Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Portret TUTORI

    Ja nje Tutor tipik beratas.


    Gazeta shqiptare shkruan:


    KUĒOVE/ Policia: Kanani trafikoi 7 vajza. E denoncoi nėna e tri prej viktimave

    Kapet trafikanti i femrave
    Kontrollonte linjėn Itali-Belgjikė-Angli


    --------------------------------------------------------------------------------

    KUĒOVE

    Trafikantėt e femrave nė rrethin e Beratit duket sikur nuk kanė tė sosur. Madje bėhet fjalė pėr "VIPA" tė biznesit fitimprurės tė mishit tė bardhė me destinacion vendet e Europės Perėndimore.

    Vetėm pak ditė pas arrestimit nga Policia e Beratit e supertrafikantit Roland Muēo, dje ėshtė vėnė nė pranga njė tjetėr kapo i prostitucionit, i cili akuzohet pėr trafikimin e shtatė femrave nga Kuēova, Ura Vajgurore dhe fshatrat pėrreth. Alfred Kanani, banor i lagjes "1 Maji" Kuēovė, ėshtė prangosur mbrėmė nė orėt e vona tė natės nė shtėpinė e tij. Burime nga policia pohojnė se aksioni pėr kapjen e 29-vjeēarit ėshtė organizuar nga zyra rajonale e trafiqeve nė Berat nė bashkėpunim me atė tė Tiranės. Kėto tė fundit kanė vėnė nė lėvizje policinė kriminale tė Beratit dhe Kuēovės pėr arrestimin e Kananit. Sipas bluve, 29-vjeēari sapo ishte kthyer nga jashtė shtetit ku ushtronte aktivitetin e tij si trafikant. Ndėrkohė, ekspertėt pohojnė se kohė mė parė Alfred Kanani ėshtė denoncuar nga tė afėrm dhe prindėrit e femrave qė ai ka trafikuar, por ėshtė lėnė i lirė nga organi i akuzės pėr mungesė provash. Sipas burimeve nga Policia kriminale e Kuēovės, Kanani sė bashku me njė shtetas tjetėr nga Ura Vajgurore (emri i tė cilit nuk bėhet i ditur pėr arėsye hetimore) kontrollonte trafikun e femrave nė linjėn Shqiperi-Itali-Belgjikė-Angli. Duke qenė kapo i rrjetit Kuēovė-Ura Vajgurore pėr disa vite, i akuzuari nė fjalė pohohet tė ketė fituar shuma tė mėdha parash. 29-vjeēari me lekėt e mbledhur nga viktimat ka blerė (sipas policisė) vila nė Kuēovė, Urė Vajgurore, Durrės, si dhe ka nėn pronėsi makina luksoze.

    E para e ka denoncuar nėna e tre vajzave Kashari. Kallėzimi i saj ėshtė bėrė nė vitin 1996. Pavarsisht nga denoncimi i familjarėve tė viktimės nga Kashari, Kanani ka "vizituar" pėr pak kohė dyert e qelive tė policisė. Arrestimi i tij u bė i mundur vetėm dje dhe pohohet se nė rrjetin,e tij bėjnė pjesė dhe tė tjerė shtetas, tė cilėt janė nė kėrkim nga policia e Beratit. Me ndalimin e Kananit, brėnda dy javėsh shkon nė katėr numri i personave qė janė arrestuar si pjestarė tė trafikut tė mishit tė bardhė nė qarkun e Beratit. Pas arrestimit, supetrafikanti, Alfrend Kanani, nėn masa tė rrepta sigurie, ėshtė nisur pėr nė Tiranė. Mesa duket, ky i fundit do tė hetohet nga prokuroria e kryeqytetit.

    -----------
    Fiqirete Kashari: Si m'i mashtroi vajzat


    -------------------------------------------------------

    "Dua vajzat e mia. E madhja mė ka ikur qė nė vitin 1994 dhe nuk di nėse ėshtė gjallė apo jo. Me dy tė tjetrat qė janė nė Belgjikė flas, por nuk mė tregojnė adresė tė saktė". Ky apel i dhimbshėm prej nėne i adresohet shtetasit Alfred Kanani. Fiqirete Kashari tregon pėr "Gazeta Shqiptare" plagėn e madhe qė 29-vjeēari u ka hapur asaj dhe pjestarėve tė tjerė tė kėsaj familje. Drama pėr familjen Kashari zė fill nė vitin 1994. Sipas nėnės sė viktimave, pikėrisht nė kėtė vit Alfredi ka mashtruar vajzėn e madhe, duke i premtuar pėr martesė. "I thoshte se do tė marr pėr grua, por ishte i martuar. Kur e merrte nė shtėpi e dėbonte gruan te njerėzit e saj. Mė pas e nxori nė rrugė nė Itali", thotė Fiqiretja duke shtuar se deri mė 1996 fliste me tė bijėn nė telefon, ndėrsa tani nuk e di nėse ėshtė gjallė. Ndėrsa di se dy vajzat e tjera janė nė Belgjikė. E shokuar, nėna e viktimave i ėshtė drejtuar disa herė tutorit tė vajzave (sipas saj), por ai i ka treguar rrugėn duke i thėnė se tani i kanė tė tjerėt ato.

    ------------







    Fiqeretja e mjere thote:

    "Drama pėr familjen Kashari zė fill nė vitin 1994. Sipas nėnės sė viktimave, pikėrisht nė kėtė vit Alfredi ka mashtruar vajzėn e madhe, duke i premtuar pėr martesė. "I thoshte se do tė marr pėr grua, por ishte i martuar. Kur e merrte nė shtėpi e dėbonte gruan te njerėzit e saj. Mė pas e nxori nė rrugė nė Itali", thotė Fiqiretja duke shtuar se deri mė 1996 fliste me tė bijėn nė telefon, ndėrsa tani nuk e di nėse ėshtė gjallė. Ndėrsa di se dy vajzat e tjera janė nė Belgjikė"

    Pra qe me 1994 Alfred Kanani eshte bere "Profs" ne trafikun e vajzave.

    Turp per presidentin e athershem Sali Berish malesorin!
    Turp per kryetarin e parlamentit Pjeter Arbnor shkodranin!

    Sa per Pollo e Meksa e Tritana, ata as qe e njohin turpin.

    Kurse ish ministri Policise , Kryetrafikanti Agron Musaraj eshte per tu varur ne Litar ne mes te Beratit.



    Populli Beratit per ne mitingjet Socialiste aman cmblidhet me vrap te ulerijne e kur u rrembejne, prostituojne vajzat e u hidhen ne plehra femijet rrine e flejne si derra te qelbur.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kamza nxjerr ne trotuar Beratin.. hajde c'vete.
    Beratin e kemi dhe me partishmeri te larte.



    Nga Shekulli
    .........................




    Pas 8 vjet punė nė semafor kthehet pa asnjė lek nė xhep. "Mė mori dhe motrėn dhe ma bėri prostitutė"


    Denoncimi: 8 vjet prostitutė nėn terror


    Njė 25- vjeēare nga Berati denoncon si tutor tė saj nė Itali njė djalė nga Kamza

    BERAT - Njė 25-vjeēare nga Berati, e kthyer njė muaj mė parė nga Italia ka depozituar dje nė polici denoncimin ndaj tutorit tė saj qė "me anė tė mashtrimit e bėri prostitutė nė shtetin fqinj". E kthyer pa asnjė lekė nė xhep 25-vjeēarja S.M, banore e lagjes "Kushtrim", ka treguar historinė e saj, ndėrsa policia nė bazė tė denoncimit, ėshtė vėnė nė kėrkim tė personit qė ajo ka akuzuar, D.H, nga Kamza e Tiranės, thanė pėr gazetėn burime tė komisariatit. Burimet thanė se sipas denoncimit, tutori nė fjalė ka trafikuar edhe motrėn e viktimės, e cila ndodhet ende nė Itali. Historia e 25-vjeēares, sipas denoncimit, zė fill nė mars tė vitit '94, kur ajo ishte vetėm 17 vjeēe. Nė atė vit ajo u njoh dhe mė pas u fejua me djalin nga Kamza. "Mė pas vendosėm qė tė niseshim drejt Italisė pėr njė jetė mė tė mirė. Mbėrritėm nė qytetin e Riminit, me gomone. Por nuk kaluan mė shumė se 5 ditė dhe "bashkėshorti" im mė detyroi tė dal nė semafor, pėr tė kėrkuar klientė. Nė fillim isha shumė e shqetėsuar. Sa kthehesha nga rruga futesha nė dhomė dhe qaja gjithė natėn. Tutori D.H mė premtonte, duke mė lajkatuar, se sa tė bėnim 100 milionė lireta do tė ktheheshin nė Tiranė, ku dhe do tė bėnim dasmė dhe shtėpi",- mėsohet tė ketė thėnė mė tej denoncuesja. Ajo ka treguar para uniformave blu dhe torturat, duke ekspozuar shenjat qė ndodheshin nė trupin e saj. "Janė shenja thikash kur unė kundėrshtoja qė tė dilja nė rrugė",- mėsohet tė ketė thėnė S.M, duke treguar se shumė vajza, edhe nga Berati, i kishin thėnė se duhej t'i nėshtrohej fatit, pasi ato (vajza) qė kishin kundėrshtuar edhe ishin vrarė nga tutorėt e tyre. "Pas 3 vjetėsh qėndrimi nė Rimini vendosa tė largohesha fshehurazi dhe tė dorėzohesha nė polici, por sapo isha afruar pranė portės tė kuesturės, tek kėmbėt mė qėndroi njė makinė dhe sa tė hapėsh e mbyllėsh sytė dy djem, mes tyre dhe tutori, mė tėrhoqėn zvarrė, duke mė futur brenda",- ka thėnė mė tej ajo. Denocuesja ka rrėfyer se pasi janė futur nė njė pyll tutori ka mbushur pistoletėn, duke i thėnė se do ta vriste, ndėrsa ajo nga frika i ka premtuar besnikėri. "Qė nga ai moment nuk bėra plane pėr t'u larguar. Nga malli qė kisha pėr familjen iu luta tė shkonte nė Berat dhe si shpėrblim tutori mė solli motrėn e vogėl nė Itali, ku aktualisht punon pėr tė. Nuk doja ta fusja motrėn prostitutė, por "katili" nxehu njė levė nė furnelėn elektrike dhe ma vuri nė kokė",- ka thėnė ajo duke treguar se pėr tė shpėtuar nga tutori ka shfrytėzuar rastin kur ky i fundit shkoi pranė familjes sė tij nė Kamėz. Vajza e larguar qė 17 vjeēe ka thėnė ndėr tė tjera se me familjen nė Berat nuk kishte komunikuar, por pėrmes njė shoqes se saj kishte mėsuar se prindėrit nga turpi ishin larguar nė Greqi.

    Sulo Gozhina
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-11-2002 mė 12:26

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Nji Tutor pe Korce


    nga Shtypi

    Vrasesi i gruas kapet ne Greqi

    Gezim Ashimi Korce

    - Policia greke mesohet te kete vene ne pranga nje shqiptar te shumekerkuar qe akuzohet per trafik femrash, nje prej te cilave edhe gruaja e tij Eriola Sheshi, e vrare ne korrik te ketij viti ne Tirane.
    Besnik Hoxhalli, me moshe rreth 30 vjec, qe fshihej ne Greqi me emrin e rreme Aleko, eshte arrestuar ne Selanik, pasi ka rezultuar i perfshire ne nje rrjet te trafikut te droges. Lajmin e bene te ditur burime nga policia rajonale e Korces, sipas te cilave Hoxhalli eshte kapur ditet e fundit pas hetimeve mbi rrjetin e nje trafiku droge. I kerkuar nga Interpoli qe ne muajin gusht te ketij viti, trafikanti nga fshati Libonik i rrethit te Korces nuk ka mundur t'i shpetoje arrestimit megjithese me nje emer te greqizuar dhe sipas te dhenave edhe duke iu pershtatur punes se nje bariu.

    Hoxhalli, nga trafiku i femrave tek ai i droges

    Emri i Besnik Hoxhallit u be i njohur si njeperson i rrezikshem pas ngjarjes se ndodhur ne fund te muajit korrik ne Tirane, ku u gjend e rrahur per vdekje dhe e masaktuar gruaja e tij, 22-vjecarja Eriola Sheshi. Nene e nje djali njevjecar, Eriola humbi jeten si rezultat i dhunes se ushtruar mbi te nga nje person i quajtur Roland Kosova. Te afermit e saj treguan se ish-dhendri i tyre Besnik Hoxhalli, nje njeri i dhene pas lojerave te kumarit, ia kishte shitur gruan Roland Kosoves per ta trafikuar ne Itali.

    Ndersa, pak kohe me vone, kucovari Roland Kosova u arrestua, ndersa udhetonte se bashku me nje vajze drejt Korces, per Besnik Hoxhallin policia nuk arriti te bente gje tjeter vecse t'i kerkonte Interpolit arrestimin e tij. Kjo pasi Hoxhalli rezultoi jo vetem si bashkepunetor me Roland Kosoven per shfrytezimin e Eriola Sheshit, por edhe per te pakten dy raste te tjera. Apartamenti i Besnik Hoxhallit, ne katin e pare te nje pallati ne Libonik, eshte djegur ne shenje hakmarrjeje nga nje komshiu i tij, te cilit i trafikoi gruan. Ndaj Hoxhallit rendojne edhe akuza te tjera per trafik femrash, po ashtu edhe per Roland Kosoven ne tre raste, sic ka dale gjate vendosjes se mases se arrestit ndaj ketij te fundit ne Gjykaten e Tiranes. Por Hoxhalli, ndryshe nga bashkepunetori i tij, u perpoq t'i shpetonte policise duke u larguar rreth muajit maj te ketij viti ne Greqi. Me emrin e ndryshuar ne Aleko ai mesohet se eshte endur ne vende te ndryshme ne Greqi, duke bere edhe punen e nje bariu bagetish per te qene sa me larg rrezikut te arrestimit. Nderkaq, policia e Korces duke zbuluar veprimtarine e tij

    kriminale i kerkoi Interpolit arrestimin e Hoxhallit duke afruar edhe te dhenat e nevojshme te identitetit te vertete. Por u desh zbulimi i nje rrjeti te trafikut te droges pak kohe me pare nga policia greke, qe te gjenden edhe gjurmet e Hoxhallit. Pas arrestimit te disa personave nga policia greke per trafikimin e nje sasie droge (nje rast ky ne te cilin thuhet se u vra edhe nje banor nga Lapraka e Tiranes, rreth 60 kilometra brenda tokes greke) nga hetimet ka dale si i imlikuar ne trafik edhe Hoxhalli. Te pakten keshtu jane sinjalizuar ne policine e Korces nga homologet e tyre.

    Policia: "Nuk ka ekstradim"

    Por lidhur me nje ekstradim te mundshem te Hoxhallin ne Shqiperi ende nuk eshte vendosur. Dhe kjo per faktin se ne rast se vepra penale qe ai ka kryer ne Greqi rezulton me e rende se vepra penale e trafikut te femrave, atehere do te gjykohet nga drejtesia e vendit fqinj. Ne rast te kunder, pas kryerjes se procedurave Hoxhalli do te perfundoje ne birucat e policise se Korces, ne pritje te gjykimit per trafik femrash, mes te cilave edhe te gruas se tij Eriola Sheshi, tashme viktime e ketij trafiku.

    ...........

    Berat, pėrdhunohet vajza 13-vjeēare


    --------------------------------------------------------------------------------

    z.p

    BERAT

    Njė vajzė e mitur ėshtė gjetur e pėrdhunuar dhe nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, nė periferi tė qytetit tė Beratit. Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur dy ditė mė parė, kur 13-vjeēarja L.V., banore nė lagjen "Ēelepi", ėshtė nisur pėr nė shkollė. Por, gjatė rrugės, atė e kanė ndaluar dy tė rinj, tė cilėt mė parė i kishte pasur fqinjė. Dy djemtė, pasi kanė bėrė njė bisedė tė gjatė me vajzėn, e kanė marrė atė, dhe e kanė dėrguar nė njė shtėpi nė periferi tė qytetit. Atje, vajza ėshtė pėrdhunuar dhe mė pas ėshtė lėnė e vetme nė rrugė, duke i bėrė presion qė tė mos tregonte pėr ato qė i ndodhėn, sepse, "ndryshe, do ta pėsonte sė bashku me tė ėmėn". 13-vjeēarja ėshtė ndihmuar nga njė kalimtare e rastit pėr tė shkuar nė shtėpi nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Vajza ėshtė dėrguar nė maternitetin e qytetit, ku dhe i ėshtė bėrė njė ndėrhyrje kirirgjikale. Nga ana e saj, policia nuk ka pranuar tė japė shpjegime, "pasi nuk ka denoncim".

    ................
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Ceshtja "Ismailukaj", ne hetim edhe te tjere


    Artur Qorraj Tirane

    - Ish-shefi i krimeve te Tropojes, Arlind Ismailukaj, nuk ka qene i vetem ne krimin per te cilin akuzohet. Ai eshte arrestuar nga policia e Tiranes, dy dite me pare, per llogari te Fierit me akuzen shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese. Por mesohet nga burime te policise lokale se Ismailukaj ka vepruar ne bashkepunim me persona te tjere, emrat e te cileve nuk publikohen per arsye sigurie e hetimore. Por 25-vjecari, me arsim te larte, diplomuar ne Akademine e Policise, e banues ne Tirane, ka qene lakuar edhe per trafik makinash gjate kohes qe ka qene ne detyre. Ne moshe te re, ai u ul ne karriken e veshtire te shefit te krimeve ne Tropoje dhe pas nje viti drejtim u lirua e me pas u arrestua. Serish u lirua per mungese provash dhe gjate vitit ne fjale ka qene i papune. Kjo ka vazhduar deri ne momentin qe Ismailukaj eshte arrestuar me urdher te prokurorise se Fierit e vendim te Gjykates se ketij rrethi, me 21 janar te 2002, e cila ka dhene masen e vleresimit burg pa afat. Ndalimi i tij ka qene i vonuar per shkak se vete 25-vjecari ishte larguar prej kohesh jashte vendit. Prej pak ditesh ishte kthyer ne Tirane dhe menjehere ndaj tij eshte marre masa e ndalimit dhe ekzekutimit te urdhrit te Gjykates se Fierit. Vete kreu i bluve te Fierit, Asllan Dogjani, eshte shprehur dje per gazeten "Koha Jone" se arrestimi eshte mbeshtetur edhe ne dy urdhrat e institucioneve te drejtesise, por edhe denoncimit te siguruar prej policise, nga nje vajze e cila eshte detyruar te beje prostituten ne Itali. Gjate riatdhesimit ajo eshte marre nen mbrojtje, por emri nuk behet publik per arsye sigurie, duke rrefyer gjithcka. Ismailukaj akuzohet edhe per ushtrim te dhunes seksuale e fizike, pa harruar kercenimin qe ka ushtruar se bashku me persona te tjere qe tashme kerkohen.


    ..............................

    cfare banditesh diplomon akademia e Rendit. Turp e faqe zeze.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    REPORTAZH/

    Ē'ndodh nė gropėn poshtė "Skėnderbeut"


    "Hajde, prostituta dhe homo me ēmim tė lirė"




    Rezarta Delisula

    TIRANE

    Metodat pėr tė thithur klientėt nuk janė shumė tė sofistikuara. Ajo i ulet pranė njė mesoburri dhe i kėrkon gazetėn. Ngaqė nuk di tė lexojė, e kthen pa dashur mbrapsht dhe kur e kupton qė tjetri e vė re, i thotė pėr pazarin qė ka.

    Kjo ėshtė njė prej prostitutave qė nė gropėn e "Skėnderbeut" e quajnė mjaft tė suksesshme. "Mis Bėrdunglla" ėshtė epiteti qė i kanė vėnė gruas 38-vjeēare. Pėr njė moment tė humb nga sytė, ndėrsa e sheh qė largohet drejt bulevardit, e shoqėruar me njė tė moshu-ar. Ai ecėn pėrpara, "Misi" ecėn prapa. Bonėn e ka zėnė gjumi. Kėtė e thėrrasin "mis seksi". Ajo ka hequr njė palė patallona qė i ka pėrdorur gjatė natės, i ka larė nė shatėrvan dhe i ka varur nė stolin qė ka zgjedhur pėr tė fjetur. Njė tjetėr prostitutė, e shkurtėr, me flokė tė mbledhur, sillet vėrdallė, por s'ka sukses. Mjafton tė rrish vetėm njė orė nė lulishten poshtė monumentit tė heroit kombėtar, Skėnderbeu, pėr tė parė prostitutat, sjelljet e tyre me klientėt, shfrytėzuesit e kujdesshėm, klientelėn, si dhe portrete tė ndryshme homoseksualėsh. Moza apo "mis seksi" ėshtė nga Saranda. Ajo ėshtė liruar nė fillim tė viteve '90 nga burgu, duke e pėrgjysmuar kėshtu dėnimin 20 vjet pėr vrasjen e tė shoqit. Qė prej asaj kohe, Moza prostituon. Tani pazari i ka rėnė: kėrkon vetėm 500 lekė, ndėrsa nė darkė vetėm bukė pėr tė ngrėnė. Fotografėt qė qėndrojnė prej shumė vjetėsh nė kėtė lulishte, shprehen se, sa herė policia i pėrzė nga 15-Katėshi, ato shpėrngulen te gropa e "Skėnderbeut". "Mis Bėrdunglla", gruaja qė ka mė shumė klientė, kthehet. Sapo duket te gropa, njė burrė nis ta godasė me shuplaka. "Ku je, mi, tė gjėmova dhe s'tė gjeta, k...", ėshtė breshėria e fjalėve, e shoqėruar me shpulla, ndėrsa gruaja i pėrgjigjet edhe mė keq: "Ik, mė pler, pak se tė sjell lekėt edhe mė gjun, shk..... ik zhduku. Pas pak minutash "menaxheri" i kėrkon falje dhe ndajnė bashkė 2 mijė lekėshin. Klientėt mė tė shpeshtė janė tė ardhurit nga rrethet, si dhe kosovare qė nuk e njohin kryeqytetin. Gruaja e vogėl me flokė tė mbledhur e ka pazarin mė tė lartė, 3 mijė lekė. Edhe nė trup ndryshon pak nga tė tjerat. Njeriu qė do tė martohet, ėshtė shfrytėzuesi i saj. Bashkė me tė vėllain, "pronari" sa herė fiton parą e shoqja, ai blen drogė, heroinė. Nė lulishten e mesit tė mbjellė me lulezjarri, bie nė sy njė gropė e madhe. Gropa ėshtė e mbushur me copa letrash, shiringa, ndėrsa pėr ujė tė distiluar as nuk bėhet fjalė, pasi pėrdorin ujin e qelbur tė shatėrvanit. "Ua kemi djegur batanijet dhe dysheqet me morra, madje dhe nė stola kemi merak tė ulemi", thonė fotografėt e moshuar.
    --------------------------
    ----------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mutafa Kadiu, tutori tmershem me mbiemer Kadiu-Gjykatesi.

    Historia e rumunes sė mitur qė fitonte 400 stėrlina ēdo natė. U akuzuan edhe pėr trafik droge

    Kushėrinjtė tutorė, 16 vjet burg
    Londėr, dėnohet Mustafa Kadiu e Edmond Ethemi


    ---------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu

    Pas njė gjyqi dis amujor, gjykata e Southwarkut nė Londėr ka dėnuar tė premten me 10 vjet burg Mustafa Kadiun, 31 vjeē, i cili, pėr qėllime prostitucioni, shfrytėzonte njė 15-vjeēare Rumune, dhe me 6 vjet kushėririn e tij, Edmond Ethemi, 21 vjeē, pėr prostitucion dhe shparndarje droge.

    Historia e minorenes fatkeqe nis fillimvitin e kaluar, kur ajo i ka kėrkuar ndihmė kushėririt tė saj pėr tiu "arratisur" trajtimit ēnjerėzor qė i bėnte babai, pas vdekjes sė nėnės. Por kushėriri, nė vend qė ta shpėtonte nga ferri ku e kish futur i ati, i pėrgatit njė ferr tė ri duke e shitur te disa njerėz tė panjohur.

    Ata pasi, kanė paguar pėr vajzėn, e kanė ēuar atė nė Jugosllavi, ku ua kanė shitur trafikantėve tė tjerė. Bosėt e rinj tė rumunes, kėtė hėrė shqiptarė nga Maqedonia, e kanė dėtyruar atė tė prostituojė pėr llogari tė tyre nė njė klub nate ne afėrsi tė Ohrit. Pas 6 muajsh shfrytėzimi, ata e kanė shitur minorenen te disa trafikantė shqiptarė, tė cilėt mė pas, nga Vlora e kanė trafikuar drejt Italisė. Nė Itali viktima ėshtė rrahur nga tutorė te rinj dhe ėshtė detyruar tė prostituojė rrugėve tė Napolit. Korrikun e shkuar Mustafa Kadiu, azilant politik nė Britani udhėton drejt Italisė. Atje ai takon kushėririn e tij, Edmond Ethemi, i cili e ndihmon nė rrėmbimin e vajzės. Nė fillim ai u soll si "xhentellmen" me mua, tha viktima gjatė dhėnjes sė dėshmisė sė saj nė gjyq. Me tė mbėrritur nė Romė ai mė kėrkoi tė bėnim seks, dhe mė pas ai mė tha se sė bashku do tė udhėtonim drejt Londrės, me premtimin se do tė nisnim njė jetė tė re larg prostitucionit. Mė pas Kadiu e pajis vajzėn me dokumente fals qė kanė kushtuar 1500 stėrlina, pėr ta ka trafikuar atė nga Belgjika drejt Londrės.
    Ajo ėshtė njohėse e shtatė gjuhėve tė huaja, pėrfshi dhe shqipen. Prokurori i ēėshtjes, gjatė leximit tė akuzės kundra Kadiut tha se "Kadiu e ka sjellė nė Londėr minorenen, me qėllim tepėr i qartė. Tė shfrytėzojė minorenen si prostitutė. Ai ka marrė tė gjitha fitimet e ditės qe varionin nga 300 deri nė 400sterlina. Jo vetėm kaq, ai e ka perdhunuar viktimėn sistematikisht dhe e ka rrahur atė".

    --------------------------
    "Kadiu e trajtoi vajzėn si plaēkė"


    --------------------------------------------------

    Simon Homer, drejtues i kėtij hetimi tha: "Kadiu ishte njė shfrytėzues, i cili ka grabitur njė vajzė tė re qė ėshtė shfrytėzuar pėr prostitucion. Kadiu e dinte qė jeta e saj mizore mund tė vazhdonte po ashtu edhe nė Londėr, dhe mė pas ai bėri qė kjo vajzė tė vazhdonte tė ishte prehė e abuzimeve seksuale tė mėtejshme, duke e trajtuar atė si njė mall tregu. Gjithēka ishte vetėm mė njė qėllim, qė ajo tė sillte para tek ai dhe tė plotėsonte dėshirat seksuale tė tij. Unė shpresoj se dėnimi i sotėm do tė dėrgojė njė mesazh tė qartė, se ne nuk do tė tolerojmė asnjė lloj shfrytėzimi tė tillė.
    ----------

    Trafikanti shqiptar e nxori prostitutė edhe gruan e tij


    -------------------------------

    LONDĖR

    Edmond Ethemi, njėri prej dy kushėrinjėve tė dėnuar tė premten nga gjykata Londineze, kishte nxjerrė prostitutė edhe gruan e tij, njė shqiptare me inicialet V.D. Ndėrkohė, policia gjatė arrestimit tė tij mė 3 dhjetor 2001 kishte gjetur nė oxhakun e shtėpisė 32 600 stėrlina tė fituara nga prostitucioni si dhe 24.7 gramė kokainė. Tresy Spencer, njė bose e disa shtėpive publike nė Londėr, e ka parė fillimisht vajzėn e mitur nė njė nga shtėpitė e saj tetorin e shkuar. Ajo ka dalluar moshėn e vogėl tė vajzės dhe ka telefonuar policinė. Dy oficere antiprostitucion, me tė marrė lajmin janė nisur drejt adresės sė dhėnė nga Tresy dhe kanė ndaluar minorenen. Po atė ditė ajo ka akuzuar Mustafa Kadiun pėr shfrytėzimin e saj si prostitutė nė Londėr. Pas disa mujsh survejimi tė koduar me emrin (operation Bolifishi) ėshtė bėrė i mundur vendi i strehimit tė tij. Nga operacioni rezultoi se Kadiu jetonte nė njė shtėpi tjetėr sė bashku me kusheririn e tij, Edmond Ethemi 21 vjeē.



    gsh

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Nji krokodil i ndyre me ne fund ne qeli.


    shekulli:
    ---------------
    ARRESTIMI

    Nusret Shehu ka mbajtur peng dhe ka kėrcėnuar me armė njė studente 21-vjeēare tė gjermanishtes nga Berati

    Pranga kosovarit qė shfrytėzonte pėr foto nudo studenten nga Berati

    TIRANĖ- Arrestohet njė 57- vjeēar pas denoncimit tė njė studenteje nga Berati, tė cilėn ai e ka mbajtur peng pėr mė shumė se dy javė duke e detyruar tė pozojė nudo pėr tė.

    Nusret Shehu, nga Ferizaj i Kosovės, ėshtė njeriu i arrestuar dy ditė mė parė nga uniformat blu kryeqytetase. Denoncimi ėshtė bėrė nga vetė studentja e gjermanishtes me inicialet M.D.
    Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė kryeqytetit. Sipas tyre, kosovari 57- vjeēar akuzohet pėr kanosje dhe heqje tė paligjshme tė lirisė sė njė shtetaseje. Vajza e marrė peng ishte studente nė vitin e tretė tė gjermanishtes, nė Tiranė. Ndėrkohė, Nusret Shehu, i lindur nė Pogradec dhe banues nė Kosovė, kishte rreth dy muaj qė kishte ardhur nė Shqipėri. Rreth njė muaj me parė, nė rrethana ende tė pasqaruara mirė, ai ishte njohur me 21- vjeēaren beratase, me inicialet M.D. Vajza e re ishte mashtruar nga lajkat dhe premtimet e 57- vjeēarit nga Ferizaj. Ajo kishte pasur nevojė pėr para dhe kishte pranuar tė “ndihmonte” kosovarin nė disa punė qė ai duhet tė bėnte nė kryeqytet. Kėshtu, studentja e gjermanishtes, emri i sė cilės nuk mund tė bėhet publik, kishte shkuar nė shtėpinė e Nusretit. Kur kjo e fundit kishte hyrė nė shtėpi, ai kishte mbyllur derėn dhe e kishte kėrcėnuar me njė pistoletė, tė cilėn e mbante pa leje. Nėn kėrcėnimin e armės, vajza ishte detyruar tė zhvishej lakuriq. Mė pas, kosovari e kishte detyruar atė tė merrte poza tė ndryshme seksi nė mėnyrė qė ai ta fotografonte. Kjo gjė ka vazhduar pėr afro dy javė. Vajza e re, duke qenė nėn kėrcėnimin e armės dhe nėn presionin e fotove nudo, ėshtė detyruar tė vazhdojė lidhjen me Shehun. Studentja e gjermanishtes, pasi mbaronte shkollėn, paraqitej nė shtėpinė e kosovarit pėr t’u fotografuar. Tė gjitha fotografitė stampoheshin nga Nusret Shehu dhe, mė pas, dėrgoheshin me e-mail tek disa miq tė tij nė Kosovė. Burime tė policisė kryeqytetase pohuan dje se nuk kanė arritur ende tė zbulojnė se pėr ēfarė pėrdoreshin fotografitė. Sipas informacioneve tė para qė ka nė zotėrim policia, fotot kishin destinacion tregun ilegal tė pornografisė. Ato do tė shumėfishoheshin dhe do tė publikoheshin nė Kosovė. Dy ditė mė parė, studentja 21- vjeēare vendosi t’i jepte fund ēdo gjėje. Ajo u paraqit nė komisariatin e policisė Nr.1 nė kryeqytet ku denoncoi gjithēka. Ajo rrėfeu tė njėjtėn gjė pėrpara oficerėve tė policisė gjyqėsore. Nė kėto kushte, prokuroria e rrethit Tiranė ka lėshuar njė urdhėrarresti pėr 57- vjeēarin. Rreth orės 22 e 30 minuta tė sė premtes agjentėt e policisė kriminale kanė kryer arrestimin e 57- vjeēarit Nusret Qazim Shehu. Arrestimi i kosovarit ėshtė bėrė nė banesėn qė kishte marrė me qira prej dy muajsh. Gjatė kontrollit tė ushtruar nė shtėpinė e tij gjetėn edhe aparatin fotografik, tė pėrdorur pėr pozat nudo. Ndėrkohė, uniformat blu kanė kontrolluar edhe pėr armėn me tė cilėn ishte kryer kanosja, por pa sukses. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, ėshtė gjetur vetėm njė fishek pistolete. Nė duart e bluve kanė rėnė edhe filmat e pazhvilluar tė kosovarit. Ato janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale dhe janė dėrguar pėr t’u stampuar. Sot pritet tė dalin edhe fotografitė qė i janė bėrė studentes 21- vjeēare. Tė gjitha materialet e sekuestruara nė shtėpinė e 57- vjeēarit nga Kosova i janė dėrguar prokurorisė sė rrethit Tiranė pėr tė zhvilluar hetime tė mėtejshme. Shehu akuzohet pėr veprat penale tė kanosjes serioze pėr vrasje, heqjes sė paligjshme tė lirisė dhe tė dėmtimeve me dashje nė mėnyrė tė pėrsėritur. Ky shtetas ka pasur precedentė tė rėndė penalė edhe nė shtetet ku ka qėndruar si emigrant, pėrkatėsisht nė Gjermani dhe nė Zvicėr.
    E.Janina

    --------


    Fukaralleku apo lakmija e coj Beratsen tek lahperi nga Kosova?
    A skane buke ne konvikt studentet e gjuheve te huaja?



    NUSRET SHEHU quhet kjo monster.
    Le te shohim a do denohet ky qelbanik ose do dale pa lagur..
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Beqari002
    REPORTAZH/

    Ē'ndodh nė gropėn poshtė "Skėnderbeut"


    "Hajde, prostituta dhe homo me ēmim tė lirė"




    Rezarta Delisula

    TIRANE

    Metodat pėr tė thithur klientėt nuk janė shumė tė sofistikuara. Ajo i ulet pranė njė mesoburri dhe i kėrkon gazetėn. Ngaqė nuk di tė lexojė, e kthen pa dashur mbrapsht dhe kur e kupton qė tjetri e vė re, i thotė pėr pazarin qė ka.

    Kjo ėshtė njė prej prostitutave qė nė gropėn e "Skėnderbeut" e quajnė mjaft tė suksesshme. "Mis Bėrdunglla" ėshtė epiteti qė i kanė vėnė gruas 38-vjeēare. Pėr njė moment tė humb nga sytė, ndėrsa e sheh qė largohet drejt bulevardit, e shoqėruar me njė tė moshu-ar. Ai ecėn pėrpara, "Misi" ecėn prapa. Bonėn e ka zėnė gjumi. Kėtė e thėrrasin "mis seksi". Ajo ka hequr njė palė patallona qė i ka pėrdorur gjatė natės, i ka larė nė shatėrvan dhe i ka varur nė stolin qė ka zgjedhur pėr tė fjetur. Njė tjetėr prostitutė, e shkurtėr, me flokė tė mbledhur, sillet vėrdallė, por s'ka sukses. Mjafton tė rrish vetėm njė orė nė lulishten poshtė monumentit tė heroit kombėtar, Skėnderbeu, pėr tė parė prostitutat, sjelljet e tyre me klientėt, shfrytėzuesit e kujdesshėm, klientelėn, si dhe portrete tė ndryshme homoseksualėsh. Moza apo "mis seksi" ėshtė nga Saranda. Ajo ėshtė liruar nė fillim tė viteve '90 nga burgu, duke e pėrgjysmuar kėshtu dėnimin 20 vjet pėr vrasjen e tė shoqit. Qė prej asaj kohe, Moza prostituon. Tani pazari i ka rėnė: kėrkon vetėm 500 lekė, ndėrsa nė darkė vetėm bukė pėr tė ngrėnė. Fotografėt qė qėndrojnė prej shumė vjetėsh nė kėtė lulishte, shprehen se, sa herė policia i pėrzė nga 15-Katėshi, ato shpėrngulen te gropa e "Skėnderbeut". "Mis Bėrdunglla", gruaja qė ka mė shumė klientė, kthehet. Sapo duket te gropa, njė burrė nis ta godasė me shuplaka. "Ku je, mi, tė gjėmova dhe s'tė gjeta, k...", ėshtė breshėria e fjalėve, e shoqėruar me shpulla, ndėrsa gruaja i pėrgjigjet edhe mė keq: "Ik, mė pler, pak se tė sjell lekėt edhe mė gjun, shk..... ik zhduku. Pas pak minutash "menaxheri" i kėrkon falje dhe ndajnė bashkė 2 mijė lekėshin. Klientėt mė tė shpeshtė janė tė ardhurit nga rrethet, si dhe kosovare qė nuk e njohin kryeqytetin. Gruaja e vogėl me flokė tė mbledhur e ka pazarin mė tė lartė, 3 mijė lekė. Edhe nė trup ndryshon pak nga tė tjerat. Njeriu qė do tė martohet, ėshtė shfrytėzuesi i saj. Bashkė me tė vėllain, "pronari" sa herė fiton parą e shoqja, ai blen drogė, heroinė. Nė lulishten e mesit tė mbjellė me lulezjarri, bie nė sy njė gropė e madhe. Gropa ėshtė e mbushur me copa letrash, shiringa, ndėrsa pėr ujė tė distiluar as nuk bėhet fjalė, pasi pėrdorin ujin e qelbur tė shatėrvanit. "Ua kemi djegur batanijet dhe dysheqet me morra, madje dhe nė stola kemi merak tė ulemi", thonė fotografėt e moshuar.
    --------------------------
    ----------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?


    Kjo eshte e tmerrshme! Ne lulishten poshte monumentit te Skenderbeut ndodhin keto ??????? Aty qenka vrima e miut????? Ne lulishten me te dashur per secilin nga ne qe sapo dilnim nga teatri i kukullave vraponim me gezim drejt saj per te bere foto me prinderit.............
    Me cuditet dhe trishtuat njekohesisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 01-12-2002 mė 23:46
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Denoncoi tutorėt, e masakruan

    Marta Lleshi denoncoi nė polici tutorėt e dy motrave tė vogla. Pak muaj mė vonė u gjet e masakruar brenda njė thesi



    FUSHĖ-ARRĖZ- Shėn Mėritė dhe kryqet e varura nė ēdo cep tė mureve nė banesėn e varfėr, janė tė vetmet “dėshmitare” tė dhimbjes sė Gjin Lleshit dhe familjes sė tij. Nė derėn e kėsaj shtėpie, ku rrallė -herė hyn drita e diellit, na pret Dava e cila na fton tė futemi nė dhomėn e pritjes. Dy shtretėr prej dėrrase, njė sobė me dru si dhe njė bufe e vjetėr, brenda sė cilės dallohen fotografi tė shumta fetare, janė tė vetmet orendi qė mobilojnė dhomėn mė tė mirė tė shtėpisė. Ndėrsa i zoti i saj, Gjin Lleshi, mezi ngrihet nga krevati i lėngimit, ku kalon mė sė shumti ditė-netėt e pleqėrisė, pėr tė na pėrshėndetur. Plaku 67-vjeēar, i lodhur nga fatkeqėsitė e shumta nė jetė, fillon tė rrėfejė edhe njė herė dramėn e familjes sė tij.
    -------------------------
    ------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    ...trego o muze trimerite e akilit..


    trego o Beq hallet e gjin lleshit..

    Mos na e len pergjys..


    Mi korazon..ti ke drejt por ruj ato kujtime te qasaj tirane se kohet kan ndryshue..Cfar kukllash kerkon ti tash ne 2002 ?

    Aty behet nami..
    Ne dikur lunin me kuklla me gocat e lagjes e tash zot na rujt..
    Tash i con ne semafor dhe i vret cuni lagjes ato "te urtat gjer ne dhembje" gocat e lagjes ...

    Koh te vshtira kan ardh oj mrik..tha baca i Gjetajve..e ndezi nji cigare te gjat ROZAFA nga ato per Roje Nate..
    Te bijen Dranden donin me ja cue ne shkoll per saldatore ne Tiran..e Baca ish merzit..
    po ti mos xej kryt he burr ..tha mrika ..dranden e kena bash si kokrra molles e asht e urt e mire e nuk na turpnon..
    Po mue kush ka me ma ba kafen oj Mrik tha baca i zemruem..
    Cohu more vet e bane kafen se dreqi nuk ti ka hanger kamt..
    Pse a tan ato varza i bana per me e ba kafen vet a? iu germuq Baca Gjet plakes tij..
    Ato i kam ba un or plak matuf e jo ti ..tha Mrika e inatosun.
    Une due dranden ktu..e coj zanin Baca gjet ..se vec ajo ma ban kafen e mir..e ti oj plak e keshe (keqe) ma ban me Elb..
    E po un kafe 900 -dshe ku kam me ble me njat m-ut pensioni..pranej edhe at Kafen e Elbit boll e ke more shtrigan plak..thirri Mrika tan nerva..
    Nuk ma ka pi mue Baba kafen e Elbit oj bija e drecit..briti Baca gjet e i gjujti ne mash kres Mrikes ..
    Mrika dul jasht tuj bertit e tu mblodh krej katundi prej ulerimes saj..
    I pari erdh Sokoli...sekretari i Partise...

    Eh fukarallek....lol.


    E sot mbas 15 vjet Demokraci..cka kena ma mir?

    kurgja..
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Portret me fjalė
    Nga Davius nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-08-2006, 13:21
  2. Njė portret i fituesit tė ēmimit Pritzker nė arkitekturė
    Nga Postmodern nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 03:45
  3. Londer.Burgoset tutori sadist shqiptarė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-05-2005, 15:16
  4. Portret Polici socialist
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 07:05
  5. Portret Skafisti
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2003, 12:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •