Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shumë punë ka Olldashi..

    Kohet e fundit Kriminelet nuk mund te shkojne me ne drejtime te paditura..
    Ata po kapen si minj gjirizi.. nga Policia e ministrit me te mire te punve te brendshme qe ka pasur shqiperia ndonjihere..
    Tek Policia e Olldashit krimi ska me aleat..
    Le te shpresojme se dhe bunkeret e fundit te Krimit.. Moisiu Sallaku e KLD e mafiozve altino aldo baroiste do te shkaterrohen..

    Por tragjedite skan fund e te gjithe duhet te ndihmojme ne kapjen e me te ndyreve kriminele.. tutoreve vampire.. qe shfrytzuan mjerimin qe la enverizmi ne shqiperi per te fituar para.. e kenaqur instiktet e tyre shtazarake..



    ja cthote Shekulli:

    --

    Historia e Elida Hoxhës, vajzës së zhdukur 10 vjet më parë e të shitur në Itali

    Nëna e të trafikuarës: Shteti të gjejë time bijë


    B.Nergjoni

    GRAMSH-Historia e Elida Hoxhës ka filluar 10 vjet më parë, atëherë kur zona e Gramshit ishte kthyer në vendin ku “peshkoheshin” viktimat e trafikut për prostitucion dhe ku trafikantët gjetën zonë të lirë, sidomos gjatë periudhës ‘96-’97. 15- vjeçarja Elida Hoxha jetonte me nënën dhe dy vëllezërit, kur është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Xhevrie Hoxha, nëna e Elidës, tashmë jeton e vetme në fshatin Cërunjë me një prej djemve, ndërsa tjetri nuk është kthyer në Shqipëri prej 10 vjetësh, si emigrant në Greqi. Ajo tregon se 10 vjet më parë, kur kishte shkuar tek ambulanca e fshatit është kthyer dhe nuk e ka gjetur të bijën në shtëpi. Gruaja e moshuar ka shkuar asokohe në polici dhe ka kërkuar të mësojë të vërtetën për zhdukjen e vajzës 15 –vjeçare, por varfëria e familjes Hoxha ka bërë që Xhevria të mos bëjë shumë hapa për gjetjen e Elidës. Mësohet se 15- vjeçarja është shitur fillimisht në Itali dhe më pas është trafikuar në vende të tjera të Evropës, por sipas Xhevries, autori njihet dhe vetë policia e di shumë mirë se kush ia ka trafikuar vajzën. “Nuk kam as fotografi të sime bije. Megjithëse ajo ka ndryshuar pas 10 vjetësh, unë mund ta njoh. Nuk e di nëse është gjallë dhe nuk e di në çfarë vendi dhe në çfarë kushtesh jeton vajza ime. I bëj apel shtetit dhe policisë të gjejnë time bijë dhe të ma kthejnë, çfarëdo të ketë ndodhur me të”,-përfundon Xhevrie Hoxha.



    05/11/2006
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet
    shekulli

  2. #2
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    [QUOTE=Brari]Tek Policia e Olldashit krimi ska me aleat..[QUOTE]

    1 )Policia s'eshte e Olldashit
    2 )Olldashi ne vend ta fuse krimin ne burg , tani do te na e beje edhe president
    3 )S'ka PD ndonje kandidat tjeter per Tiranen se me ato qe ben Olldashi bashkia ka per t'ju ngelur serisht komunisteve
    Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 06-11-2006 më 13:26

  3. #3
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    [QUOTE=skerdilajd][QUOTE=Brari]Tek Policia e Olldashit krimi ska me aleat..

    1 )Policia s'eshte e Olldashit
    2 )Olldashi ne vend ta fuse krimin ne burg , tani do te na e beje edhe president
    3 )S'ka PD ndonje kandidat tjeter per Tiranen se me ato qe ben Olldashi bashkia ka per t'ju ngelur serisht komunisteve

    1) Policia po drejtohet nga oldashi edhe eshte me e sukseshmja naj here ne shqiperi.
    2) Puna e tosit eshte loje politike per te nxjerr edushken jashte loje edhe per te percare opoziten se tosi kurre nuk behet president se se le sala as askush ne pozita ate.
    3) Ai eshte me i miri per tu perball me edushken se ka leke shum edushka edhe don dike 99sh si oldashi ta perballoje sic e hoqi qafe duken e krimit per deputet.

    Ne i her ai qe thote publikisht qe perkrah nanon per president eshte sa per ti fut mizat edit. Kurse tosi do me hudh ne b i the me cdo kusht edin se ja futi edi pas shpine atij.

Tema të Ngjashme

  1. Urbanistika e Tiranes
    Nga BvizioN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 07:39
  2. Olldashi apo Rama?
    Nga DYDRINAS në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 252
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 15:43
  3. Çfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  4. Olldashi: Votoj Nanon president
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 02:02
  5. Olldashi kërkon kthimin e minorenëve të pashoqëruar nga Anglia
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •