Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 123 prej 123
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku[QUOTE
    ]... por a nuk duhet qe te dij pak me shume se cfare thone Shqiptaret per ate? Une do te lexoja pa kurrfare ndrojtje opinionet e Dritero Agollit, por nuk do te ishte i plote vleresimi i Kadarese pa pasur edhe ate te Arshi Pipes.
    Shqiptarët kanë thënë, thonë dhe do të thonë për të! Eshtë kënaqësi kur lexon opinionet dhe vlerësimet estetike që i bëhen(nëse i bëhen) veprës së Kadaresë nga emëra të njohur sic është Agolli, Pipa, apo ndonjë tjetër! Por, ama edhe më kënaqësi është sikur një Qosje, apo kushdo tjetër, që ka pasur dhe ka rezerva ndaj veprës së Kadaresë, posa ta marrë lajmin për një shpërblim ndërkombëtarë (sic ishte ai anglez që iu nda ndonjë vit më parë) të shpejtoj dhe të jep një deklaratë për shtyp dhe të paktën të thotë se kjo është një mirënjohje ndërkombëtare për kulturën dhe kombin shqiptarë, ta adresoj të paktën një telegram, urimi në adresë të Kadaresë, por...! Kjo nuk bëhët, por përkundrazi organizohen fushata ndëshkuese, fushata nëncmuese, hakmarrëse, fushata përlyese ndaj tij! Dhe autorët e këtyre fushatave fort pak kapen për vlerat letërare, estetike të veprës së Kadaresë, e më shumë gërmojnë në "historinë" pëplot intriga te kurdisurra ndaj tij!

    Une nuk jam biograf i asnjerit, edhe per Kadarene nuk mund te them nje perfundim te prere, e cila ka drite-hijet e veta.
    Vepra nxitë kurreshtjen për biografinë e jo biografia për veprën! Parësore është vepra e jo biografia! Vepra është ajo që mund të jetojë, nëse ka vlera, edhe mbi 100 vjet, ndërsan autori i veprës jo! Vepra e Kadaresë do jetojë më gjatë se 100 vitet e ardhshme, ndërsa "biograrët" e tij me biografitë e tyre përplotë "janulla..."përplot intriga s´do të jetojnë aq gjatë! Jeta e tyre do t
    ë jetë shumë shkurtër! E, sa për "dritë-hijet" e veprës së Kadaresë?! Si mund ta hetonim dritën, nëse nuk do të ekzistonte hija! Hija, fundja është pjellë e dritës!



    Ne lidhje me ate se te tjeret (kur do vije fundi i inferioritetit, te pakten zbutja) e bene perkthimin e çuarjen e librit te tij ne te kater anet e botes ja dikan vlerat, po te pergjigjem me po ate gjuhe, se ndoshta ti vetem ate kupton: ata qe kane bere perkthimin e "veprave" te enverit, dhe e kane botuar e shperndare ne te kater anet e botes, mos valle e njihnin dhe e vleresonin me mire se Shqiptaret e Shqiperise (qe tashme ka marre edhe cilesimin "londineze")?[/
    QUOTE]

    Krahasimi mes veprave të Kadaresë dhe të Enverit nuk është i duhur, mendoj unë! Veprat e Enverit ishin ideologjike-propaganduese dhe përkthimi, botimi dhe shpërndarja e tyre nepër bibloteka dhe institute të ndryshme falas, financohej nga shteti, pra nga shteti shqiptar!Kjo mënyrë propagande, sidomos e shteteve moniste, me prirje komuniste,, apo "taman" komuniste", ishte e njohur më parë! Shumë libra (për eksport) shkroi Kim Il Sungu i Koresë Veriore, Tito, Gadafi, Castro, Caushevski..., madje me ambicje megalomane sa që jo vetëm që lavdëronin pushtetin dhe sistemin e tij që aplikohej në vendin e tyre, por synon që ai model të aplikohet edhe në shtete të tjera! "Libri i gjelbër" i Ghadafit është i tillë! Këto synime kishin edhe veprat e Enverit! Por, veprat e Enverit ku janë sot?! Në qoshe bibliotekash, ndoshta, në duar të lexuesve e studjuesve jo se jo! Për to, shteti ka harxhuar me miliona dollarë!
    Botës perendimore nuk mund t´u shesësh ideologji, sepse ajo nuk blenë propagandë e ideologji! Ajo blenë art, art të vërtetë dhe arti kushton shtrejtë atje! Ndaj veprat e Kadaresë kanë sukses atje, cmohen dhe shpërblehem me mirënjohje të shpeshta dhe të larta! Këto mirënjohje(dhënë Kadaresë)janë mirënjohje për kombin shqiptarë, e kjo do të thotë shumë për kombin shqiptarë aq shumë të përgojuar dhe të lënë në harresë në shekuj.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Te lumte Dardan!
    Kenaqem kur te lexoj.

    Respekt.

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Është madhështi kur njeriu e sheh drejt realitetin,
    është mjerim për kandilat dhe xhumakat e forumit që nuk duan ta shohin këtë...

    DardanG
    Është lumturi e kënaqësi të shkruash, por edhe më kënaqësi është kur ke
    kujt t'i shkruash!

    Te fala
    rtp_ja



    Ti s`e ke idene se cka flet.Ti mund te kesh probleme me te kuptuarit e realitetit.Une jo.
    Sa per ilustrim : une kam blere dhjetra libra te Kadarese ne gjermanisht me bursen modeste prej studenti qe e kisha dhe ua kam dhurua peshqesh kolegeve te mi ne universitet, diku ne perendim,gjithnji duke patur mburrje qe me ne fund doli nje ze shqiptar t`i tregoi botes, qe atje poshte ne jug ka nje vend qe quhet Shqiperi qe lind koka aq kreative. Megjithe deshprimin qe kam perjetua kur kam lexua nje pjese te poezive te tij kushtuar komunizmit, une e shoh Kadarene si nje fytyre eminente, shume te rendesishme dhe ne nje menyre fat per shqiptaret.Une per vete me se tepermi e cmoj patriotizmin e tij.

    E ti merru me perralla lum rtp-ja. Shihe realitetin nje ngjyresh…

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Kadare: Schwartz, një përçarës fetar
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •