyshim pėr pėrballjen e skuadrės sė tij me Milanin, nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve. Argjentinasi nuk ka luajtur qė nga fillimi i muajit mars, kur u dėmtua nė pėrballjen e skuadrės katalanase me Ēelsin, e vlefshme pėr ēerekfinalet e kompeticionit europian. Stafi mjekėsor i klubit spanjoll deklaroi se sulmuesi 18-vjeēar nuk ishte nė kushte shumė tė mira fizike dhe gjithēka ėshtė nė dyshim pėr tė, gjithsesi ėshtė e sigurt se do tė mungojė nė pėrballjen e kampionatit pėr ekipin e tij. "Mesi ndien dhimbje dhe nuk ėshtė nė kushte tė mira fizike. Trajtimi do tė vazhdojė pėr tė, derisa t'i bashkohet grupit, por asgjė nuk ėshtė e sigurt. Nuk dihet saktėsisht se sa mund tė zgjasė rikuperimi," - ėshtė thėnė nė njė deklaratė pėr shtyp. Mesi ka qenė njė nga futbollistėt mė aktivė dhe dinamikė nė lojėn e Barcelonės gjatė kėtij sezoni, por paraqitjet e mira tė Henrik Larsonit, gjatė kohės qė argjentinasi ka qenė i dėmtuar, mund tė ndikojnė qė suedezi tė jetė nė formacion nė pėrballjen me italianėt e Milanit. Edhe mesfushori Tiago Mota ėshtė nė dyshim pėr ndeshjen e mesjavės nė "San Siro", gjithashtu pėr shkak tė dėmtimit. Ndėrkohė, trajneri i Barcelonės, Frenk Rajkard, ka deklaruar se Mesi nuk duhet tė ndihet nėn presion dhe tė vazhdojė i qetė seancat e rikuperimit, pasi ka qenė pikėrisht presioni ndaj tij, qė ka bėrė qė ai tė mos jetė i gatshėm shumė shpejt. Trajneri holandez ka dashur tė qetėsojė futbollistin e tij, duke i bėrė tė ditur se gjithēka ėshtė nė rregull dhe se me besim nė vetvete, do tė jetė i gatshėm sa mė shpejt tė jetė e mundur. "Ne po punojmė shumė dhe jemi tė pėrqendruar. Nuk dua qė tė gjithė tė fokusohen te Mesi. Dua qė ai tė jetė i qetė dhe tė mendojė vetėm pėr rikuperimin, pa e sforcuar veten, pasi ashtu mund tė keqėsohet gjendja. Tė gjithė janė duke dhėnė maksimumin. Ne jemi me fat qė kemi njė futbollist aq tė talentuar nė ekip dhe nuk duhet tė mendojmė se ėshtė i yni vetėm pėr njė ndeshje. Mesi ėshtė e ardhmja e Barcelonės, ndaj ka shumė kohė pėr tė luajtur ndeshje tė njė rėndėsie tė tillė. Ai nuk ėshtė rikuperuar aq shpejt sa ē'pritej, por kjo nuk do tė thotė se do tė futet nė fushėn e lojės nė kushte jo tė mira. Barēa ka shumė futbollistė cilėsorė, tė cilėt janė gati tė japin maksimumin dhe qė klubi ka besim tek ata. Nuk dua qė Lioneli tė ndihet nėn presion, pasi kjo e dėmton shumė," - tha Rajkardi.

    Ndoshta eshte truk ky lajm per Messi-n
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  5. #95
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Fillove me carcafet edhe ti si Clay ... Kot i vini o cuna se pertojne njerezit te lexojne nje faqe gerr - verr ...
    Me mire permblidh me llafet e tua 2-3 rreshta dhe i lexojne t e gjithe shpejt e shpejt ..

    Nejse...


    Doli me fat milani edhe kesaj rradhe ... Messi nuk ka per te loz as ndeshjen e kthimit mbaje mend ...
    Degjova qe jane shqetesuar ata te Argjentines , se kane frik se nuk behet as per boteror ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #96
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ne qofte se eshte mungesa e vetme e Barcellones Messi, nuk eshte per tu alarmuar. Nga offical site i Barces mora vesh se ka shkuar ne Argjentine per rikuperim i ndjekur nga nje fizioterapist i klubit. Giuly mund ta zevendesoje denjesisht duke gjykuar nga forma qe paraqiti ne ndeshjen me Villan. Shpejtesia dhe zhdervjelltesia e ketij lojtari do t'i hapi pune babagjysheve te mbrojtjes milaneze.
    Ezekiel 25-17.

  7. #97
    Eto "hipotekon" titullin!

    Barcelona ka fituar 1-0 ndaj Vilarealit nė ndeshjen e vlefshme pėr javėn e 33-t tė Primera Divizionit.
    Goli i shėnuar nė ēastet e para nga Samuel Eto vulosi gjithēka. Sulmuesi kamerunasi bėri njė veprim tė shkėlqyer individual, duke mposhtur mė pas portierin Viera me njė goditje tė saktė nė hyje tė zonės.

    Goli i 24-t i Etosė nė kėtė kampionat i ka mjaftuar Barēės, e cila humbi pėr shkak dėmtimesh, Larson nė fillim dhe Ezkeron mė pas. Pėrveē disa rasteve sporadike, Vilareali nuk bėri mjaftueshėm pėr tė marrė njė pikė nė "Kamp Nou"
    . Nė minutat e fundit tė lojės tė dyja skuadrat u pajtuan me ritmin e ulėt, duke parė edhe ndeshje delikate, qė i presin nė mesjavė pėr gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve. Jo mė kot ndeshja Barēa-Vilareal u luajt tė premten.
    Katalanasit do tė luajnė tė martėn nė "San Siro" ndaj Milanit, ndėrsa Vilareali do tė udhėtojė pėr nė "Hajbėri" ku e pret Arsenali. Ronaldinjo dhe Rikeleme, tė cilėt munguan nė takimin e djeshėm do tė jenė rregullisht fushė pėr sfidat e Championsit. Ndėrkohė, me tripikėsishin e marrė dje Barcelona ka hedhur njė tjetėr hap drejt titullit tė dytė rradhazi. Skuadra e Rajkardit ka 14 pikė avantazh dhe njė ndeshje mė shumė se dyshja Real-Valencia, kur duhen edhe pesė javė nga fundi.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  8. #98
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Nuk ka konkurence Barca, e papame me futbollin qe tregon.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  9. #99
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    RONALDINHO TITULLAR NE MILANO .

    Edhe dyshimet e fundit kane ikur . Me i miri i botes RONALDINHO eshte ne listat qe ka paraqitur Rijkard per ndeshjen e champions ne Milano .

    Kishte disa dyshime per aktivizimin e tij , pasi nuk lozi ne ndeshjen e fundit ne kampionat , ku Barca fitoi 1-0 kunder Villareal .

    Ja lista e lojtareve qe jane thirrur per champions :

    Valdes, Jorquera, Sylvinho, Van Bronckhorst, Puyol, Edmilson, Oleguer, Marquez, Belletti, Iniesta, Van Bommel, Motta, Gabri, Giuly, Eto'o, Ronaldinho, Ezquerro e Maxi.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #100
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Messi,pse nuk eshte thirur per kete loje?

    A eshte lenduar apo njdonje gje tjeter.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 317
    Postimi i Fundit: 02-06-2009, 05:59
  2. Copa del Rey: Barcelona rremben trofeun e 25-te
    Nga no name nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 14-05-2009, 14:54
  3. El Clįsico: Real Madrid 2 - 6 Barcelona
    Nga no name nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 11:30
  4. FC Barcelona
    Nga no name nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 555
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 18:24
  5. El Clįsico: FC Barcelona vs Real Madrid CF
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 05:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •