I nderuar Erzen po po vazhdojme edhe me me rrefimet e plakut
te Fushe-Arrez, Gjin Lleshi ,rreth kesaj ngajrje tragjike qe u ngjau atyre.
Vizitė nė familjen e varfėr nė qendėr tė Fushė-Arrėzit. Gjin Lleshi akuzon tutorėt pėr krimin e pėrbindshėm
Lleshi: Arrestoni vrasėsit e vajzės sime
Marta Lleshi denoncoi nė polici tutorėt e dy motrave tė vogla. Pak muaj mė vonė u gjet e masakruar brenda njė thesi
Nga e dėrguara jonė
Aleksandra Bogdani
FUSHĖ-ARRĖZ- Shėn Mėritė dhe kryqet e varura nė ēdo cep tė mureve nė banesėn e varfėr, janė tė vetmet dėshmitare tė dhimbjes sė Gjin Lleshit dhe familjes sė tij. Nė derėn e kėsaj shtėpie, ku rrallė -herė hyn drita e diellit, na pret Dava e cila na fton tė futemi nė dhomėn e pritjes. Dy shtretėr prej dėrrase, njė sobė me dru si dhe njė bufe e vjetėr, brenda sė cilės dallohen fotografi tė shumta fetare, janė tė vetmet orendi qė mobilojnė dhomėn mė tė mirė tė shtėpisė. Ndėrsa i zoti i saj, Gjin Lleshi, mezi ngrihet nga krevati i lėngimit, ku kalon mė sė shumti ditė-netėt e pleqėrisė, pėr tė na pėrshėndetur. Plaku 67-vjeēar, i lodhur nga fatkeqėsitė e shumta nė jetė, fillon tė rrėfejė edhe njė herė dramėn e familjes sė tij. Njėra vajzė e familjes Lleshi ėshtė masakruar 6 muaj pasi denoncoi tutorėt e dy motrave. Gjin Leshi e cilėson kėtė vrasje ēnjerėzore si njė hakmarrje tė tutorėve tė prostitucionit. I lodhur nga sorollatjet e kota nėpėr dyert e institucioneve shtetėrore nė Tiranė, Gjin Lleshi i ka varur shpresat vetėm tek presioni i organizatave ndėrkombėtare pėr gjetjen dhe arrestimin e autorėve qė vranė rreth 2 vjet e gjysmė mė parė, vajzėn e tij tė madhe.
Krimi
Marta Lleshi, nėna e tre vajzave, ėshtė masakruar nė dhomėn e errėt tė katit tė parė tė njė pallati nė Fushė-Arrėz. Krimi i llahtarshėm nuk ėshtė harruar ende nė kėtė qytezė tė vogėl nė veri tė vendit. Sipas Gjin Lleshit, vajza e tij ėshtė vrarė mė datėn 1 qershor tė vitit 2000 nė dhomėn e saj, ku jetonte vetėm pas divorcimit nga i shoqi. Autorėt, ende tė pazbuluar nga policia, e kanė therur 36-vjeēaren, duke ia ndarė trupin nė disa copa. Mė pas, e kanė futur nė dy thasė, tė lidhur me njėri-tjetrin dhe e kanė hedhur nė lumin Fan. E kemi kėrkuar Martėn pėr 12 ditė me radhė, tek tė gjithė kushėrinjtė dhe nuk e kemi gjetur dot,-rrėfen Gjin Lleshi. Ndėrsa mėngjesin e 13 qershorit, njė djalė i vogėl nga Fushė-Arrėzi ka gjetur buzė lumit thasėt brenda tė cilėve ndodheshin pjesėt e ndara tė trupit tė Martės. Gruaja e shpėrfytyruar ēnjerėzisht ėshtė njohur vetėm nga njė unazė e vjetėr qė mbante nė gisht. Por krimi makabėr, edhe pas 2 vjet e gjashtė muajsh nuk ėshtė zbardhur ende nga policia. Dava Lleshi thotė se Marta ishte divorcuar nga i shoqi disa muaj para se tė vdiste. Ajo kishte tre vajza tė vogla, ndėrsa i shoqi e braktisi sepse nuk lindi dot djalin e dėshiruar. Qė nga vdekja e Martės, Gjin Leshi dhe Dava nuk i kanė takuar tre mbesat e tyre, te cilat jetojnė me tė atin.
Historia
Fatkeqėsitė pėr kėtė familje tė varfėr filluan nė vitin 1999. Marjana Lleshi, vajza 21 vjeēare e Gjinit u zhduk pa lėnė asnjė gjurmė , pėr 11 muaj me radhė. Ajo u trafikua nė drejtim tė Italisė nga dy vėllezėrit Xhevahir dhe Laid Ndoi. Njėri prej vėllezėrve Ndoi i premtoi sime bije se do tė martohej me tė dhe mė pas e la nė dorė tė vėllait tjetėr, qė e trafikoi nė Itali,-tregon Gjin Lleshi. Pėr 11 muaj ata nuk morėn asnjė lajm nga Mariana. Ndėrsa njė ditė pranvere tė vitit 2000 , atyre u mbėrrin njė letėr nga vajza 21- vjeēare. Marjana u shkruante nga njė kuvend murgeshash nė Itali se atė e kishin mashtruar Xhevahir dhe Laid Ndoi, tė cilėt e kishin keqtrajtuar pėr ta nxjerrė nė trotuar. Letrėn e Mariana Lleshit, e merr e motra, Marta, dhe e dorėzon nė komisariatin e policisė sė Pukės. Menjėherė pas kėtij denoncimi, tė bėrė nga Marta Lleshi, policia e Pukės arrestoi njėrin prej tutorėve, ndėrsa vėllai i tij u shpall nė kėrkim. Por gjatė kėsaj periudhe trafikohet nė drejtim tė Italisė edhe vajza tjetėr e Gjin Lleshit. Ajo gėnjehet nga fqinji i saj, Mehmet Hyseni. Ky i fundit e dėrgon vajzėn nė Itali, ku ua dorėzon disa shqiptarėve tė tjerė dhe mė pas kthehet nė Fushė-Arrėz. Gjin Lleshi tregon se fqinji i tij ka qėndruar nė qytet 3 muaj dhe mė pas ėshtė larguar nė drejtim tė Kosovės. Ndėrsa Klodeta 18- vjeēare nė atė kohė, ka lėvizur nga Italia nė Belgjikė, ku ėshtė ndaluar nga policia. Klodeta ėshtė riatdhesuar nga Belgjika nė Kosovė dhe mė pas nė Shqipėri. Ndėrsa trafikanti i saj, fqinji Mehmet Hyseni ėshtė dėnuar nga Gjykata e Pukės me 8 vjet heqje lirie.
Kėrcėnimet
Pas denoncimit tė Martės nė polici, filluan kėrcėnimet pėr familjen e varfėr Lleshi. Tė afėrm tė Xhevahir dhe Laid Ndoit i kėrkonin 36-vjeēares tė tėrhiqte denoncimin nga policia e Pukės. Do tju shuajmė si familje nėse do tė hapni gojėn nė gjyq,-mėsohet ti kenė thėnė Martės. Por motra e madhe e Marianės dhe Klodetės nuk e tėrhoqi denoncimin. Kėrcėnimet kanė vazhduar muaj me radhė, pėr Martėn. Ajo ndiqej nga persona tė cilėt i kėrkonin tė mos dėshmonte deri ditėn kur ėshtė gjetur e copėtuar, nė lumin e Fushė-Arrėzit. Kėrcėnimet nuk janė kursyer edhe pėr pjesėtarėt e tjerė tė familjes sė Gjin Lleshit. Dava Lleshi tregon se njė ditė asaj i ka prerė rrugėn e motra e Xhevahir dhe Laid Ndoit dhe i ka thėnė tė tėrhiqte denoncimin. Do tju vrasim tė gjithėve. Presioni ndaj kėsaj familjeje ka qėnė i madh. Por Gjin Lleshit dhe tė shoqes nuk u ka shkuar ndonjėherė ndėr mend se zemėrimi do tė shfryhej mbi trupin e vajzės sė tyre tė madhe, Martės. Ne denoncojmė krimin e rėndė ndaj vajzės sonė,-thotė Gjin Lleshi. Ai shton pėr Shekullin se akuzon pėr kėtė krim personat qė trafikuan nė Itali, Marianėn. Ndėrsa plaku 76- vjeēar akuzon drejtėsinė dhe policinė si tė korruptuar, pasi nuk mundėn tė zbulojnė pėr 2 vjet e gjysėm vrasėsit e tė bijės. Gjin Lleshi akuzon policinė lokale pėr fshehje provash dhe favorizim tė krimit tė organizuar. Pasi nuk ėshtė dėgjuar nga policia dhe nga politikanėt, Gjin Lleshi dhe familja e tij i kanė kthyer sytė nga Zoti dhe shenjtorėt, pėr tė mėshiruar viktimėn e pafajshme.
Brenda pak ditėsh pritet zbardhja e plotė e vrasjes mė tė tmerrshme tė ndodhur nė rrethin e Pukės
Policia, tutorėt nuk janė vrasėsit e Martės
FUSHĖ-ARRĖZ- Akuzat e ngritura nga Gjin Lleshi nė adresė tė Xhevahir dhe Laid Ndoit hidhen poshte nga policia e Pukės. Burime pranė kėsaj policie thonė se ndodhen shumė afėr zbardhjes sė kėsaj vrasjeje tė shėmtuar. Pėr pak ditė ne mund tė zbulojmė autorėt e vrasjes sė Marta Lleshit, vrasje kjo qė ka tronditur pėr njė kohė tė gjatė Fushė-Arrėzin,-thotė njė oficer i komisariatit tė Pukės. Por ai shton mė tej se sipas provave qė ka grumbulluar policia, kjo vrasje nuk ka lidhje me prostitucionin, pra me variantin e akuzuar nga familjarėt Lleshi. Policia e Pukės, ku edhe ndodhet prej 2 vjetėsh e gjysmė dosja e vrasjes sė Marta Lleshit, nuk e lidh vrasjen e 36-vjeēares me denoncimin qė ajo ka bėrė ndaj tutorėve tė sė motrės. Por drejtuesit e kėsaj policie nuk pranojnė tė tregojnė asnjė hollėsi apo motiv tė kėsaj vrasjeje, e cila ndodhet tashmė nė fazėn pėrfundimtare tė hetimit. Sipas policisė, familja Lleshi ėshtė duke penguar hetimet e kėsaj ēėshtjeje, pasi kjo familje ėshtė fiksuar se vrasja ėshtė kryer nga trafikantėt e prostitucionit. Ndėrsa vetė agjentėt policorė shprehen se vrasja e Martės, njė ndėr krimet mė tė shėmtuara tė ndodhur ndonjėherė nė kėtė zonė, ka lidhje me njė tjetėr problem dhe jo me trafikimin e motrave nė Itali. Ndėrkohė, nga burimet policore konfirmohet fakti se njėri nga tutorėt ėshtė arrestuar nga policia e Pukės, ndėrsa dy tė tjerėt janė shpallur nė kėrkim. Ne kemi informacione se tė shpallurit nė kėrkim ndodhen jashtė Shqipėrisė, gjė qė na ka penguar tė realizojmė arrestimin e tyre,-thotė njė burim nga policia e Pukės. E ndėrsa nė kėtė komisariat policor punohet pėr zbulimin e autorėve tė vrasjes, familja Lleshi akuzon publikisht autorėt qė sipas saj janė dy vėllezėrit Ndoi.
Fati i fėmijėve tė Gjin Lleshit
FUSHĖ-ARRĖZ- Shtėpia e varfėr e Gjin Lleshit, vetėm tre vjet mė parė, ishte plot me njerėz. Nė tė banonin Gjini me tė shoqen , dy vajzat gjimnaziste dhe tre djemtė e tij. Ndėrsa disa pallate mė tutje jetonte Marta, vajza e madhe e kėsaj familjeje. Por fatkeqėsitė e njėpasnjėshme bėnė qė sot nė kėtė shtėpi tė jetojnė vetėm Gjini me tė shoqen dhe dy djemtė e tij. Ne jetojmė nė gjendje tė mjerueshme vetėm me pensionin tim dhe asistencėn e gruas,-rrėfen Gjin Lleshi. Ai merr nė muaj 6 mijė lekė ndėrsa 2 mijė lekė i pėrfitojnė nga ndihma ekonomike. Por kėto para nuk mjaftojnė as pėr tė mbushur barkun me bukė.Ndėrkohė, Mariana Lleshi ndodhet nė Itali, nė njė kuvend murgeshash , motra e saj, Klodeta ėshtė strehuar tek dajat e saj, pėr tiu shmangur kėshtu fjalėve tė botės. Marta Lleshi, prej dy vjetėsh e gjysėm ėshtė masakruar duke lėnė jetime tre vajzat e saj ende tė mitura. E ndėrsa djali i madh i Gjin Lleshit, Frederiku, emigron prej muajsh nė Greqi, Tonini ėshtė duke studiuar nė njė shkollė fetare . Mė i vogli i shtėpisė, Angjelini shkon nė shkollė nė Fushė-Arrėz dhe ėshtė i vetmi qė qėndron ēdo natė pranė prindėrve.
---------------------
------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt