Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20

Tema: Ukë Bytyçi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ukë Bytyçi

    Edhe nji kreshnik i Kosoves u vra nga dora e armikut te pabese.


    ..............

    U vra Ukë Bytyçi, kryetar i asamblesë komunale në Suharekë, në një atentat sot në mesditë

    Suharekë, 27 tetor - Ukë Bytyçi, kryetar i asamblesë komunale në Suherekë dhe kryetar i Degës së LDK-së, është plagosur për vdekje sot në mesditë në një atentat. Ukë Bytyçi vdiq nga plagët e marra në rrugën për spitalin e Prizrenit.
    Poashtu njoftohet se në këtë atentat janë qëlluar edhe Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi, që ndodheshin bashkë me Ukë Bytyçin në veturë. Atentati i përgatitur që më parë, ka ndodhur në fshatin Leshan që ndodhet në rrugën Suharekë-Prizren.
    Në zgjedhjet e djeshme komunale dega e LDK-së në Suharekë nën drejtimin e Ukë Bytyçit ka fituar shumicën absolute të votave.

    ..........

    Protestë e ashpër në Suharekë kundër vrasjes së Ukë Bytyçit

    Suharekë, 27 tetor - Në orët e mbrëmjes së sotme, në qendër të Suharekës, po mbahet një protestë e ashpër e mijëra qytetarëve kundër vrasjes së kryetarit të Asamblesë Komunale kryetarit të degës së LDK-së në Suharekë, Ukë Bytyçi.
    Pjesëmarrësit e protestës shprehin indinjatën e tyre të thellë për vrasjen e qytetarit të parë të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit, i cili gëzonte respekt të jashtëzakonshëm ndër qytetarët e kësaj komune. Ata po shprehin kështu revoltën e tyre të thellë kundër këtij dhe akteve të tjera kriminale në Kosovë. Njëkohësisht, ata kërkojnë nga të gjitha institucionet e Kosovës që autorët e këtij krimi të vihen para organeve të drejtësisë.

    ........

    Deklaratë e Presidentit të Kosovës me rastin e vrasjes së Kryetarit të Komunës së Therandës-Suharekës

    Prishtinë, 27 tetor (QIK) - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me rastin e vrasjes së Ukë Bytyçit, kryetar i Asmablesë komunale dhe kryetar i degës së LDK-së në Tharendë-Suharekë, ka lëshuar këtë deklaratë.
    Me dhembje të thellë morëm lajmin e tmerrshëm për vrasjen e Ukë Bytyçit, kryetarit të Komunës së Therandës-Suharekës dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së në Suharekë, deputetit të Republikës së Kosovës të zgjedhur në vitet 1992 dhe 1998, dhe luftëtarit të lirisë.
    E dënojmë këtë akt kriminal të krimit të organizuar të bërë me motive politike, një ditë pas përfundimit të suksesshëm të zgjedhjeve të dyta lokale të Kosovës së lirë.
    Kjo vrasje mizore është e drejtuar kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të cilën Bytyçi punoi vite me radhë, të cilës ia kushtoi gjithë jetën.
    Kërkojmë nga UNMIK-u dhe KFOR-i të shtohen masat e sigurisë në ditët e ardhshme.
    Do t'i marrim të gjitha masat që aktorët e këtij krimi makabër të burgosen dhe të dalin sa më parë para drejtësisë.
    Familjes Bytyçi i shprehim ngushëllimet tona të thella dhe jemi së bashku me këtë dhembje të thellë për gjithë Kosovën.
    Po ashtu, u shprehim ngushëllime të thella famljeve të shoqëruesve të Ukë Bytyçit, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi, që u vranë në shoqërim të tij, - thuhet në deklaratën e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

    ............

    Kush ishte Uk Bytyci...


    Kosovari shkruan:
    ..............


    Ky ishte Ukë Bytçi!

    Ukë Bytyçi i para luftës ishte anëtar i devotshëm i LDK-së.
    Gjatë dhjetë vjetëve të okupimin të thellë të Kosovës nga shteti i Serbisë, qe i parapriu luftes, Ukë Bytyçi ishte njëri nga shtyllat kryesore të LDK-së në kominën e Thërandes (ish Suharekës). Ishte anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe anëtar parlamentit të Kosovës.
    Pasi filloi lufta, Uka u deklaruar se tashmë ishte vetëm ushtarë i Kosovës.
    Gjatë luftës ishte komandanti më i lavdishëm i UÇK-së në komunën e Therandes.

    Pas luftës, Uka u deklaruar se i mbetet besnik LDK-së.
    Në zgjedhjet e para komunale të organizuara me 26 tetot 2000, LDK e udhëhequr nga Ukë Bytyçi fitoi bindshëm në komunën e Therandes.

    Sipas lajmeve te fundit të perfaqesueses së OESb, LDK e udhëheque nga Ukë Bytyçi edhe dje i kishte fituar zgjedhjet në Therandë.
    Dora e zezë kriminele, atë që forcat serbe nuk e realizuan gjatë luftes, tash po kryen pogramin e Serbisë duke vrarë njerëzit më të përkushtuar të çeshtjes kombëtare.

    Foto e Uk Bytycit

    http://www.kosova.com/admin/foto/ukebytyqi.jpg


    Durimi është më e madhja trimër




    lum lumi Shkruan:


    Vrasja e Ukë Bytycyt është një goditje e rendë që po i bëhen Kosovës dhe Institucioneve të saj.
    Kjo vrasje nuk godet vetëm LDK-në dhe anëtarësinë e saj, por të gjithë shqiptarët pa dallim rreshtimi partiak.
    Goditje e rëndë e gjithë atyre që mirren me politikë dhe për synim kanë avancimin e Kosovës.
    Êshtë koha e fundit që duhet ndalë këtë dorë vrastare.
    Kosova ka ecur shumë përpara dhe dikujt nuk po i pëlqen një avantazh i tillë i Kosovës në Ballkan karshi të tjerëve.

    Si është e mundur që në pikë të ditës të bëhet një atentat i tillë në rrugën magjistrale Therandë-Prizren?
    Si është e mundur që dorasët të mos kapen?
    Sa sherbime të hueja janë futur në Kosovë?
    Ku është policia vendore dhe e UNMIKUT?
    A është përseri strategjia e ndersyrjes mes vete e shqiptarëve si në të kaluaren?

    Pytje që dojnë përgjigje urgjente. Nuk ka kohë më.


    __________________
    lumi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    DEDIKIM

    E VRANË BIRIN TËND KOSOVË!....

    Fundvjeshte e trishtuar në kryeqytetin tim*
    Nga krismat e pabesa e vranë birin tënd!
    E vranë buzqeshjen prore, o Zot pse ky mallkim?!
    Pllakosi vetëm heshtja...se krimi prap u çmënd!

    Prizrenin po e vrasin! Po vrasin shqipëtarët!...
    Një hije orgurzezë i paska rënë Shtëpisë.
    Me hapin shekullor përzishëm baballarët.
    Po dalin një nga një nga Odë e Shqiptarisë.**

    E shoh tek del menduar Syl Vokshi i Junikut
    Me hapin rëndë rëndë pas tij Omer Prizreni.
    Vajton sot Qafë Morina e ja përcjell Pashtrikut
    Dhe pyesin zogjt e malit: - po krimin kush e çmendi?...

    Pa dil shiko Abdyl, dhe ti Hasan Prishtina
    Therandën e gjakosur nga krismat e pabesa.
    Fëmijët po na pyesin: - o bacë sa shpejt u thinja
    Nga sytë pikojnë veç lot, mbi lule nuk rà vesa.....
    veç krismat e pabesa......

    (Ia kushtoj mikut tem Ukë Bytyçi - Kryetarit të Pushtetit e Deputetit të Përjetshëm të Prizrenit)

    Agim Doçi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Tmerr dhe marrezi:

    Eh, sa kisha pas deshire ta dij se kush eshte prapa ketyre vrajseve dinake. Vetem njerezit dinak, me motive anti-kombetare e bejne nje gje te tille. Edhenjehere, marrezi.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ari,

    prapa ketyre vrasjeve jane "te birt e bushtrave" qe sot jane anetar partish "nacionale".

    Te mesuar me vrasje apolitike, sot bejne edhe aso politike.

    Sepse per vrasesin me rendesi eshte gjaku, e jo jeta.

    "An eye for an eye only leaves the entire world blind".

    StarCraft.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Agim !


    Te lumte pena dhe zemra per poezine kushtuar Uk Bytycit.

    Shpresojme te jete vrasja e fundit ne Kosove.



    ......


    Rexhep Elezaj shkruan:

    NË PËRJETËSINË E UKË BYTYÇIT

    EDHE NJË VRASJE MIZORE NDAJ PISHTARËVE TË DEMOKRACISË..!


    ---------------------------------------------------------------

    28.tetor, 2002 / Rexhep Elezaj

    Kur të gjithë menduam se këto zgjedhje kaluan të qeta, në frymë të tolerancës dhe të mirëkuptimit vëllazëror, kur të gjithë menduam se Kosova nuk do të lahet më në gjak, se më në fund nuk do të vriten djemtë më të mirë të saj, kur filluam të shpresojmë se atentatet politike nuk do të na përcjellin më në rrugtimin tonë drejtë pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, kur pas vrasjes së deputetit Smajl Hajdaraj shpresuam të gjithë se në Kosovë u kishte ardhur fundi vrasjeve dhe atentateve politike, se më nuk do të vritën aktivistë dhe atdhetarë të dëshmuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, siç ishte Ukë Bytyçi dhe shumë martirë tjerë të vrarë para tij, kur menduam dhe po shpresonim se nuk do të vritën më figura të njohura të Levizjes sonë kombëtare, dhe sa kishim filluar të besonim se në Kosovën e çliruar nga robëria e egër sllave nuk do të ketë më vrasje për shkaqe të bindjeve politike ose përkatësive partiake, kur e dëshironim, pra, për njëmijë e një arsye fundin e të gjitha të këqijave në Kosovë, me 27 tetor 2002 në pikë të ditës mizorisht do të vritet njëri ndër bijtë më të mirë të saj, do të vritet edhe një pishtarë i lirisë, i demokracisë dhe i pavarësisë së Kosovës, do të vritet Ukë Bytyçi, kryetar i Asamblesë komunale në Therandë!

    Mjerisht, të gjitha shpresat dhe dëshirat tona të lartëpërmendura nuk u plotësuan, sepse në ditën e parë pas zgjedhjeve lokale të 26 tetorit 2002, të vlersuara nga shumë analistë të huaj si vendimtare për të ardhmën e Kosovës dhe popullit shqiptar, ndodhi vrasja mizore e Ukë Bytyçit bashkë me dy shoqëruesit e tij, ndodhi akti më i shëmtuar i cili për të satën herë pllakosi në vaje e dhimbje zëmrat e gjithë shqiptarëve kudo, akt mizor ky i cili e mbulojë për të satën herë në zi tërë Kosovën.

    Dhe, në vend se gëzimi dhe hareja për suksesin e zgjedhjeve të manifestohej bashkërisht, sepse me besimin e shprehur të popullit përmes votës së lirë një ditë më parë ndaj Ukë Bytyçit kishte fituar Kosova e jo partitë politike, një dorë e zezë dhe antishqiptare, një dorë huligane, një dorë tradhtare duke vrarë Ukë Bytyçin, trimin e luftës, ushtarin e UÇK-së dhe heroin e lirisë së Kosovës, të gjitha gëzimet tona, të gjitha sukseset tona, të gjitha dëshirat tona, të gjitha gëzimet tona dhe të gjitha festat tona do t’i shëndërrojë në ditë zije kombëtare, në vaje dhe dhimbje kolektive duke e larë në gjak e lotë edhe njëherë Kosovën, duke i veshur në të zeza familjet Bytyçi, si dhe duke i shëndërruar zgjedhjet lokale në atmosferë pikëllimi dhe funebre kombëtare. Ky akt makabër, ky krim i rëndë dhe ky akt makabër i hodhi, padyshim, hije të zezë gjithë asaj që u arrit gjatë këtyre zgjedhjeve duke i shëndërruar të gjitha votat e votuesëve në lotë morti prej më të pikëlluarave.

    Mjerisht, kjo thikë antishqiptare po na godet nga rasti në tjetrin dhe në çastet më deliakte, pikërisht tani kur Kosova po bëntë hapa kyçe drejtë stabilizimit dhe realizimit të aspiratave të saja për pavarësi.

    Vrasja e burrit të madh të Kosovës, siç ishte Ukë Bytyçi një ditë pas zgjedhjeve lokale i cili kishte fituar besimin e mbi 60% të votuesëve, nuk ka dyshim se është vrasje e votës së lirë dhe aspiratave të kombit shqiptar në Kosovë, është atentat mbi demokracinë dhe procesin e pavarësisë së Kosovës, është goditje e rëndë mbi lirinë dhe varret e mijëra dëshmorëve tanë të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës, por për ta shijuar lirinë e saj në mënyrën të denjë ashtu siç i ka hije një populli liridashës siç është ai shqiptar.

    Atentati mizorë i kryer ndaj Ukë Bytyçit i cili dha tërë ate që kishte për të mirën e popullit të vetë, i cili me tërë qenjën e tij si në luftë ashtu dhe në paqë punojë për çlirimin, përparimin dhe pavarësinë e Kosovës, shqiptarët i ka indinjuar deri në ate masë sa me të drejtë shtrojnë pyetjen; deri kur do të tolerohet krimi dhe vrasjet politike në Kosovë, deri kur do të heshtet ndaj autorëve të këtyre akteve tradhëtare dhe antishqiptare të cilët po e vrasin Kosovën dhe ardhmërinë e fëmijëve të saj, pyesin se deri kur do të vritet liria e shqiptarëve e fituar me gjak, deri kur do të vazhdojë tragjedia dhe pikëllimi ynë kolektiv i cili në liri qenka shumë i rëndë, kur shkaktarët dhe aktorët e saj kalojnë pa u zbuluar dhe ndëshkuar para drejtësisë?!

    Është koha e fundit, që çdo lloji të krimit në Kosovë t’i këputen rrënjët, jo vetëm me fjalë, por me masa konkrete ligjore, përndryshe çdo heshtje e më tejme ndaj vrasjeve politike dhe ekzekutorëve të tyre do të ketë pasoja katastrofike për popullin shqiptar, është koha e fundit që bashakërisht t’i dalim përpara krimit dhe vrasjeve politike, nësë vertetë jemi përcaktuar për demokraci dhe hyrje në Europën e civilizuar, nësë vertetë e duam lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sepse koha e deklarimeve dhe e denoncimeve verbale të krimit dhe vrasjeve në Kosovën e lirë ka kaluar qysh dje! Pra, ka ardhur koha që popullit t’i tregohet se kush po ia vret bijtë më të mirë, se kush po manipulon në emër të tij, se kush po luan me ndjenjat e tij, se kush po e vret të ardhmën e tij?!

    Lotët e dhimbjes dhe pikëllimit tonë të madh për vrasjen dhe humbjen e njërit prej bijëve dhe atdhetarëve më të devotshëm që dha populli shqiptar i Kosovës në dy dekadat e fundit, siç ishte vëllau ynë, tani martir i demokracisë Ukë Bytyçi, qofshin mallkimi ynë i përhershëm për ata të cilët ia shuan jetën!

    O Zoti ynë, thaje ate dorë tradhtare e cila vrau Ukën, Bajramin dhe Bafti Bytyçin!

    Lavdi u qoftë për jetë e mot martirëve të lirisë dhe demokracisë!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Zhuliana G. Jorganxhi / Itali

    ELEGJI

    ( Kushtuar Ukë Bytyçit dhe truprojeve të tij Bajram dhe Bafti Bytyçi )



    Të flesh e të zgjohesh me ëndërrën më të bukur,
    Të rendësh drejt saj me lirinë në zemër...
    Dhe ja,mbas shpine aty, të pret strukur,
    Një hije-hasmi,që njerinë s'ka për emër.

    Tek ratë ashtu, nën plumba goditur
    Toka renkoi, Kosova mban zi,
    Oh, zemra iu shëmb në dhëmbje tronditur...
    S' i duhen më vdekje, tani në liri!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ERZEN,
    Të jam shumë mirënjohës që solle në këtë faqe MBRETËRESHËN E POEZISË së këngës shqyptare - ZHULJANA JORGANXHI e cila ka qenë AJO QË E KA MARRË PËR DORE para 30 viteve Agim Doçin dhe e ka mësuar sesi shkruhet TEKSTI I KËNGËS!
    Elegjia e saj për Ukën, Bajramin dhe Baftiun është një PERLË DHIMBJEJE!
    Me dashuri Agim Doçi

  8. #8
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898


    Kushtuar heroit Ukë Bytyçi


    Ke mund he burrë me prit edhe pak

    Mos me iu bind dritës vezulluese!

    Mallku ajo dorë, që rrotulloi atë qark

    Dhe kreu atë vrasje aq bubulluese.



    Kur vesa e ftohtë ta shtresoi ballin

    E dheu i vjeshtës trupin ta mbuloi

    Për ty kombi t’madh e shprehu mallin

    E gjithë shqiptaria atë ditë të lotoi.



    Ballit të kortezhit me shokë të bardhë

    T’i printe babëloku i krrusur nga vitet

    Qëndroi burrërisht-një lot s’i ka dalë

    Si është e mundur çlirimtari t’vritet !



    Kur engjëjt të vijnë n’dhomën e ftohtë

    Për t’shoqëruar shpirtin n’qiellin e bardhë

    Mos ua ke frikën-qëndro i fortë

    Veç shumë shpejt na ike-ende pa u çmall.



    N’Panteon kur të hysh ru’ se gjëmon

    Në atë vend martirësh e të trimërisë

    Aty ku vetë Zoti më të mirët i bekon

    Për sakrificë ndaj Atdheut dhe të lirisë.




    Sefedin Krasniqi



    Botuar më 4 nëntor 2002 nga "Bota sot"

    http://www.edsh.org/sefpoesie.html

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Sejdiu: Uka nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut

    "Bota Sot",27.10.2009

    Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në akademinë përkujtimore për Ukë Bytyqin, në ceremoninë e zbulimit të monumentit për Ukë Bytyqin në fshatin Semetisht, si dhe vendosi kurora të freskëta me lule pranë shtatores së ti dhe pranë shtatores së dëshmorëve në Therandë. Presidenti Sejdiu ia dorëzoi familjes Bytyqi, Medaljen e Artë të Pavarësisë, me të cilën Ukë Bytyqin e pati dekoruar Presidenti Rugova.
    -------------
    Presidenti Fatmir Sejdiu sot mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e shtatëvjetorit të vrasjes së Ukë Bytyqit, e cila u mbajt në Therandë organizuar nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti.

    Duke folur para të pranishmëve Presidenti Sejdiu theksoi se jemi tubuar në Therandën e sakrificës për lirinë e pavarësinë e Kosovës për të kujtuar qytetarin më të devotshëm, burrin e madh të Kombit, kryetarin e parë të Therandës z. Ukë Bytyqi.

    Ukë Bytyqi punoi me energji të mahnitshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shtatë vjet më parë pas një akti të shëmtuar kriminal dora e zezë shoi jetën e Ukë Bytyqit, këtij njeriu që nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut as në kohë lufte e as në kohë paqeje, theksoi Presidenti Sejdiu para të pranishmëve në Akademinë përkujtimore në Therandë.

    Presidenti Sejdiu duke folur për biografinë e Ukë Bytyqit, theksoi se ai ishte njëri nga themeluesit dhe kryetar shumëvjeçar i Degës së LDK-së në Therandë, ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kuvendit të LDK-së, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në dy mandate 1992 dhe 1998, në vitin 1993 u dënua me burg nga pushtuesi i Kosovë si pjesëtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës, gjatë luftës ishte ushtar i lirisë dhe udhëheqës i forcave lokale në rrethinën e Therandës për të mbrojtur shtetin e Kosovës. Me të mbaruar lufta, Ukë Bytyqi iu kthye angazhimit politik dhe jetës normale dhe filloi punën për rindërtimin e Therandës. Gjatë punës së tij si kryetar i zgjedhur i Komunës ai e forcoi sistemin politik dhe administrativ dhe ekonomik të Therandës, me një angazhim e përkushtim të pashoq, theksoi Presidenti Sejdiu në fjalën e tij. Për veprën e tij të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Ukë Bytyqi ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Rugova. Në akademinë e sotme përkujtimore , Presidenti Sejdiu ia dorëzoi këtë medalje familjes Bytyqi.

    Presidenti Sejdiu bëri edhe zbulimin e monumentit për Ukë Bytyqin, në fshatin e tij të lindjes në Semetisht.Me këtë rast , Presidenti Sejdiu theksoi se kjo është një punë e vogël që mund të bëhet në kujtim të veprës së madhe të Ukë Bytyqit, i cili ishte figurë e një kalibri të veçantë në rezistencën e përgjithshme të popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.

    “Ukë Bytyqi ka qenë një vullkan i gjallë, një njeri që nuk e ka ndrydhur fjalën asnjëherë, që nuk e ka ndrydhur qëndrimin e tij asnjëherë, një njeri i ideve të fuqishme, jo vetëm për të dhënë mesazhin, por edhe për të bërë luftën për lirinë e Kosovës.”, theksoi Presidenti Sejdiu.

    “Natyrisht, vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij do të bëjë jetë në Kosovën e lirë dhe të pavarur, ku jeta e njerëzve po ndërtohet ashtu siç e ka modeluar në ide edhe vetë Ukë Bytyqi, prirë nga një filozofi politike që ka gjetur vend dhe shprehje në udhëheqësin e madh të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin tonë historik. Mendoj se jo vetëm njerëzit e kësaj ane dhe njerëzit e tjerë që e kanë njohur Ukë Bytyqin dhe që kanë punuar me të, do ta kenë përherë në kujtesë veprën e tij të madhe. Si i tillë kujtimi për të ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë i gjallë dhe i freskët”, përfundoi Presidenti Sejdiu në këtë ceremoni.

    Po kështu, Presidenti Sejdiu ka vizituar dhe ka vënë kurora të freskëta me lule edhe të varret e dy shoqëruesve të Ukë Bytyqit, Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyqi, të cilët u vranë bashkë me Ukë Bytyqin para shtatë viteve.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thx qe e solle kte lajm i nderuar Guri..

    Respekt per Sejdiun..
    nuk e ka te lehte..

    Lavdi Uk Bytycit e gjith luftareve qe u perpoqen per clirimin e Kosoves..!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Bytyçi kërkon në Beograd dënimin e vrasësve të tre vëllezërve të tij
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 10:36
  4. Helmohen në Shqipëri nxënës nga Kosova
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-10-2005, 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •