Close
Faqja 27 prej 42 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 412
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Kinezi
    Kam frike se mos keta tanet kane firmosur ndonje gje dhe e kane bere fakt, vetem qe nuk jua a mban ta publikojne.
    Une di vetem,se qeveria shqiptare u ka dhene garancine qeverise greke qe ata minoritare qe do pajisen me pashaporte greke nuk do ti hiqet nenshtetesia shqiptare.....

  2. #262
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Per emigrantet shqiptare e te tjere ligji ekzistonte,(pra nuk kishte nevoje per vendim etj..etj...).
    Por nga 1 janari 2007 thjesht do liberalizohen procedurat,dhe kjo behet e mundur me urdheresa te brendeshme (qarkore)........

    Qe ta merrni vesh te gjithe, se nuk e keni idene.....
    ligji percakton parimet e pergjithshme,kurse hollesite e ligjit plotesohen me urdheresa nga qeveria ne fuqi.....
    Po ta perseris. Vendimi i qeverise nuk prek aspak procedurat per dhenien e nenshtetesise greke emigranteve me kombesi jo greke, me nje fjale nuk i lehteson, por pershpejton dhe lejon pajisjen ne mase me pasaporte greke vetem te kontigjentit homogjen me shtetesi shqiptare.
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

  3. #263
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet në Bllog
    22
    Albo, populli yne thote: "Kur nuk ke cfare te thuash me mire hesht!". Nuk do te thote qe meqe ti nuk ke degjuar per kete ligj atehere medoemos nuk esksiston nje i tille!Atehere si e shpjegon ti faktin, qe per te mare vizen 100 diteshe, dhe me ate te paraqitesh ne kuesturat greke, ne konsullate ka persona adapte qe te pyesin ne cobance para e prapa dhe me pas te japin vizen. Nuk te pyesin aspak ne greqisht por vetem ne cobance! Thua te jemi ne konsullaten arumune?!
    Djalosh, mos u dridh e perdridh por jepi pergjigje pyetjes sime: Cili eshte ai ligj grek qe u ben leshime arumuneve shqiptare pasi une njoh arumune plot, bile kam edhe ketu ne Amerike sa te duash, qe kane jetuar me vite te tera ne Greqi dhe nuk kane terhequr dot gruan e femijet. Mbase do te kete ndonje "ligj" te vecante per "arumunet" e Korces.

    Une te pyes per ligje e fakte ti me flet per p... e pazarit te Korces!

    Ke te drejte kur thua qe e zgjodhe ti te behesh nenshtetas amerikan. Por me Greqine ndryshojne punet. Pasi nen presion njeriu nuk ka lirine e zgjedhjes, libero arbitro asgjesohet. Cdo njeri ka te drejten ta jetoje jeten ne menyren me te mire te mundshme. Kur vuan perdite perbuzjen,stresin e lejes se qendrimit, sorrollatjet ne kufi duke i shtuar dhe friken se mos te kthejne mbrapsht, kur ne vendin tend nuk sheh asnje perspektive, kur jeton perdite gjysme i shtypur, atehere i thua ne djall kombesia, me mire te jetoj si njeri, pasi njeriu nje jete ka.
    Po ta perserit, qurravitjet dhe justifimet e shumta me kushtet e jetes ne Shqiperi nuk e ndryshojne aspak te verteten qe eshte nje dhe e vetme: TI ZGJODHE NE LIRI TE SHKOSH TE PUNOSH E JETOSH NE GREQI, ZGJODHE TE SHKOSH EDHE NE AMBASADEN GREKE E TE MERRJE EDHE KARTAT E GREQISE! Turpi nuk i ngelet qeverise greke qe punon per interesat e saja, turpi te ngelet ty qe shkele me kembe dinjitetin tend prej shqiptari per nje vize apo nje karte jeshile greke.

    Une nuk te gjykoj per zgjedhjet qe ti ben ne jete, eshte jetja tende, por eshte hipokrizi ne syte e mi qe ti qe ke ne xhep ate karten e homogjenitetit grek, qe e vure ne xhep me doren tende, tani na vjen e na akuzon shtetin shqiptar apo shtetin grek per kete.

    Tregohu u sinqerte me veten mbi te gjitha, dhe prano me plot goje qe zgjodhe identitetin grek mbi ate shqiptar me vetedije te plote, pasi ne kete menyre do te siguroje lehtesira dhe avantazhe per jeten tende.

    Une, i dashur Albo, nuk kam mashtruar ne asnje moment konsullaten greke, pasi kur paraqitesh per interviste te pyesin ne cobance ose mjafton qe te flase nje i afermi yt (qe vertetohet me certifikate) dhe loja mbaroi. Une thjesht paraqitem si me prejardhje arumune dhe ne asnje moment nuk them qe jam grek,pasi dhe ne certifikaten qe paraqit shkruhet qe kombesia eshte shqiptare, kurse per vizen dhe per dhenien e kartes mendojne ata vete (sipas teje, duke shkelur ligjin).
    Djalosh, formalitetet neper ambasada dhe konsullata jane vetem formalitete qe nuk i hyjne ne pune asnjeriu. Ajo qe eshte e rendesishme dhe shqetesuese ne te njejten kohe eshte AKTI YT qe shkon ne konsullate e ne ambasade i vetedijshem per ate qe do te besh atje. Ti be me faj palen greke qe te krijoi ty mundesine per tu pajisur me karta e dokumenta, une te bej me faj ty qe zgjodhi te besh nje gje te tille. Eshte qendrimi yt, ajo vajtja dhe aplikimi ne ambasade, qe te beri yt te homogjenizuar me etnine greke e jo me ate shqiptare. Nese ti nuk do ta beje nje gje te tille, shteti grek nuk do te shtonte emrin tend ne listen e grekerve te homogjenizuar.

    Albo ti nuk e ke kuptuar se ku qendron shqetesimi im. Une kerkoj qe qeveria jone syleshe te beje ate qe duhet bere dhe te mos lejoje keto lojra te rrezikshme qe cenojne sovranitetin e shteti shqiptar. Individi shqiptar eshte i pafuqishem ti beje balle presionit te qeverise greke, kurse qeveria jone mund dhe duhet te beje me shume!
    Po te kishe pak integritet e cipe ne faqe, ti as do te shkruaje ne kete teme pasi kjo teme flet pikerisht per shqiptare si puna tende qe se kane per gje qe te shesin identitetin shqiptar per nje karte homogjeniteti grek. Dhe kush je ti te akuzosh qeverine shqiptare per syleshe? Nje shtetas shqiptar i minoritetit arumun ne Shqiperi qe ka zgjedhur me vetedije te plote karten e homogjenitetit grek si nje mjet per te siguruar nje jete me te mire.

    Asnje ligj apo politike e qeverise shqiptare nuk ka per te ndalur shtetas te lire si ty per te bere perzgjedhje si kjo e sipermja. Sepse nuk jemi me as ne kohen e perandorit, as ne kohen e sulltanit, as ne kohen e mbretit, as ne kohen e diktatorit, jemi ne epoken e lirise dhe me lirine vjen pergjegjesia personale. Ti akuzon qeverine shqiptare si syleshe, une te akuzoj ty si nje shqiptar te papergjegjshem per qendrimet e tij.

    Sipas teje nje person i ndodhur para 2 alternativave: 1.Te jetoje gjysme i shtypur apo ne limitin e varferise duke mos u ndier per as nje cast i lire, por ama ruan te pa prekur kombesine apo 2.Te mare karten e homogjeneitetit dhe te pakten te kete nje mundesi me shume per te jetuar si njeri, e ti vere shkelmin kombesise, cfare do te zgjidhte?
    Une jam per respektimin e lirise se cdo shqiptari dhe ne te njejten kohe per marrjen persiper te pergjegjesise ne liri te qendrimeve dhe vendimeve te gjithesecilit. Problemi me ty, dhe kur te drejtohem ty kam parasysh te gjithe ata qe ndodhen ne pozitat e tyre dhe ndajne te njejtin mendim me ty, eshte se ju nuk arrini te njihni pergjegjesine tuaj si shtetas shqiptare, e jo me te mbani pergjegjesi per zgjedhjet tuaja ne jete. Dhe krijohet nje hipokrizi e madhe e njerezve si ty qe per vendimet e tyre ne jete bejne me faj sa qeverine shqiptare edhe ate greke.

    Eshte shume e lehte te shijosh shijen e mire te lirise, por jo aq e lehte te pranosh pergjegjesine personale qe vjen me te.

    Pse cili ligj te jep te drejten ty qe ti te jetosh mes te mirave dhe ca te tjere te kalben ne mjerim?Ty askush nuk te vuri perpara atyre alternativave, per te cilat flisja pak me siper, perpara se te vendosje ta merrje apo jo nenshtetesine amerikane. Perkundrazi amerika nuk te detyron te ndryshosh kombesine, me te drejte, pasi kombesia nuk ndryshohet. Keto cudira ndodhin vetem ne Shqiperi.
    Une te drejten per te qene amerikan e kam fituar sipas ligjeve te vendit ku banoj. Por amerikan nuk me beri ligji, amerikan me beri PERZGJEDHJA IME. Une shkova e aplikova ne institucionin perkates, une shkova dhe u betova para flamurit amerikan. Dhe une nuk bej me faj as qeverine shqiptare per ate mizerjen ne te cilen u rrita, as qeverine amerikane per mundesine qe me krijoi. Kjo eshte perzgjedhja ime e lire, pergjegjesia per kete bie mbi shpatullat e mia.

    Por ndryshe nga ty, une nuk mbaj nje pashaporte amerikane ne xhep dhe akuzoj shtetin shqiptar per kushtet e veshtira te jetes qe me shtyne te largohem nga vendi im. Ndryshe nga ty, une nuk bej me faj as qeverine e vendit ku banoj, pasi une nuk jam njeri hipokrit qe nga nje ane te betohem perpara flamurit amerikan dhe nga ana tjeter te shtirrem si anti-amerikan, nje forme primitive kjo e nje nacionalizmi rruge. Ky eshte dallimi midis meje dhe teje, une jam i pergjegjshem per vendimet e jetes sime ne liri.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-11-2006 më 17:09

  4. #264
    Albo dmth sipas teje nqs njeri qe ka probleme dhe qe nuk mendon si duhet per te nesermen fillon te drogohet e ka vetem ai fajin apo jo? Sepse eshte ai qe zgjodhi "drogen".

    AI QE JA SHET NUK KA FAJ FARE!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kinezi : 19-11-2006 më 18:04
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-10-2006
    Postime
    30
    Albo ne baze te te drejtes juridike kush perfiton nga gjendja e nevojes se nje individui kreyn krim.
    E pra i dashur perfitimi nga varferia shqipetare nuk i le pa faj greket qe i detyrojene emigrantet te ndrojne emrin apo ju krijojne veshtiresi qe si si te marin karten e homogjenitetit grek.

  6. #266
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet në Bllog
    22
    Albo dmth sipas teje nqs njeri qe ka probleme dhe qe nuk mendon si duhet per te nesermen fillon te drogohet e ka vetem ai fajin apo jo? Sepse eshte ai qe zgjodhi "drogen".
    Sigurisht qe barra me e madhe e fajit bie mbi te. Askush nuk i vuri pistoleten tek koka qe te provonte drogen, ai ZGJODHI qe te provoje drogen e te behet narkoman.

    Ashtu si ata shoket e tij zgjodhen qe ti thone JO droges. Kjo i ndan njerezit e pergjegjshem per veprimet e tyre ne jete nga njerezit e papergjegjshem.

    Albo ne baze te te drejtes juridike kush perfiton nga gjendja e nevojes se nje individui kreyn krim.
    Po perfiton shteti grek nga dhenia e kartes se homogjinitetit nje shtetasi shqiptar apo eshte ai shtetasi shqiptar qe perfiton nga statusi i ri i fituar qe i krijon mundesi per te hyre lirshem e punuar e jetuar ne Greqi? Ai me lart ta thote me plot goje qe aplikoi per karten se kerkon qe te beje nje jete me te mire duke punuar e fituar ne Greqi.

    Nese shteti grek do te besonte se ekziston nje "perfitim" i madh nga pajisja me karta te shqiptareve, ai nuk do te kish humbur dy dekada kohe me ata 600 mije e kusur shqiptaret qe punojne e jetojne ne Greqi qe mezi po presin mundesine per te aplikuar per nenshtetesine greke.

    E pra i dashur perfitimi nga varferia shqipetare nuk i le pa faj greket qe i detyrojene emigrantet te ndrojne emrin apo ju krijojne veshtiresi qe si si te marin karten e homogjenitetit grek.
    Eshte bote e interesit i dashur, dhe nuk e shohim vetem ne Shqiperi e Greqi e shohim edhe ne Meksike e Amerike ku meksikanet jane ne te njejtat pozita me shqiptaret e Greqise. Eshte e drejte? Sigurisht qe nuk eshte e drejte, por ja qe bota qe jetojme nuk eshte nje bote ideale.

    Albo

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e bucibuci
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    36
    Une mendoj qe shteti Shqiptar duhet te organizoj njohjen dhe dhenien e kartes se Shqiptarit çdo Shqiptari te hershem ne greqi.
    RESPEKT SHQIPTAREVE

  8. #268
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Sigurisht qe barra me e madhe e fajit bie mbi te. Askush nuk i vuri pistoleten tek koka qe te provonte drogen, ai ZGJODHI qe te provoje drogen e te behet narkoman.

    Ashtu si ata shoket e tij zgjodhen qe ti thone JO droges. Kjo i ndan njerezit e pergjegjshem per veprimet e tyre ne jete nga njerezit e papergjegjshem.
    Keshtu mendon ti por gjithe BOTA mendon ndryshe. Shikoji pak ligjet kudo ne bote. Ai person mund te kete shume faj por ai qe i ofron drogen SHUME vetave ben nje krim te papare. Pra nqs njeriu qe shet veten ka 1 faj, Greqia ka 200.000 faje.


    Po perfiton shteti grek nga dhenia e kartes se homogjinitetit nje shtetasi shqiptar apo eshte ai shtetasi shqiptar qe perfiton nga statusi i ri i fituar qe i krijon mundesi per te hyre lirshem e punuar e jetuar ne Greqi? Ai me lart ta thote me plot goje qe aplikoi per karten se kerkon qe te beje nje jete me te mire duke punuar e fituar ne Greqi.

    Nese shteti grek do te besonte se ekziston nje "perfitim" i madh nga pajisja me karta te shqiptareve, ai nuk do te kish humbur dy dekada kohe me ata 600 mije e kusur shqiptaret qe punojne e jetojne ne Greqi qe mezi po presin mundesine per te aplikuar per nenshtetesine greke.
    Shteti grek nuk mund ta bente kete shpejt e shpejt. Fillimish dha kartat, kur e pa qe nuk ishin aq sa duhej filloi tja jepte kartat te gjitheve. Tani qe jane bere nje numer i mjaftueshem po hidhet ne sulm. Pallati fillon nga themelet.

    Eshte bote e interesit i dashur, dhe nuk e shohim vetem ne Shqiperi e Greqi e shohim edhe ne Meksike e Amerike ku meksikanet jane ne te njejtat pozita me shqiptaret e Greqise. Eshte e drejte? Sigurisht qe nuk eshte e drejte, por ja qe bota qe jetojme nuk eshte nje bote ideale.
    Albo
    Shume dakord qe eshte bote interesi. Ti per cilen ane interesohesh?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kinezi : 19-11-2006 më 20:15
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    kesaj i thone´e ben kopilin dhe ta le ne preher´ai qe flet pro Shqiperise u sperdridhka kurse ai qe mban nga greqija fliska(drejt)
    pse mos doni ndonje plan te detajuar te aneksimit te jugut ju apo kujtoni se eshte pazar lopesh kjo pune.hapat per realizimin e saj kane nisur me kohe tashi po shihen frytet e saj pse kot i mbante dhe i mban shteti grek me pensione njerezit ketej nga ne?ka shume vite kjo pune Tosi e filloi Sala po e mbaron.ka shume gjakprishur nga ana jone disa e bejne per lek disa nga injoranca dhe disa se jane te lindur pede dhe ulin pantallonat vet.kesaj skorijes se fundit si duhet te ja bejme? nje komb qe te heci perpara duhet te pastrohet nga keto lloj plehrash pastaj te vazhdoje rrugen e tij perpara.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Për çfarë duhet të bisedojmë me Greqinë

    Sabri Godo

    Gjëja më e mërzitshme është kur të shohin siç nuk je dhe kur të akuzojnë për gjëra që nuk i ke bërë. Gazetarja e një televizioni, në paraqitjen e një interviste timen, tha me dashamirësi: "Politikani nacionalist dhe kritiku i njohur i Greqisë".

    Termi "nacionalist" përdoret sot në kuptimin e njeriut që ve vendin e tij mbi vendet e tjera. Ideologji të tilla janë anakroniste në epokën e integrimit të Evropës. Me sa kam shkruar e folur deri më sot, askush s‘mund të më quajë "nacionalist". Të mbrosh të drejtat dhe dinjitetin e kombit tënd me aq sa mundesh, është një gjë krejt tjetër. Për sa i takon etiketimit tim si "kritik i njohur i Greqisë", është një keqkuptim edhe më i rëndë. Si qytetar i botës, edhe unë kam marrë diçka nga kultura e lashtë e Athinës, vatër e madhërishme e dijes dhe e arteve që trashëgon gjithë njerëzimi. Jo vetëm kaq, kam shëtitur një pjesë të madhe të Greqisë së sotme dhe për mua, Greqia, në çdo anë të saj, është ndër vendet më të bukura në botë. Greqia më bën të dua jetën edhe më fort e të ndihem më i plotë si njeri dhe këtë e shpjegoj me magjinë e saj të lashtë dhe me bukurinë mahnitëse të natyrës, që ka afërsi me atë të vendit tim. Kjo është e vërteta ime rreth Greqisë. Është diçka e brendshme, krejt personale dhe kur ndokush më shikon qoftë edhe lehtësisht si antigrek, ky ndokush më bën veç të vërshëllej.

    Çka thashë më lart nuk synon t‘i ndryshojë mendjen ndokujt. Në politikë, sado i matur të jesh, do të krijosh aty-këtu keqkuptime, se në mos tjetër, gjithnjë do të gjenden njerëz që të krijojnë keqkuptime qëllimisht. Këto nuk duhet të bëhen pengesë në rrugën tënde, sa kohë ke dëshirë të jesh në politikë dhe të mbash anën e të vërtetës. E vërteta është se kam ankesa ndaj disa aspekteve të politikës greke kundrejt Shqipërisë. Po vetë Greqia dhe politika e ditës janë 2 gjëra të ndryshme. Politikat e ditës kalojnë, kurse Greqia mbetet përjetësisht siç është.


    * * *


    Unë vijoj të them se mes nesh dhe Greqisë ka disa probleme, që po të lihen në heshtje, do ta nxjerrin kryet hera herës. Ne s‘kemi asnjë problem me fqinjët e tjerë tokësorë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Perspektivat janë që marrëdhëniet me këto 2 vende të bëhen gjithnjë më miqësore e më intensive. Adriatiku nuk është më një pengesë për ta quajtur edhe Italinë fqinjë të afërt. Italia është partneri ynë ekonomik kryesor. Aktualisht kemi me Italinë ndonjë problem "teknik", si vota e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit ose licenca për "petrolifera". Duket se diplomacia italiane është treguar mjaft e ndjeshme në këto 2 pika, por jam i bindur se kemi të bëjmë vetëm më çështje "teknike" kalimtare. Për të plotësuar kuadrin e gjeografisë politike me fqinjët kufitarë duhet të kthejmë kryet nga Greqia.

    Kur nuk je mirë me fqinjin, s‘mund të jesh mirë në shtëpinë tënde. Greqia nuk është thjesht fqinji ynë në jug. Historia, por sidomos e tashmja, na lidhin me fije të shumta me Greqinë. Edhe sikur të ndodhin në Gadishullin Ballkanik kataklizma të natyrës, ne përsëri do të jemi bashkë me Greqinë dhe ajo do të mbetet edhe në të ardhme një faktor i dorës së parë për mirëqenien tonë.

    Ne kemi arritur marrëveshje të gjithanshme me Greqinë, që çojnë drejt një miqësie të qëndrueshme. Por duhet të vijë dita që në marrëdhëniet ekonomike të sundojë tërësisht tregu i lirë, duhet të vijë dita që shqiptari në Greqi dhe greku në Shqipëri të ndihen si në shtëpinë e tyre. Ky nuk është idealizëm, është diçka që dëshirohet dhe që mund të arrihet. Por ndodh që gjërat e bukura, të natyrshme e të thjeshta vijnë e komplikohen në mënyrë të pakuptimtë nga të ashtuquajturat strategji shtetërore, që në të vërtetë nuk i shërbejnë askujt, sidomos në shikim afatgjatë.

    Instituti i komunikimit dhe dialogut, në bashkëpunim me ambasadën greke në Tiranë, organizuan më 18 nëntor një tryezë për nxitjen e mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve të dy vendeve tona. Nisma është shumë e mirë. Nëse arrihet mirëkuptimi i duhur qytetar, atyre që bëjnë politikën nuk u mbetet veç të pinë çaj së bashku në fundjavë. Por, rruga e mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve nuk është e shtruar me lule, sidomos kur ndonjëra nga qeveritë a rrymat politike synon të përfitojë nga dobësitë e çastit të palës tjetër. Kemi të bëjmë me atavizma, me skema të huajtura nga e kaluara, ose edhe me interesa elektorale të ditës dhe është e neveritshme të shohësh se pikërisht ata që vënë në lëvizje skemat, flasin kundër klisheve dhe kthimit në atavizma. Por demagogjitë dhe sofizmat s‘mund të jenë të suksesshme në kohën e sotme.


    * * *


    Nëse duam që organizmat e shoqërisë civile të luajnë ndonjë rol të vërtetë në afrimin ndërmjet popujve tanë, duhet të jemi të ndershëm ndaj vetes sonë dhe ndaj të tjerëve. Të hiqesh sikur nuk ekzistojnë probleme, t‘u kalosh atyre anash, ose t‘i lëmosh, për t‘i lënë pastaj në heshtje, nuk i shërben kurrsesi qëllimit të afrimit të popujve. Mirëkuptimi arrihet duke hequr nga mesi pengesa.

    Sipas meje, ndërmjet nesh dhe Greqisë sot kemi në mes 4 çështje që duhet të shqyrtohen me seriozitet dhe po ashtu të ndreqen.

    Problemi i parë dhe më i lehtë për t‘u zgjidhur është anulimi i ligjit të luftës i vitit 1941. Thuhet se ky ligj është shuar, por në fakt ai mbetet në fuqi prej 55 vitesh dhe do të mbetet i tillë derisa të shfuqizohet nga parlamenti grek, i vetmi institucion që mund të shpallë luftën e të vendosë paqen. Ky ligj, nga pikëpamja thjesht juridike, hedh një farë hijeje mbi gjithë marrëveshjet që kemi nënshkruar. Ky ligj pengon zgjidhjen e disa problemeve të pronësisë, por mund të bëhet shkak debati edhe në raste të tjera. Greqia me siguri do të votojë pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mirëpo dikush do të ngrejë pyetjen se si mund të jenë anëtarë të së njëjtës organizatë politike ushtarake dy vende që formalisht janë në gjendje lufte. Ndërmjet Shqipërisë e Greqisë absurditete të tilla mund edhe të kalohen në heshtje, po këto nuk janë aq të thjeshta në arenën ndërkombëtare.

    E dyta: ndonjë personalitet grek ka deklaruar se problemi çam nuk ekziston.
    Ky qëndrim është pranuar në heshtje si qëndrimi zyrtar i qeverisë greke. Mirëpo ekzistojnë në Shqipëri rreth 200000 çamë të shpërngulur me forcë dhe ky fakt s‘mund të zhduket me deklarata aty-këtu. Nëse respektohen të drejtat universale të njeriut, çamëve u duhet njohur shtetësia që u është mohuar kolektivisht dhe t‘u njihet gjithashtu e drejta të gëzojnë pronat e stërgjyshërve, gjyshërve dhe baballarëve. Kjo nuk do t‘i sillte ndonjë tronditje ekonomisë greke dhe as do të mbartte ndonjë rrjedhojë politike.

    Problemi i tretë, ai i dyshtetësisë, është i errët dhe kërkon më tepër shpjegime. Duhet thënë që në fillim se deklarata e qeverisë greke, aty më parë, për dhënien e dyshtetësisë minoritarëve, parimisht s‘mund të pranohet, sepse komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh dhënien kolektive të dyshtetësisë, aq më tepër kur kjo bëhet mbi baza etnike. Sikur të bënte të njëjtën gjë edhe Shqipëria për shqiptarët rreth nesh e kjo të shtrihej edhe në vendet e tjera që kanë pakica përtej kufijve, Evropa e sidomos Ballkani do të hyjnë në një trazirë administrative. Por puna jonë nuk mbaron me kaq, sepse dyshtetësia po i nënshtrohet edhe ndërrimit të kombësisë. Prej kohësh zhvillohet një proces i nëndheshëm i dhënies së kombësisë dhe shtetësisë greke shtetasve me kombësi shqiptare që s‘kanë asnjë lidhje me minoritetin. Këtyre u paguhen edhe pensione 240 euro në muaj. Që të shpallet grek një shqiptar, sipas ligjit të 9 nëntorit 2004, mbi të cilin është vënë "Vula e Madhe e Shtetit", mjafton që kërkuesi të jetë njohës i gjuhës greke, historisë dhe kulturës greke. Homogjenizimi, ose dhënia e kombësisë greke, sipas nenit 10 të ligjit që u përmend, bëhet në një relacion të konsullit grek, me një deklarim gojor të pasaportizimit në praninë e dy shtetasve grekë si dëshmitarë, me një fotokopje të pasaportës ose me një dokument udhëtimi çfarëdo dhe me certifikatën e lindjes ose të pagëzimit. Praktikisht s‘ka gjë më të lehtë. Veçse kemi një shkelje të procedurës që në fillim. Nuk dihet sa janë personat e homogjenizuar që nuk dinë greqisht dhe që s‘kanë qenë ndonjëherë në Greqi, le pastaj të jenë njohës të historisë dhe kulturës greke. Lind pyetja përse duhet ky rekrutim. Le të dalë personi që mund të japë një përgjigje. Deklarata e qeverisë greke thotë që procesi do të vazhdojë. Deri ku? Certifikata e pagëzimit mund të përfshijë mbi 20 për qind të shqiptarëve të lindur ortodoksë. Nëse ky është synimi, nuk do i mbante dheu rilindësit ortodoksë që shkrinë jetën për shtetin shqiptar të pavarur. Ata ishin shtylla e rilindjes dhe lista e tyre shkon shumë gjatë.
    Ky proces i greqizmit të shqiptarëve duhet ndalur. Nëse shteti grek dëshiron të ndihmojë nevojtarët në Shqipëri, duhen gjetur rrugë të tjera. Dhe t‘i saktësojmë gjërat me emrat që kanë. Homogjenizimi dhe dyshtetësia që u bëhet minoritarëve në masë dhe jominoritarëve, s‘ka të bëjë fare me legalizimin e emigrantëve. Nëse nuk arrijmë të merremi vesh në këtë pikë me palën greke, le të bëjmë siç bëjnë vetë grekët në shtetin e tyre. Neni 16, i ligjit numër 3284, datë 9 nëntor 2004, thotë se qytetari grek e humbet nënshtetësinë kur me vullnetin e tij merr një nënshtetësi të huaj dhe kur merr shërbim shtetëror në shtet të huaj. Atëherë le të vihemi baras. Greqia s‘mund të kërkojë nga ne atë që nuk e pranon për vete. Nëse juristët dhe këshilltarët tani të Kuvendit dhe qeverisë nuk e njohin "Kodin e nënshtetësisë greke", le ta bëjnë sa më parë, se është koha. Në mbyllje të këtij kapitulli që të sjell dhimbje koke, dua t‘i them diçka edhe mikut tim, Leonard Solis, që paska thënë në Masmedia se Godo ka frikë nga populli i tij. Kam frikë vërtet. Nëse i jep një të varfëri bashkë me gruan 440 euro në muaj, ai del me një jetë tjetër dhe nuk është e vështirë t‘i ndërrosh kombësinë dhe shtetësinë. Por, në të vërtetë, nuk është kjo që më frikëson. Ai njeriu i varfër që ndërron kombësinë do të zër të flejë mbi dy jastëkë, ai gjithnjë do të ketë në ndërgjegje të fshehtën e rëndë se mohoi gjyshin e babën që i ka bërë kokën dhe për këto nuk do të bëhet kurrë mik i vërtetë i Greqisë. E njëjta gjë ndodh edhe me emigrantët që punojnë në Greqi. Zor të gjesh ndonjërin prej tyre, mysliman a katolik, që të mos ketë ndërruar emrin e mbiemrin e deri vendin e lindjes. Këta s‘mund të ushqejnë ndjenja falënderimi për sa u ndodh. Kërcënimi dhe fyerja më e rëndë që mund t‘i bësh shqiptarit është t‘i thuash: "Unë të ndërroj emrin". Emri e mbiemri lidhen me identitetin, familjen, fisin, gjakun e personit, dhe nëse ti e detyron t‘i fshehë këto, ai s‘ka për të ta falur fyerjen sa të jetë gjallë. Kjo gjithashtu nuk çon drejt mirëkuptimit. Në këtë qëndron me të vërtetë frika dhe shqetësimi im. Me sa duket, ti i dashur Solis dhe të tjerë që eventualisht e mendojnë si ty, nuk i keni hyrë punës në thellësinë që duhet.

    Problemi 4 dhe më i rëndësishmi. Sipas Instat-it grek, emigracioni ynë aty arrin në 550000 veta, nga të cilët kanë aplikuar për legalizim 440000. Qeveria greke ka marrë në ditët e fundit masa të mira për të çuar përpara legalizimin dhe për të lehtësuar lëvizjet e emigrantëve në drejtim të vendit të tyre. Gjendja e këtij emigracioni mund të arrijë në standardet më të mira nëse ecet në 3 drejtime:
    Sipas ligjit grek, një i huaj, me përjashtim të homogjeneve, mund të kërkojë nënshtetësinë me kusht që të ketë banuar legalisht në Greqi 10 vitet e fundit. Meqë shumica e emigrantëve nuk e përmbushin këtë kusht, le të ecet drejt legalizimit të të gjithë emigrantëve të punësuar e në banim, me përjashtim të atyre që kanë probleme me gjykatat.
    Të shpallet me dekret se emigrantët mund të regjistrohen me emrat e tyre të vërtetë dhe me prejardhje të saktë, pa ndonjë rrjedhojë për ta.
    Shteti grek të kontribuojë për hapjen e shkollave shqipe në qendra ku ka përqendrime emigrantësh për fëmijët e tyre dhe për ata vetë. Nuk është mirë që kjo masë e madhe njerëzish të mbeten të paarsimuar, ose të vihen në kushtet që të harrojnë gjuhën e tyre.
    Mbase në diskutimin e kësaj çështjeje duhet të thirret IOM, organizata botërore për emigrantët. Por mendoj se me masat e mësipërme emigrantët tanë do dalin nga gjendja e njeriut ilegal e me personalitet të dyfishtë, do të ndjehen të lirë, do të bëhen qytetarë të mirë të shtetit grek, do të lidhen edhe shpirtërisht me vendin ku gjetën strehë e punë e do të kthehen realisht në një udhë të fuqishme për miqësinë ndërmjet dy vendeve.


    * * *


    Si qytetar, i bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë të shqyrtojë me durim, seriozitet e transparencë, 4 problemet që mora guximin të trajtoj në këtë shkrim. Lënia zvarrë dhe qëndrimet ekuivoke nuk mund të jenë kurrsesi një kontribut në zgjerimin e miqësisë dhe në krijimin e lidhjeve gjithnjë e më të forta me Greqinë, të domosdoshme për të dyja palët, sidomos për ne. Mendje përtace dhe njerëzit që s‘mbajnë përgjegjësi mund edhe të thonë le t‘i lemë punët siç janë, se të gjitha rregullohen kur të hyjmë në NATO dhe Evropë. Kjo nuk qëndron. Ja tek janë NATO dhe Bashkimi Evropian, po shtetet prapë mbeten shtete, Gjermania Gjermani, Franca Francë e kështu me radhë. Çështjet që duhet të diskutojmë me Greqinë nuk zgjidhen nga darka në mëngjes. Disa mund të zgjidhen vitin e ardhshëm, disa më tej. Rëndësi ka që të jenë në qendër të vëmendjes e të punohet.

    Unë përshëndes nismën e ambasadorit Kokosis për tryezën e 18 nëntorit, që u mbajt në Tiranë. Shoqëria civile, mass-media, i tërë opinioni publik duhet të japin një kontribut të gjallë për të mënjanuar keqkuptimet dhe për të zhvilluar bashkëpunimin ndërqytetar. Le të organizohen tryeza edhe në qytete të tjera të Shqipërisë e Greqisë. Bëjmë veç mirë të shihemi ndër sy e të shkëmbejmë mendimet lirisht. Vetëm kështu mund të ndërtojmë të ardhmen tonë.

Faqja 27 prej 42 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •