Rruga qe e han rrogėn
Mė nė fund kur u krijuan mundėsitė edhe praktike pėr pjesėmarrjen proporcionale tė shqiptarėve nė administratėn shtetėrore nė Maqedoni , ndodhi edhe njė diskriminim i cili e vėshtėrson pozitėn e tyre nė sistem, pasi
statusi aktual i nėpunėsve shtetėrorė mė tepėr i godet shqiptarėt, kur ėshtė fjala pėr kompenzimin e shpenzimeve tė rrugės pėr vajtje dhe ardhje nga puna.
Faktori politik shqiptar pjesė e qeverisė por edhe e Parlamentit tė Maqedonisė, gjatė mandatit tė kaluar parlamentar 2002/2006 pėrskaj tentimeve qė kompenzimi i shpenimeve tė rrugės nė shumėn reale tė pėrfshihet nė buxhet, nuk arriti qė tė krijojė konsensus nė parlament si refleks i rrethanave kontradiktore, pėr ēudi amandamenti i propozuar pėr ndryshimin e Ligjit pėr ekzekutimin e buxhetit, nuk e fitoi shumicėn edhe pėr mungesė tė votave tė deputetėve shqiptarė.
Duke u nisur nga fakti se pėr arritjen e pėrqindjes adekuate tė pjesėmarrjes proporcionale tė pjesėtarėve tė bashkėsive etnike nė administratėn shtetėrore sipas Mėrrėveshjes sė Ohrit, numri mė i madh i nėpunėsve shtetėrorė do tė jetė nga rradhėt e shqiptarėve, krijohet pėrshtypja se mohimi i tė drejtės nė kompenzim adekuat tė shpenzimeve tė rrugės ėshtė njė skenar i cili nė perspektivė do t`i detyronte shqiptarėt qė t`a lėshojnė punėn, por pėr ēudi nė mėnyrė tė vedėdijshme apo tė pavetėdijshme, kėtė e ndihmoi edhe vetė subjekti politik shqiptar participues nė qeverinė e kaluar (2002/2006). Opinioni e ka tė njohur se ish deputetėt dhe deputetėt aktual Rafis Haliti dhe Fazli Veliu kanė votuar kundėr amandamentit pėr ndryshimin e Ligjit pėr ekzekutumin e buxhetit dhe pse e kanė bėrė kėtė, qarkullojnė verzione tė ndryshme tė interpretimit tė vullnetit tė tyre tė atėhershėm.
Njė vit pas, kėtė ēėshtje e inicoi ish dhe deputeti aktual Adnan Jashari por nė njė version shumė mė tė zbehtė, pasi nė pėrkrahje tė amandamentit tė tij pėr ndryshimin e Ligjit pėr ekzekutimin e buxhetit pėr vitin 2006, nuk i fitoi as votat e deputetėve tė partisė sė tij.
Me kėtė situatė tė sanksionuar shkelen dispozitat e Ligjit pėr nėpunės shtetėrorė neni 62, ku parashihet kompenzim i shpenzimeve tė rrugės pėr vajtje dhe ardhje nė punė, nėse vendi i punės ėshtė mbi 2,5 km, gjė qė e parasheh edhe Ligji pėr marrėdhėnje pune nė nenin 113. Konsiderojmė kėshtu pasi punėsimet janė bėrė nė bazė tė shpalljeve publike.
Ndėr ne nėpunėsit shtetėrorė shqiptarė ka edhe tė atillė qė pėr vajtje dhe ardhje nga puna udhėtojnė pėr ēdo ditė edhe nga 150 kilometra, gjė qė
ēdokund nė botė ku respektohen normat ligjore, pėrpos kompensimit tė rrugės, nėnkupton edhe kompensim pėr largėsi nga puna mbi 25 kilometra, pra pėr kushte tė vėshtira, pasi nė kėto raste humben pėr ēdo ditė, mesatarisht edhe tre deri katėr orė jashtė orarit tė punės, gjė e cila nėnkupton edhe amortizim fizik, intelektual e shpirtėror, por edhe material.
Duke u nisur nga kjo pozitė e pavolitshme e nėpunėsve shtetėrorė shqiptarė e prodhuar me shkeljen e dispozitave kushtetuese dhe ligjore, kosiderojmė se bėhet njė cėnim flagrant i tė drejtave elementare njerėzore, pasi kompensimi i shpenzimeve tė rrugės i limituar nė 900 denarė, jo qė nuk ėshtė adekuat por i ven nė pozitė tė pabarabartė vetė shqiptarėt nė mes vete, pasi largėsitė nga vendet e punės janė tė ndryshme, kėshtuqė disa paguajnė mė shumė e disa mė pak. Pėr mė tepėr kjo ėshtė edhe njė plaēkitje e buxhetit familjar tė shqiptarėve, andaj do tė ishte e udhės qė mė nė fund tė ndėrmerren masat adekuate qė kjo ēėshtje tė zgjidhet sipas dispozitave tė Ligjit pėr nėpunės shtetėrorė dhe Ligji pėr marrėdhėnje pune, pra tė ndryshohet Ligji pėr ekzekutimin e buxhetit, kėshtu qė kompensimi i shpenzimeve tė rrugės tė bėhet nė vlerėn reale tė kostos sė saj.
Nėse kjo ēėshtje nuk do tė rregullohet, konsiderojmė se do tė praktikohen mėnyra tė ndryshme individuale pėr kompensime jo transparente prej rasti nė rast, qė ėshtė dukuri joligjore me ēka do tė shtohen keqpėrdorimet financiare, do tė pėrkeqėsohet pozita e nėpunėsve shtetėrorė shqiptarė, gjė qė do tė prodhojė dukuri negative tė natyrave tė ndryshme, e qė nuk korespondon me profesionalizimin e administratės shtetėrore.
Mė nė fund nėse kjo ēėshtje nuk do tė zgjidhet drejt, konform dispozitave ligjore bazė, shumėkush do tė heqė dorė nga statusi i nėpunėsve shtetėrorė, pra do t`a lėshojė punėn, gjė qė tani mė ka filluar tė ndodhė por mund tė prodhojė edhe forma tė tjera tė reagimit.
Pėrskaj kėrkesave individuale dhe grupore lidhur me kėtė ēėshtje, qė nga muaji prill i kėtij viti u formua njė i ashtuquajtur Kėshill Inicues i nėpunėsve shtetėrorė qė morri pėrsipėr tė mbledhė nėnshkrime mė qėllim qė kjo qėshtje tė sensibilizohet dhe tė pėrfshihet pėr zgjidhje me buxhetin e vitit qė vjen. Pasi u mblodhėn nėnshkrimet sė bashku me kėrkesėn, u janė dėrguar shumė faktorėve relevantė nė Maqedoni si kryeministrit z. Nikola Gruevski, zėvendėskryeministrit z. Imer Selmani, ministrit tė Financave z.Trajko Slavevski, kryetarit tė parlamentit tė RM z. Lubisha Georgievski, nėnkryetarit tė Parlamentit z. Besim Dogani, komisionit parlamentar pėr finaca dhe buxhet, kordinatorit tė grupit parlamentar tė PDSH-sė z. Ruzhdi Matoshi, kordinatorit tė grupit parlamentar tė BDI-sė z. Rafis Haliti, kordinatorit tė grupit parlamentar tė LSDM-sė z. Jani Makraduli, kordinatorit tė grupit parlamentar tė VMRO DPMNE-sė z. Silvana Boneva, ambasadores Amerikane nė Maqedoni z. Gillian A. Milovanovic, pėrfaqėsuesit tė Unionit Europjan Z.Ervan Fuere, zyrės sė OSBE sė nė Shkup si dhe tė gjitha mediumeve tė shtypura dhe elektronike qė botojnė dhe emetojnė program nė tė gjitha gjuhėt nė Maqedoni.
Pėr ēudi deri mė tani kėtė ēėshtje e kanė trajtuar vetėm disa nga mediumet qė editojnė ose emetojnė program nė gjuhėn shqipe edhe ate e pėrditshmja Fakti, televizioni Alsat M, televizioni regjional i Pollgut me seli nė Gostivar TV DUE dhe TVM programi nė gjuhėn shqipe, ndėrsa nga ana e mediumeve qė editojnė dhe emetojnė program nė gjuhėn maqedonase si dhe nga ana e faktorėve institucionalė, partiakė dhe ndėrkombėtarė nuk ėshtė treguar kurfarė interesi.
Nuri Bajrami
Pėrfaqėsues pėr kontakte me mediumet i Kėshilli iniciativ pėr rishqyrtimin e statusit tė nėpunėsve shtetėrorė, lidhur me kompensimin e shpenzimeve tė rrugės pėr vajtje dhe ardhje nga puna
Krijoni Kontakt