Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Nëpër Ballkan - Mafia dhe administrata

    Naser Aliu

    1. Filani telefonon nga Perëndimi në shtëpi dhe kërkon certifikatë të lindjes. Zëri nga telefoni i thotë se zgjatë afërsisht dy javë. Telefonuesi nuk ka kohë.“Me Shërbimin Motivues mund ta marrish më shpejtë”, thotë zëri,”dhe për këtë Shërbim duhet paguar 200 Euro.”Nëpunësi në Gjendjen Civile i merr 200 Euro dhe rrit rrogën e vet, për 100 %. Dokumenti merret brenda një ore. Ai që zihet me dy gram kokainë quhet mafioz.

    2. Filan Fisteku rrëzohet katër herë në provim. Dikur i bie ndërmend Shërbimi Problemzgjidhës. Merr telefonin dhe me 300 Euro e kalon provimin. Një i ri që i fiton 300 Euro duke shitur drogë quhet mafioz, po njeriu që shet nota? Duhet të quhet profesor?

    3. Fistek Filani blen gjëra me vlerë në Perëndim. Duhet paguar doganë. Zëri nga telefoni: “ eja të shtunën. Atë ditë është miku im aty.” Aludon në Shërbimin Hekurosës. Fisteku në vend se të paguaj për shtetin doganë nja 2000 Euro, paguan 500 Euro. Paramarrësi quhet... doganier.

    4. Filani gjendet në bankën e të akuzuarve. Ai është i pafajshëm. Te gjithë e dinë. Mirëpo gjyqtari nuk beson. As prokurori, jo. Nga besimi nuk ka dobi. Avokati i Filanit ka probleme. Duhet ta vejë në lëvizje Shërbimin Rekomadues dhe nga i akuzuari kërkon mjete për: veten, prokurorin dhe për gjyqtarin. Procesi përfundon. Filani shpallet i pafajshëm... Pas dymijë eurove.

    5. Fisteku kthehet nga Perëndimi në shtëpi. Ka dëgjuar se me 3.000 Euro bëhet njeriu doktor i shkencave. Mjafton të vihet në kontakt me Shërbimin Progresiv Intelektual. Mentorët e këshillojnë të marrë material nga interneti dhe t´i përkthejë. Fisteku që me gazep kishte mbaruar studimet dhe pas gati dy dekadave nëpër ndërtimtari në Perëndim, bëhet doktor. Ai tani kërkon punë në Universitet...

    6. Filani nis studimet në Prishtinë. Pas dy viteve rimendohet. Kthehet në Shkup dhe vendos të bëhet inxhinier, pas një viti hidhet në pauzë, pushim. Dhe pushon... 22 vite. Pas lufte rikthehet në Prishtinë dhe bëhet profesor i historisë. Tash punon në një shkollë. Shërbimi Intelektual ia plotësoi ëndrrën e tij të kamotshme.

    7. Fisteku mbetet pa pasaportë. Diku në Perëndim është i regjistruar. I drejtohet Shërbimit Zemërhapur dhe Bamirës të policisë. Ai e ndërron mbiemrin dhe merr pasaportën e re. Kjo i kushtoi Fistekut 1500 Euro. Të kënaqur janë dy palët: Fisteku dhe Shërbimi Zemërhapur...

    8. Filani nis ndërtimin e shtëpisë pa leje. Vijnë nëpunësit e shtetit dhe kërkojnë ndalimin e ndërtimit. Jo përgjithmonë, vetëm derisa t´i sjellë 1500 Euro për Shërbimin Tolerues. Pesëqind i jepen shefit të Shërbimit dhe nga pesëqind i marrin kontrolluesit.

    Kur ligji nuk është i mirë për individin, njerëzit tanë e pezullojnë atë. Nuk e pezullon Kuvendi, por individi që vëren se ky ligj po pengon dikë që ka para. Kështu evitohet burokracia. Po dallimi në mes mafias analfabete dhe mafiozëve të lartpërmendur me fakultete? E para len gjurmë pas vete! Nga mendjelehtësia.

    (Autori është gazetar në Shkup, Maqedoni)
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    barvo i qofte se e ka tregu vetem nje periqnd gjendjen e mjere reale ,e me pas tregu edhe 99 perqindshin ehhhh se

  3. #3
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Shume te verteta..
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  4. #4
    Dakord, shum drejte, shum e vertet.

    Çfare duhet bere?

    Ka dy pale ne kete mes: ata (ato) qe kerkojne sherbime te tilla - te ligjshme e te paligjshme, dhe ata (ato) qe ofrojne te kryejne veprime te atilla.

  5. #5
    Balkanweb, 06/01/2007 - 11:54

    Malaj: Ministrat e Berishës më urdhëruan të vrisja
    • Klodiana Lala

    Nuk arratiset njeriu në demokraci nga vendi i tij. Jam në Gjakovë për t'u kuruar dhe nuk kam ikur për asnjë arsye tjetër megjithëse duan të më çojnë në burg. Këtë duan ta bëjnë ata njerëz të Sali Berishës, pasi nuk zbatova urdhërat e tyre për ekzekutime". Kështu është shprehur dje për "Gazetën Shqiptare" në linjë telefonike, Riza Malaj, i cili prej disa ditësh kërkohet nga policia. I "forti" i Tropojës prej ditësh ndodhet në Gjakovë, duke thyer në këtë mënyrë masën e sigurisë "arrest shtëpie", vendosur ndaj tij nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë që ndaj tij, pak ditë para ndërrimit të viteve, është vendosur edhe masa tjetër "arrest me burg". I dënuari me 15 vjet burg për disa vepra, i ka cilësuar si politike të gjitha sulmet ndaj tij dhe nuk ka hezituar të shprehet se në qeverinë 'Berisha', ka ministra të implikuar në ngjarje të ndryshme kriminale. Malaj, një prej emrave të njohur të krimit në vend ka theksuar se disa nga ministrat që ndodhet sot në kabinetin "Berisha" i kanë dhënë urdhra për të kryer krime të rënda, por nuk i ka zbatuar. Ai ka deklaruar se të gjitha informacionet që ka ndaj tyre do ja tregojë sherbimeve sekrete serbe.

    Zoti Malaj, ku ndodheni aktualisht?

    Jam në Gjakovë. Kam ardhur për t'u kuruar, pasi kam probleme me shëndetin, sidomos me sytë dhe duart.

    Prej sa ditësh jeni në Gjakovë?

    Kam gati dhjetë ditë dhe po marr mjekimet e nevojshme. Kam nevojë të menjëhershme për ndërhyrje kirurgjikale në sy. Por për momentin nuk mund të bëhet asgjë, pasi më duhet një klinikë e specializuar.

    Jeni në dijeni se policia është vënë në ndjekjen tuaj?

    Jo. As që e kam idenë pse më kërkojnë. Di që në shtëpinë time nuk më ka ardhur njeri të më kërkojë.

    Ju keni thyer urdhrin e gjykatës e cila kishte vendosur ndaj jush masën e sigurisë, "arrest shtëpie". Pse e bëtë këtë?

    Nuk kam ndonjë qëllim të largohem. Jam këtu vetëm për t'u kuruar.

    Kur do të ktheheni sërish në Shqipëri?

    Kjo varet nga mjekët. Janë ata që vendosin se kur unë jam në gjendje të lë spitalin.

    Së fundmi, ndaj jush është ngritur një akuzë e re, ajo e "gjobëvënies" ndaj një biznesmeni tropojan. Si është e vërteta sipas jush?

    S'i kam vënë askujt gjobë dhe as që kam kërcënuar njeri. Ramë Gecit i kam kërkuar të mos nisë punimet për rikonstruktimin e rrugës nacionale, për të cilën ka fituar tenderin, pa më dëmshpërblyer për tokën time. Komisioni i ngritur për kompensimin e pronave të mia që preken nga ndërtimi i rrugës, më ka dhënë të drejtën e dëmshpërblimit, të cilin ende s'e kam marrë. Këtë kam kërkuar, të drejtën time. Nuk ka të bëjë fare me gjobëvënie apo kërcënim, ashtu sikurse pretendohet. Toka është e imja dhe për këtë kam kërkuar dëmshpërblim.

    Riktheheni shpeshherë në qendër të vëmendjes. Pse mendoni se ndodh një gjë e tillë?

    Sulmet ndaj meje janë politike. Duan të më arrestojnë sërish e të më dërgojnë në qeli pa bërë asgjë. I kam shërbyer Sali Berishës për vite të tëra. Tani nuk mundem ta bëj një gjë të tillë. Kam zbatuar urdhrat për protesta paqësore saherë ka më është kërkuar. Urdhërat për atentate nuk i kam pranuar, prandaj dhe tani më konsiderojnë si të majtë.

    Për çfarë urdhrash bëhet fjalë?

    Disa ministra që ndodhen sot në kabinetin "Berisha", më kanë urdhëruar të kryej dhe krime. Një gjë të tillë s'e kam bërë. Por gjithë informacionet që kam, tashmë do t'ia dërgoj sherbimeve sekrete të Serbisë. Një gjë mund të them: Në kabinetin "Berisha" ka ministra të implikuar në krime të ndryshme. E dinë fort mirë ata. Nuk besoj t'i kenë harruar urdhrat që më kanë dhënë.

Tema të Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  4. Ballkan - Makedhonia -Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 18:54
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •