
Postuar më parë nga
DardanG
Llapooo! Hiq nuk je në udhë, bile as afër sa!
- Së pari, nuk ishte Shtypëshkronja e Jedinstvos, por ishte e "Rilindjes" dhe Gazetën Rilindja, të ndaluar, gazetarët e Rilindjes e zëvendësuan me "Bujkun"!
-Së dyti, nuk ishte gazetë e Rugovës atëherë, porse Rugova atëherë, por edhe sot i rrespektuar, ishte i përkrahur nga populli i Kosovës, ndaj Bujku e cmonte Rugovën, sepse ai ishte i cmuar nga populli! Po të ishte atëbotë Llapi në vend të Rugovës, "Bujku" poashtu do ta cmonte LLapin, por LLapi dhe shokët e tij i kishte lëshuar toka dhe bënin cejfe nepër perendim e shitshin men e patriotizëm pas gardhi!
- Së treti, ashtu sic e ndaluan TV. radion dhe shumë gazeta në gjuhën shqipe, e ndaluan edhe gazetën e vetme të përditshmenë gjuhën shqipe, e quajtur "Rilindja", të cilin ti e urren shumë, madje e quan tradhëtare! Demaci, në qershor të Vitit 1993, mbajti grevë urie për mosndaljen e Rilindjes dhe për mos uzurpimin e Shtypshkronjës të saj, të cilën ti sot e quan Shtypëshkronja e "Jedinstvos"!
-Së katërt, letra i mungonte shpeshëherë Rilindjes dhe Bujkiut dhe ajo, edhe pse ishte në gjëndje të dobtë financiare, gazetarët punonin edhe pa të ardhura mujore, në mënyrë vullnetare, e letrën e blinte disaherë më shtrejtë se në treg, edhe kur e blente atë ajo i konfiskohej nga administrata e dhunshme në Shtypshkronjë, shpenzimet e shtypit dhe të qirasë ( ishim qiraxhinj në shtëpinë tonë sic ishte e tërë Kosova) ishin disaherë më të larta se sa ishin shpenzimet në
shtypëshkronjat të tjera! Por, edhe në ato kushte gazeta botohej ashtu si mund të botohej dhe bënte përpjekje ta cjerrë terrin informativ, të cilin e donte Serbia dhe e përkrahte edhe Llapi me kompani! Letra me tona,, rezerva me nga gjashtë muaji dhe një vit, letër falas, i vinte "Kohës Ditore" dhe kah i vinte ajo, me shuma të mëdha parash, shkoni e pyetni Surroin!
_ Së pesti, përse Gazetën "Bujku" dhe "Rilindja" gjithësesi do ta përlyesh! Mos po i hini në hak Afrim Maliqit, gazetarë i Rilindjes i vrarë nga dora e serbit...! Mos qenë tradhëtarë edhe Hydajet Hyseni, pikërisht në këtë kohë e ushtroi detyrën e kryeredaktorit në "Bujk", alias në "Rilindje"! Shko e thuaj Hydajetit dhe Berat Luzhës se ju jeni "tradhtarë" sepse punuat në "Bujku", alias në "Jedinstvo"!
- Së gjashtu, mbetët të sqarosh përse Shtypëshkronja e Rilindjes mbeti e "Jedinstvos"! Dhe nëse ishte shtypëshkronjë e Jedinstvos, dhe nuk ishte Shtypëshkronjë ku botoheshin gazetat dhe libtrat në gjuhën shqipe, atëherë përse i "madhi" Qosja ikte dhe i botonte librat e veta në gjuhën shqipe në Shtypëshkronjën "Rad" të Beogradit! Mbase "Rlindja"në gjuhën shqipe, më falni "jedinstvo" i dukej primitive dhe donte Beligradit t´i hynte, sikur edhe ti LLapo, në .... E di ti, LLapo, se këtë punë e ke pasur hanë e danë nëm cejf!
Hajt, t´pacim kështu si je LLapoooo!
Krijoni Kontakt