
Postuar mė parė nga
Mariachi
Etoo: Me prisni se erdha
20 Dhjetor Samuel Etoo eshte nje luftetar i lindur, nje person me nje karakter shume te forte dhe qe nga momenti q- u demtua ne ndeshjen kunder Verder Bremenit, pati ndjesine se do te rikthehej ne fushen e blerte sa me shpejt te ishte e mundur. Per nje muaj ose nje muaj e gjysme do te kthehem ne fushen e lojes, siguroi sulmuesi kamerunas ne fillim te muajit dhjetor. Reagimi i pare i Etoose pas demtimit ne Bremen ishte se do te kthehej qe ne ndeshjen e ardhshme por pasi mori vesh se demtimi i tij ishte shume serioz, atehere gjerat ndryshuan. Kamerunasi u demtua ne nje moment ku gjithcka po shkonte shume mire per te dhe po bente nje pune shume te mire per skuadren e Barcelones duke shenuar gola deciziv. Kamerunasi ishte shume optimist gjate rikuperimit te tij dhe ne Majorka, ku po zhvillon fazen e fundit te rikuperimit, Etoo deklaroi se: Fitorja ime e pare do te jete kur doktoret te me japin lajmin e mire se gjithcka po shkon mire. Kamerunasi u shpreh se eshte totalisht i perqendruar te rikuperimi i gjurit te tij dhe se futbolli eshte pak larg per te ne keto momente. E verteta eshte se futbolli eshte pak larg vemendjes time. Tani per tani nuk eshte shqetesimi im me i madh. Ne keto momente jam shume egoist dhe vetem mendoj per gjurin tim, tha Etoo. Asnje nuk do ti jepte Etoos imazhet e festimit te golave nga shoket e tij te skuadres ne ndeshjen kunder Celsit. Samuel kerkon vetem te arrij objektivin e tiij: te rikthehet sa me shpejte.
Krijoni Kontakt